Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 01:49   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

Nė njerėn anė ishte njė gjeni i ēmuar me ēudira tė veta medicinale duke gėzuar postulate tė larta nė radhėt e fisnikrisė sė atėhershme dhe si pjesėtar me privilegje tė jashtėzakonshme nė oborret mbretėrore, kurse nė anėn tjetėr, trajtohej si sharlatan i paskurpullt, i pėrbuzur, i nėnēmuar, i persekutuar dhe i pėrndjekur, veēanėrisht nga ana e inkuizicionit, ku shpeshherė ka qenė nė rrezik jete.
Ėshtė me tė vėrtetė pėr t’u ēuditur se si Nostradamusi, edhe pse i famshėm nė Francė dhe shtete tjera tė Evropės, fare nuk ishte i respektuar dhe i ēmuar nė qytetin e vet tė lindjes.Kjo, sigurisht, ėshtė njė rregull e pashkruar ,qė e pėrcillte ēdo gjeni tė rangut tė tij. Natyra njerėzore kurrė nuk e ēmon ate qė ka afėr dhe qė ėshtė nė te, por gjithmonė zgjidhja kėrkohet “atje”, larg dhe sa ma larg. Edhe Zotit i lutet nė qiell, edhe pse ai ėshtė afėr, ēdokund, dhe nė TE vetė.
Sido qė tė jetė, Nostradamusi edhe mė tej mbetet profet dhe parathėnės mė i mirė i tė gjitha kohėve. Shumė parathėnie tė tij janė realizuar, dhe njė varg syresh priten tė realizohen nė tė ardhmen. Pėr tė, anekėnd botės shkruhen libra, broshura dhe xhirohen filma. Sa herė qė ndodh ndonjė ngjarje e rėndėsishme me pėrmasa botėrore, interesimi pėr veprat e tij rritet pa masė. Sado kontradiktor, pėrmes dyerve tė vogla, ngadalė por sigurt, studimi pėr tė dhe rreth tij, ka hyrė nė rradhėt e shkencės bashkėkohore serioze .
Pėrveē parathėnieve tė shkruara me shkrim nė veprat e tij, ka mjaft tė dhėna edhe pėr ngjarjet nga jeta private qė i kanė ndodhur, tregime kėto qė jo vetėm nė kohėn e tij, por edhe sot e kėsaj dite, rrisin namin e kėtij personaliteti gjenial dhe njėkohėsisht kontradiktor. Nga shumė margaritarė tė parathėnieve nga jeta e tij e bujshme qė janė pėrfolur dhe me pėrpikėri janė regjistruar nga biografėt e tij, padyshim ka mjaft. T’i pėrmendim disa sosh:
* * *Njė herė, gjersa ka qenė i ftuar si mysafir nderi nė njė pritje mbretėrore, disa fisnikė, pėr t’i vėnė nė lojė aftėsitė e tij parathėnės, provojnė ta helmojnė me njė helm tė fortė. Reagimi i helmit ishte i ashpėr saqė jeta e tij u rrezikua seriozisht. Fisnikėt, pėr ta nėnēmuar, e pėrqeshin me fjalė:
-“ Si ėshtė e mundur qė njė profet me aq famė tė mos mund ta parashikojė tentimin e mbytjes me helm”?.
Pas kėtyre fjalėve ai u pėrgjigjet:
-”Unė e di ditėn dhe orėn kurė do tė vdes, e jo kur disa pa sukses do tė tentojnė tė mė helmojnė. Jam i sigurt se kjo ditė nuk ėshtė sot!”
* * *Fama e Nostradamusit si mjek i sukseshėm nė vitet 1550-ta ishte shumė e madhe nė tėrė Francėn dhe jashtė kufijve tė saj. Pas njė vizite qė i kishte bėrė qytetit BAR – DIK tė Francės, lutet nga njė fisnik qė ta vizitoj bashkėshorten e tij e cila ishte e sėmurė nga njė sėmundje e pashėrueshme.Pasi e kryen vizitėn , fisniku i bėn ftesė qė tė bėjnė njė shėti oborrit tė vetė tė kėshtjellės lukzose. Gjat shėtisė, fisniku drejton me gisht nė dy derrkuc tė pronės sė tij duke e lutur qė ta parathotė fatin e tyre.Njė nga derrkucėt ishte me ngjyrė tė zezė, kurse tjetra me ngjyrė tė kuqremtė.Nostradamusi ngulit vėshtrimin e vet nė drejtim tė dy dėrrkucėve dhe, pas njė qetėsie relative, pėrgjigjet:
-“Derrkucin e zi do ta hani ju, kurse kėtė tė kuqėrremtin do ta grabisė ulėkonja”
Fisniku vetėm qeshi ėmbėl me kėtė konstatim duke vazhduar mė tej shėtinė rreth oborrit tė kėshtjellės dhe pronėsisė sė madhe tė fisnikut.
Pas disa javėsh, Nostradamusi bėn edhe njė vizitė BAR-DIK-ut dhe shkon ta kontrollojė pacienten, bashkėshorten e fisnikut tė pasur, e cila tanimė, pas barrėrave tė preferuara nga Nostradamusi, ndjehej shumė mirė dhe gati e shėruar nė tėrėsi.
Pėr hir tė mikut tė tij, fisniku pėrgatit njė gosti tė madhe nė kėshtjellėn e vet, duke i urdhėruar kuzhinierit personal qė pėr kėtė gosti ta prente dhe pėrgatiste derrkucin e kuqerremtė, pra atė derrkuc pėr tė cilin Nostradamusi kishte parathėnė se do ta grabiste ulėkonja.
Pasi hėngrėn drekėn e pasur, fisniku me njė ironi, iu drejtua Nostradamusit:
- “Zotėri i nderuar, mė duket se kėtė herė keni gabuar. Derrkucin, tė cilėn ti the se do ta grabiste ulėkonja, e ngrėnė ne se bashku”.
- “Nuk ėshtė e mundur”! – Brohorit me befasi Nostradamus.
- “Unė edhe mė tej jam kategorik se ne e kemi ngrėnė derrkucin e zi”!
Fisniku fton kuzhinierin e tij personal, i cili, nga kjo ftesė, fillon tė dridhet prej frike. - “Zotėri i nderuar! Mė falni! Kam gabuar rėndė dhe besoj se ju do tė mė kuptoni. Unė veprova ashtu siē mė preferuat. Pėrgatita derrkucin e kuqėrremtė pėr kėtė gosti, por, pasi mė mungonin disa cikėrrime nė kuzhinė, e lashė atė tė pėrgatitur dhe shkova me shpejtėsi nė qytet pėr t’i blerė gjerat e nevojshme. Kur u ktheva, e pashė se derrkuci i pėrgatitur ishte grabitur nga nė ulėkonjė qė shpesh sillet vėrdallė kah kjo pjesė e shtėpisė. Nga frika nuk pata rrugėdalje tjetėr, dhe e pėrgatita derrkucin e zi”!
Prej kėtij momenti, i cili ka ndodh nė vitin 1557 e tutje, fisniku i madh nga BAR- DIKU i njohur me emrin DE FLORENVIL dhe Nostradamusi kanė mbetur shokė dhe miq mė tė mirė deri nė vdekje.


* * *Njė ditė tė bukur pranvere, gjersa Nostradamusi ishte i shtrirė dhe me sy tė mbyllur kotej nė oborrin e shtėpisė sė vet, atypari kalon njė fqinjė e re e cila e vėren atė qe pushote i shtrirė nė oborr dhe e pėrshėndet me respekt:
- “Mirėdita doktor”!
- “Mirdita zonjushė e nderuar”- ia kthen mjeku dhe vijon tė kotet duke mos i hapur sytė fare. Pas njė ore, pėrsėri duke u kthyer nė shtėpi, fqinja e re sėrish e takon mjekun nė tė njėjtin vend dhe sėrish e pėrshėndet:
- “Mirdita doktor! Ende jeni kėtu?
- “Mirdita zonjė e dashur! Po, ende jam kėtu.
Fqinja e re dhe e bukur e shikon me habi tė madhe dhe befasohet nė pėrshėndetjen e dytė tė doktorit. Ai, nė vend se ta quante zonjush si para njė ore, tani e quajti zonjė.
Nostradamusi ia kishte qėlluar se fqinja e tij e re kishte shkuar nė njė takim me tė dashurin e vet, dhe tanimė nuk ishte vajzė por grua.


* * *Po ashtu nė kėtė kontekst do tė ishte tejet interesante edhe rasti qė ngriti edhe mė tej popullaritetin e aftėsive tė kėtij parathėnėsi sa ishte i gjallė. Njė ditė, duke shėtitur rrugėve tė qytetit tė Ankonės, papritmas ndalet dhe pėrkulet pra njė murgu tė thjeshtė krishter, i cili shėtiste pa brenga me vllezėrit fetarė bulevardit tė bukur tė qytetit. Tė gjithė befasohen me kėtė gjest tė mjekut serioz dhe tanimė shumė tė popullarizuar nė kėto anė. Ai vetėm i pėrgjigjet shkurt dhe sigurt:
- “ Ju lutem, mos u befasoni! Unė i pėrkulem njė PAPE te ardhshėm”!
Dhe me tė vėrtetė. Ky murg i thjeshtė nė at kohė, pas 19 vitesh emrohet si PAPĖ me emrin SIKSTINI V.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė