Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-07, 23:53   #13
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

21. Nga Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thėnė: “Njė grup njerėzish prej Ensarėve kėrkoi (gjėsende tė ndryshme) nga I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata pėrsėri kėrkuan, e ai prap u dha ēka kėrkuan derisa nuk i mbeti atij asgjė, e kur harxhoi krejt ēka kishte ju tha atyre: “Ēdo gjė tė mirė qė posedoj do t’ju jap, asgjė nuk do tė kursej as s’do tė mbaj pėr vete, por kush kėrkon nderė (duke mos zgjatur dorėn dhe edhe pse ka shumė nevojė) All-llahu do ta nderojė, e kush kėrkon tė jetė i pavarur (tė kėtė sa mos t’ia shtrijė dorėn tjetėrkujt), All-llahu do ta pavarėsojė, e kush bėn shumė durim, All-llahu do t’i ndihmojė nė durim. Askujt nuk i ėshtė dhėnė dhuratė mė e mirė dhe mė e rėndėsishme se sa durimi (sabri)”. (Muttefekun alejhi)

22. Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “E ēuditshme ėshtė ēėshtja e besimtarit. Ēėshtja e tij ėshtė krejt mirė pėr tė dhe nuk ėshtė e tillė pėr askėnd tjetėr. Nėse besimtarin e godet gėzimi, ai falėnderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nėse e godet e keqja, ai bėn durim (sabėr) andaj edhe kjo i sjell dobi”. (Muslimi)

23. Transmetohet nga Enesi r.a. qė thotė: “Pasi qė e rėndoi sėmundja Pejgamberin s.a.v.s., e kaploi mundimi i vdekjes, ndėrsa Fatimeja r.anha tha: “O mundimi i babait tim!” (Ai alejhisselam) Tha: “Pas sodit, babai yt nuk do tė ketė mė mundime”. Kurse pasi ndėrroi jetė Alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O babai, im iu pėrgjigje thirrjes sė Zotit tėnd, o babai im xhenneti Firdeus u bė shtrati yt, o babai im, te Xhibrili po e ndajė pikėllimin tim”. Ndėrkaq, kur u varros, Fatimeja r.a. tha: “A u pajtuan shpirtrat tuaj qė tė hedhin dhé mbi Tė Dėrguarin e All-llahut?” (Buhariu)

24. Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hārithe - rob i liruar i Tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., i dashur i tij dhe bir i tė dashurit tė tij r.a. se ka thėnė: “Vajza e Pejgamberit s.a.v.s. mė dėrgoi tek Alejhisselami me porosi se djalin e ka tė sėmurė pėr vdekje, qė tė vijė tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotė: “Vėrtet, e All-llahut ėshtė gjithēka qė merr, gjithēka qė jep dhe ēdo gjė tek Ai ėshtė me afat tė caktuar, andaj le tė bėjė durim duke llogaritur shpėrblim me tė tek All-llahu”. Vajza e Alejhisselamit e dėrgoi pėrsėri dhe i betohet qė tė vijė. (Alejhisselami) U ngrit nė kėmbė, e me tė ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe tė tjerė radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanė fėmijėn nė duar, ky e mori nė prehrin e vet, trupi i dridhej ndėrsa lotėt i shpėrthyen. Sa’di i tha: “Ē’ėshtė kjo, o I Dėrguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo ėshtė mėshirė tė cilėn All-llahu e vendos nė zemrat e robėrve tė tij”. Kurse sipas njė transmetimi tjetėr: “Nė zemrat e robėrve tė tij tė cilėve dėshiron, dhe njėmend, All-llahu bėn mėshirė ndaj robėrve tė tij qė janė tė mėshirueshėm”. (Muttefekun alejhi)

25. Transmetohet nga Enesi r.a. qė thotė: “Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranė njė gruaje e cila qante mbi njė varr dhe i tha: “Frikėsoju All-llahut dhe bėj durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk tė ka goditur fatkeqėsia ime!” Ajo nuk e njihte Tė Dėrguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi s.a.v.s. ajo shpejtoi deri te dera e shtėpisė sė Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derėn dhe tha: (O I Dėrguari i All-llahut) “Unė ty nuk tė kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi ėshtė nė goditjen e parė (sepse atėherė ėshtė mė sė vėshtiri)”. (Muttefekun alejhi)

Nė Sahihun e Muslimit qėndron: “Gruaja qante pėr fėmijėn e saj (tė vogėl)”.

26. Nga Ebu Hurejre r.a. pėrscillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Shpėrblimi i robit tim besimtar, kur t’ia merr tė dashurin e tij nga banorėt e kėsaj bote, e ai bėn durim pėr tė duke llogaritur shpėrblim, ėshtė me Xhennet”. (Buhariu)

27. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ajo e ka pyetur Tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s pėr murtajėn (taūn) dhe ai e ka lajmėruar se: “Ishte dėnim (vuajtje) qė All-llahu ia dėrgonte kujt tė dojė, kurse pėr besimtarėt e ka bėrė mėshirė (rahmet). Nuk ka asnjė rob qė gjendet nė vendin ku ėshtė pėrhapur murtaja dhe qė qėndron nė vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur nė shpėrblimin e All-llahut (pėr durim) dhe duke ditur se asgjė nuk mund ta godasė pėrveē asaj qė All-llahu ia ka pėrcaktuar - e qė tė mos e ketė shpėrblimin e shehidit”. (Buhariu)

28. Transmetohet nga Enesi r.a. qė thotė se e ka dėgjuar Tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: “All-llahu xh.sh. thotė “Nėse robin tim e sprovoj me dy tė dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bėn durim, do t'ia kompensoj me Xhennet”. (Buhariu)

29. Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet se ka thėnė: “Mua ibni Abbasi mė ka thėnė: “A do tė ta tregoj njė nga gratė e Xhennetit? “Gjithsesi” - i thashė, e ai mė tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. e i tha: “Mua nganjėherė mė godet epilepsia dhe unė (nė atė gjendje) zhvishem, andaj lute pėr mua All-llahun e madhėrishėm”. (Pejgamberi) Tha: “Nėse do, bėj durim nė sėmundje, do ta fitosh Xhennetin, e nėse do, po i bėj lutje All-llahut tė madhėrishėm qė tė tė shėrojė”. Ajo tha: “Do tė duroj”. Pastaj ajo vazhdoi: “Unė (nė atė gjendje) zhvishem, andaj lute All-llahun qė mos tė zhvishem”. Dhe Pejgamberi i bėri lutje”. (Muttefekun alejhi)

30. Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. i cili ka thėnė: “Sikur e shikoj Tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s se si tregon pėr njėrin nga pejgamberėt e All-llahut, salavatull-llahi ve selamuhu alejhim, se si e rrahu populli i vet aq shumė sa e ka pėrgjakur, ndėrsa ai duke e fshirė gjakun nga fytyra thoshte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dinė”. (Muttefekun alejhi)

31. Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma pėrcillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thėnė: “Ēkado qė e godet muslimanin, qoftė lodhje, pikėllim, brengė, hidhėrim, mundim nga sėmundje a fatkeqėsi, madje edhe tė shpuarit e ferrės - me cilėndo prej kėtyre, All-llahu ia shlyen mėkatet atij”. (Muttefekun alejhi)

32. Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Kujt dėshiron All-llahu t'i japė tė mira, do tė sprovohet nga Ai (nė trup, nė pasuri, apo nė tė dashurit”. (Buhariu)

33. Nga Enesi r.a. pėrcillet se I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: “Assesi askush prej jush mos ta dėshirojė vdekjen e vet pėr shkak se e ka goditur ndonjė e keqe. E nėse ėshtė i detyruar, atėherė le tė thotė: O Zoti im, mė le tė jetoj pėrderisa jeta tė jetė pėr mua mė e dobishme, kurse mė vdis nėse vdekja ėshtė pėr mua mė e dobishme”. (Muttefekun alejhi)

34. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a. qė thotė: “Iu ankuam Tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. (pėr persekutimet nga mushrikėt) derisa ai ishte i mbėshtetur nėn hije tė Qa’besė nė burdėn e tij qė e kishte bėrė jastėk, e ne i thamė: “A nuk bėnė tė kėrkosh ndihmė pėr ne, a nuk do tė na bėsh lutje (dua)? Ai na tha: “Mė parė (para jush), pėr shkak tė fesė e merrnin njeriun, e hapnin njė gropė, e vendosnin nė tė, e pastaj e merrnin sharrėn dhe ia vendosnin nė kokė dhe e pėrgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lėkurėn me krehėr hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotėsojė kėtė fe ashtu qė kalorėsi do tė shkojė prej Sana-sė deri nė Hadramevt e nuk do tė frikėsohet prej askujt tjetėr pėrveē prej All-llahut, dhe prej ujkut pėr kopenė e vet, mirėpo ju po nguteni”. (Buhariu)

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė