Tema: Mistika
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-12, 21:09   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mistika

Gjaku dhe domethėnia simbolike


Gjatė gjithė historisė njerėzore, tek shumė popuj tė civilizimeve tė lashta, e posaēėrisht nė Greqinė Antike, ėshtė besuar se me derdhjen e gjakut nga organizmi i tė sėmurit, do tė largohen toksiket e dėmshme nga trupi, dhe sė bashku me to, do tė eliminohen edhe tė gjitha tė kėqijat qė e kanė pruar tė sėmurin gjer tek kjo gjendje e ērregulluar.



Atėbotė, me shkaktimin e rrjedhjes sė e gjakut, si dhe me futjen e saj orale nė organizėm, ėshtė konsideruar se mund tė shėrohen 386 sėmundje, andaj, jo rastėsisht, marrja e gjakut tė freskėt tė njeriut, aplikohej me tė madhe si ilaē efikas tek mjekimi i shumė sėmundjet, e veēanėrisht tė epilepsisė.


Duke u nisur mu nga ky besim, ėshtė krijuar bindja se pirja e gjakut tė njeriut fizikisht dhe shpirtėrisht forconte organizmin. Me kėtė besėtytni ėshtė shkuar aq larg, saqė, mendohej se, pėrmes ritualit me gjak, mund t'ju bėhet shėrbim jo vetėm tė gjallėve por edhe tė vdekurve: nė mitologjinė greke, besohej se duke stėrpikur me gjak varrin e tė vdekurit mund tė shkaktohet paraqitja e hijes sė atij qė ka vdekur dhe tė komunikohet me tė.
Po ashtu, kėta popuj tė lashtė, kanė besuar se gjaku i njeriut si ilaē, i qetėson "demonėt" qė konsideroheshin si shkaktar tė ērregullimeve tė ndryshme organike, sikurse janė: shtrėngim muskujsh, anemia (pagjakėsia) dhe dobėsim tė organizmit nė pėrgjithėsi, andaj, jo rastėsisht, nė kohėn e inkuizicionit famėkeq, xhelatėve qė i ekzekutonin dėnimet me vdekje, si privilegje e veēantė, ju ishte lejuar qė tė tregtojnė me gjakun e njeriut.


Romakėt e vjetėr, luftėtarėve tė dalluar me trimėri nėpėr beteja, para daljes sė shpirtit, ia pinin gjakun, duke besuar kėshtu, se me kėtė akt, ata nė vete do ta fusin afshin e fuqisė trimėrore tė luftėtarit qė veē po vdiste.


Nė bazė tė mėsimeve islame gjaku konsiderohej si para - ekzistencė. Ndėrsa, nė mitologjinė biblike, gjaku paraqitet si thelb i forcės jetėsore ku ėshtė i koncentruar shpirti. Nė njė pasus tė saj thuhet: kur Kaini e vrau tė vėllain Abelin, Zoti i tha: "ēfarė bėre kėshtu?!…Zėri i gjakut tė vėllait tėnd mė thėrret!"
Nė testamentin e vjetėr gjakut i jepej funksion kataraktit dhe thuhej: "Jeta e trupit tuaj ėshtė nė gjakun tuaj, andaj, me qėllim qė shpirtrat e juaj tė jenė tė pajtuara, unė atė jua dhashė nė oltar!" Pėr krishterėt gjaku paraqet ndėrmjetėsuesin e nė bashkimi tė ngushtė qė krijohet nė mes Zotit dhe njerėzve. Nė njė shkrim biblik thuhet:. "... kur tė tretet vera nė bukė, ajo shndėrrohet nė trupin dhe gjakun e Jezusit, dhe me kėtė bashkim besimtari lidhet me Zotin".

Mė shumė mistike se sa medicinale kanė qenė tė njohura eksperimentet me gjak tė alkimistėve nė shekullin 16 dhe 17. Ata kanė tentuar qė pėrmes zjarrit dhe distilimit tė gjakut, tė zbulojnė tė gjitha tė fshehtat qė kjo tretje ngėrthen nė vete. Vetė mjeku personal i mbretit Ludvigut XIV, ka raportuar pėr dy bashkėkohėsit e vetė, tė cilėt kanė distiluar gjakun e njeriut sepse, atė e kanė trajtuar si materie adekuate nga e cila mund tė separohet "eliksiri i urtėsisė filozofike tė krijimit"
Nė anėn tjetėr, shumė ritualet e ēmendura tė shoqatave dhe vėllazėrive tė ndryshme tė fshehta magji zeze, si njėrėn prej principeve tė traditės karakteristike tė veprimit tė tyre, praktikonin derdhjen e gjakut tė freskėt, e veēanėrisht gjakun e fėmijėve dhe femrave virgjėre qė i flijonin si viktima.
Do tė ishte e paevitueshme tė theksohet se, gjaku, si nė kuptim fizik, ashtu edhe metaforik, nė tė gjitha kohėrat e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, por edhe sot, konsiderohet si identifikim i gjenezės sė pėrkatėsisė rasore, sikur bie fjala, gjaku i pastėr fisnik, gjaku i pastėr mbretėror, gjaku aristokrat...
Po ashtu, me ritualin e pėrzierjes sė gjakrave qė bėhej nė lėng tė ujit apo verės, e cila mė pas pihej, ėshtė besuar se arrihej vėllazėrimi dhe binjakėzimi. Kėshtu, vėllezėrit sipas gjakut betoheshin nė besnikėri deri nė vdekje.

Jashtė kėtij artikulli, sigurisht qė me njė kaptinė tė veēantė duhet trajtuar simbolikėn dhe domethėnien e gjakut tek tradita e gjakmarrjes te ne shqiptarėt. P.sh., nė disa troje shqiptare, posa tė vritej njė i afėrm u familjes, merrej gjaku i tij dhe ruhej nė njė vend tė caktuar ku pritej deri nė momentin e vlimit tė saj. Kur ky gjak fillonte tė vlonte nga ena, atėherė kjo merrej si shenjė pėr kryerjen e hakmarrjes.
Edhe pse pėr simbolikėn dhe domethėnien metaforike dhe substanciale tė gjakut, mund tė thuhet dhe shkruhet mjaft, shikuar pėrgjithėsisht, gjatė tėrė historisė njerėzore, gjaku ėshtė konsideruar si simbol i forcės, ripėrtėritjes, jetės, fuqisė, ngritjes hyjnore…. Pa marrė parasysh a ka tė bėj si eliksir i ripėrtėritjes jetėsore, apo, si simbol i sė keqes dhe vdekjes, historia e njerėzimit ėshtė pėrplot me dėshmi paradoksale qė kanė tė bėjnė me gjakun. Nė to shihet qartė se, disa popuj, nė ritet e tyre, atė e kremtojnė dhe madhėshtojnė, ndėrsa, disa tė tjerė, i frikon dhe ajo ju shkakton tmerr.
Sido qė tė jetė, vlerat e vėrteta tė gjakut, njė kohė tė gjatė kanė mbet tė panjohura, por, njerėzit, shumė vonė kanė kuptuar njė realitet tė pamohueshme se, gjersa gjaku rrjedh vazhdimisht nėpėr organizėm, nė realitet aty ekziston edhe jeta.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė