Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-07, 14:32   #10
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

DIBRAN TAHIRI: "UJKU I VJETĖR" I SKENĖS KOSOVARE Ai ėshtė njė burrė intelegjent. Di tė depėrtojė nė thellėsi tė gjėrave. Bota e tij ėshtė pėrplot enciklopedi, ėshtė e mbushur plot nostalgji pėr tė kaluarėn. Ai e beson, e sheh botėn me syrin e tij, larg, sikurse edhe mendon, dhe gjithēka qė pėrcjell ėshtė edhe brenda kėtyre kontureve, brenda kėtij sinqeriteti… Fjalėt e tij, gati gjithmonė bien bukur, ngase bota e kėtij aktori ėshtė e pastėr, e brishtė, por shumė e sinqertė…
Ka kohė qė e thėrrasin babi i Korabit, Zanės, Ardit dhe Almės. Mirėpo e quajnė edhe burri i Dritės dhe dhėndri i Skėnderit. Ai gjyshen e “Familjes Moderne” e ka vjehėrr. Dini, “plaku” i serialit shumė tė pėrcjellė nga publiku kosovar “Familja moderne” ėshtė njeriu qė sfidon gjithēka qė i del para vetės. Ky ėshtė Dibran Tahiri, njeriu shpirtbutė i pėrditshmėrisė, dhe pushtetploti i “Familjes moderne”, aktori qė tė lė tė kuptosh se ėshtė i kėrkuari dhe mė i preferuar i kohės, i cili ėshtė i lidhur pėr skenėn, artin, dhe tė bukurėn qė moti… Personazhi mė serioz dhe mė i rreptė i “Familjes moderne”, Dini, pėrmes njė humori tė hollė pasqyron aktualitetin nėpėr familjet kosovare , raportet prind-fėmijė, tė cilat pėrputhen nė shumė prizme me realitetin e ri kosovar. Thjeshtėsia, origjinaliteti nė skenė, lėvizjet e tija plot gjallėri, nazet e njė udhėheqėsi familjar, tė cilat rimojnė me kohėn, e kanė bėrė Dibranin, tashmė tė njohur si babai i “Familjes Moderne””,yll tė artit shqiptar dhe aktorin mė tė dashur tė elitės kosovare. Pedantėria dhe sinqeriteti i tij duket sikur i jep njė imazh tė bukur artit shqiptar. Aktori shpirtbutė mitrovicas, ka njė numėr tė madh tė “elektoratit” tė tij artėdashės. Po ta tėrheqėsh njė paralele nga Dibrani deri te Dini, rruga ėshtė plot labirinthe pėr tė arritur deri te dy botėrat, tė cilat janė definitivisht tė kundėrta. Dibrani nė jetėn e pėrditshme kurrė nuk ka qenė baba dhe i martuar, ėshtė indiferent ndaj politikės dhe ėshtė shumė tolerant. Nė krahasim me pėrsonazhin e “Familjes moderne”, Dibrani nė jetėn e pėrditshme ėshtė shumė i qetė, aspak nervoz, tolerant, ka shumė mirėkuptim, dhe nė qoftė se ai nuk mund tė ndryshojė diēka atėherė shumė thjeshtė tėrhiqet dhe i pėrcjell gjėrat nė heshtje. Kurse Dini ėshtė shumė temperament, udhėheqės i njė partie dhe njeri qė nuk lėshon pe dhe iu tregon fėmijėve tė tij tė lazdruar herė pas here se ende ėshtė ai “ujku i vjetėr”. Fėmijėt e “Familjes Moderne”, e dinė atė dhe nuk ia teprojnė. Serioziteti i Dibranit dhe burrėria e Shemsedin Gashit nė “Familjes moderne”, tė lėnė tė kuptosh se Dibran Tahiri ėshtė aktori qė di tė “notojė” nė ēdo “oqean” qoftė edhe nė atė qė ndoshta ėshtė vėshtirė tė kalohet edhe me “barkė”.
Karriera… roli i parė…roli nė filmin kroat
Njė burrė elegant, me mjekėr tė thinjur, sy depėrtues dhe paksa me njė instikt tė vacantė qė shprehin botėn e njė artisti, me sakon dhe pantollonat e zeza, padyshim se ėshtė njė Omar Sharif, por i kohės sonė. E sheh tė ulur nė njė qoshe tė restorantit te “Teatri Kombėtar”, njė ēantė tė vogėl para tij, sė bashku me njė ēaj “hibiskus”.
Njė palė syze komode, por me dioptri, theksojnė edhe mė shumė vėshtrimin e ēiltėr dhe po aq tė sofistikuar, tė aktorit kosovar.
Ai ėshtė njė burrė intelegjent. Di tė depėrtojė nė thellėsi tė gjėrave. Bota e tij ėshtė pėrplot enciklopedi, ėshtė e mbushur plot nostalgji pėr tė kaluarėn. Ai e beson, e sheh botėn me syrin e tij , larg, sikurse edhe e mendon, dhe gjithēka qė pėrcjell ėshtė edhe brenda kėtyre kontureve, brenda kėtij sinqeriteti… Fjalėt e tij, gati gjithmonė bien bukur, ngase bota e kėtij aktori ėshtė e pastėr, e brishtė, por shumė e sinqertė, …
Ngadalė me njė zė tė trashė tamam mashkulli,e fillon tregimin e tij pėr fillimin e karierės. Fillon me njė thjeshtėsi sa mė shumė qė ėshtė e mundur, sepse siē thotė ai po tė pėrshkruajė nė tėrėsi karierėn, do tė duhej njė gazetė e tėrė.
Ka lindur pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė kohėn e tė ashtuquajturės “rindėrtimit tė vendit”. Babai i tij ka qenė minator, punėtror dhe prind i mrekullueshėm, i cili qysh atėherė e kishte parasysh qė duhet t’i shkollojė fėmijėt e vet. Ka qenė i bindur asisoj, shkollimi mund t’i shpien fėmijėt e tij pėrpara, dhe pas mbarimit tė shkollės fillore edhe gjimnazin nė Mitrovicė, Dibrani i ishte drejtuar kryeqendrės ku po atė vit nė Prishtinė (1967), ishte hapur studio pėr teatėr, film dhe radiotelevizion. Ishte gjenerata e parė ku ripėrtėrihej ansambli i atėhershėm me aktorė tė mrekullueshėm.

__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė