Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-03-13, 17:09   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim ASDRENI - Aleksandėr Stavre Drenova

Aleksandėr Stavre Drenova






Aleksandėr Stavre Drenova apo Asdreni lindi mė 11 prill 1872 nė Drenovė (Korēė), Shqipėri; vdiq mė 1947 nė Bukuresht, Rumani. Ka qenė njė poet, publicist, patriot shqiptar.

Ėshtė autori i Himni i Flamurit.


indi mė 11 prill 1872 nė Drenovė nė njė familje tė varfėr fshatare. I mbetur jetim u detyrua tė braktiste shkollėn e mesme dhe tė mėrgonte nė Rumani mė 1889. Bėri punė tė ndryshme dhe kaloi njė jetė me shtrėngime. Mori pjesė gjallėrisht nė pėrpjekjet e kolonisė sė shqiptarėve tė Bukureshtit nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe u shqua si veprimtar i saj. Nisi tė shkruante poezi dhe publicistikė nga fillimi i shek. XX. Nė krijimet e para poetike, tė cilat i pėrmblodhi nė librin "Rreze dielli" (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisė sė Naim Frashėrit, lartėsoi dashurinė pėr atdheun, nxiti bashkatdhetarėt tė rreshtoheshin nė luftėn pėr ēlirim nga zgjedha turke. Vepra mė e rėndėsishme e Asdrenit, "Ėndrra e lotė" (1912) shquhet pėr pasurinė e motiveve, frymėn demokratike dhe nivelin e denjė artistik. Nė krijimet e kėtij vėllimi poeti demaskoi ashpėr pushtuesit e huaj, i kėndoi heroizmit tė masave popullore nė kryengritjet e armatosura tė viteve 1911-1912, fshikulloi parinė frikacake dhe oportuniste, e cila iu resht detyrės ndaj atdheut («Zėri i kryengritėsve», «Krerėve tradhėtorė», «Ēpėrblimi»). Te ky vėllim u pėrcaktuan tiparet themelore tė krijimtarisė sė Asdrenit: fryma luftarake, karakteri demokratik, interesimi pėr problemet shoqėrore, notat e ligjėrimit tė gjallė. Ajo shėnoi njė hap nė kalimin nga romantizmi te realizmi nė letėrsinė shqiptare. Nė krijimtarinė e Asdrenit motivi i luftės pėr ēlirim kombėtar u ndėrthur me idenė e luftės shoqėrore, nė shumė vjersha gjeti pasqyrim pakėnaqėsia e njeriut tė thjeshtė ndaj shoqėrisė borgjeze tė kohės.

Ngjarjet qė pasuan shembjen e shtetit tė lirė kombėtar shkaktuan tek poeti njė dėshpėrim tė thellė, qė u shpreh nė krijimet e periudhės 1914-1920 («Shqipėria mė 1914» etj.). Nė gjysmėn e parė tė vitit 20, nėn ndikimin e lėvizjes demokratike, poezia e Asdrenit pėrjeton njė hov tė ri. Nė njė sėrė veprash tė kėsaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore pėr drejtėsi shoqėrore. Nė heroin e poemės "Burri i dheut" (1920), Asdreni mishėroi pėrfaqėsuesin e vegjėlisė qė derdhi gjakun mė 1920 pėr dėbimin e pushtuesve italianė dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Nė kėtė periudhė poeti shkroi njė radhė vjershash tė rėndėsishme. si «Hymni i festės», «Fisnikėt e Shqipėrisė», «Republika shqiptare», nė tė cilat demaskoi forcat e vjetra shoqėrore dhe antipatriotike, qė pėrvetėsuan frytet e sakrificave tė masave popullore nė luftėn pėr ēlirim dhe nisėn tė sundojnė vendin sipas interesave tė tyre. Dėshtimi i Revolucionit Demokratikoborgjez tė Qershorit 1924 e forcoi frymėn e pesimizmit dhe tė fatalizmit nė krijimtarinė e Asdrenit (Psallme murgu, 1930, dhe njė varg krijimesh poetike tė viteve 30). Herė-herė poeti u pėrpoq tė ēlirohej nga ndikimet moderniste: nė poemėn «Trashėgimi» (1935) kritikoi qeverinė pėr krizėn ekonomike e cila nė atė kohė kishte pėrfshirė thuajse mbarė rruzullin. Vėllimin e vet tė katėrt Kambana e Krujės nuk e botoi dot me gjallje. Nė vjershat e viteve tė fundit tė jetės pėrshėndeti ngadhėnjimin e revolucionit popullor nė Shqipėri.


Veprat

"Rreze dielli"
"Ėndrra e lotė"
"Zėri i kryengritėsve"
"Krerėve tradhėtorė"
"Ēpėrblimi"
"Shqipėria mė 1914"
"Burri i dheut"
"Hymni i festės"
"Fisnikėt e Shqipėrisė"
"Republika shqiptare"
"Trashėgimi"
"Kambana e Krujės"
"Poezi tė Zgjedhura"


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante