Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-06-10, 13:26   #4
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre motivet e vrasjes se Azem Hajdarit.Ismet Haxhia thyen heshtjen..

Ēfarė mund tė na thoni pėr serialin e vrasjeve nė Tropojė? A mendoni se ky serial u mbars nga politika?

Pėr serialin e vrasjeve nė Tropojė ėshtė folur me profesionalizėm nė emisionin “Xhungėl”, tė cilin e kam ndjekur dhe mė ka pėlqyer. Megjithatė, nė serialin e kėtyre vrasjeve ka shumė tė ditura, por tė pathėna, qė nga askush dhe asnjėherė deri tani nuk u hetuan, e pėr pasojė nuk u penalizuan pėrgjegjėsit, pasi shumica e tyre janė pasojė e njė terrori tė egėr shtetėror nė Tropojė. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė se atje, pėr fat tė keq u goditėn padrejtėsisht familjarėt, ndėr mė tė mirėt e asaj treve. Nė Tropojė, pas vrasjes sė vėllait e kunatit tė Fatmir Haklajt, gjithēka doli jashtė normalitetit. Asgjė nuk mund tė kontrollohej e aq mė pak krimi. Nė kėto kushte e terren tė kontrolluar vetėm nga banda tė armatosura, u bėnė shumė vrasje tė shėmtuara. Pak muaj mė parė u bė njė vrasje tejet e shėmtuar. U vra Bajram Hoxha, njė djalė me cilėsi tė rralla e nga njė familje ideale pėr nga cilėsitė e saj. Ai u vra nė njė ditė tė rėndė pėr atė familje, pasi ata, po atė ditė po pėrcillnin pėr nė banesėn e fundit njė djalė tė tyrin fare tė ri, ditė kjo qė edhe hasmi mė i lig nuk tė vret. Kjo vrasje na tronditi tė gjithėve, por akoma mė tronditės ishte fakti se vrasėsit nuk u deklaruan, ēka nuk kishte qenė traditė e malėsorėve tė Tropojės. Pastaj vazhduan vrasje seri pas atij momentit qė theksova mė lart. Duke vazhduar me vrasjen e tre tė pafajshmėve: Avdyl Matoshi, Gjin Kolbucaj dhe Agim Dezdari, vetėm pėr tė ushtruar terror e dhunė psikologjike prej tė fortėsh me njerėz tė paarmatosur e tė pozicionuar nė hallet e veta. Vrasjet mė pas vazhdojnė pėr bajraktarizėm, pas dyshimeve nga thashethemnaja qė kishte marrė dhenė nė atė kohė, nga intrigat nėpėrmjet tė cilave filloi hakmarrja e egėr pėr mllefe e armiqėsi tė harruara deri atėherė e tė lindura rishtazi, deri edhe nė vrasje tė kryera pėr variacionin pėr t’i pėrdorur si harem pėr hasmin, me qėllim qė duke shkuar nė varrim apo pėr ngushėllim, t’i bėnin pritė vrasėse atij e pėr motive deri mė tė rėndomtat. Fillesat e serialit tė vrasjeve nė Tropojė, mendoj se nuk kanė qenė tė nisura nga politika. Mė pas ato u pėrdorėn politikisht me intensitet dhe egėrsi vetėm e vetėm pėr tė dėmtuar imazhin e Berishės e Hajdarit atje, e deri nė nxitjen e tė fortėve pėr likuidimin e tyre. Tė gjithė banorėt e asaj treve, kush mė shumė e kush mė pak, jemi trullosur nga shpifjet e ngritura nė mėnyrė institucionale e tė shpėrndara nėpėrmjet thashethemeve se vrasjen e Qafės sė Luzhės ku u vranė vėllai e kunati i shefit tė komisariatit, Fatmir Haklajt, e kishin urdhėruar Berisha e Hajdari.

Njė absurditet i madh ky! Kam bindjen se kjo vrasje u iniciua nga strukturat e UDB-sė jugosllave dhe trafikantėt e armėve qė synonin tė bėheshin lider nė kėtė treg fitimesh marramendėse, duke boshatisur magazinat e pacenuara tė armėve tė shtetit duke bėrė dhe patriotin, se ua jepnin UĒK-sė me ēmime tė kripura, nė vend qė tua falnin pėr tė mos u sharruar mė vonė me gur fresibėl nė kuadrin e likuidimit tė armatimit tė tepėrt. Vrasja e Shkėlqim Haklajt, i cili kishte filluar punė nė Pikėn e kalimit Kufitar tė Qafė-Prushit dy ditė para se tė vritej, vetėm pėr tė ngritur njė linjė tė re pėr shitje armėsh. Nė vitet 1998-1999, kohė kur nė Tropojė zhvillohej gjithė aktiviteti stėrvitor i furnizimit me mjete logjistike, ushqime e ilaēe i formacioneve tė UĒK-sė, pėr destabilizimin e Tropojės nuk mund tė gjendej ndonjė variant mė ideal se vrasja e vėllait tė Fatmir Haklajt, nė atė kohė shef i komisariatit atje, i cili ishte edhe zotėruesi i trafikut tė armėve, pa lejen e tė cilit nuk mund tė shitej qoftė edhe njė fishek i vetėm. Ky destabilizim u shėrbente pra trafikantėve tė veshur me pushtet e qė drejtohej nga Tirana, duke synuar zotėrimin e tregut atje, si dhe strukturave tė fshehta tė Serbisė, qė synonin me ēdo kusht pengimin e armatosjes sė UĒK-sė duke e sabotuar kėtė trafik. Mė mirė se aq sa e kanė llogaritur e realizuar njėherėsh, nuk mund tė kishin realizuar mė mirė se kaq, me asnjė mėnyrė tjetėr tė mundshme. Destabilizuan Tropojėn dhe e lanė ashtu, nėn peshėn e rėndė tė vėllavrasjeve, qė ashtu si shumica e tropojanėve nuk e kanė dėshiruar dhe as e kanė pėr ta dėshiruar kurrė.

Si e gjykoni ju mosvajtjen e Berishės nė Tropojė pas kaq vitesh?

Kėtė pėrgjigje duhet ta kėrkoni nga Berisha. Megjithatė, dua tė theksoj vetėm kėtė gjė, qė Berishėn e duan tropojanėt dhe e mbrojnė, pa asnjė dallim politik. Berisha e ka pasur mė tė vėshtirė tė shkonte nė Vlorė nė pranverėn e vitit 2000, e megjithatė shkoi atje dhe e pritėn me lule, e jo me plumba siē e kėrcėnonin kundėrshtarėt e tij tė vjetėr. Mendoj se Berisha nuk ka shkuar nė Tropojė pėr tė vetmen arsye, pasi nuk do qė kundėrshtarėt e tij tė mund ta pėrdorin kėtė veprim tė mundshėm tė tij qė, duke e instrumentalizuar e pėrpunuar nė mėnyrė kriminale siē ėshtė vepruar deri mė sot, tė bėhet shkak edhe pėr mė tė voglin destabilitet nė vendlindjen e tij.


Ju pretendoni pafajėsi, cilėt janė personat qė pėrgatitėn arrestimin e dėnimin tuaj?

Mė duket se deri tani ju pėrmenda ndonjė nga emrat, por pėr mė saktė duroni derisa tė vijė momenti i botimit tė librit tim, qė sapo ju fola. Dua tė them se ata kanė emra tė pėrveēėm dhe atėherė kanė qenė tė veshur me shumė pushtet. Kaq sa pėr ata qė pėrgatitėn vrasjen e Azem Hajdarit. Ndėrsa pėr ata qė pėrgatitėn arrestimin dhe dėnimin tim, vlen tė theksoj se, menjėherė sapo mė arrestuan vėllain Isamedinin, duke qenė plotėsisht i pafajshėm, unė reagova ashpėr e nė mėnyrė kėrcėnuese. Menjėherė unė i kėrkova takim Fatos Klosit, takim qė u realizua nė lokalin “Redbull”, njė lokal pėrballė Ministrisė sė Drejtėsisė. Nė atė takim unė nuk shkova pėr tė kėrkuar lėmoshė, as pėr t’u bėrė pjesė e skenarėve tė tij kriminalė, por pėr ta paralajmėruar me vendosmėri qė tė hiqte dorė prej tyre dhe prej krimeve qė synonte ndaj meje dhe vėllezėrve tė mi. Nė atė moment unė nuk kam qenė i parashikuar pėr t’u penalizuar pėr vrasjen e Azem Hajdarit, pasi pėr kėtė kishin planifikuar dy vėllezėrit e mi, gjė qė duket nė manipulimin e Muldakės. Sipas dėshmisė sė tij tė datės 20.11.2000 marrė prej tij nė burgun Rexhina Ēela nė Romė dhe qė emri im nuk figuron tė jetė pėrmendur prej tij. Mendoni faktin qė ai kriminel pėrmendte vetėm emrat e atyre qė i kėrkohej prej prokurorėve nė kuadrin e manipulimit tė dosjes. Pas kėtij takimi arrestimi im erdhi pak ditė mė pas, vetėm pesė, kohė qė iu desh Klosit tė pėrdorte bashkėpunimin e tij tė paskrupullt Cakrri, qė tua dhuronte prokurorėve pėr tė sajuar arrestimin tim, pėr tė cilin vetėm pak minuta pas ndarjes nga unė, e pėrgatiten nė takimin e tyre Klosi – Rakipi, fakt ky qė unė e kam denoncuar edhe mė parė.


Ēfarė bėn Ismet Haxhia nė qeli?

Shpesh duke iu pėrgjigjur miqve tė mi me shaka, u them se ndodhem nė regjim stallor; ha, pi dhe rri. Sa pėr tė qeshur pak. Nė fakt nuk ėshtė kėshtu. Unė pėrpiqem tė programoj kohėn nė atė mėnyrė, qė tė mos lė boshllėk qė tė veprojnė mbi mua hallet qė kam. Nė kėtė kontekst, lexoj shumė letėrsi artistike, kam lexuar njė metėr kub literaturė pėr jurisprudencė dhe pėr procedurat e praktikat ligjore tė Gjykatės sė Strasburgut. Veē librit qė pėrmenda kam shkruar edhe dy romane, njė me temė nga realiteti i sotėm, dhe njė me temė nga e kaluara qė kam pasur. Jam duke pėrgatitur njė libėr me temė nga jurisprudenca, nėpėrmjet tė cilit tė ndihmoj kėdo qė dėshiron t’i drejtohet Gjykatės sė Strasburgut, kur mendon se i janė shkelur tė drejtat nėpėrmjet njė procesi tė rregullt ligjor, apo hetues prokurorė, gjykatės, juristė, qė janė dhunuesit mė tė mėdhenj tė tė drejtave tė qytetarėve, nėpėrmjet ushtrimit tė funksioneve tė tyre, nė vend qė t’i mbajnė ato duke zbatuar Kushtetutėn e ligjet e vendit dhe veēanėrisht avokatėt, qė pėr fat tė keq janė hallka mė e dobėt e sistemit tė drejtėsisė.
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė