Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-06, 21:11   #11
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LOJETARI
Me gjithe respektin qe kam per parafolesit dhe shkrimet e tyre , munde te them se asgje nuk eshte bere ne drejtim te sqarimit te asaj qe kerkohet ne teme .Une kuptoj gjitheashtu emocionet e disave qe perpiqen ,qe permes vargjeve poetike te provojne sqarime , te cilat per mendimin tim jo qe nuk behen, por edhe i dhene nje nuance qesharake kuptimit te jetes .Gjitheashtu nuk pajtohem me mendimin e dikujt qe merre guxim qe jeten ta ndaj ne dy drejtime apo shkalle; ne ate aktive dhe pasive .Kjo ide per mua eshte interesante por e pakuptimt ngase nuk jep argumente te qendrueshme lidhur me ate qe tenton parafolesi te sqaroj, bile ka edhe elemente kontraverse qe e bejne nje ide te tille edhe me te deshtuar .Mendimet e lartshkruara reflektojne nje huti tek lexuesi sepse nuk kane fuqi sqaruese ,atyre ju mungon esenca ,ju mungon kthjeltesia shpjeguese , ju mungon fryma qe do te duhej te ndjehej nga lexuesi .
Problemi me definimin e ketij koncepti qendron ne faktin se jeta nuk eshte koncept statik, apo format i caktuar; jeta e secilit eshte ndryshe, krijohet dhe jetohet ne rrethana te ndryshme, perjetohet ndryshe, prandaj edhe nuk mund te presesh definime te njejta; eshte ceshtje shume individuale/personale...e s'do me thene se secili duhet patjeter te pajtohet me mendimin e tjeterit sepse jo te gjithe e perjtojne te qenurit gjalle ne menyre te njejte...perndryshe secili mundet ti drejtohet mjekesise/filozofise/psikologjise/dogmave religjioze, apo shkencave tjera, dhe varesisht prej kendit te shikuar, te gjej definime te ndryshme!!!
Po sdo me thene se si individe nuk kemi te drejte te krijojme opinionin tone personal, ne lidhje me ate sesi e definojme jeten!!!
Perndryshe,
ke harruar te japesh mendimin tend per kuptimin e jetes !!!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė