Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-11-07, 14:25   #26
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: A do ta shpall Thaēi pavarėsinė ?

Shpallja e Thaēit

Albin Kurti
Do ta shpallin apo nuk do ta shpallin?Kėshtu pyesnin njerėzit njėri-tjetrin para zgjedhjeve tė 17 nėntorit.Shpalljen e pavarėsisė menjėherė pas10 dhjetorit e besonin posaēėrisht ataqė u besonin premtimeve tė politikanėvenė fushatė. Mirėpo, lehtas e qetas, e ashtuquajtura 'shpallje enjėanshme e pavarėsisė' u shndėrruanė 'shpallje tė koordinuar tė pavarėsisė'.Brukseli ia tėrhoqi veshin Thaēit ende pa u bėrė kryeministėr. Mund tėmerret me mend se ēka do t'i bėjnė kurtė bėhet kryeministėr! I thanė se tashduhet tė jetė i kujdesshėm meqė nukėshtė mė nė opozitė. Pra, Thaēit i treguan se ngjitja lart nė pushtet nukėshtė edhe liri mė e madhe pėr pushtet. Sistemi politik nė Kosovė – nė tė cilin UNMIK-u iu ka dhėnė pushtet ca vendasve pėr tė sunduar mė lehtė dhe jo pėr tė sunduar mė pak – e imponon njė gjė tė tillė. Mirėpo, UNMIK-u, thjesht, nuk do opozitė as pėrfundi vetes. Pėr shkak se koalicioni LDK-AAK ishte i dobėt, UNMIK-u e krijoi Grupin Negociator (e jo aq pse duhej negociuar me Serbinė). Pėr tė njėjtėn arsye, qė tė mos ketė opozitė, tash UNMIK-u do qė ta sajojė koalicionin PDK-LDK. Ky koalicion nuk ėshtė pasojė e rezultatit tė zgjedhjeve por vetė arsyeja e mbajtjes sė zgjedhjeve. Agim Ēeku ishte kryeministėr i dobėt nė njė qeveri tė dobėt. Hashim Thaēin duan ta bėjnė kryeministėr tėfuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme.Pėrderisa Ibrahim Rugova ishte i gatshėm tė jepte gjithēka vetėm qė tė mbetej president, Hashim Thaēi jep gjithēka vetėm qė tė bėhet kryeministėr. Nė Kosovė nuk ėshtė me rėndėsi qė tė bėhesh kryeministėr. Me rėndėsi ėshtė qė tė keshė dėshirė tė bėhesh kryeministėr. Pastaj, UNMIK-u dhe ca zyre ndėrkombėtare ta menaxhojnė dėshirėn, duke e vonuar plotėsimin e saj. Ndėrkohė, ti ua plotėson atyre dėshirat. Hashim Thaēin e shfrytėzuan mu kėshtu ende pa e bėrė kryeministėr. Ama, ky shfrytėzim gjithsesi do tė harrohet. Sa tė jetė Thaēi kryeministėr, ai shfrytėzimin e vėrtetė gjithmonė do ta ketė pėrpara, deri nė ditėn kur do tė bėhet i pashfrytėzueshėm. Tani, mė kėto zgjedhjet e 17 nėntorit, Thaēi ka fituar relativisht qė tė humbasė absolutisht mė vonė (e qė sėrish ėshtė shumė mė herėt sesa qė ai mendon). Mirėpo, pėr ēka do ta shfrytėzojnė? Pse i duhet Hashim Thaēi UNMIK-ut? Pse i nevojitet atij mu nė kėtė kohė? Qė tė gjithė tashmė e kanė tė qartė se nuk ka trysni ndėrkombėtare mbi Serbinė qė ajo ta pranojė pavarėsinė e Kosovės. Presioni ėshtė mbi Prishtinėn. Politikanėt e Prishtinės do tė cyten e shtrydhen qė tė pranojnė marrėveshje kompromisi me Serbinė. Aq shumė koncesione i janė bėrė Serbisė nga ana e Grupit Negociator saqė tash besohet se mund tė bėhet edhe kompromisi pėrfundimtar. Siē dihet, Kuvendi i Kosovės e pranoi Pakon e Ahtisaarit, ndėrkaq Serbia s'ka lėvizur asnjėherė pėr asgjė nga pozicionet fillestare. E, qėllimi i Pakos sė Ahtisaarit ishte vendosja e themeleve pėr ndarjen e brendshme tė Kosovės, kurse efekti kryesor i kėsaj Pakoje ishte shkatėrrimi i pavarėsisė sė plotė si kėrkesė e shqiptarėve tė Kosovės. Tash, Hashim Thaēi duhet tė jetė garantuesi i kurorėzimit tė punės dyvjeēare tė Grupit Negociator, garantuesi i zyrtarizimit tė varėsisė mė tė re tė Kosovės nga Serbia. Nė vijim tė kėtyre negociatave, Serbia jo vetėm qė s'do tė lėshojė pe, por ajo as qė ka pse tė lėshojė pe. Ajo po fiton duke mos lėshuar pe (siē edhe ngjan zakonisht nė politikė). Faktorėt e rėndėsishėm ndėrkombėtar, Serbinė e konsiderojnė njė vend demokratik andaj nuk duan tė lejojnė shkėputjen e Kosovės prej saj. Nė fakt, Serbinė e bėn demokratike pikėrisht pėlqimi pėr shkėputjen dhe pavarėsimin e Kosovės. Mirėpo, Koshtunica dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė tė Serbisė nuk e bėjnė njė gjė tė tillė. Nė tė vėrtetė, ka vetėm njė mėnyrė paqėsore se si Koshtunica do tė pajtohej me pavarėsimin e Kosovės (dhe kjo pa veriun dhe pa Luginėn e Preshevės). Vetėm dhe vetėm nėse nė shkėmbim pėr shkėputjen e Kosovės Koshtunica e fiton Republikėn Serbe nė Bosnje. Nė korrik tė vitit 2007, Koshtunica pat theksuar disa herė radhazi qė nuk mund tė lejojė pavarėsimin e Kosovės meqė kjo do tė thoshte humbje e 15% tė territorit tė Serbisė. Me kėtė deklaratė Koshtunica ka treguar se ai e sheh Kosovėn vetėm si territor dhe se ky territor ėshtė i Serbisė. Edhe mė e rėndėsishme se kjo, ai ka nėnkuptuar se, nė fund tė fundit, pėr humbjen e Kosovės, Serbia do tė duhej tė kompensohet territorialisht, e jo me anėtarėsime tė pėrshpejtuara nė BE e NATO. Koshtunica nuk pranon kurrfarė kompensimi joterritorial pėr Kosovėn. Territori vazhdon tė jetė kategoria kryesore e politikės sė Serbisė dhe Koshtunica e ka ndėrmend Republikėn Serbe nė Bosnje kur flet nė kėtė mėnyrė pėr Kosovėn. E gjithė kjo mundėsohet e ndėrlidhet edhe me paradigmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr stabilitet rajonal: Bosnja dhe Kosova konsiderohet se i pėrkasin tė njėjtit rajon. Megjithėkėtė, le tė kthehemi nė Kosovė dhe te pyetja qė akoma nuk ėshtė zhvlerėsuar tėrėsisht: do ta shpallin apo nuk do ta shpallin pavarėsinė? Nuk do ta shpallin, sidomos jo menjėherė pas 10 dhjetorit. Sepse tanimė thanė qė pas 10 dhjetorit (nė vend tė shpalljes) do ta caktojnė datėn kur do ta shpallin. Dhe, pėr shkak se vetėm nga perspektiva e sotme ky 10 dhjetori mund tė duket interesant dhe joshės: sa mė afėr tij, aq mė i largėt ai. UNMIK-u dhe faktorė ndėrkombėtar qė e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė lejojnė qė t'i skadojė afati njė premtimi pa e shpikur paraprakisht njė premtim tė
ri. Me 11 dhjetor njerėzit nuk do tė merren me mospėrmbushjen e premtimit tė vjetėr, por me shpresat pėr premtimin e ri. Do tė flitet pėr shuma marramendėse nė konferencėn e donatorėve (qė do tė mbahet nė mars 2008), pėr mision tė 'vogėl' tė BE-sė nė vend tė UNMIK-ut (nė prill 2008),pėr konferencė ndėrkombėtare pėr Kosovėn (nė qershor 2008) etj.etj. Por, edhe nėse krijohet njė trysni e madhe qė tė shpallet pavarėsia e Kosovės nga Kuvendi i ardhshėm i Kosovės, kjo s'do t'i sjellė gjė tė mirė Kosovės. Shpallja e pavarėsisė pa referendum dhe ushtri thjesht ėshtė kundėrproduktive. Njė kuvend qė e ka pranuar Pakon e Ahtisaarit, edhe nėse e shpall pavarėsinė diku nė vitin e ardhshėm, pas njė kohe do ta mund ta pranojė federatėn apo konfederatėn asimetrike me Serbinė. Pikėrisht referendumi si ushtrim i sė drejtės pėr vetėvendosje e sjell popullin nė proces politik, por, mbi tė gjitha, ai e kushtėzon ēfarėdo vendimi tė Kuvendit me verifikim te populli, pra me referendum tė sėrishėm. Nė anėn tjetėr, pavarėsia pa ushtri e mundėson skenarin e Bosnjes nga viti 1992. Ėshtė e kotė edhe nėse SHBAtė e njohin pavarėsinė e Kosovės po qe se shqiptarėve tė Kosovės (apo TMK-sė nė veēanti) nuk i lejohet qė tė armatoset nga Shqipėria dhe ShBA-tė pėr tė mbrojtur veten prej sulmeve nga jashtė dhe brenda. SHBA-tė, mė 7 prill tė vitit 1992, e patėn njohur Bosnje e Hercegovinėn si shtet tė pavarur e sovran, por asaj iu vendos embargoja e armėve nga viti 1992 e deri nė vitin 1995. Milosheviqi i ndėrseu serbėt e Bosnjės duke ua vėnė nė shėrbim ushtrinė jugosllave dhe paramilitarėt nga Serbia. E dimė mirė se ēfarė ngjau atėbotė: pas humbjeve, vuajtjeve dhe dėmeve tė papara nė Evropėn e pas Luftės sė Dytė Botėrore, boshnjakėt u detyruan ta pranojnė edhe ndarjen e brendshme tė vendit tė tyre e qė rezultoi me Republikėn Serbe, njė krijesė kjo gjenocidale. Ėshtė naive, e gabueshme dhe jashtėzakonisht e dėmshme tė mendohet se KFOR-i na mbron nga Serbia apo nga rebelimi i strukturave tė Serbisė nė Kosovė. Dėshmi kundėr besimit nė mbrojtjen qė na e bėn KFOR-i ėshtė tolerimi tetėvjeēar i strukturave tė Serbisė nė Kosovė, pėrfshirė kėtu edhe veriun e ndarė. Dėshmi tjetėr ėshtė edhe soditja qė KFOR-i i bėri spastrimit tė veriut tė Kosovės nga shqiptarėt nė shkurt tė vitit 2000. Shpalljet, e madje edhe njohjet, pa referendumin qė e fuqizon popullin dhe pėrderisa nuk na lejojnė tė kemi ushtrinė tonė veēsa do ta keqėsojnė gjendjen nė Kosovė. As Pakoja e Ahtisaarit nuk lejon referendum dhe as ushtri pėr Kosovėn. Kosova parashihet tė ketė vetėm FSKnė, pra njėlloj xhandarmėrie me 2.500 pjesėtarė (me armatim tė lehtė dhe nėn kontroll tė NATO-s) e cila asisoj do tė jetė sė paku katėrfish mė e vogėl se policia. Ēfarė shteti i pavarur do tė jetė ajo Kosovė nė tė cilėn do tė ketė shumė mė tepėr policė sesa ushtarė?! Kosova e atillė do tė jetė e varur dhe pa sovranitet, me vullnet tė shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policėt e shumtė do tė jenė kėtu pėr ta shtypur popullin kurse 'ushtarėt' e paktė tė FSK-sė do tė jenė te kufijtė qė s'do tė mund t'i ruajnė. Shpallja eventuale e pavarėsisė sė Kosovės pa organizuar referendum qė e bėn popullin sovran dhe pa ushtri qė e mbron vendimin e popullit, e shndėrron Kosovėn nė njė Bosnje tė re. Atė lloj shpallje, jo vetėmqė e shfuqizon menjėherė PSSP-ja tė cilit i nėnshtrohet Kuvendi i Kosovės, por ajo vetėm sa do t'i shėrbejė strukturave tė Serbisė qė t'i formalizojnė enklavat anekėnd Kosovės si pjesė tė Serbisė. Shpallja e Thaēit nuk do ta bėnte Kosovėn tė pavarur nga Serbia por do t'i bėnte enklavat tė pavarura nga Kosova. Mbase realiteti nė Kosovė po bėhet gjithnjė e mė cinik. Nė vitet e '90-ta, Hashim Thaēi u pat angazhuar nė UĒK meqė besonte se pavarėsia e shpallur e Ibrahim Rugovės ishte e kotė pa ushtri. Tash, Hashim Thaēi flet pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės pa e pasur ushtrinė tonė, ēarmatosjen e sė cilės e nėnshkroi ai vetė!
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė