Tema: Gjuha ime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-10-12, 12:16   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjuha ime

Albanologu amerikan i Harvardit nė 2008-ėn: Tani e besojmė ilirishten

Tani mund ta besojmė historinė e gjuhės shqipe nė lidhje me ilirishten, duke e vendosur atė nė aspektin indoevropian, nė kuadėr tė grupit veriperėndimor. Kjo deklaratė e bėrė nga albanologu amerikan, Eric Hamp, nė kuadėr tė konferencės sė organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ėshtė shoqėruar pėr herė tė parė dhe me etimologjinė e disa fjalėve krahasuese. Etimologjia e fjalės thika - gjendet tek fjala e latinishtes siko, po ashtu fjala thupra - e krahasuar me fjalėn latine sibina.

Realisht ky ka qenė lajmi mė i fundit edhe pėr vetė shkencėn tonė gjuhėsore, ku studiuesit shqiptarė tė sotėm janė gjendur pėrballė kėsaj befasie, duke e vendosur padyshim nė ato fenomene qė me plot gojėn mund tė quhen risi, edhe nė kėtė rast pėr shkencėn tonė gjuhėsore. Duhet shėnuar se pėr profesor Hamp ėshtė njė nėnvizim i veēantė, se ka nė natyrėn e punės sė tij - mendimin qė ėshtė vazhdimisht nė zhvillim.

E nis leksionin me njė nderim tė albanologut Holger Pedersen, e mė pas thotė… “Imagjinoni: Danimarka, njė vend qė nė tėrėsinė e vet numėron mė pak banorė se Chicagoja, i ka dhėnė shqipes dhe rolit tė saj tė pakrahasueshėm nė familjen indo-europiane nėntė gjuhėtarė tė kalibrit ndėrkombėtar”. Hamp i quan tė nėntė- “Great Danes”, duke nisur me Rasmus Rask-un, zbuluesin e vėrtetė tė ligjit tė Grimit, qė ky i fundit vetėm se e publikoi para Raskut danez. U tėrheq vėmendjen gjuhėtarėve historikė shqiptarė qė “gjithnjė i referohen Pedersenit duke e cituar gabim sikur tė kish thėnė se kishte dy dhe jo tre laterale (bashkėtingėllore anėsore) nė indoeuropianishte…kam frikė se nuk e lexojnė Pedersenin nė origjinal…thjesht i referohen njėri pas tjetrit gabimit qė ka bėrė i pari i atyre qė e kanė cituar…”- shton pastaj. “Po nuk dua tė bėj listėn me emra…s’ka rėndėsi”- thotė pastaj. Pastaj nis e lidh logjikisht tezėn e tij duke sjellė shembuj nga fjalė tė mbledhura nė 80 fshatrat arvanitas tė Beotisė, ku ka bėrė ekspedita gjuhėsore nė vitet 50-60. Mban mend e pėrmend ēdonjėrin fshat, bashkė me moshat dhe karakteristikat e folėsve qė ka intervistuar…me njė shqiptim perfekt tė tė folmeve, e me njė keqardhje prej ati qė humb bijtė e vet, madje edhe mė shumė, kur thotė…”Nė vitet 50-60 ishin 570 ngulime tė shqipes nė Greqi…I kam numėruar njė nga njė…veē nuk pata kohė fizike tė regjistroja mė shumė se 80 ngulime”…dhe fytyra i pritet e duket pezmi i tij i thellė… “tani thuajse kanė vdekur tė gjithė…folėsit qė intervistova unė ishin nė tė gjashtėdhjetat. Duhet tė kenė vdekur, megjithėse prapė mund tė gjenden folės tė mbijetuar.” Politika i intereson pak. Se si e pse janė zhdukur kaq ‘me nxitim’ arvanitasit e Greqisė, se ē’rol kanė politikat greke nė kėtė, nuk ėshtė puna e tij…Veē gjuha i intereson…ajo e gjalla. Dhe lehtėsisht, sikur t’i referohej rrugės qė bėn ēdo mėngjes nga shtrati tek tavolina e punės, vizaton nė ajėr me gisht hartat e udhėve nga fshati nė fshat nė ndjekje tė fjalės shqip, prej shkrepave tė malėsive greke, malazeze, atyre dalmate, serbe, kosovare e maqedonase, duke mbyllur rrethin brenda Ballkanit. Po kėshtu bėn me fshatrat e tjerė tė shqipes arbėreshe nė Itali, i vizaton nė ajėr, duke shmangur male e lumenj qė i kanė zėnė dikur rrugėn, por qė i ka shmangur, sepse pėrtej e priste fjala.
Cilėsitė e metodės shkencore tė Hampit? -Empirik, rigoroz nė ligjėsitė e fonetikės dhe gramatikės historike, i pėrpiktė nė imtėsi dhe i palodhur nė kėrkim tė konfirmimit pa fund tė ēdo zbulimi nė kuadrin e gjerė gjuhėsor, i paepur e konsistent, me integritet shkencor tė palakueshėm. Kur Hampi flet, tė krijohet ideja se jeton nė gjithėkohė e gjithėhapėsirė, tė duket vetja i pėrjetshėm. Nis me njė formė foljore tė fshatrave arbėreshė Cerzeto e Vaccarizzo Albanese, qė jehohet nga arvanitika e fshatit Mandres dhe Magoula, dhe krejt natyrshėm dhe logjikshėm kalon nė format e hetitishtes, anatolishtes, e mesapishtes. Nuk ka kufij mes vdekjes dhe jetės nė gjuhė apo shoqėri pėr Hampin. E gjitha ėshtė komunikim njerėzor i pandėrprerė, domethėnė gjuhė e pėrdorur dhe gradualisht e ndryshuar, e gjitha ėshtė vazhdimėsi. Dhe ndoshta veē sipas kėsaj filozofie, rindėrtimi i miliona fijeve tė shkėputura mes mėmės indo-evropiane e gjuhėve bija do ishte i mundur. Dhe kur ka pėrfunduar sė pėrshkruari nė detaj rrjetin fantastik qė lidh Lindjen me Perėndimin, dhjetėra gjuhė tė vdekura me ato qė sot lulėzojnė apo po humbasin, kombe folėsish miq e armiq, Hampi thotė: “Albanian is a personal love of mine. Albanian is the pinion on which Balkan linguistics all rests. Albanian is what is the fundament of Balkan Sprachbund.” (Shqipja ėshtė dashuri personale e imja. Ėshtė strumbullari rreth sė cilės sillet gjithė gjuhėsia ballkanike. Ėshtė themeli i sprachbundit ballkanik). E pastaj shton se “Sllavishtja e vjetėr dhe gjuhėt balltike—edhe lituanezėt do binin dakord, u pėlqen apo jo—janė si binjakė. Por kėta binjakė nuk do mund tė rrinin bashkė pa trinjakun e tyre, shqipen.”
Ahhh…shėnimet komplekse, tė mbishtresuara, tė kapėrthyera e tė ndėrlidhura me shenja fonetike, simbole komplekse, shigjeta e paranteza dyshimesh interesante tė Hampit, janė njė tjetėr mesele shumė e veēantė…E kam provuar kur doja t’i botoja njė artikull mbi numėrorėt themelorė nė gjuhėt indoeuropiane…sa djersė e mund pėr t’i deshifruar e riprodhuar elektronikisht dorėshkrimet e tij, tamam ashtu siē i donte i pakomprometueshmi Hamp…ahhh “hundorėsia e asaj zanoreje ėshtė ndryshe nė atė fshat dalmat, dhe kjo lloj “ė-je” ėshtė rreth 1/10 e sekondės mė e gjatė se ajo e shembullit tė mėparshėm, dhe kėto ndryshime duhen dėshmuar saktėsisht nė simbolet fonetike, pėrndryshe nuk bėjmė shkencė por mashtrojmė”…E pastaj, kur i kėrkova tė mė jepte nė bibliografi tė shkrimit qė kish pėrgatitur, burimin bibliografik pėr Buzukun, Matrangėn, Bogdanin dhe Kristoforidhin, ca i fyer e ca i irrituar mė tha: “Kėto nuk duhet tė jepen nė bibliografi. Ēdo shqiptar, edhe po ta zgjosh nga gjumi, duhet ta dijė kėtė informacion. Do ishte e tepėrt tė shkruheshin.”… Por do duhet njė tjetėr shkrim pėr kėto.


Albanologu 88-vjeēar, qė ka kryer studimet e Harvardit, duke mbrojtur disertacionin e tij pėr tė folmen e arbėreshėve tė Vakaricės, qė mbetet edhe sot studimi mė i gjerė pėrshkrues fonetik, qysh prej ’54-ės, merr pjesė nė kėtė konferencė, duke prezantuar veprėn e tij mė tė fundit “Studime krahasuese pėr shqipen”, botuar nga Akademia e Shkencave nė Prishtinė. Ky botim voluminoz ka hyrė nė Bibliotekėn e Qendrės sė Studimeve Albanologjike, redaktuar dhe pėrgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli, njėkohėsisht dhe pėrkthyesi i veprės sė bashku me emra tė tjerė akademikėsh, pjesėmarrės nė pėrkthim. Ndėrsa vetė Hamp i munduar nga pleqėria, por jo nga fenomeni i njė albanologu qė pėr gjysmė shekulli nuk rresht sė nxjerri nga ilirishtja fjalė krahasuese qė e ēojnė nė bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire, ku hyn dhe mesapishtja. Kjo ėshtė teza e tij, qė siē duket bashkė me jetėn e kėtij albanisti amerikan, do tė mbyllė edhe kapitullin e debateve mbi shqipen. Ndėrsa ai po i afrohet gjithnjė e mė shumė rrėnjės, duke zbuluar pėrditė fjalė si befasia qė na dha dje Hamp, ku studiuesi Rexhep Ismajli tregon dimensionin e njė etimologu tė klasit ekstra nė botė.


Profesor Eric Hamp edhe njė herė sot iu kthye ēėshtjes sė gjuhės shqipe, natyrisht nga pozita e njė indoevropianisti duke e vendosur atė nė aspektin indoevropian, nė kuadėr tė grupit veriperėndimor tė gjuhėve indoevropiane, nė aspektin ballkanik pastaj, pak mė vonė, janė faza mė tė vona kėto, nė lidhje me ilirishten dhe me bllokun e gjuhėve tė vjetra ilire ku hyn dhe mesapishtja.



Pėr prejardhjen e shqipes nga ilirishtja ka shumė. Ka njė histori prej shekullit XVIII nga Johan Lehman Tunman dhe pastaj nė botėn e sotme, pas Ēabejt kemi Cimochowski dhe autoritete tė tjera, tė gjithė kėta qė janė marrė me albanologjinė nė njė farė mėnyre janė nė kėto rrjedha tė tė menduarit. Profesor Hamp ka kėtė avantazh se depėrton shumė mė thellė nė interpretimet paraindoevropiane dhe tė gjitha kėto lidhje i bėn bashkė.
Ka shkruar rreth 4000 artikuj shkencorė gjatė jetės sė vet.Ajo qė i intereson ende mė shumė se gjithēka ėshtė gjurmimi i dialekteve maleve e fshatrave mes tė folmeve arbėreshe e arvanitase, e pastaj kthimi nėpėr salla leksionesh ku e ftojnė papushim, duke derdhur me njė pėrpikmėri detaji gati monstruoze, thesin e tij tė pafund tė dijes. Njohuritė e tij nė dialektetet e humbura tė Europės qė rrallė i interesojnė kujt, si nė shqipet e ndryshme, gjuhėt e vdekura ose gati tė vdekura mes skocezėve, galėve, e bretonėve, dhe bukuria nė lidhjen qė Hamp u bėn dialekteve tė gjalla me dhjetėra gjuhė tė vdekura dhjetėra mijėra vjet tė shkuara, por qė ai i njeh dhe pėrdor lehtėsisht, janė mahnitėse.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė