Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-09-19, 10:21   #3719
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Bota Sot

ballina
Lajme
Bota
Rubrikat

Opinione
Viktimė e njė krimineli serb pėr inat tė Kosovės
Nga: Beqir Elshani Mė: 11 shtator 2019 Nė ora: 08:18
Ana Lind

Mė 10 shtator 2003, u vra zonja Ana Lind (Anna Lindh), ministre e punėve tė jashtme tė mbretėrisė sė Suedisė, kurse tė nesėrmen nė mėngjes mė 11.09.2003 vdes nga plagėt e rėnda. Ajo ishte nė shtėpinė e mallrave NK tė Stokholmit kur u qėllua me thikė nga krimineli 24-vjeēar Mihajlo Mihajloviq. Atentatori me prejardhje serbe i kishte rėnė nė pusi nė krye tė shkallėve elektrike. Prandaj me thikėn e vjedhur, nė shitoren e afėrme tė sportit dhe gjuetisė, Ana Lindin e qėlloi disa herė nė gjoks dhe nė bark me njė shpejtėsi tė rrufeshme. Tė gjitha kėto ishin zbuluar me anėn e videokamerės vėzhguese tė shitores NK, ku lėviznin plot njerėz. Sipas ankesės thuhet se vrasėsi kishte lėvizur disa herė para dhe prapa, sikur tė kėrkonte ndonjė gjė tė humbur. Pas kryerjes sė krimit Mihajloviqi i hodhi thikėn dhe kapelėn. U mundua tė qethė flokėt te floktari, mirėpo duhej pritur nė radhė, prandaj me njė taksi iku nė shtėpi, kėshtu qė kapela e tij me disa fije flokė u bė objekt zbulimi i vrasjes profesionale.

Tregojnė se si dikur njė qytetar kishte deklaruar se do tė fyente xhaminė dhe nė fund do t’i shpėtonte dėnimit me vdekje. Prandaj qytetari hynte me shpinė nė xhami, po ashtu falej duke ia kthyer shpinėn kiblės. Lajmi pėr njeriun qė kishte fyer xhaminė mori dhenė, ndaj qytetarėt prisnin ditėn e varjes sė tij publike. Para se tė dėnohej me vdekje, sheriati kėrkoi tė dinte shkakun e fyerjes. I pandehuri tha se ai kishte bėrė njė mėkat dhe se nuk e meritonte tė dilte me fytyrė pėrballė xhamisė. Kėshtu sheriati e liroi prej dėnimit me vdekje. Duket se edhe akti i kriminelit Mihajlo Mihajloviē i ngjante kėtij skenari tė mbrapshtė arab, qė me disa fjalė do tė thotė se mund tė vriste njė njeri me autoritet tė lartė shtetėror dhe nė fund do t’i shpėtonte dėnimit tė pėrjetshėm. Njė version tė ngjashėm tregonin edhe dėshmitarėt qė dorasi para se tė kryente krimin kishte deklaruar se nė mėnyrė perfide do tė vriste njė politikan tė rėndėsishėm tė Suedisė, saqė askush tė mos besojė se ėshtė vrasje politike. Pa dyshim qė vrasjen e ndonjė personalitetit tė lartė suedez e kishte planifikuar njė kohė tė gjatė me motive politike pėr shkak tė luftės nė Kosovė.

Atė ditė kur u vra zonja Ana Lind, mėrgata shqiptare nė Suedi ishte e bindur qė ndonjė serb e ka vrarė pėr inat tė Kosovės. Kėshtu mendonte edhe mėrgata dhe ajo kroate mirėpo duhej pritur edhe ndonjė ditė derisa t’i binin nė gjurmė. Kjo hamendje, deri diku, ishte e arsyeshme, sepse kryeqyteti i Suedisė, njėkohėsisht edhe kryeqendra ndėrkombėtare pėr ndarjen e Ēmimit Nobėl, shpeshherė tronditet nga kriminelėt serbė. Prandaj nuk vonoi muaji dhe e vėrteta doli nė shesh. Nė fillim u arrestua njė suedez i dyshimtė, por menjėherė u lirua, meqė policia nuk mundi tė gjente fakte lidhur me vrasjen e ministres suedeze. Megjithatė sipas rrjedhjes sė ngjarjes, duket se pėr gjykatėn suedeze mė i pėrshtatshėm pėr dėnim do tė ishte i dyshuari i parė suedez si element nazist, se krimineli me prejardhje serbe si element ēetnik.

Vrasjen e ministres suedeze qė ka kryer krimineli me prejardhje serbe, nuk do tė mund tė bėnte asnjė i huaj. Ai njė kohė tė gjatė ishte pėrgatitur pėr vrasjen e ndonjė personaliteti tė lartė shtetėror tė Suedisė, prandaj viktimė e tij ishte ministrja e punėve tė jashtme suedeze, Ana Lind. Pėr dallim me atentatorėt kroatė, Mirko Bareshiq dhe Angjellko Brajeviq, tė cilėt mė 7 prill 1971 kishin vrarė ambasadorin jugosllav, Vladimir Roloviqin, nė Stokholm, por qė heroikisht e kishin pranuar vrasjen se e bėnė pėr tė mirėn e kombit tė tyre kroat, pėrkundrazi krimineli serb Mihajloviq ishte shtirė se ėshtė i sėmurė mendor. Nė anėn tjetėr, nė analet serbe ky radhitet si hero pas atentatorėve serbė, tė cilėt vranė princin dhe trashėgimtarin e fronit tė Austro-Hungarisė, Franc Ferdinand, nė Sarajevė mė 28.06.1914, pėr shkak se popullit boshnjak i premtoi pavarėsi kombėtare, por qė e kundėrshtonte politika hegjemoniste serbe me kryeqendėr nė Beograd. Kėshtu me anėn e dy plumbave nė Sarajevė serbėt sollėn Luftėn e Parė Botėrore.

Pastaj kishin vrarė albanologun dhe ballkanologun e shquar kroat, Millan Shufflay, vetėm pse merrej me hulumtimin rreth prejardhjes sė popullit mė tė vjetėr shqiptar. Vrasja e shkencėtarit me famė botėrore kishte shkaktuar zemėrim tė thellė tė inteligjencės pėrparimtare, ku krahas protestuesve tė shumtė ishin edhe shkencėtari i famshėm Albert Ajnshtajni dhe shkrimtari gjerman Hajnrich Mann. Prandaj me anėn e atentatit ndaj ministres ndėrkombėtare, Ana Lind, vrasėsi me prejardhje serbe ia ka shtuar frikėn diplomacisė ndėrkombėtare pėr ta njohur Pavarėsinė e Kosovės dhe tė drejtėn e bashkimit me Shqipėrinė nėnė. Nė pėrfundim, vlen tė shtohet se policia suedeze nuk diti tė ruante fshehtėsinė e vrasjes… Qysh ditėn e dytė pas vrasjes, shefi policisė para mediave deklaroi se vrasėsi as qė e ka njohur viktimėn. Prandaj ky ishte njė sinjal i paralajmėrimit pėr dorasin, me anėn e sė cilės krimineli diti tė sajojė intrigėn para se t’u binte organeve policore nė dorė. Vlen tė shtohet se pikėrisht ato ditė mbreti suedez, Adolf Gustaf, e dekoroi njė gazetar serb. Siē duket sipas ngjarjes sė tragjedisė mund tė jetė ndonjė tradhti e mahnitshme brenda aparatit shtetėror.

Nė muajin korrik gjykata e lartė suedeze e shqyrtoi lėndėn e avokatit mbrojtės, Peter Altin, duke e shfuqizuar dėnimin me burg tė pėrjetshėm pėr vrasėsin e ministres sė jashtme tė Suedisė. Dihet qė zotimi i kėtij avokati ka qenė bukur i madh, ai e ka njohur psikologjinė e diplomacisė suedeze, prandaj pa vėshtirėsi arriti qė tė sfidojė gjykatėn suedeze. Gjatė kontrollit tė dytė psikiatrik u vėrtetua se Mihajloviqi ėshtė mendėrisht i sėmurė dhe atij i nevojitet tretmani mjekėsor. Ky vendim i gjykatės sė lartė ishte njė fitore pėr avokatin mbrojtės Peter Altini, i cili e kontestoi vendimin e gjykatės sė ulėt pėr dėnim me vdekje. Prandaj sipas fjalės sė urtė latine ”Cudex chamnatur cum nocens absolvitur” (Kur fajtori lirohet, dėnohet gjykatėsi) nuk po dėnohet gjykatėsi, por populli, qė detyrohet tė jetoj me ankth nė zemėr. Prokurorja Agneta Bilberg kishte deklaruar se vrasėsi Mihajloviq nuk ėshtė i sėmurė psikikisht, por ėshtė i shėndoshė nė pikėpamje mendore, kėshtu qė vrasja ėshtė bėrė me prapavijė politike, i cili me thikėn e tij tė kobshme ka manovruar nė trupin e ministres. Se vrasja ka qenė plotėsisht me motive politike dėshmon edhe rasti i vjedhjes sė thikės nė sektorin e sportit dhe gjuetisė, e cila nuk kushtonte dhe aq shtrenjtė, por qė krimineli Mihajloviq nuk donte tė lente gjurmė nė arkėn me videokamerė vėzhguese.

Duket qartė se krimineli me prejardhje serbe, M. Mihajloviq, ka qenė i stėrvitur pėr njė atentat tė nivelit ndėrkombėtar, pėr inat tė ndėrhyrjes sė forcave ushtarake tė NATO-s pėr mbrojtjen e popullit shqiptar nga gjenocidi serb nė Kosovė. Pėrveē kėsaj, po tė ishte me tė meta mendore ai nuk do tė lėvizte nė mėnyrė tė shkujdesur dhe nuk do tė mbante kapelėn me shikim nė tokė. Ngjarja tė kujton edhe vrasjen e ish-kryeministrit tė Suedisė, Olof Palme, i cili nė shenjė hakmarrje mė 28 shkurt 1986 nė qendėr Stokholmit u vra nga agjentura e UDB-ės jugosllave, pėr inat tė vrasjes sė ambasadorit jugosllav, Vladimir Roloviq, nga atentatorėt kroatė, por qė ende nuk ėshtė zbuluar. Pėr fat tė mirė qė vrasėsi Mihajloviq ėshtė zbuluar me ndihmėn e kamerės vėzhguese, pėrndryshe edhe ky do tė kishte ikur sikur tė parėt e tij, kriminelė me duar tė pėrgjakura, nė drejtim tė Beogradit – qendėr e stėrvitjes pėr vrasjen e shqiptarėve, boshnjakėve dhe kroatėve. Serboēetnikėt e adhuronin Rolloviqin malazias, i cili ka qenė komisar politik nė masakrimin e partizanėve shqiptarė nė Tivar. Me fjalė tė tjera, atentatori Mihajloviq e ka ditur se ēfarėdo sulmi ndaj personalitetit shtetėror do tė dėnohet, prandaj vrasja e ministres sė jashtme suedeze, Ana Lind, ishte vrasje profesionale duke ia bluar me thikė zorrėt nė bark, nė mėnyrė qė vdekja tė jetė e pashmangshme. Vlen tė theksohet se me shpalljen e kriminelit Mihajloviq me tė meta mendore, rinia suedeze u zhgėnjye dhe humbi besimin nė organet shtetėrore. Humbi besimin edhe nė armatėn suedeze pėr tė cilėn, kryetari amerikan, Xhorxh Bush, e mohoi ekzistimin e saj fizik. Me fjalė tė tjera, tė gjithė qytetarėt suedezė reaguan se paraqitja e vrasėsit Mihajloviq me shtysė shpirtėrore, kinse e kishte udhėhequr zėri i Jezu Krishtit qė t’i dali para dhe ta sulmojė ministren, ishte njė tregues sa pėr t’iu shmangur burgut tė pėrjetshėm. Ngjarja tė kujton vrasėsin e fėmijėve, Hikmanu, (sipas psikologut Alfred Adler), i cili tha: “Mua mė ka drejtuar urdhri nga lart”. Prandaj nėse Mihajloviqin e ka urdhėruar zėri i Jezu Krishtit qė ta vrasė gruan suedeze nė qytetin dhe nė shtetin e saj, atėherė si mundi tė sajojė edhe intrigėn. Si kundėrpėrgjigje ndaj justifikimit tė tij fetar shihet se si gjatė mbajtjes sė seancės gjyqėsore Mihajloviqi ka qėndrim serioz dhe se nuk vuan nga ndonjė ves karakteristik i tė sėmurėve tė zakonshėm psikik. Jo vetėm psikologu, por edhe populli ėshtė nė gjendje tė zbulojė tė metat dhe veset e tė sėmurėve mendorė. Tani avokati mbrojtės, Peter Altin, ka marrė rolin e profetit dhe sa herė qė ndodhin krimet nga ana e personave me tė meta mendore, ai nuk ngurron tė pėrmendė edhe rastin e klientit tė tij. Dikur moti njė bashkėvendės imi, me njė urrejtje tė jashtėzakonshme, kishte grisur fotografinė e Josip Broz Titos, kryetarit tė ish-Republikės Socialiste Federative tė Jugosllavisė dhe mund tė dėnohej me burg tė rėndė; mirėpo lirohet falė zotimit tė avokatit mbrojtės, i cili deklaroi se klienti i tij ka qenė i dehur. Prandaj nuk ėshtė ēudi qė nė tė ardhmen tė gjithė kriminelėt anekėnd botės tė vrasin diplomatė me epilog se i ka urdhėruar zėri i shenjtė i zotit. Domethėnė se kriminelėt dhe hajnat do tė jenė ata, tė cilėt do tė flasin me zotin nė vend se t’i nėnshtrohen ligjeve tė shtetit. Nė pėrfundim shkruhet se “heroi” i mitit serb sė shpejti do tė pėrcillet pėr nė vendlindjen e tij, atje ku rriten akrepat kundėrshqiptare dhe tė nderohet si trim.

E njėjta gjė ndodhė edhe sot: atė ditė qė tė pranohet Republika e Kosovės nė OKB, po atė ditė do tė vriten disa nga ministrat e shteteve evropiane nga gjakatarėt serbė, tė cilėt kurrė nuk do tė gjunjėzohen para drejtėsisė ndėrkombėtare. Ata nuk janė gjermanė tė civilizuar nė krye me kancelarin, Vili Brant, qė e kritikuan fashizmin hitlerian, por janė serbė qė e pėrkrahin fashizmin e tyre nė krye me Millosheviqin dhe pasardhėsit e tij ēetnikė, gjithashtu tė stimuluar nga Rusia pansllaviste.

Ishin serbėt qė pėr inat tė Republikės sė Kosovės e shkatėrruan Jugosllavinė Federative, tani mundohen qė pėr inat tė Pavarėsisė sė Kosovės tė shkatėrrojnė Bashkėsinė Evropianė dhe OKB-nė. Evropa ėshtė aq e ligė saqė nuk ka guxim t’i parashtrojė pyetjen Rusisė sė pasur me art dhe letėrsi: pėrse i urrejnė shqiptarėt e pambrojtur, dhe se a do t’u ndalet turri ndonjėherė qė tė shtypin Kosovėn tremilionėshe duke privilegjuar krijimin e shumė shteteve sllave vetėm pėr inat tė shqiptarėve?!
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė