Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-01-12, 10:26   #5
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Petro Nini Luarasi

Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi dekoron personalitetet kolonjare Petro Nini Luarasi, Jani Vreto (pas vdekjes) dhe Xhemal Dalipi

Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi, nė kuadrin e festimit tė 100-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, vizitoi mė 13 janar 2012 qytetin e Ersekės ku dekoroi me Urdhėrin “Nderi i Kombit”, rilindasit kolonjarė Petro Nini Luarasi, Jani Vreto (pas vdekjes) dhe kėngėtarin e instrumentistin e muzikės popullore, Xhemal Dalipi, me Urdhrin “Naim Frashėri” i Artė.
Rilindasi Petro Nini Luarasit u vlerėsua me Urdhrin “Nderi i Kombit” si: “Figurė e shquar e kombit, njė nga veprimtarėt e ndritur tė Rilindjes Kombėtare, luftėtar i paepur pėr zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, pėr ēlirimin nga zgjedha otomane dhe formimin e shtetit komb tė shqiptarėve, luftėtarit tė madh tė krijimit tė arsimit kombėtar si njė nga shtyllat e ēėshtjes kombėtare, vepėr pėr tė cilėn dha edhe jetėn.”
Rilindasi Jani Vreton u vlerėsua me Urdhrin “Nderi i Kombit” si: “Figurė e shquar e kombit, njė nga veprimtarėt e ndritur tė Rilindjes, qė ēėshtjen kombėtare e pa tė lidhur njėsh me krijimin dhe zhvillimin e arsimit kombėtar dhe pėrpjekjet pėr krijimin e alfabetit shqiptar dhe botimin e abetares sė parė shqipe i konsideronte si beteja tė mėdha pėr fitoren e pavarėsisė dhe krijimin e shtetit shqiptar.”
Kėngėtari e instrumentisti Xhemal Dalipi, u nderua me Urdhrin “Naim Frashėri” i Artė “Pėr kontribut tė ēmuar nė pasurimin e jetės kulturore artistike tė Kolonjės, veēanėrisht nėpėrmjet interpretimit plot pasion dhe me mjeshtėri tė kėngės popullore tė kėsaj krahine.”
Ceremonia e dekorimit u organizua nė sallėn qendrore tė Bibliotekės sė qytetit tė Ersekės “Skėnder Luarasi”, nė prani tė deputetit tė zonės , Kryetarit tė Bashkisė, drejtuesve vendorė, pasardhėsve e tė afėrmve tė personaliteteve tė dekoruar si dhe tė intelektualėve e qytetarėve tė shumtė.

Pėrfaqėsuesit e familjeve tė rilindasve Petro Nini Luarasi dhe Jani Vrato falenderuan kreun e shtetit, organizatorėt e ceremonisė e tė pranishmit dhe shprehėn dėshirėn qė dy dekoratat e larta tia dorėzonin muzeut historik nė Ersekė.

Nė fjalėn e tij Presidenti i Republikės u shpreh:
“Sė pari, mė lejoni t’ju pėrshėndes tė gjithėve dhe t’ju falėnderoj nga zemra pėr kėtė mikpritje tė veēantė!

I nderuar zoti Kryetar,
Tė nderuar deputetė,
Tė nderuar pėrfaqėsues tė qeverisjes vendore,
Padyshim qė ėshtė njė moment jashtėzakonisht i rėndėsishėm fillimi i vitit jubilar qė pėrkon me 100-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Vij kėtu nė Kolonjė, pėr tė nderuar kėtė zonė, pėr tė nderuar figura tė ndritura tė historisė sonė kombėtare, sikurse e tha zoti Kryetar i Bashkisė, sigurisht qė ka shumė figura. Ju pėrmendėt disa, por jam i sigurt qė ka dhe figura tė tjera, qė i kanė dhėnė emėr kėsaj zone tė nderuar, kėsaj zone fisnike, dhe duke iu bashkangjitur atyre figurave qė i kanė dhėnė nder Shqipėrisė. Padyshim, Shqipėria dhe nė tė gjitha viset ku kanė jetuar shqiptarėt, kanė jetuar patriotė, mendimtarė, mėsues tė nderuar, tė cilėt shkrinė gjithēka nė funksion tė Shqipėrisė dhe tė ēėshtjes kombėtare. Nė njė zonė kaq patriotike me vlera tė jashtėzakonshme tė traditės dhe vlerave qytetare, ndoshta kėtu nė kėtė hapėsirė tė vogėl gjeografike, ka dalė njė numėr i jashtėzakonshėm njerėzish tė ndritur, me tė cilėt krenohet jo vetėm Kolonja, por krenohet e gjithė Shqipėria.
Mė shumė se njė shekull pėrpara, pikėrisht kėtu nė Kolonjė, mori jetė njė prej projekteve mė tė mėdha kombėtare nė historinė e shtetit shqiptar: krijimi i institucioneve kombėtare arsimore. Me njė vetėdije tė lartė patriotike, me kurajėn e njė brezi tė papėrsėritshėm atdhetarėsh dhe intelektualėsh, djemtė dhe burrat e Kolonjės hodhėn themelet e identitetit kulturor e kombėtar. Petro Nini Luarasi dhe Jani Vreto ishin dy prej pishtarėve tė pashuar tė dijes dhe shqiptarisė; ēdo brez shqiptarėsh u ėshtė mirėnjohės atyre pėr gjithēka qė bėnė pėr gjuhėn dhe kulturėn shqiptare. Sot jemi kėtu pėr t’i kujtuar dhe nderuar, pėr t’i bėrė edhe zyrtarisht, ashtu siē janė nė tė vėrtetė, nė memorien tonė shtetėrore e kombėtare, “Nder i Kombit”.
Luarasi dhe Vreto janė pjesė e njė elite politike dhe kulturore kolonjare, e cila nė kohė tė ndryshme me vullnet e bindje qytetare i ka bėrė shėrbime tė ēmuara Shqipėrisė dhe interesave tona kombėtare. Emrat e tyre bėjnė pjesė nė grupin drejtues tė komuniteteve shqiptare nė Turqi, Rumani dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės; kanė lėnė gjurmė tė gjalla nė tė gjithė fazėn e Rilindjes kombėtare, tė pėrgatitjes sė pavarėsisė, nė aktet e themelimit tė shtetit shqiptar, nė periudhėn e sistemit demokratik tė viteve 20-tė, gjatė luftės ēlirimtare dhe mė vonė, deri edhe nė fillimet e proceseve demokratike tė viteve 90-tė.
Tė gjithė shqiptarėt njohin dhe ēmojnė lart vlerat e larta kombėtare tė Papa Kristo Negovanit, Shahin Kolonjės, Sevasti e Parashqevi Qiriazit, Fan Nolit, Sali Butkės, Themistokli Gėrmenjit, Sejfi Vllamasit dhe deri tek njė prej drejtuesve kryesorė tė procesit tė transformimeve demokratike, Gramoz Pashkos. Secili prej tyre, nė mėnyrėn e vet dhe nė periudha tė ndryshme historike, me veprėn e tyre intelektuale dhe kombėtare i ka bėrė nder Kolonjės dhe gjithė Shqipėrisė. Kjo ėshtė arsyeja qė kėtu nė Kolonjė kemi njė trashėgimi historike tė pazakontė pėr njė krahinė kaq tė vogėl gjeografike, - tregues ky i vitalitetit, traditės, ndjenjave patriotike dhe shqiptarizmit tė lartė qė ju keni krijuar e forcuar nga brezi nė brez.
Petro Nini Luarasi dhe Jani Vreto janė dy prej kolosėve tė kėsaj trashėgimie. Ata mbajtėn peshėn kryesore nė hapjen e shkollave shqipe, janė autorė tė veprave tė para tė teksteve mėsimore dhe mėsimdhėnės e drejtues tė parė tė vatrave tė dijes. Ata dolėn mbi politikat pushtuese qė synonin ndarjet fetare e krahinore pėr tė apeluar pėr luftė dhe qėndresė tė pėrbashkėt nė mbėshtetje tė interesit kombėtar, Shqipėrisė dhe shqiptarizmit. Nė aktivitetin e tyre politik ata u sulmuan me ēdo mjet nga qarqet antishqiptare tė vendeve fqinje apo fuqitė pushtuese, por asnjė kėrcėnim nuk i stepi, nuk u bė pengesė nė projektin e tyre pėr arsimin shqip dhe kulturėn kombėtare.
Petro Nini ėshtė simbol i shkronjave shqipe, njė martir qė pagoi me jetėn e tij mbrojtjen dhe pėrhapjen e arsimit shqip. Pėrpjekja pėr arsimin shqip ishte pėrpjekje pėr identitet e zgjim kombėtar, pėr ikje nga errėsira dhe pėrhapjen e dijes e shpresės. Kjo ėshtė arsyeja qė nė librin e tij “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit”, Luarasi shkruan se gjuha e kombi janė “e vetmja rrugė e shpėtim qė na besoi Perėndia pėr provė tė vlerės sonė midis kombeve tė tjerė. Kush ėshtė frikacak kundrejt sė drejtės, bėhet tradhtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij". Testamenti i tij politik “Ruamėni gjakun se do t’ju duhet pėr shkrimin e gjuhės shqipe”, ėshtė njė akt i gjallė atdhetar qė na bėn edhe sot tė ndihemi krenarė pėr tė dhe gjithēka ai pėrfaqėson.
Ashtu si Petro Nini Luarasi, edhe Jani Vreto me veprat e tij filozofike dhe mendimin e pėrparuar intelektual, me aktivitetin patriotik dhe njė bilanc tė ēmuar arritjesh tė mėdha, pėrbėn njė simbol qėndrese, shembull frymėzimi dhe atdhedashurie. Libri i tij “Kanonizmoj e Shokėnisė tė Shtypuni Shkronjave ndė Gjuhėt Shqip" mbetet njė traktat politik e kulturor me vlera tė veēanta dhe thelbi i asaj qė mė pas do tė arrihej pėrmes krijimit tė "Shoqėrisė sė tė Shtypuri(t) tė Shkronjave Shqip" dhe krijimit tė abetareve tė para shqipe.

Tė nderuar pjesėmarrės,
Duke nderuar kėto dy figura tė shquara kombėtare ne i bėjmė nderim sakrificave tė mėdha nė breza pėr identitetin tonė kulturor dhe kombėtar. Sot Shqipėria ėshtė njė vend evropian, anėtar nė NATO dhe nė normalitet demokratik. Miliona shqiptarė flasin e shkruajnė sot gjuhėn shqipe, pėr germat e sė cilės u sakrifikuan kolosė tė mendimit kombėtar si Petro Nini Luarasi apo Jani Vreto.
Nderimi i tyre ėshtė edhe njė apel publik pėr tė nxjerrė nė pah nevojėn e vlerėsimit dhe rivlerėsimit tė traditave dhe arritjeve tona mė tė mėdha historike nė vitin jubilar tė 100-vjetorit tė shtetit shqiptar. Ky proces nuk mund dhe nuk duhet tė bėhet pėr interesa politike tė ditės, por pėrmes njė procesi gjithėpėrfshirės, transparent dhe profesional, nga institucione qė kanė pėrgjegjėsinė e vlerėsimit dhe analizės, si dhe bazuar nė kritere qė tejkalojnė preferencat apo prirjet emocionale tė ditės dhe kohės kur jetojmė.
Nga ana tjetėr, ky nderim pėrbėn edhe njė apel publik pėr ta ruajtur dhe pasuruar akoma mė shumė gjuhėn, traditėn dhe kulturėn tonė kombėtare, si pjesė e rėndėsishme e vlerave dhe identitetit tonė kombėtar. Brezat e rinj kanė fatin tė lindin e rriten nė njė epokė tė re, por ata kanė edhe pėrgjegjėsinė tė mendojnė e tė bėjnė pėrpjekje mė tė mėdha pėr tė pasuruar atė trashėgimi tė jashtėzakonshme humanizmi, qytetarie dhe patriotizmi qė krijuan figura tė shquara si ato tė Petro Nini Luarasit dhe Jani Vretos.
Nė shenjė vlerėsimi pėr vazhdimėsinė e vlerave tė kėtij qyteti nderoj sot edhe njė emėr - simbol tė trashėgimisė artistike, instrumentistin Xhemal Dalipi. Kam bindjen se arti i tij i ka kaluar kufijtė e Kolonjės dhe njihet e vlerėsohet kudo ku ka shqiptarė, ndaj edhe ky vlerėsim ėshtė mė se i merituar.
Ne sapo kemi filluar nderimin e figurave pikėrisht nė kėtė vit jubilar. Ju siguroj qė nė bashkėpunim tė ngushtė institucional me institucionet specifike, qofshin kėto tė administratės qendrore, por dhe ato qė lidhen me Akademinė e Shkencave, do tė vlerėsojmė hap pas hapi, nė njė aktivitet shumė intensiv gjatė kėtij viti, tė gjitha ato figura tė cilat vėrtet qėndrojnė nė piedestalin e patriotėve, tė mendimtarėve, tė ideologėve, tė atyre qė bėjnė qė tė krenohemi tė gjithė sot. Pra, sot, ne konsiderojmė vetėm fillimin e nderimit tė kėtyre figurave, sepse sikurse thashė, nga kjo zonė ka mjaft figura tė tjera qė ne do vazhdojmė t’i nderojmė, pavarėsisht nėse e bėjmė kėtė nė Kolonjė, apo e bėjmė kėtė nė Tiranė, apo e bėjmė diku tjetėr, sepse kudo ku flitet shqip, ku ka gjak shqiptari, ku ka ndjesi patriotike, ka njė respekt, pa qenė nevoja tė themi nėse ėshtė bėrė ceremonia nė Kolonjė, nė Tiranė, nė Prishtinė, apo dhe nė viset e tjera, ku jetojnė shqiptarėt. Kjo ėshtė arsyeja qė nė nderimin e figurave kobmėtare qė kanė qenė nė funksion tė memories kobmėtare, nė funksion tė atyre ngjarjeve qė kanė bėrė qė shqiptarėt tė ndihen sot krenarė, padyshim qė ekziston e njėjta ndjenjė respekti dhe vlerėsimi, dhe ne do ta bėjmė gjatė gjithė kohės, sa kohė qė nė dejet tona tė ketė, sikurse thashė, ndjesi nė respekt tė sė kaluarės, por mbi tė gjitha pėr t’u orientuar, sikurse ashtu jemi orientuar drejt, drejt familjes evropiane. Dhe jam i bindur qė tė gjithė sė bashku, jo vetėm do ta pėrjetojmė ėktė rrugė, por do tė kontribuojmė qė kėtė rrugė ta realizojmė sa mė shpejt.
Edhe njėherė, duke ju falėnderuar, sikurse thashė pėr mikpritjen, pėr vėmendjen, mė lejoni qė tė procedojmė me ceremoninė e vlerėsimit, dekorimit tė kėtyre figurave tė ndritura. Faleminderit!”
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė