Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:35   #30
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Parafytyrimi i Skėnderbeut

Megjithkėtė ndėr tė tjera, ende nuk ėshtė sqaruar krejt mirė, ose ėshtė folė pak e gabimisht, mbi njė problem qė pėr shumė kėnd paraqet interesim tė madh. Ky problem, ėshtė ēėshtja e autenticitetit dhe fytyrimit tė Skėnderbeut, ndėr portretet e tija qė sot gjenden tė ruajtura ndėr muzeumet e ndryshme europiane, siē janė ato tė Firences, Milanos, Vjenės, Berlinit, Palermos etj. Duke pasur rastin tė merrem me mbledhjen
bibligrafike tė botimeve tė shumta mbi Skanderbegun, qė nė mbarė botėn janė shtypė dhe rishtypė me qindra e qindra qė prej shekullit tė XV-tė e deri nė ditėt tona, tė cilat ruehen nė bibliotekat mė tė famėshme tė qyteteve europiane, porsi pėrgatitje pėr tė dhėnė njė kontribut modest tė manifestimeve e pėrkujtimeve kastriotjane tė Romės e Palermos, isha i ngarkuar nga Drejtori i Institutit tė Studimeve Shqiptare tė Universitetit tė
Romės, Prof. Ernest Koliqit, qė me materialin e mbledhur tė hapja njė ekspozitė nė ato dy qytete.

Prej gojės sė shumė vizitorėve ndjeja orė e ēast pyetjen :" Cili ėshtė portreti mė autentik i Skėnderbeut dhe a ekziston njė portret i tillė?" Nisur nga kjo gjė, po orvatem tė jap njė pėrgjigjie sqaruese, duke shtjellue njėkohėsisht pėrfytyrimin e historianėve tė ndryshėm mbi portretin e Skėnderbeut, tė ilustruem deri diku dhe nga ekspozitat qė u hapėn nė Romė e Palermo. Para se tė pėrshkruaj pėrfytyrimet e Skenderbeut, tė cilat kanė mbėrritur deri nė ditėt tona, desha tė theksoj se deri mė sot nuk e dimė me siguri se ekziston apo ka ekzistuar me tė vėrtetė nė Shqipėri apo nė botė njė pikturė ose kopje e pėrfytyrimit tė vėrtetė autentik i Skėnderbeut, qė tė ketė qenė i drejt pėr drejt qė nga koha e tij. Tė gjithė ato kopje qė janė ruajtur deri nė ditėt tona, janė shumė mė tė vonėshme, ose janė kopje tė bėra sipas ndonjė ekzemplari
mė tė vjetėr, ose sipas pėrfytyrimit tė pėrshkrimit qė i ka bėrė Marin Barleti e biografėt e tjerė tė tij. Por a ėshtė bėrė ndonjė portret sipas kujtimit tė atyre biografėve qė e kanė njohur vetė personalisht Skėnderbeun, nuk dihet asgjė me siguri, mbasi pėr kėtė nuk ka dokumente tė kėtij lloji.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė