Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-11-12, 12:59   #258
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga Mjekesia



Kercimi,nje metod preventive per nje shendet te mire trupor dhe mental.

Tė kėrcesh, jo vetėm qė argėtohesh, po i bėn mirė edhe mendjes dhe trupit. Studimet e fundit tregojnė se me kėrcimin mund tė luftosh shumė patologji
Balet klasik, kėrcim modern, tango, salsa, merenge, rege, apo ndonjė lloj tjetėr kėrcimi. E keni vetė nė dorė tė zgjidhni atė qė ju pėlqen, por pavarėsisht kėsaj, kujtoni gjithmonė se kėrcimi ėshtė njė ilaē shumė efikas pėr tė pasur njė mendje tė shėndetshme. Nė fakt, asnjė prej nesh nuk do t’i thoshte jo njė ftese pėr t’u argėtuar nė njė bar me muzikėn qė ne pėlqejnė. Arsyeja? Sigurisht pėr t’iu larguar streseve tė jetės sė pėrditshme, pėr t’u ēlodhur dhe pėr t’u ndjerė plot energji ditėn tjetėr. Por nėse efektet janė kaq pozitive menjėherė nė kaq kohė, ē’mund tė thuhet nėse kėrcimi praktikohet rregullisht, minimumi dy ose tri herė nė javė. Atėherė nuk kemi pse e vėmė mė nė dyshim: njė kurs kėrcimi do tė ishte gjėja mė e mirė qė duhet bėrė nė kėto kohė tė vėshtira. Kėtė na thonė edhe mjekėt suedezė, prandaj nuk kemi pse tė jemi skeptikė pėr tė besuar se kėrcimi mund tė na e lehtėsojė jetėn. Maria, njė vajzė 19 vjeēe, pjesė e studimit, e tregon mė sė miri kėtė. “Ndihesha e lodhur dhe shfaqja herė pas here shenja ankthi dhe lodhjeje. Rastėsisht vendosa tė bėhesha pesė e njė studimi pėr tė vėrtetuar efektet e kėrcimit nė kėto lloj gjendjesh shpirtėrore dhe fizike. Pas njė pėrvoje tė mrekullueshme, mund tė them me plot gojėn se tani ndihem mė mirė”, tregon ajo. Edhe Ingridi e mbėshtet plotėsisht kėtė tezė. Ajo tregon se tashmė shkon nė kurse kėrcimi tri herė nė javė, nė mėnyrė tė rregullt dhe nuk ka ndėrmend tė heqė dorė pėr asnjė arsye.
Sipas njė studimi tė fundit, kėrcimi ėshtė shumė i mirė pėr tė luftuar stresin, depresionin, por edhe dhembjen e kokės. Ky aktivitet i kėndshėm fizik mund tė na ndihmojė tė kemi njė shėndet mendor, shumė herė mė tė mirė. Studimet kanė treguar se simptomat e lidhura me depresionin, ankthin dhe stresin, lodhjen fizike apo mendore, madje edhe dhembjen e kokės, mund tė largohen lehtėsisht pėrmes njė aktiviteti tė thjeshtė, argėtues dhe tė shėndetshėm: kėrcimin. Me pak fjalė, kush e praktikon me njėfarė rregullsie kėtė lloj aktiviteti fizik, duket se arrin tė kontrollojė mė mirė shqetėsimet psikofizike, duke fituar mė shumė vetėbesim dhe njė aftėsi mė tė madhe pėr tė pėrballuar problemet e jetės sė pėrditshme. Kėtė e sugjeron edhe njė studim i fundit suedez qė ka analizuar me kujdes efektet e kėrcimit nė njė grup vajzash tė reja. Grupi i koordinuar nga Anna Duberg, fizioterapiste nė “Örebro University Hospital” ka pėrfshirė 122 vajza suedeze me moshė nga 13 deri nė 19 vjeēe. Tė gjitha vajzat kishin shkuar shpesh nė spital pėr tė marrė ndihmė pėr simptomat e ankthit, depresionit, lodhjes psiko-fizike, dhembjes sė kokės, dhembjes sė shpinės apo edhe qafės dhe shpatullave. Pjesėmarrėset nė studim u ndanė nė dy grupe, ku i pari pėrbėhej nga 59 vajza ndėrsa i dyti nga 53. Ato qė i pėrkisnin grupit “59” u ftuan nė njė program vallėzimi, qė parashikonte kėrcimin nė grup dhe me rregullsi pėr rreth dy ditė nė javė. Tė tjerat qė i pėrkisnin grupit “53” nuk i modifikuan aspak zakonet e tyre tė jetesės. Rezultatet e studimit ishin tė mrekullueshme. Simptomat jo vetėm qė ishin zhdukur nė kohėn kur kryhej aktiviteti, por edhe pėr katėr deri nė tetė muaj mė pas, vajzat ndiheshin shumė mirė, duke mos shfaqur shenja ankthi, stresi apo depresioni. Nė grupin tjetėr gjendja nuk kishte ndryshuar aspak. Nė fund, pjesėmarrėset deklaruan nė 91 pėr qind tė rasteve se kėrcimi kishte qenė njė pėrvojė pozitive dhe qė me siguri do ta merrnin nė konsideratė nė tė ardhmen. Me sa duket ėshtė pikėrisht rasti pėr tė thėnė kėrceni sa mė shumė, pėr tė luftuar stresin, shkaktarin e tė gjitha sėmundjeve tė sotme moderne.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė