Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 18:14   #25
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

ASHAK: U nda nga kjo jetė personaliteti i shquar i botės shqiptare

Prishtinė, 21 janar - Kryetari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės Rexhep Ismajli kė bėrė kėtė deklaratė:
- Sot nė Prishtinė u nda nga kjo jetė intelektuali, shkencėtari, studiuesi i letrave dhe i kulturės, personaliteti i shquar i botės shqiptare, anėtari i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, bartėsi i shumė ēmimeve ndėrkombėtare pėr paqe, doktor honoris causa tė universiteteve tė Parisit VIII dhe tė Tiranės, i shumė dekoratave ndėrkombėtare pėr paqe, prijėsi frymėgjatė i lėvizjes pėr emancipimin dhe ēlirimin, pėr pavarėsimin e Kosovės dhe pėr krijimin e shtetit tė pavarur tė saj, Kryetari i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova.

Intelektual qė bėri emėr qysh nė vitet '70 tė sh. 20 nė fushėn e studimeve letrare e tė kulturės shqiptare, por njėherėsh i angazhuar pėr tė ēuar pėrpara proceset e pėrgjithshme emancipuese nė Kosovė dhe ndėr shqiptarė, veprimtar i shquar nė lėvizjen kulturore tė studentėve me drejtimin e gazetės Bota e re, por edhe me botimin e revistės Dituria dhe tė botimeve tė veēanta, Dr. Ibrahim Rugova natyrshėm hyri nė qarkun e elitės intelektuale tė asaj kohe.

Veprimtaria studimore nė fushė tė letrave dhe tė kulturės shqiptare qė Dr. Rugova ndėrmori pas fazės studentore nė Institutin Albanologjik solli si rezultat veprėn e tij tė gjerė qė shėnoi rritje tė cilėsisė sė atyre studimeve dhe njėherėsh ndikoi ndjeshėm nė ēlirimin e opinionit dhe tė kėndvėshtrimeve nė ato fusha nga shtrėngesa tė ndryshme ideologjike tė kohės. Rrezatimet e tij butėsisht ēliruese intelektuale u pėrhapėn jo vetėm pėrmes veprave tė tij, po edhe pėrmes projekteve tė shumta hulumtuese, udhėheqjes sė revistave shkencore e kulturore dhe tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Me veprėn e tij studimet shqiptare nė fushat me tė cilat ai u mor shėnuan njė hap cilėsisht tė ri.

Nė vitet '80 tė sh. 20 nė kohėn e shtypjes sė pėrgjithshme tė shqiptarėve tė Kosovės dr. Rugova bashkė me intelektualėt e tjerė u ndodh nė trysninė e pėrgjithshme tė Serbisė, pėr ēka u pėrdorėn dhe mjetet e shtrėngimit tė shtetit jugosllav. Qėndresa shqiptare shtypej egėrsisht, ndėrsa intelektualėve u binte barra qė tė hapnin rrugė pėr tė shqyrtuar seriozisht kėrkesat popullore pėr liri, barazi dhe emancipim. Nė kohėn e pėrshkallėzimit tė trysnive mbi intelektualėt nė vitet 1988 9, Dr. Ibrahim Rugova, pėrmes Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės qe ndėr zėrat qė arrinin tė artikuloheshin publikisht nė mbrojtje tė interesave kombėtare, kulturore e tė tjera shqiptare dhe fare natyrshėm u bė bashkėbiseduesi mė i parapėlqyer i opinionit publik evropian nė kėtė fushė. Nė tėrė dekadėn e fundit tė sh. 20 dr. Ibrahim Rugova u njoh ndėrkombėtarisht si lideri i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lideri i lėvizjes sė gjerė pėr emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės. Personaliteti i tij u ēmua lart pėr shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane tė kohės.

Nė vitet '90 dr. Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike tė Kosovės, sė cilės i priu deri nė ēastet e fundit, u bė njė nga figurat e shquara tė lėvizjes politike nė Ballkan drejt daljes nga shtrėngesat e pėrgjithshme tė regjimeve komuniste, e nė tė njėjtėn kohė drejt ēlirimit kombėtar. Nė kėtė dekadė tė rėndėsishme pėr Kosovėn Dr. Rugova dhe lėvizja demokratike sė cilės i printe arriti ta ndėrlidhte lėvizjen e Kosovės me pėrpjekjet pėr demokratizim nė Shqipėri.

Dr. Rugova ishte njė nga bashkėbiseduesit substancialė nė kontaktet e Perėndimit lidhur me Ballkanin. Pėrmes figurės sė tij Kosova dhe lėvizja e saj pėr emancipim tė pėrgjithshėm kombėtar, shoqėror e demokratik gjetėn artikuluesin dhe zėdhėnėsin, u bėnė tė njohura dhe tė pranishme nė botėn diplomatike tė kohės nė Evropė dhe SHBA. Gjatė Luftės sė vitit 1999 Serbia e rrėmbeu Dr. Ibrahim Rugovėn duke ndjekur politikėn e vazhdueshme tė dekapitimit tė popullit shqiptar. Me ndihmėn e miqve perėndimorė dr. Ibarahim Rugova u lirua dhe pas Lufte vazhdoi betejėn e vėshtirė pėr rindėrtimin dhe demokratizimin e vendit.

Dr. Ibrahim Rugovėn vdekja e gjeti nė njė situatė delikate pėr Kosovėn dhe fatin e saj tė mėtejmė, nė fazėn e fillimit tė pavarėsimit tė vėrtetė, pėr ēka ai luftoi gjithė jetėn. Na mban shpresa se lėvizja politike e Kosovės do t’ia dalė tas ēojė mė tej kėtė proces dhe ta realizojė synimin e popullit tė sa.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė