Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:32   #11
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

[SIZE="3"]Disa Sekrete Te Pathena

Ne vazhdim te studimit te metejshem dhe procesit te vleresimit te disqeve nepermjet fotografive mund te shpjegoj vetem nje porcion fare te vogel dhe po kaq mund te publikohet ose te nxirret. Shume nga te dhenat qe kane lidhje me nje teknologji te larte nuk mund te publikohen per kete brez deri sa te vazhdoje te sundoje te menduarit apatik te masave.

I referohem te dhenave arkivore ne lidhje me formulat e sakta te telekinetikes, teletransportimit njerezor, burimin e drites se lenget ketu ne toke, arti i ngritjes pezull dhe hapat e avancuar te forcave transportuese dhe fare pak te dhena mbi vendndodhjen e sakte te hyrjeve per ne brendesi te tokes ku ekzistojne civilizime pikerisht ne kete epoke qe jetojme ne.

Ne pothuaj cdo shekull te kaluar njerezit kane marre pak a shume nje fijeze informacioni nepermjet legjendave te ndryshme qe kane kaluar nga brezi ne brez prej te pareve te tyre, nga folklori indian, historite nga Platoni, perrallat e Zhyl Vernit ose aventurat dramatike te Orson Wells ne lidhje me monstrat detare, njeriu i vogel gri nga hapesira ose njeriu i debores qe e ktheu skepticizmin ne nje realitet te frikshem.

Pjesa me e madhe e mosbesuesve ne bote nuk jane komplet pa rezerva ndaj shume prej fenomeneve te pashpjegueshme sidomos kur kemi te bejme me deshmite apo referencat per Majat qe gjeten rrugen e tyre neper tunelet e nendheshme per ne brendesi te maleve, shpellave dhe vete tokes per te themeluar qytetet e tyre te brendeshme, pertej cdo turbullire dhe influences dekadente te rraces njerezore qe zoteron siperfaqen e tokes.

Pa llogaritur besimin apo mosbesimin ne lidhje me teorine e Tokes boshe, legjendat jo vetem kane ngulur kembe mbi “Zotat e Arte qe dolen nga thellesia” por edhe vete ne kemi konfirmimin tani nga mirkofilmat qe indikojne shtate hapje aktuale shume poshte siperfaqes se Tokes.

Ne ato kohera kjo rrace e avancuar dhe me nje inteligjence shume superiore kane dhene referenca per fakteqesite qe do vijne per rracen tone dhe qe do ndodhin e Epoken e Peshkut (qe jemi ne) duke i dhene fund asaj. Vetem per kete arsye ata moren masa dhe kryen pergatitje shume kohe me pare per te siguruar nje ekzistence me te sigurt (nga Majat dhe Atlantasit) ne brendesi te Tokes dhe jo me mbi siperfaqen e saj. Po flasim per nje epoke qe shkon mbrapa ne kohe rreth 25 mije – 30 mije vjet.

Me aq sa arritem te percaktonim nga hartat e Majave, keto hyrje sekrete per ne brendesi te Tokes te cojne direkt ne qytete-shpella shume shume poshte siperfaqes. Dhe jo vetem Majat por edhe perpara tyre ka patur te dhena per keto hyrje por qe jane mbajtur te fshehta per arsye specifike.

Kjo rrace e vecante ka qene shume e fshehte dhe e kujdesshme ne nxjerrjen e te dhenave per gjetjet dhe shpikjet e tyre teknologjike dhe mbase qellimisht kane eleminuar pjesen me te madhe te hyrjeve duke ju druajtur kuriozitetit te njerezve te siperfaqes.

Asnje prej shkrimeve te lashta te Majave nuk jepte detaje mbi vendndodhjen e sakte te rezidences se tyre, qyteteve te tyre te nendheshme apo kohes se kur ishin ndertuar.

Nga filmimet e bera te disqeve metalike ne ishim me fat qe mesuam vendndodhjen e te pakten shtate hyrjeve te medha. Po te mos kishte qene per kete zbulim te varrit, do ishin shpenzuar shume vite te tjera duke kerkuar gjithe siperfaqen e globit. Dhe ne nje rast te tille ato do te mund te gjeheshin vetem rastesisht si rezultat i ndryshimit te siperfaqes se Tokes nga aktiviteti sizmik, permbytje dhe zhvendosjeve tektonike. Ne kohen kur keto disqe ishin vendosur ne varrin e fshehte sipefaqja e tokes nuk ngjante aspak me kete te diteve tona.

Keto carje perbrenda tokes sone jane ne nje fare menyre shume me ndryshe nga cmund te presi nje turist. Keto hapesira poshte kores se tokes kane nje madhesi te tille ne gjendje te ndertojne disa qytete ne nje zone te vetme. Psh shpella ne themelin e hyrjes ne Veri (sipas hartave te lashta) mund te mbaje mese miri te gjithe qytetin e New York dhe Cikago sebashku dhe perseri te kete hapesire per mbjellje dritherash dhe te lashtash te tjera.

Ne Ameriken e Jugut ndodhet nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 70 grade dhe gjatesine 10 grade. Kjo shpelle ndodhet ne nje thellesi prej 312 miljesh ose 302 milje ne brendesi te mantelit te jashtem. (Nese kjo eshte korrekte atehere korespondon ne nje shkalle thellesie prej 1 cm ne 30 cm globale.) Ne zonen qe ndodhen ne Rusi ka nje hapje (vrime frymarrjeje) ne jug te Tombaut dhe ne veri te Voronezhit ne nje gjeresi 90 grade dhe gjatesi 30 grade.

Thellesia e kesaj shpelle ishte e percaktuar si 1 milion e 788 mije e 159 pike 9 qe duke ndjekur terminologjine e duhur do percaktohej si nje thellesi prej 508 miljesh (1,788,159.9). Kina ka nje tjeter hapje e lokalizuar ne gjeresine gjeografike 110 grade dhe gjatesine 25 grade qe ne harte ndodhet afer qytetit Kweilin. Ne disqe permbaheshin te dhenat per kete shpelle dhe per thellesine e saj qe ishte 277 milje poshte nga korja e jashteme ose 267 milje ne mantelin e jashtem.

Fatkeqesisht hapja e katert eshte e percaktuar ne gjeresine 40 grade dhe gjatesine e njejte qe i bie ne nje zone ne mes te oqeanit Atlantik. Hapja e peste e njohur e brendesise se tokes shtrihet ne gjeresine 42 grade dhe gjatesine qe nuk e kalon 77 grade (plus minus disa grade per shkak te levizjeve tektonike gjate 200 mije vjeteve te fundit.) Kjo indikonte nnjerin nga shtetet veriperendimore te USA-s.

Sipas atyre qe ishin arkivuar ne brendesi te varrit sekret ne toke ne kemi bote binjake qe ose perputhen me njera tjetren ose jane dy qenie te vecanta. Kjo e fundit eshte teoria qe do me pelqente me shume te besoja.

Per ata lexues qe mbeten mosbesues mbimundesine e botes binjake mund tju kujtoj se poshte siperfaqes se tokes ka me mijera milje tunele, duzina te tera liqenesh te nendheshme, qindra milje lumenjsh te nendheshem, shpella gjigande qe ndodhen vetem brenda 10 miljesh nga siperfaqa e kores se tokes.

Ka vullkane qe zgjatojne deget e tyre ne thellei nga tete deri ne 10 milje ne thellesi te tokes me kanale lidhese dhe degezime qe shkojne edhe 400 milje ne thellesi. Vullkanet e shuara jane nje network natyral tunelesh dhe kalimesh dhe qe eventualisht te cojne ne porcione ende me te thella te brendesise se tokes dhe ne disa nga keto zona te brendesise mund te jene ndertuar qytete madheshtore.

Ne Indi jane zbuluar shkrime tre mije vjecare qe tregojne per faktin se ne Token tone kane qarkulluar mjete hapsinore te pilotuara nga qenie te cilat jetonin thelle nen siperfaqen e tokes. Te njejtat shkrime zbulojne proven e forte qe fotografia ka ekzistuar per me shume se 200 mije vjete dhe nga disa filma antik shikohen aliene te veshur me nje veshje hapsinore nje formeshe dhe e nje materiali metalik dhe kokore ne koke qe ishte shume me teper e avancuar se ajo e cdo veshje e dizenjuar nga inxhinjeret e NASA-s.

Komandanti Paulo Strauss, nje ofiver brazilian i marines beson ne teorine qe shumica e disqeve fluturuese qe shikohen sot vijne nga brendesia e Tokes dhe disa prej tyre pertej galaktikes sone nga ku e kane dhe origjinen e tyre te meparshme.

Nje eksplorator i famshem rus i quajtur nicholas Roerich deklaron se Lhasa, kryeqyteti i Tibetit ka qene padiskutim e lidhur me Shamballen – emri me te cilin quhet njeri nga qytetet kryesore i kesaj bote te nendheshme.

Nje tunel i tille ne Kine ndohet ne nje zone te ndaluar dhe sipas arkivave qe lexonim eshte njeriprej te shumteve qe jane mbyllur per shkak te shkarjeve te tokes dhe dukurive te tjera natyrore. Kjo hapje e vecante qe pershkruhet nga Roerich eshte po ashtu dhe pjese e disqeve metalike qe zbuluam duke i dhene shume besueshmeri historise se Roerich.

Aktualisht ka nje bollek tunelesh qe ndodhen ne Ameriken e Jugut, Jukatan, shkretetira e Egjyptit dhe ne damare guresh gelqerore ne Rusine Veriore, Indi, Indokine, ne shume zona te Shteteve te Bashkuara dhe pothuajse te ne gjithe kontinentin Afrikan.

Keto tunele sic jane pershkruar nga Majat dhe Agarthianet (Agartha mendohet se eshte mbreteria e nendheshme dhe Shamballa eshte qyteti i saj kryesor –Darius) jane ne fakt tunele ajrosese per shpellat e nentokes. Numri i hapjeve ndiqet nga madhesia e shpellave dhe zona e populluar nga civilizimi i nendheshem duke vertetuar faktin qe Amerika e Jugut permban me shume hapje per vete faktin qe ka nje numer te madh shpellas.

Shumica e tuneleve qe jane gjetur, jane mbetje te epokes Atlante dhe kane qene Atlantasit ata qe kane kolonizuar zonat malore te Amerikes se Jugut dhe te luginave te Jukatanit.[/SIZE]
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė