Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-07, 17:13   #25
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

....vazhdim....
Ēfarė stemash dhe vulash ka pasur nė pėrdorim Skėnderbeu?
Stemat kanė qenė atribute tė familjeve patronimike. Nė kėtė kuptim, stemat janė tė lidhura me mbiemrat e familjeve tė bujarisė arbėrore. Kjo do tė thotė se mund tė flitet pėr stema tė Kastriotėve, por jo tė Skėnderbeut. Njėra prej tyre, qė pėrfaqėson njė shqiponjė dykrerėshe me njė yll gjashtėcepėsh nė krye, ėshtė e mirėnjohur si stemė e Kastriotėve. Nė arkivat e Kroacisė ėshtė gjetur dhe njė stemė tjetėr, e mbėshtetur nė tė njėjtin motiv, shqiponjėn me dy krerė, por me stilizim tjetėr dhe me pėrbėrje e kompozim heraldik tė ndryshėm. Mendohet se kjo ishte stema qė Gjergj Kastrioti pėrdorte si prijės i arbėrve, pasi mori kryesimin e Lidhjes sė Lezhės. Nė tė dyja kėto stema sundojnė elementėt bazė tė heraldikės bizantine, duke pėrfshirė shqiponjėn dykrerėshe. Duket se tek paraardhėsit tanė, pėrfshirė Kastriotėt, ka ekzistuar njėfarė vetėdije e brendshme perandorake, e cila ngjan se edhe sot herė-herė shpėrthen nga nėnvetėdija kombėtare. Nė traditėn mitologjike shqiptare shqiponja nuk ka ndonjė rol totemi. Funksione totemi nė mitet e lashtėsisė iliro-shqiptare kanė dhia dhe gjarpėri. Ilirėt e quanin veten bij tė gjarpėrit dhe shqiptarėt, pasardhėsit e tyre, gjarpėrin e quajnė "ama e votrės". Nė eposin e kreshnikėve dy kryeheronjtė e marrin fuqinė nga zanat e malit dhe kėto tė fundit tek "tri dhitė briarta". Shqiponja nuk ka ndonjė atribut mbrojtės-totemik tek iliro-shqiptarėt. Identifikimi i shqiptarėve nė dy shekujt e fundmė si "bij tė shqipes" shpreh thjesht njė romantizėm tė vonuar. Jo vetėm qė shqiptarėt nuk kanė ndonjė lidhje tė gojėdhėnės kombėtare me shqiponjėn, por as emri i Shqipėrisė nuk mund tė shpjegohet me kėtė leksemė. Emri i Shqipėrisė ėshtė pėrdorur jo mė herėt se para tre shekujsh dhe lidhet me ndajfoljen "shqip", nė kuptimin fillestar me domethėnien "qartė", sikurse tek rrėnja latine "explicitus". Prandaj stemat me shqiponjė dykrerėshe tė Kastriotėve duhen parė nė kontekstin e qytetėrimit bizantin, ku pėrfshihej edhe bota arbėrore nė fund tė mesjetės. Ndėrsa stema e tretė, e cila thuajse nuk njihet fare nė mjediset shqiptare, nė kuptimin e plotė tė fjalės mund tė cilėsohet stemė e Skėnderbeut, sepse ėshtė nė tėrė elementėt pėrbėrės tė saj e lidhur me protagonizmin e tij historik. Kjo stemė pėrmban njė shqyt samit, nė fundin e tė cilit shihet hėnėza e holluar e ish-perandorisė osmane, nė pozicion tė pėrmbysur, mbi tė cilėn qendron vertikalisht njė thikė ngadhėnjyese, qė mbahet nga njė dorė pjesėrisht e pranishme nė fushėn e stemės. Tė gjitha kėto janė tė mbivendosura nė njė sfond blu. Ka mundėsi qė kjo stemė, e cila dallon mjaft prej heraldikės bizantine, t'i jetė kushtuar Skėnderbeut nga ndonjė piktor italian gjatė vizitės sė tij nė Selinė e Shenjtė. Nė kuptimin e plotė tė fjalės, kjo stemė ėshtė shprehėse e vlerave tė kalorėsit mbrojtės tė krishtėrimit. Ndoshta pėr kėtė arsye ajo ėshtė mė e njohur nė Perėndim se nė Shqipėri. Stemat kanė pasur funksion identifikues. Pėrmes stemės njihej se cilėt ishin aleatėt dhe cila ishte pala kundėrshtare nė luftė. Sa i takon yllit gjashtėcepėsh qė gjendet nė stemėn e Kastriotėve, nuk qendron teza se mund tė jetė shenjim i yllit hebraik tė Davidit. Dihet se jo ēdo yll gjashtėcepėsh pėrfaqėson yllin e Davidit. Nė rastin e stemės sė Kastriotėve kjo shenjė ėshtė pikėrisht nė vendin qė heraldika bizantine e rezervonte pėr kurorėn (edhe sot vendet monarkike kurorėn e vendosin nė qendėr), dhe kjo pėrforcon edhe njė herė idenė se tek shqiptarėt mesjetarė ka ekzistuar njė ndėrgjegje e brendshme perandorake. Nuk ėshtė e rastit qė shqiptarėt u bėnė stratiotė tė famshėm prej Ballkaneve deri nė Pirenej e Britani. Sa u takon vulave tė Kastriotėve, gjithashtu janė tė njohura tė paktėn tri (pa numėruar vulėn qė ruhet nė Muzeun Mbretėror tė Danimarkės, e cila u paraqit nė mjediset shqiptare pėr afro tre muaj dhe asnjė studim nuk u bė rreth saj - madje asnjė historian nuk rezulton tė ketė shkuar pėr ta ekspertuar). Dy nga kėto vula pėrdoreshin nga kanceleria e Gjergj Kastriotit, qė kryesohej nga arkipeshkvi i Durrėsit Pal Engjėlli. Kėto dy vula ishin pėr t'u pėrdorur pėr tė certifikuar korrespondencėn zyrtare: letrat, kredencialet, marrėveshjet. Vula e tretė pėrmban nė qendėr figurėn mitologjike tė Ledės, nė pamje gjysmė tė zhveshur, e ngjashme me njė sirenė, dhe pėrdorej vetėm pėr korrespondencėn private. Nė kuptimin arkivistik vulė quhet njė mjet certifikimi qė e ka lėnė gjurmėn e vet nė njė dokument. Nėse njė mjet i tillė nuk rezulton ta ketė lėnė sė paku njė herė gjurmėn mbi njė dokument, vulė nuk mund tė jetė. Nė burimet arkivore qė kanė hyrė kohėt e fundit nė AQSH gjendet dhe imazhi i vulave tė Kastriotėve nė pllakėzėn prej dylli, qė pėrmbyllte letrat. Prandaj vulat kėrkohen atje ku shkonin dokumentet. Nė ekspozitėn arkivistike qė do tė hapet sė afėrmi arkivat e Shqipėrisė do tė paraqesin edhe imazhe tė kėtyre vulave ashtu si janė ruajtur nė dokumente.

A ekziston mundėsia e ardhjes sė armėve tė Skėnderbeut nga Muzeu i Vjenės pėr t'i vizituar shqiptarėt nė kėtė pėrvjetor?
Mendoj se tani ėshtė shumė vonė pėr tė pretenduar realizimin e kėtij qėllimi. Reliktet e Gjergj Kastriotit (mburoja, pėrkrenarja dhe njėfarė mburoje e kalit) nuk kanė dalė ndonjėherė nga Muzeu i Armėve dhe Instrumenteve nė Vienė. I pari ka qenė shteti italian ai qė i ka kėrkuar kėto armė e relikte pėr t'i ekspozuar nė vitet 1930, nė kuadėr tė veprimtarive "a la romana" tė asaj kohe, por autoritetet austriake nuk e dhanė lejen. Nė vitin 1968, nė kuadėr tė pėrkujtimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, janė bėrė negociata midis palės shqiptare dhe asaj austriake pėr kėtė mundėsi dhe pėr ndonjė zgjidhje tjetėr. Theksoj se ėshtė vonė, por jo e pamundur. Dihet se Viena e ka bėrė njė herė njė lėshim historik nė dobi tė shqiptarėve sa u takon vlerave tė tilla tė rralla historike. Pas zgjedhjes sė Princ Wied-it si trashėgimtar i fronit tė Shqipėrisė kanceleritė e fuqive tė mėdha vendosėn tė dhurojnė objekte aristokratike pėr t'i krijuar atij njė oborr sipas rangut tė tij. Sikurse ka arritur tė konkludojė prof. K. Frashėri, Viena perandorake urdhėroi daljen prej Muzeut tė Arteve tė njė portreti tė rrallė tė Gjergj Kastriotit, qė do t'i dhurohej Princ Wied-it. Dihet se ky portret mbėrriti deri nė Shkodėr, por, ndėrkaq, princi e kishte dhėnė dorėheqjen dhe pastaj gjurmėt e korrierit zhduken bashkė me portretin (ose anasjelltas). Ka pasur njė ēast kur qe arritur njė dakordėsi parimore pėr sjelljen e pėrkohshme tė relikteve tė Gjergj Kastriotit nė Shqipėri, tė paktėn pėr njė periudhė 6-mujore. Para dy vjetėsh, nė funksionin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Arkivave, kam bashkėbiseduar disa herė me ish-ambasadorin e Austrisė nė Shqipėri z. Hans-Dietrih Renau pėr kėtė mundėsi. Nė pėrfundim ne arritėm nė njė pėlqim tė pėrbashkėt, qė, me angazhimin e autoriteteve tė larta tė dy vendeve, armėt e Skėnderbeut tė silleshin nė Tiranė. Ambasadori Dietrih-Renau pati konfirmuar se nuk kishte pengesa nga Viena pėr ta plotėsuar kėtė nismė, por paraprakisht duhej konfirmuar gjithashtu njė kujdestari e lartė shtetėrore vendėse dhe duhej pėrballuar kostoja e sigurimit nė udhėtim dhe nė ekspozim. Pėr kėtė do tė duhej njė marrėveshje e karakterit ndėrqeveritar, e cila, pėr pakujdesi, nuk u arrit. Nė atė kohė unė i pata drejtuar njė relacion tė hollėsishėm Qeverisė, por si pėrgjigje, nga kėshilltarėt kompetentė mora vėrejtjen se "nuk ishte nė funksionin tim tė merresha me iniciativa tė tilla". Nė vitin 2003 ekzistonte njė vullnet i qartė nga pala austriake pėr tė lejuar ekspozimin e relikteve tė Skėnderbeut nė Shqipėri. Por nė kohėn e duhur autoritetet vendėse nuk i morėn pėrgjegjėsitė e veta. Tani nuk jam nė gjendje tė pohoj nėse ekziston ende njė vullnet i tillė. Fakti qė nga data 5 deri mė 10 tetor nė kėndin e ekspozimit tė relikteve tė he ka rėndėsi qė edhe atje pėrkujtohet ky jubile.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė