Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-06-10, 13:23   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Sa e ka “tradhtuar” vėllai juaj Izeti, tė ndjerin Azem Hajdari?

Vėllai im, Izet Haxhia dhe asnjėri prej nesh nuk kemi tradhtuar dhe as mund ta bėjmė kurrė njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė po tė ishim tė tillė, nuk do tė ishim burgosur tre vėllezėr pėr njė krim qė nuk e kemi kryer kurrė, ashtu sikundėr na ėshtė ofruar jo vetėm njė herė. Pikėrisht vėllai im Izeti ka qenė objekt i manipulimit tė kėtij krimi nėpėrmjet njė thashethemnaje tė ngritur nė rrugė institucionale, e gatuar nga Fatos Klosi dhe bashkėpunėtorėt e tij me qėllim qė inkriminimin e tyre dhe urdhėruesve nga prapaskena e tij t’ia faturonin Berishės nėpėrmjet ne vėllezėrve, skenar qė ka funksionuar pėrballė naivėve, qė pėr fat tė keq ka jo pak, madje shumė. Prokuroria gjatė hetimeve si dhe gjatė procesit gjyqėsor ėshtė pėrpjekur tė vėrtetojė se ka qenė pikėrisht Izeti, ai qė nėpėrmjet njė telefonate ka nxjerrė nė pritė Azem Hajdarin, gjė qė nuk u provua kurrė, qoftė edhe me njė dėshmi tė vetme e pėr pasojė nuk ėshtė shkruar nė asnjė rresht tė vendimeve gjyqėsore. Kemi mėsuar pėrkundrazi se, Azem Hajdari ėshtė paralajmėruar pėr rrezikun nėpėrmjet njė militanti tė PD-sė. Azem Hajdari, numrin e telefonit me tė cilin pretendohet se i ėshtė bėrė thirrja, e kishte marrė dhuratė nga njė kosovar vetėm dhjetė ditė mė parė se tė vritej (deponuar nė gjyq nga miku i tij mė i ngushtė), numrin e tė cilit e kishin vetėm pak persona tė rrethit tė ngushtė tė Hajdarit dhe familja, madje as shoferi i tij personal nuk e dispononte atė numėr (deponuar nga shoferi i tij nė proces gjyqėsor). Aq mė pak mund ta kishte im vėlla, i cili qė prej zgjedhjeve tė 1997 rreth dhjetė muaj mė parė ai nuk hynte nė ambientet e PD-sė, pasi pėr shkak tė njė qejfmbetjeje pas heqjes nga puna kur ai nuk ndodhej nė Shqipėri, i kishte ftohur thuajse fare marrėdhėniet me lidershipin e kėsaj partie. Ne nuk mund t’i bėnim Azem Hajdarit njė “tradhti” tė tillė, ndėrkohė qė jo rrallėherė vėllezėrit e mi i ishin ndodhur nė krah atij nė ditėt mė tė vėshtira qė kishte kaluar (si rasti i atentatit nė Milot shkurt 1998 dhe nė shoqėrimin nė Tropojė, nė fushatėn e qershorit 1997, ku jeta e tij ishte e rrezikuar prej atyre qė i bėnė atentat njė vit mė vonė nė Bajram Curri, nė qershor 1998).

Ēfarė raportesh keni me Sali Berishėn, duke pasur parasysh se keni qenė shumė pranė tij?

Raportet me Sali Berishėn janė tė ftohta qė pas zgjedhjeve tė 1997-ės, siē e cilėsova mė lart, dhe pikėrisht tė ngrira qė pas vrasjes sė Azem Hajdarit, pasi spiunėt militantė tė PD-sė arritėn tė pėrcillnin tek ai shpifjet e SHIK-ut, dhe pėr fat tė keq e bindėn atė se ne vėllezėrit kishim marrė pjesė nė vrasjen e Azem Hajdarit. Besoj se deri nė zbardhjen e sė vėrtetės sė kėtij krimi tė shėmtuar, asnjė nuk mund dhe nuk ka pėr tė ndryshuar. Megjithatė, shpresoj dhe uroj qė njė ditė tė ndodhė, njė ditė tė afėrt.

Sipas jush, a rrezikohet jeta e Izet Haxhisė nėse rikthehet nė Shqipėri?

Nga tė dhėnat qė kam, ai nė burgjet turke ruhet nėn masa tė rrepta sigurie, “me porosi tė shtetit shqiptar” - siē i kanė thėnė, ēka mė bėn tė mendoj se kėta qė janė sot nė pushtet, nuk kanė pėrse tė marrin ndonjė iniciativė kundėr jetės sė tij. Ata qė kanė pasur interes pėr likuidimin e tij dhe madje qė urdhėruan vrasjen e Izetit (tė dhėna tė sakta), janė segmente tė politikės qė janė sot nė opozitė dhe qė edhe sot pėrpiqen tė bindin shqiptarėt se Berisha na paska arrestuar Izetin pėr ta likuiduar, me qėllim fshehjen gjoja tė krimeve tė tij. Rreth kėtij absurdi vėrtitej dhe kalamxhiu i mbeturinave tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit, Neshat Tozaj, nė njė shkrim pak ditė pas arrestimit tė Izetit nė fletushkėn partiake “Zėri i Popullit”, ky pseudodemokrat qė vazhdon tė njomė ende punėn e tij me “bojėn” e kuqe tė krimeve tė tij e bashkėpunėtorėve tė idealit qė atėherė, kur kėrcėnonte nėnėn e njė adoleshenti tė dashuruar me vajzėn e mikut tė tij nga skutat e errėta tė Sigurimit kriminal tė Shtetit, pėr tė zhdukur nga faqja e dheut e qė pėr fat tė keq, mė pas ai dhe bashkėpunėtorėt e tij zhdukėn nga shpirti i adoleshentit dashurinė dhe tė drejtėn pėr tė jetuar si njeri normal e si artist, dhunti qė ia kishte falur natyra. Ai dhe ata tė cilėve u shėrben, besojnė nė vete sa edhe tė tjerėt bėjnė njėlloj si ata, duke i kthyer burgjet nė vende ekzekutimi dhe spitalet psikiatrike nė vende tė tjetėrsimit shpirtėror e mendor, vetėm se guxon tė dashurosh vajzėn e oborrtarit tė nomenklaturės sė kuqe. Parė nė kėtė kontekst, pra atyre qė kanė urdhėruar likuidimin e tij, mė bėn tė mendoj dhe krijoj bindjen se ai ėshtė seriozisht i rrezikuar prej kėtyre tė fundit e mė pas sigurisht t’ia faturojnė Berishės, ashtu si e ndjellin tė ndodhė, duke aluduar qė mė pėrpara se tė mund ta bėjnė realitet.

Cilat kanė qenė marrėdhėniet tuaja me familjen Haklaj?

Marrėdhėniet tona me familjen Haklaj kanė qenė normale, njėlloj si me tė gjithė bashkėfshatarėt, pa asnjė interes nė mes dhe aspak tė lidhura me krimin. A mund mes nesh tė mos ishin pėrfshirė nė ndonjė nga ajo mori krimesh, pėr tė cilat ata akuzohen? Apo si mund tė besohet qė ne, tre vėllezėr tė arsimuar me nga dy fakultete tė larta secili, tė merrnim pjesė nė njė krim tė tillė kaq tė rėndė, pa pasur asnjė motiv nė mes, duke e pasur logjikėn e mjaftueshme pėr tė konsideruar pasojat e rėnda qė pasojnė akte tė tilla.

Ēfarė raportesh keni me Jaho (Salihin) Mulosmanin?

Raportet me Jaho Mulosmanin ngjasojnė me atė thyesėn, ku nė numėruesin e saj ėshtė vendosur vlerėsimi shpifarak i medias dhe strukturave qė ajo u shėrben nė kohėn e gjykimit tė ēėshtjes “Hajdari”, dhe realisht qė ėshtė njė zero e vendosur nė emėruesin e saj me njė rezultat tė barabartė me zero. E them kėtė, duke pasur parasysh shkrimet qė shkruheshin nė zyrat e SHIK-ut dhe botoheshin nė emrat e gazetarėve, shėrbėtorė tė bindur tė tyre, se gjoja Izet Haxhia ėshtė parė me Hano Mulosmanin nė zonėn e Kukėsit, e duke shkuar nė shtėpinė e prindėrve tanė, qė gjė nuk kishte ndodhur kurrė. Kjo bėhej nė prag tė zgjedhjeve tė vitit 2000 pėr pushtetin vendor, me qėllim qė tė trembnin Berishėn pėr tė mos shkuar nė atė zonė pas informacioneve tė rrema se Haxhiat do ta vrisnin atė. E njėjta gjė ka ndodhur edhe nė majin e vitit 2000, kur Berisha kėmbėngulte tė shkonte nė Vlorė, duke u pėrballur me kėrcėnimet pėr jetėn e tij nga pushteti i atėhershėm, pasi kishin pėrhapur thashethemnajėn e turpshme dhe absurde se Izet Haxhia ndodhej atje pėr ta likuiduar atė qė pėr tetė vjet e kishte mbrojtur, kohė kur ishte lakmuar jo pak pėr likuidimin e tij fizik. Duke pėrfunduar pėrgjigjen pėr kėtė pyetje, tė jeni tė sigurt se Jaho Mulosmanin e kam njohur vetėm atėherė kur ai u emėrua shef policie nė Tropojė dhe mesin e verės sė 1998-ė, pas vetėm njė kontakti me tė tė nesėrmen e atentatit ndaj Azem Hajdarit, teksa po i pėrcillja drejt tragetit tė linjės Fierzė-Koman. Mė pėrpara nuk kam pasur rast, por as interes pėr ta njohur. Edhe pse njohjes me tė, marrėdhėniet kanė qenė tė ftohta, pėr shkak tė veprimtarisė sė kundraligjshme qė cenonte reputacionin e funksionit qė unė mbaja nė policinė e Tropojės.

Dosja “Hajdari” ndodhet nė Strasburg. Ēfarė prisni nga kjo gjykatė?

Dosja ankimore imja dhe e vėllait tim ndodhen nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, qė nga korriku 2003, dhe e vėllait rreth tre vjet mė pas. Nga kjo gjykatė pres shpalljen si joligjore e me shkelje tė shumta tė konventės, shkelje kėto tė qėllimshme e tė urdhėruara nga politika e kohės. Unė prej nga kjo gjykatė tė urdhėrojė rigjykimin e ēėshtjes, pėr ta ēliruar nga shkeljet e shumta qė e kanė deformuar duke e kthyer nė njė proces tėrėsisht joligjor. Mendoj se kjo mjafton pėr tė vėrtetuar falsitetin e akuzave tė ngritura kundėr ne vėllezėrve dhe ndoshta pas njė hetimi profesional tė mundshėm, edhe zbardhja e sė vėrtetės sė mistershme.

Sa ka ndikuar politika nė hetimin e kėsaj ēėshtjeje?

Politika, ose mė saktė njė klan kriminal me pushtet nė atė kohė dhe me rrėnjė tė thella nė politikė, ka dirigjuar me mjeshtri kriminale gjithė procesin e hetimit e mė pas gjykimin e vrasjes sė cilėsuar si mė e rėnda e shekullit qė kemi lėnė pas. Gjatė trembėdhjetė muajve gjykimi nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė Tiranė, tė drejtuar nga njė ish-kartelist i asaj gjykate, njė servil i bindur i atij klani dhe i zgjedhur prej tij dhe vegėl e prokurorit tė Pėrgjithshėm Arben Rakipi, nuk kanė bėrė qoftė dhe njė pyetje tė vetme palėve, edhe pse ēėshtja ishte aq e rėndėsishme e hetuar aq keq, vetėm duke dhėnė vendime tė ndėrmjetme mohuese pėr palėn mbrojtėse dhe vendime tė tjera qė hapnin dritėn jeshile pėr efektet e rėnda qė dhanė nė kėtė proces, cilėsia e dobėt e hetimit dhe shkeljet e rėnda proceduriale e kushtetuese qė e kishin shoqėruar atė.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė