Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 13:34   #12
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vepra e Gjergj Fishtės e Rizbuluar

Vepra e Gjergj Fishtės e rizbuluar

"Lahuta e malcis" e Gjergj Fishtės, e pėrbėrė nga 15612 vargje, tė organizuara nė tridhjetė njėsi tė veēanta, tė cilat autori i quan kangė, pėrshkohet tejembanė nga rima si element i qartė dhe i theksueshėm i strukurės artistike tė saj. Vėshtrimi i funksionit tė rimės ndaras nga ritmi, nga intonacioni dhe nga eufonia e vargut, sikundėr veprohet kėsaj radhe nė kėtė kumtesė, mund tė bėhet vetėm kushtimisht, sepse kėto elemente tė strukturės artistike tė tekstit poetik janė gjithnjė tė mpleksura, duke futur nė trupin e njėsisė ritmike vazhdimisht skemat e ndryshme tė pėrsėritshmėrive, kundėrshtitė dhe plotėsimet e tyre, tė cilat janė fijet e semantikės poetike dhe tė pėrjetimit estetik tė tekstit. Nė veprėn Lahuta e malcis, rima ėshtė njė element mė fort i identifikueshėm dhe mė veprues nė konstruksionin artistik dhe semantik tė saj, prandaj, kujtojmė se funksioni i saj mund tė bėhet objekt analize dhe vlerėsimi, pa cėnuar integritetin e elementeve tė tjerė artistikė.
Aplikimi i rimės nė kėtė vepėr poetike kaq voluminoze, e ka tė deshifrueshėm fillim e mbarim synimin e autorit qė ta bėjė sa mė funksional monumentalitetin artistik tė kryeveprės sė vet. Monumentalitetit tė Lahutės sė malcis nė planin e tematikės, nė planin e ideve, nė planin e ndėrtimit dhe tė funksionimit estetik, i pėrgjigjet edhe pėrfundimi kumbues i vargut dhe koncentrimi jashtėzakonisht i madh i kuptimeve poetike nė vargjet e rimuara.
Ndoshta nuk duhet pėrkujtuar se rima pėrveē funksionit tingullor, ka funksion semantik, i cili ėshtė edhe funksioni parėsor i saj, sepse sikundėr na e pohon Lotman, nė artin, i cili e pėrdor gjuhėn si material, ėshtė e pamundur tė ndahet tingulli nga kuptimi*. Po ky autor thotė se tingullimi muzikal i rimės ėshtė prodhim jo vetėm i fonetikės por edhe i semantikės sė fjalės, punė qė shihet qartė nė rastet e rimave homonimike dhe tė rimave tautologjike, ku kėto tė dytat karakterizohen edhe nga varfėria tingullore nė krahasim me tė parat.
Gjergj Fishta e krijoi Lahutėn e malcis me aspiratėn krijuese qė t’u dhuronte bashkėkombasve tė tij njė vepėr qė do tė ishte burim i pashterrshėm i atdhedashurisė dhe i mbrojtjes sė identitetit kombėtar, tė integritetit kulturor e moral dhe tė lirisė kombėtare si shkalla supreme e realizimit tė jetės sė kombit.
Pėrderisa nė planin qytetar e njerėzor ai u udhėhoq nga dashuria e madhe pėr atdheun, pėr gjuhėn dhe pėr kombin, nė planin krijues ai u udhėhoq nga frymėzimi i fuqishėm, ēka shqiptohet qartė nė vargjet:
” se pa ty, besa, moj Zanė,/vėshtirė se’ i fjalė un mujė m’e thanė”* .
E frymėzuar nga provinienca e zanws sw malit, vepra s’ka si tė mos e synojė plotninė dhe pėrsosmėrinė. Shqiptimi sa mė i fortė i ideve atdhetare dhe modelimi sa mė i bukur artistik i tyre, janė dy koordinatat ku shpaloset dhe ku rrezaton aspirata krijuese e Fishtės, e shqiptuar pėrjetėsisht nė veprėn Lahuta e malcis.
Funksioni i rimės si element i strukturės tėrėsore artistike, nė kėtė kontekst, fiton legjitimitetin konceptual dhe estetik. Rima nė veprėn Lahuta e malcis ėshtė pėrdorur nė kombinime tė ndryshme dhe kjo ėshtė bėrė pėr tė rritur larminė tingullore e semantike dhe pėr tė evituar rrezikun e automatizmit. Nga vėshtrimi tėrėsor i kombinimeve tė saj, shihet se dominon rima e puthur. Ky kombinim aplikohet nė vargjet ku zhvillohet naracioni poetik, pra, ku spikat mė shumė paraqitja e aksioneve, e veprimeve tė heronjve tė veprės. Rima e puthur jep mundėsi mė tė madhe tė zhvillohet ligjėrimi poetik pa ndėrhyrje dhe pa komente, tė cilat vėrehen mė shumė aty ku aplikohet rima e alternuar. Nė aplikimin e rimės sė puthur, vėrehen afri tė vargut tė Lahutės sė malcis me modelin e kėngės popullore historike, e cila kryesisht ėshtė e krijuar nė tetėrrokėsh dhe kryesisht nė rima tė puthura. Vetė lėnda qė trajtohet nė veprėn Lahuta e malcis, (e marrė nga historia e re shqiptare pėr tė cilėn janė krijuar njė numėr i madh kėngėsh popullore historike) dhe synimi i autorit qė vepra e tij tė komunikojė e tė ndikojė nė sa mė shumė recepientė (lexues e dėgjues), e ka kėrkuar aplikimin e rimės sė puthur nė pjesėn mė tė madhe tė veprės. Edhe fillimi i saj ėshtė nė kėtė skemė:
Ndihmo, Zot, si m’ ke ndihmue!
Pesėqind vjet kishin kalue
ēėse tė buk’ rėn ketė Shqipni
Turku e mbate nė robni*
Fishta bėn ndėrrime tė shpeshta tė rimave femėrore e mashkullore nė rastet e rimave tė puthura dhe ka njė arsenal jashtėzakonisht tė pasur leksikor qė parakalon nė pozicion fundor tė vargjeve. Duke qenė bazamenti tematik i veprės gjakimi i lirisė kombėtare dhe flijimi pėr pavarėsinė e atdheut nė luftėra me armiqtė, ėshtė e qartė se shqiptohet pėrplasja e ashpėr ndėrmjet idealit tė lirisė (flijimit pėr tė) dhe realitetit tė ashpėr jetėsor e historik. Kėtė vijė tė pėrgjithshme e shquan edhe rima. Fjalėt e gjendura nė pozicion rime, kur janė tė tilla qė si fenomene gjuhėsore nuk kanė lidhje ndėrmjet tyre, pra, semantikisht janė divergjente, ato nė varg krijojnė rreze mė tė madhe semantike, sepse shpalosin hapėsira tė reja, herė jashtėtekstore, herė tekstore, po gjithnjė me mundėsi mė tė mėdha tė pėrjetimit estetik. Ja njė shembull:
un Shqiptar ata janė Shkje:
ne na danė nji gjak e’ i fe;
n’mėni t’sho’shoqit kemi le:
kemė ndėrmjet nji qiellė e’i dhe!…*
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė