Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-13, 10:46   #1001
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Lajme nga bota Islame



Prishtinė, 28 shtator - Sindikata e Bashkėsisė Islame e Republikės sė Kosovės, me njė kumtesė dėrguar me postė elektronike konstaton se Kryesia e BIK-sė sė nė krye me z. Tėrnavėn, siē thotė, pas qė shkeli ēdo normė dhe kriter tė brendshėm, pasi dhunoi rregullin statutor- kushtetuar tė BIK, mė 20 shtator 2013 duke e ndryshuar atė nė formėn e puēizmit, kėto ditė ai edhe ka shpallur zgjedhjet pėr kryetar tė kryesisė sė BIK-sė, nėn mbikėqyrjen e tij tė drejtpėrdrejtė. Lidhur me kėto zgjedhje Sindikata e Bashkėsisė Islame e Republikės sė Kosovės, tė cilėn po e japim tė plotė, thotė:

“Tė ashtuquajturat shpallje tė zgjedhjeve qendrore, tė cilat po mbahen kėto ditė nė teren, kinse pėr tė propozuar kandidatėt pėr kryetar tė BIK-sė, nuk janė tjetėr vetėm se vazhdimėsi e parregullsive dhe kulminacioni i tė sė keqes nė kėtė institucion tonin dhe tuajin. Duke pėrdorur metodėn makiaveliste, z. Tėrnava shkeli dhe po shkel ēdo normė njerėzore, morale dhe fetare, duke krijuar tollovi e pėrēarje, nė mesin e punonjėsve dhe tė besimtarėve, vetėm e vetėm pėr tė ruajtur privilegjet e tij dhe tė stafit tė tij tė ngushtė.

Ndryshimi i kushtetutės-statutit tė BIK-sė, vetėm njė javė para shpalljes sė zgjedhjeve, pėrmes formės imponuese puēiste, si dhe pėrshtatjes sė saj sipas tekeve tė dy aktorėve kryesor ; z. Tėrnavės dhe tė z. Resul Rexhepit, ndryshe ky i fundit i njohur edhe me lidhjet e tij tė ngushta me Slobodan Bogujevskin nga Shkupi, janė raste tė pa ndodhura mė herėt nė institucionin tonė, por edhe dėshmi e ikjes nga transparenca, nga e drejta, sinqeriteti, nga kriteret morale e njerėzore dhe bunkerizimi e ruajtja e beneficioneve tė klanit tė ngushtė me ēdo kusht.

Pas leximit dhe analizės qė kemi bėrė ndryshimeve tė disa neve tė kushtetutės-statutit tė BIK-sė, ne nuk kemi vėrejtur tjetėr, pėrveē privilegjeve qė stafi i ngushtė i punonjėsve teknik tė kryesisė sė BIK-sė i ka dhėnė vetes, ndėrsa nuk kemi gjetur asnjė ndryshim tė rėndėsishėm nė dobi tė interesit tė pėrgjithshėm tė punonjėsve tė BIK-sė, tė vendit dhe tė fesė.

Edhe pse tė gjitha institucionet nė vendin tonė, janė duke punuar pėr t`u pėrshtatur rendeve tė reja civilizuese, tė drejtės, transparencės, kritereve dhe normave njerėzore dhe ligjore qė i kanė hije njė shoqėrie bashkėkohore, stafi teknik i Kryesisė, ndryshe si shumicė qė ėshtė i trashėguar nga sistemi i vjetėr, po bėnė pėrpjekjen maksimale pėr tė vazhduar me mentalitetin e sistemit organizativ tė kaluar.

Pėr dijeninė tuaj tė nderuar dhe tė respektuar qytetarė, edhe zgjedhjet lokale tė vitit 2011, ishin zgjedhje tė imponuara, sepse u larguan ata tė cilėt morėn besimin e kuvendeve zgjedhore dhe nė vend tė tyre u emėruan njerėz tė preferuar, pa asnjė kriter tė qartė dhe transparent. Mbi 70 % tė Kėshillave tė BIK-sė nė teren, ishin kundėr politikės udhėheqėse tė z. Tėrnavės. Prandaj, ai dhe stafi i tij i ngushtė, me tė vėrejtur kėtė realitet filloi largimin e anėtarėve, tė cilėt nuk ishin nė krahė tė tij, dhe mė pas bėri emėrimin e kryetarėve tė Kėshillave tė BI kundėr vullnetit tė shumicės, me qėllim qė ata tė jenė tė pėrzgjedhurit e tij me tė drejtė vote pėr kryetar tė BIK-sė edhe nė zgjedhjet qendrore tė cilat po mbahen tani, duke u dhėnė pėrparėsi e duke i priveligjuar vetėm ata tė cilėt kishin votat nė minimum ndaj atyre nė maksimum. Si rezultat i kėsaj padrejtėsie, shumė Kėshilla tė BI-sė janė tė paralizuar e tė destabilizuar nė masė tė madhe, kurse nė disa prej tyre ėshtė ushtruar edhe dhunė fizike nė mesin e punonjėse, pikėrisht pėr shkak tė kėtyre imponimeve nga z. Tėrnava, e qė nuk mbahet mend tė kenė ndodhur nė historinė e BIK-sė.

Pse z.Tėrnava me stafin e tij tė ngushtė teknik po i frikėsohet ndryshimeve administrative tė BIK-sė dhe transparencės sė saj !?

Sepse, ai dhe stafi i tij i ngushtė teknik nė kryesinė e BIK-sė e dinė mirė se me ndryshimin administrativ si dhe me aprovimin e rregulloreve tė mbrendshme dhe me aplikimin e njė rendi dhe rregulli humbin privilegjet e panumėrta personale tė tyre rreth 30 vjeēare, qė i kishin deri sot, sepse do tė krijohej njė klimė dhe njė qasje krejt e re organizative nė kėtė institucion tė rėndėsishėm.

Shkurtimisht shkėpusim kėtė siē vijon:

1. Zgjedhjet nė nivel lokal dhe qendrore nuk do tė mbaheshin nė tė ardhmen pa rregullore dhe kritere tė mirėfillta.

2. Gjithė punonjėsit nė institucionet dhe organet e BI-sė nuk do tė punon mė pa pėrshkrime tė qarta tė vendeve tė punės.

3. Mjetet materiale nuk do tė pėrdoreshin siē janė pėrdorur deri mė sot, pa rregullore mbi financat.

4. Menaxhimi i parave tė kryesisė sė BIK-sė si pagesat, hyrjet dhe daljet nuk do bėheshin edhe mė tutje, vetėm pėrmes kryetarit tė kryesisė dhe arkėtarit tė saj, pa njė sy tė tretė mes tyre.

5. Nuk do tė mbetej mė nė fuqi komision mbi therjen e kurbaneve, i cili ėshtė i njėjti aktiv tani e 13 vite me radhė, i pandryshueshėm, e qė menaxhon deri nė 1.000.000 Euro vit, me paratė e kurbaneve.

6. Nuk do tė ketė mė shtypje tė dėftesave dhe letrave me vlerė nė BIK-sė si; dėftesat e kurbaneve, dėftesat e vitrave, si dhe dėftesa tė tjera zyrtare e administrative, pa pjesėmarrjen edhe tė paktėn 3 anėtarėve tjerė dėshmitar, e jo siē ka ndodhur deri mė tani qė kjo i ėshtė besuar vetėm njė personi.

7. Tenderėt , dhjetėra, qindra e miliona euro , nuk do tė jepeshin askujt, pa kaluar pėrmes njė zyre tė prokurimit, e cila do tė themelohej brenda kėtij institucioni nė tė ardhmen.

8. Nė BIK-sė, nuk do tė vendosej sipas tekeve dhe inateve tė dikujt, por sipas rendit tė mirėfilltė , transparencės administrative dhe ligjore, e cili do tė mbikėqyrej nga juristėt profesional tė diplomuar, e jo vetėm nga njė person i vetėm laik nė jurisprudencėn administrative siē ėshtė edhe sot ef. Resul Rexhepi!.

9. Nė institucionet e BI-sė nuk do tė kishte imponime e as diskriminime, por do tė zbatoheshin kriteret tė barabarta pėr tė gjithė .

10. Pasuria vakėfnore do tė menaxhohej ashtu siē i ka hije institucionit tonė, e jo qė ajo tė shitet, siē edhe ėshtė shitur deri mė tani pėr rroga e koncesione tė ulėta, ose tė nėpėrkėmbet pa kontroll dhe pa pėrgjegjėsi.

11. Veturat zyrtare tė BIK-sė, nuk do tė keqpėrdoreshin kėshtu siē janė duke u keqpėrdorur, pa evidentim tė kilometrave dhe tė destinacionit lėvizės.

12. Nuk do tė mbetej mė vetėm Resul Rexhepi pėrgjegjės pėr botimin e Takvimit, tė mbi 20.000 kopjeve nė vit , por nga stafi redaktues i gjerė i botimeve nė Kryesi , e jo tė ndodhė edhe mė tutje siē ka ndodhur qė e njėjta shtėpi botues tė jetė disa vite me radhė botuese e Takvimit, me pėrzgjedhėsin e vetėm tė z. Resul Rexhepit.

13. Nuk do tė ketė mė punėsime sipas afėrsisė familjare siē ka ndodhur deri mė sot nė Medrese, ku mbi 7 tė afėrm tė z.Tėrnavės me nė krye drejtorin, ndryshe dhėndrin e familjes sė tij z. Bahri Simnicėn, e tė cilit i ėshtė dhuruar edhe mandati i dytė pa konkurs zyrtar.

14. Nuk do tė lihet mė qė dekani nė pension tė vazhdojė punėn nė krye tė FSI-sė.

15. Nuk do tė ketė pėrzierje nė kompetencat akademike tė FSI-sė nga ana e Kryesisė sė BI-sė, siē ka ndodhur viteve tė fundit.

16. Nuk do tė ketė punėsime pa konkurs publik, rregull e cila do tė vlen pėr tė gjithė punonjėsit e organeve dhe institucioneve tė BIK-sė, e jo siē ka ndodhur deri mė tani ku dhjetėra tė tillė janė punėsuar nė organet tona, pa pėrfilljen e kėtij kriteri institucional dhe ligjor.

17. Nuk do tė ketė ndėrhyrje nė kompetencat administrative tė Kėshillave tė BI nė Luginėn e Preshevės dhe Bujanovcit, por ata do tė lihen tė lirė qė tė vetorganizohen, kurse sipas dėshirės sė tyre tė gjejnė formėn dhe mėnyrėn e ruajtjes sė lidhjeve shpirtėrore me BIK-sė.

18. Do tė ketė debat tė hapur dhe transparent, me tė gjithė ata tė cilėt mendojnė ndryshe nė BI-sė, e jo diskriminim dhe anatemim, fyerje e shantazhe, kėrcėnime me likuidime si dhe sulme fizike, tė cilat kanė ndodhur dhe po ndodhin ndaj punonjėsve tė BIK-sė nė vitet dhe ditėt e fundit.

19. Nuk do tė ketė kryetar tė Kėshillave tė BIK-sė me nga tri e katėr mandate dhe pa pėrgatitje profesionale islame.

20. Nuk do tė lihet mė qė sekretari i Kryesisė tė jetė njėkohėsisht edhe sekretari i Kuvendit , si pozitė nė konflikt interesi, i cili deri mė sot ka qenė i tillė me qėllim tė lajthitjes sė kėtyre dy institucioneve.

21. Nuk do tė ketė mė zgjedhje tė shpallura, tė monitoruara dhe tė diktuara, vetėm nga stafi i kryesisė sė BIK-sė, por do tė ketė komision tė zgjeruar, kurse Kuvendi do tė jetė ai qė shpallė zgjedhjet dhe pjesė e rėndėsishme e komisionit zgjedhor qendror, si instanca mė e lartė legjislative dhe vendimmarrėse nė kuadėr tė BIK-sė, ashtu siē edhe ndodhė nė ēdo institucion tė mirėfilltė.

22. Nuk do tė ketė organizim tė Haxhit dhe tė parave tė Haxhit pėrmes vetėm dy vetave, e as trajtim jo adekuat tė haxhinjve nė vendet e shenjta Meke dhe Medine, ku nė njė dhomė tė paraparė pėr 5 veta futen 15 veta.

23. Nuk do tė vazhdohet mė me plan programe mėsimore si dhe kurrikula tė stėrvjetėruara, pa metoda tė reja didaktike dhe pedagogjike, qoftė nė Medresenė e mesme Alaud-din e qoftė nė FSI-sė.

24. Nuk do tė lejohet qė tė ketė edhe nė vazhdim punėsime tė kuadrove tė BIK-sė me nga dy vende tė punės nė tė njėjtėn kohė, kurse shumė tė tjerė tė kualifikuar tė sillen rrugėve pėr shkak tė uzurpimeve tė dyfishta tė vendeve tė punės.

25. Kujdesi ndaj imamėve dhe tė ardhurave tė tyre nuk do tė jetė mė siē ėshtė, por do tė jetė i nivelizuar dhe i njėjtė nė tė gjithė vendin, me kritere tė barabarta sipas kualifikimeve.

26. Nuk do tė ketė fet-va – dekrete fetare individuale me peshė fetare nė vend, nė emėr tė BIK-sė, por do tė ketė fetva, tė cilat nxirren nga grupi ose forumi i lartė i ekspertėve tė BIK-sė.

27. Nuk do tė ketė mė laramani nė kryerjen e lutjeve fetare nė institucionet e BIK-sė, por do tė ketė respektim tė vijės institucionale tė sajė nė tė gjithė vendin njėsoj.

28. Nuk do tė ketė do tė ketė administratė me standarde tė dyfishta nė Kėshillat e BIK-sė, por norma dhe rregulla tė unifikuar nė tė gjithė vendin.

Prandaj, nėse nuk do tė ketė vullnet dhe dėshirė pėr tė vėr nė binarė tė drejtė ecurinė e BIK-sė, avazi i vjetėr i nėpėrkėmbjes sė vlerave njerėzore dhe fetare nė kėtė institucion, do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen, kurse kriza dhe parregullsitė vetėm sa do tė thellohen e bunkerizohen, e kjo, jo qė do tė ishte nė tė mirė tė vet BIK-sė , por as tė vendit dhe kombit nė pėrgjithėsi.

Apelojmė tek tė gjithė punonjėsve tė BIK –sė, qė tė mos bien nė grackėn e kėtyre parregullsive tė kėtij stafi tė ngushtė aktual tė kryesisė sė BIK-sė, si dhe tė mos vazhdojnė tė nėpėrkėmbin edhe mė tutje institucionin tonė shpirtėror, vetėm pėr t`i plotėsuar apetitet e kėtij grupi tė ngushtė tė njerėzve jo vullnet mirė”.

Kumtesa ėshtė e nėnshkruar nga kryetari i Kryesisė SHSPBIRK, Idriz Bilalli.

Koha.net
Publikuar: 28.09.2013
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė