Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:11   #13
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Janė legjenda tė tė parėve (ato qė thuhen nė Kuran), tė cilat ai (Muhamedi) kėrkoi tė shkruhen e t’i kėndohen atij mėngjes e mbrėmje”. (25:5) Nganjėherė thoshin: “Ai (Muhamedi) ka ndonjė xhind ose djall qė i zbret Kuran, ashtu siē vijnė xhindet dhe djajtė te falltarėt.” Allahu ka thėnė: “Thuaj: “A t’ju tregoj se kujt i vijnė djajtė? Djajtė i vijnė ēdo gėnjeshtari mėkatar.” (26:221,222) Kuptimi i ajetit ėshtė: djajtė i vijnė atij qė ėshtė shumė gėnjeshtar, i vijnė kriminelit, qė ėshtė i njollosur me faje, kurse tek unė nuk keni provuar asnjė gėnjeshtėr,- thotė Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe kurrė nuk keni gjetur tek unė ndonjė faj. Atėherė, si thoni se Kurani ėshtė zbritje e djajve? Herė-herė idhujtarėt thoshin pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se e paskėsh goditur njėfarė ēmendurie dhe fantazon ide, tė cilat i formulon me fjalė tė bukura dhe tė kėndshme. Pra, ai na qenkėsh poet dhe fjala e tij poezi.(!) Mirėpo, Allahu i Madhėruar iu pėrgjigj shpifjeve tė tyre: “Dhe poetėt ndjekin ata, qė janė tė humbur (nga e vėrteta). A nuk e sheh se ata hidhen nė ēdo anė (herė lavdėrojnė, herė pėrqeshin). Dhe ata thonė atė, qė nuk e veprojnė.” (26:224-226) Kėto tri cilėsi qė u pėrmendėn nė ajetin e mėsipėrm, i kanė poetėt. Mirėpo te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk gjendet asnjėra prej tyre. Ata qė i kanė besuar atij, janė tė udhėzuar nė rrugėn e drejtė, janė njerėz tė devotshėm, janė njerėz tė mirė nė fenė e tyre, nė moralin e tyre, nė veprat e tyre dhe nė marrėdhėniet e tyre shoqėrore. Tek ata nuk ka asnjė shenjė mashtrimi, nė ēfarėdo gjendjeje qofshin ata. Besimtarėt, me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė krye nuk hidhen as andej as kėtej, siē hidhen poetėt. Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u bėn thirrje njerėzve pėr ta besuar Allahun si njė Zot tė vetėm; u bėn thirrje nė njė fe tė vetme; u bėn thirrje nė njė rrugė tė vetme. Muhamedi nuk e thotė atė, qė nuk e bėn vetė dhe nuk vepron ndryshe nga ajo qė thotė. Atėherė, ku ėshtė ai nė krahasim me poezinė dhe poetėt? Dhe ku janė poezia dhe poetėt nė krahasim me tė? 4. Diskutimi dhe polemika Qenė tri ēėshtjet qė i bėnė idhjtarėt tė habiten aq shumė. Ato ishin: Monoteizmi (besimi nė njė zot), zbulesa dhe ringjallja pas vdekjes. Ato qenė themeli i konfliktit qė ndodhi midis idhujtarėve dhe myslimanėve nė punėt e fesė. Pėr kėto ēėshtje ata polemizonin vazhdimisht me njėri-tjetrin. Idhujtarėt nuk kishin ndonjė arsye qė ta kundėrshtonin ringjalljen pas vdekjes, por e quanin atė larg mendjes. Prandaj thoshin: “A pasi tė vdesim ne e tė bėhemi pluhur e eshtra, do tė ringjallemi!” (27:16-17) Herė tjetėr do tė thoshin: “Ai kthim ėshtė larg (mendjes e mundėsisė).” (50:3) Dhe: “A doni t’ju tregojmė njė njeri qė do t’ju paralajmėrojė ju se si, pasi (tė vdisni e) tė jeni copėtuar plotėsisht, ju do tė krijoheni rishtaz? A po gėnjen ndaj Allahut (Muhamedi), apo ndonjė shpirt e ka kapur atė?” (34:7,8) Kurse njė poet i tyre ka thėnė: “A do tė vdesim, pastaj do tė ringjallemi e pastaj do tė tubohemi?! S’ėshtė gjė tjetėr kjo, veē gėnjeshtėr, o nėna Amrim!” Allahu i Madhėruar u ėshtė pėrgjigjur ishujtarėve qė pyetėn nė mėnyra tė ndryshme. Idhujtarėt shikojnė nė kėtė botė qė mizori vdes pa e vuajtur dėnimin e mizorisė qė ka bėrė. Kurse ai, tė cilit i ėshtė bėrė padrejtėsia, vdes pa e marrė tė drejtėn e vet. Ai qė bėn mirė, vdes pa e marrė shpėrblimin e mirėsisė sė vet. Keqbėrėsi vdes, pa u dėnuar pėr veprėn e keqe qė ka bėrė. Pra, po tė mos ketė njė ditė pas vdekjes, kur njerėzit do tė ringjallen e prej keqbėrėsit do tė merret ajo, qė ka bėrė padrejtėsisht dhe do t’i jepet atij, qė i ėshtė bėrė padrejtėsia; kur mirėbėrėsi do tė shpėrblehet pėr veprėn e mirė qė ka bėrė; kur keqbėrėsi e krimineli do tė ndėshkohet etj., atėherė tė dyja palėt do tė ishin njėlloj dhe nuk do tė kishte ndonjė dallim midis tyre; madje, mizori dhe keqbėrėsi do tė ishin mė tė lumtur se viktima e mirėbėrėsi. Por diēka e tillė nuk ėshtė logjike dhe nuk ėshtė e drejtė. E, nuk mund tė mendohet, qė Allahu ta ndėrtojė rregullsinė e krijimit, mbi njė padrejtėsi dhe mbi njė tė keqe tė tillė. Allahu i Madhėruar ka thėnė: “A t’i konsiderojmė kriminelėt si myslimanėt? C’ėshtė me ju, si gjykoni?” (68:35,36) Dhe: “A mos menduan ata, tė cilėt bėnė tė kėqija, se nė jetėn e tyre dhe nė vdekjen e tyre do t’i bėjmė tė barabartė me ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira? Sa i keq ėshtė ky gjykimi i tyre!” (45:21)Ndėrsa pėr Ringjalljen, qė, sipas tyre ėshtė larg mendjes, Allahu i Madhėruar pėrgjigjet: “A ėshtė mė i vėshtirė krijimi juaj apo ai i qiellit?” (79:27) Dhe: “A nuk e shohin ata se Allahu qė krijoi qiejt e Tokėn dhe nuk u lodh me krijimin e tyre, ka fuqi t’i ringjallė tė vdekurit? Po, Ai ėshtė i Plotfuqishėm pėr gjithēka.” (46:33) Dhe: “Dhe ju, sigurisht e njihni formėn e parė tė krijimit e pėrse nuk e ēmoni?” Allahu ka thėnė, gjithashtu: “Ashtu siē e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė detyrimi Ynė e Ne e bėjmė kėtė.” (21:104) Allahu u ka rikujtuar idhujtarėve qė, kur bėhet njė herė njė gjė, ėshtė mė e lehtė tė ribėhet. Nė suren Rum thuhet: “E ajo (pėrsėritja) ėshtė mė e lehtė pėr Tė.” (30:27) Dhe: “A mos u lodhėm Ne me krijimin e parė? Jo, por ata janė nė dyshim pėr njė krijim tė ri.” (50:15) Pėrsa i pėrket mesazhit tė Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ata dyshonin, megjithėse e njihnin mirė ēiltėrinė, besnikėrinė, sjelljen dhe devotshmėrinė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata besonin se profetėsia dhe mesazhi i Zotit janė detyra shumė tė mėdha pėr t’iu dhėnė njė njeriu. Kėshtu, sipas tyre, njeriu nuk mund tė jetė i dėrguar i Allahut dhe anasjellas i dėrguari nuk mund tė jetė njeri. Mirėpo, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) njoftoi pėr profetėsinė dhe mesazhin e vet e bėri thirrje qė t’i besonin atij, idhujtarėt u hutuan, u ēuditėn dhe thanė: “C’ėshtė me kėtė tė dėrguar; ai ha ushqim dhe ecėn nėpėr tregje?” (25:7) Allahu ka thėnė: “Por, ata u ēuditėn qė u erdhi paralajmėruesi (i dėrguari) nga mesi i tyre, prandaj jobesimtarėt thanė: “Vėrtet, kjo ėshtė njė gjė shumė e habitshme.” (50:2) Dhe: “Allahu nuk i shpalli gjė asnjė njeriu.” (6:91) Allahu i Madhėruar e ka bėrė tė kotė besimin e tyre. Pėr kėtė Allahu thotė: “(Thuaj) kush e zbriti Librin, me tė cilin erdhi Musai e qė ishte dritė e udhėrrėfyes pėr njerėzit?” (6:91) Allahu u ka treguar njerėzve ndodhitė e profetėve e tė tė dėrguarve dhe dialogjet qė janė zhvilluar midis tyre dhe popujve tė tyre. Popujt e tyre e mohuan profetėsinė e tė dėrguarve: “Ju nuk jeni tjetėr, vetėm se njerėz si ne…” (36:15) Dhe: “Tė dėrguarit e tyre thanė: “Vėrtet, ne nuk jemi tjetėr, veē njerėz, por Allahu i dhuron (profetėsinė) kujt tė dojė nga robtė e Tij.” (14:10,11) Profetėt dhe tė dėrguarit kanė qenė tė gjithė njerėz. Po tė ishte i Dėrguari i Allahut engjėll, nuk do tė pėrmbushej qėllimi i mesazhit dhe dobia e tij, sepse njeriu nuk mund t’i ndjekė engjėjt e tė bėhet si ata dhe ēėshtja do tė mbeste pėrsėri e dyshimtė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Nė qoftė se Ne do ta bėnim atė (tė Dėrguarin) engjėll, do ta bėnim (nė trajtė) njeriu e do tė shkaktonim njė pėshtjellim aty, ku ēėshtja ėshtė e pėshtjelluar.” (6:9) Meqenėse idhujtarėt e dinin se Ibrahimi, Ismaili dhe Musai (paqja e Allahut qoftė mbi ta!) ishin njerėz dhe tė Dėrguar, nuk gjetėn shteg qė tė vazhdonin tė dyshonin kėshtu, por ata sajuan njė dyshim tjetėr. Ata thanė: “A nuk gjeti Allahu ndonjė tjetėr pėr t’ia ngarkuar mesazhin e vet, pėrveē kėtij jetimi tė varfėr? Allahu nuk do t’i linte tė mėdhenjtė e parisė tė fisit Kurejsh e Thekif e tė bėnte profet kėtė.” Pastaj thanė: “Pėrse tė mos i zbriste ky Kuran njė njeriu tė madh nga dy fshatrat?”, do tė thotė nga Meka dhe Taifi. Allahu i Madhėruar iu pėrgjigj mėtimit (pretendimit) tė tyre: “A janė ata (idhujtarėt) qė e ndajnė mėshirėn e Zotit tėnd?” (43:31,32) Zbulesa, Kurani, profetėsia dhe mesazhi profetik janė mėshirė nga Allahu dhe Allahu e di vetė se si e ndan mėshirėn e Vet, kujt ia jep atė dhe kujt nuk ia jep atė. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Allahu e di mė sė miri se ku (dhe si) ta zbatojė misionin e Vet…” (6:124) Mė pas, idhujtarėt kaluan nė njė dyshim tjetėr. Ata thanė: “Kush bėhet i dėrguar i ndonjė mbreti tė kėsaj bote, mbreti ia plotėson atij disa kushte tė thjeshta, duke i dhėnė pozitėn, shėrbyesit, ēifligun, pasurinė, shoqėruesit, autoritetin etj. Kėshtu, ai ecėn me shoqėrues si dhe me njerėz me famė e tė nderuar. Atėherė, si ėshtė puna e Muhamedit qė thotė se ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe s’pushon sė shkuari nėpėr tregje, pėr tė fituar kafshatėn e gojės? Pėrse tė mos i jetė zbritur njė engjėll, qė sė bashku me tė, tė jetė paralajmėrues? Le t’i jepet atij ndonjė thesar ose le tė ketė ndonjė kopėsht, nga i cili tė ushqehet.”

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė