Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-13, 15:18   #24
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mitologjia shqiptare

Legjenda e Rozafes



Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj kėshtjelle? S’dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge.

Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergestenin e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir.

Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur.

Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c’thotė kjo gojėdhėnė………

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e trinetėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit.

Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.

Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė. Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė . C’tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ? Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona. Na thuaj pra ē’tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t’u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t’ju sjellė bukėn , t’a merrni e t’a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t’u zėrė vend e do t’u qėndrojė pėr jetė e mot.

Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s’u pa. Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .

Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen…Nė shtėpi nėna e djemve s’di gjė . I thotė sė madhes: Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė. Nusja e madhe ia kthen: Besa nėnė , sot s’mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes: Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė. Besa nėnė , sot s’vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl . Moj nuse e vogėl…Nusja e vogėl brof nė kėmbė: Urdhėro zonja nėnė !

Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan. Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s’ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.

Puna mbarė , o mjeshtėr !Po c’ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

E shoqja i thotė: Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?Hidhet kunati i madh:
Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t’murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t’ju lė njė porosi: kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t’ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !

Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj…

Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė