Tema: Dieta
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-10-11, 16:28   #10
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ushqimi qė zvogėlon apetitin...

Humbja e peshės ėshtė njė nga sfidat mė tė shpeshta me tė cilat ballafaqohen gjeneratat e sotme. Ushqyerja e gabuar dhe stili i jetės, duke qėndruar ulur, janė arsyet kryesore tė mbipeshės. Kur njerėzit bėhen tė vetėdijshėm pėr trashjen, vendosin pėr dieta rigoroze dhe tė pashėndetshme. Pas njė diete tė tillė hyni nė rrethin vicioz ku hani gjithēka dhe trasheni gjithnjė mė shpejt.
Humbja e peshės pėrcjell njė ekuacion tė thjeshtė: djegia e mė shumė kalorive sesa qė konsumohen. Pėr ta humbur mė shpejt peshėn mund tė zvogėloni konsumin e kalorive. Por si tė luftoni me urinė atėherė? Pėrgjigjja qėndron te ushqimi i cili zvogėlon apetitin ashtu qė kurrė nuk keni nevojė tė ndieni urinė. Fatmirėsisht, ka shumė ushqime tė shėndetshme tė cilat mund ta frenojnė apetitin nė mėnyrė tė natyrshme. Ja disa prej tyre:

Molla
Njė mollė nė ditė jo vetėm qė e mban mjekun larg, por ju ruan dhe nga ndjenja e urisė. Mollėt kanė pak kalori dhe yndyra, por po ashtu janė tė shkėlqyeshme edhe pėr frenim tė apetitit sepse pėrmbajnė shumė fibra. Fibrat ndihmojnė tė ndiheni tė ngopur pėr njė kohė tė gjatė sepse zgjerohen apo pėrhapen nėpėr lukth dhe duhet mė pak ushqim pėr ta larguar urinė dhe parandalon ngrėnien e tepėrt. Mollėt pėrmbajnė sheqernat natyrore tė cilat mbajnė nivelin e shėndetshėm tė sheqerit nė gjak.
Hulumtimi i bėrė nė Brazil, nė vitin 2003, ka zbuluar qė femrat me kilogramė tė tepėrt tė cilat kanė ngrėnė tri molla apo dardha tė vogla nė ditė si pjesė e ushqimit tė shėndetshėm, kanė humbur shumė mė shumė peshė sesa ato qė nuk kanė ngrėnė molla. Studimi po ashtu tregon zvogėlim dukshėm mė tė madh tė nivelit tė glukozės nė gjak mes atyre tė cilėt kanė ngrėnė molla dhe dardha nė krahasim me ato qė nuk kanė ngrėnė.

Qulli i tėrshėrės
Qulli i tėrshėrės ėshtė i pasur me fibra. Pėrmban karbohidrate tė mira tė cilat digjen ngadalė dhe kėshtu bėjnė qė tė ndiheni mė pak tė uritur. Pėrmbajtja e lartė e fibrave ofron mė shpejt ndjenjėn e ngopjes. Pėrveē kėsaj, qulli i tėrshėrės ėshtė ideal pėr diabetikėt, sepse ka indeks tė ulėt glikemik. Kėtė ushqim tė fuqishėm tė mėngjesit mund ta pasuroni me qumėsht, apo edhe mė mirė me fara liri!

Fėstėkėt
Fėstėkėt pėrmbajnė acid pinolenik, yndyra natyrore gjysmė tė pangopura tė cilat e frenojnė ndenjėn e urisė. Hulumtimi nga viti 2006 tregon qė acidi pinolenik stimulon dy hormone mirė tė njohura pėr frenimin e apetitit, kolecistokinin (CCK) dhe GLP1 (glukagon peptid). CCK dhe GLP1 shtypin apetitin duke dėrguar sinjale nė tru tė cilat zvogėlojnė dėshirėn pėr ushqim. Si pjesė e hulumtimit, 18 femra kanė deklaruar dėshirė 29 pėr qind mė tė vogėl pėr konsumim tė ushqimit, ndėrsa 36 pėr qind kanė reduktuar konsumin e ushqimit. Po ashtu fėstėkėt kanė sasinė mė tė madhe tė proteinave, dhe kjo siguron furnizimin konstant me energji. Kėshtu qė, porcioni i shėndetshėm i fėstėkėve gjatė ditės frenon apetitin nėse dėshironi tė dobėsoheni.

Liri
Pėrveē qė ėshtė burim i shkėlqyer i acideve yndyrore omega 3, liri po ashtu ėshtė i pasur me fibra. Sa mė shumė li tė hani pėr ēdo shujtė, aq mė shumė kohė do tė duhet qė niveli i sheqerit tė rritet nė gjak. Si rezultat i kėsaj, nuk sulmojnė hormonet e urisė. Pjesa mė e mirė ėshtė qė farat e lirit mund t’i pėrdorni nė gjithēka qė dėshironi tė hani, sallata, pije tė trasha tė ėmbla me fruta, sandviēė.

Uji
Nėse vdisni pėr ushqim, por e dini qė trupi juaj ka gjithēka qė ėshtė nevojshme, duhet tė pini mė shumė ujė. Uji, njė pije pa kalori, ndoshta ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr frenim tė apetitit nėse dėshironi tė humbni kilogramė. Pirja e ujit gjatė ditės edhe kur ndiheni tė uritur mashtron trurin qė stomaku ėshtė i mbushur. Studimet e kohės sė fundit kanė vėrtetuar qė njerėzit tė cilėt kanė pirė dy gota ujė para ushqimit kanė humbur rreth 7 kg nė 12 javė nė krahasim me 5 kg te njerėzit tė cilėt nuk kanė pirė ujė.

Ēaji i gjelbėr
Ēaji i gjelbėr ėshtė i njohur pėr dobitė e veta antioksiduese. Por, po ashtu mund tė stimulojė lirimin e hormonit i cili mund tė kontrollojė apo kufizojė nevojėn pėr ushqim. Ēaji i gjelbėr shpejton metabolizmin dhe ofron energji. Po ashtu rrit djegien e yndyrave dhe ndihmon tė digjni deri nė 43 pėr qind mė shumė yndyra.

Proteinat e hirrės
Proteinat e hirrės do tė ndihmojnė nė ndėrtimin e muskujve, por edhe nė dobėsim. Hulumtimet tregojnė qė proteinat e hirrės kanė ndikim nė hormone tė cilat nxisin ndjenjėn e ngopjes. Nė hulumtimin e kryer nė Australi, 22 meshkuj tė dobėt dhe tė shėndetshėm kanė konsumuar proteinat e hirrės, tuna, pulė. Hulumtuesit kanė gjetur nivele mė tė ulėta tė glukozės si pėrgjigje nė grupin e proteinave tė hirrės, nė krahasim me ata tė cilėt kanė ngrėnė proteina tė tjera. Proteinat e hirrės kanė shumė pėrparėsi tė tjera, duke pėrfshirė edhe funksionimin e rritur tė sistemit tė imunitetit dhe rregullimin e tensionit tė gjakut.

Supat
Ēdo dietist do tė rekomandojė tė paktėn dy pjata supė me pak kalori, nėse jeni nė dietė. Supat ndrydhin apetitin pėr shkak tė pėrmbajtjes sė madhe tė ujit, ndėrsa ndihmojnė nė dobėsim pėr shkak tė kalorive tė vogla. Supat e mishit dhe perimeve janė opsioni mė i mirė. Studimin tė cilin e kanė kryer hulumtuesit nė Pennsylvania State University kanė zbuluar qė meshkujt dhe femrat tė cilat kanė konsumuar dy pjata tė supės me pak kalori kanė humbur peshė 50 pėr qind mė shumė sesa ata tė cilėt kanė konsumuar numrin e njėjtė tė kalorive nga gjėrat e lehta ushqimore si shkopinjtė e njelmėt, ēipsat, etj.

Sallatat
Hani pak sallatė para gjellės kryesore pėr ta shmangur ngrėnien e tepėrt. Pėrmbajtja e lartė e fibrave mund tė shtyjė hyrjen e glukozės nė qarkullim tė gjakut dhe nuk do ta ndieni urinė shumė shpejt. Hulumtimi i kryer nė Journal of American Dietetic Association thekson qė femrat tė cilat kanė ngrėnė sallatė tė thjeshtė prej 100 kalorive para darkės konsumojnė 12 pėr qind mė pak kalori gjatė shujtės.

Ēokollata e zezė
Nga tė gjitha gjėrat e pėrmendura nė listė, kjo do tė jetė mė e lehta pėr ta pėrfshirė nė ushqim. Vetėm kujtoni qė sasitė e vogla tė ēokollatės sė zezė janė tė mira pėr ju. Shija e hidhėt e ēokollatės sė zezė ndihmon nė frenim tė apetitit. Disa studime tregojnė qė antioksidantet nga ēokollata e zezė mund tė veprojnė si shtypės tė apetitit dhe nė kėtė mėnyrė ndihmojnė tė humbni peshėn dhe t’i kundėrviheni sheqerit nė gjak.
Harroni dietat ekstreme dhe shijoni kėto ushqime!
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė