Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-09, 15:21   #10
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Muriqi: "Mė pėlqen tė luftoj"


Nė ditėn e fundit tė sparingut nė Florida, konkurenti i titullit botėror nė kategorinė gjysmė tė rėndė Elvir Muriqi me gėzim nxjerr nga bagazhi i makinės sė tij pajisjet e boksit derisa ėshtė duke kėnduar "Ready or not" (I gatshėm apo jo).
Derisa e sheh kėtė tė duket sikur ėshtė duke u bėrė gati pėr njė lojė golfi dhe jo qė do tė shkėmbejė goditje nė kokė dhe trup.
Kėnga tė cilėn ai e kėndon, njė hit i vitit 1996, e tregn mė sė miri situatėn nė tė cilėn ai gjendet para duelit kundėr ish-kampionit botėror Clinton Woods, qė do tė zhvillohet kėtė tė shtune mė 14 shkurt nė Jersey tė Britanisė sė Madhe. I gatshėm apo jo Muriqi do tė ketė mbase rastin e fundit pėr titullin botėror nė kategorinė gjysmė tė rėndė.


"Ndjehem mirė pėr kėtė ndeshje", thotė Muriqi (34-4-0) pėr duelin eliminator. "Ėshtė ēmenduri. Boksierėt marrin miliona dollarė pėr t'u pėrballur me kėtė boksier, ndėrsa po shkoj nė vendin e tij pėr tė boksuar gati falas. Kam pasur disa probleme me pasaportėn dhe udhėtimin, por krahas kėsaj stėrvitjet kanė shkuar pėr mrekulli".


29-vjeēari shqiptar ėshtė nė humor tė mirė dhe kėtė e tregon duke kėnduar muzikėn hip-hop qė lėshohet nė palestrėn e Buddy McGirt. Nė kėtė ditė trajneri i tij nuk ėshtė me tė. Mėsohet se ka shkuar me pushime.


Sparing-partneri i zgjedhur pėr kėtė ditė ėshtė Anthony Greenidge, njė boksier 21-vjeēar i kategorisė sė mesme nga Nju Jorku qė ka njė bilanc prej 13 fitoresh dhe vetėm 1 humbje nė ringun profesionist. Greenidge po stėrvitet edhe vetė pėr duelin e tij tė radhės mė 28 shkurt pėr tė mbrojtur titullin e kampionit amerikan pėr peshėn e mesme. Pėr gjashtė runde sparing, nė dy prej tyre boksierėt zhvillojnė njė luftė tė mirė, megjithėse ėshtė mjaft e qartė se Muriqi ėshtė mė i fuqishėm dhe mė me pėrvojė. "Kosova Kid" duket se kėnaqet pa masė derisa bokson.
"Ishte mirė", thotė ai pas sparingut. "Djaloshi ėshtė i shpejtė. Po kontrolloja shumicėn e rundeve. Ky ėshtė i kategorisė sė mesme dhe ka kombinime tė mira. Mė ndihmon shumė pasi Clinton Woods nuk do tė jetė kaq i shpejtė".


Muriqi tregon se ka zhvilluar sparing edhe me boksierėt e kategorisė "cruiser" Ehinomen Ehikhamenor (13-3-0), Alfredo Escalera Jr (16-2-1) dhe Francisco Palacios (16-0-0) gjatė pėrgatitjeve tė tij. Ai nuk pėrton madje qė tė tregojė tė gjitha detajet pėr duelin e tij tė radhės.
"Tė gjithė e dimė se ai ėshtė i fortė, por mendoj se shpejtėsia ime dhe tė qenit mė i ri do tė bėjė diferencėn. Unė nuk kam qenė kampion botėror ndonjėherė, ai ka qenė tre herė. Mendoj se kam aftėsitė dhe karakterin e nevojshėm pėr tė fituar duelin. Ai nuk duhet tė turpėrohet tė tė mundet nga unė".


Muriqi ka kaluar nėpėr duart e disa trajnerėve gjatė karrierės sė tij, para sė gjithash tė Teddy Atlas, i cili e ka stėrvitur atė qė tė fitojė turneun "Golden Gloves" nė Nju Jork nė vitin 1998 si amator dhe nė filimet e karrierės sė tij si profesionist. Mė pas ka punuar me Colin Morgan dhė sė fundmi me Buddy McGirt, njė ndėr mė tė mirėt tė boksit nė Amerikė. Muriqi tregon se pėrshtatja me tė ka qenė pa probleme.
"Unė e njoh Buddy-n prej dhjetė vitesh dhe gjithnjė kemi pasur marrėdhėnie tė mirė. Mė ka ndihmuar mjaft qė tė pėrmirėsoj aftėsitė e mia. Gjėra tė vogla, por qė kanė rėndėsi tė madhe. Ky njeri ia ka dalė mbanė edhe si boksier edhe si trajner", thotė Muriqi pėr trajnerin e tij tė ri.
Nė kampin e McGirt nė Vero Beach tė Floridas, Muriqi ka punuar qė tė arrijė maksimumin e kondicionit tė tij fizik.


Nė skenėn e boksit nė Nju Jork, aty ku ai bashkė me familjen jeton qė prej vitit 1996, Muriqi ka boksuar gati nė tė gjitha mbrėmjet e organizuara duke filluar nga "Madison Square Garden" deri nė "Park Central Hotel". Por ishte njė duel me Antonio Tarver njė vit e gjysmė mė parė qė e rriti reputacionin e tij nė mesin e tifozėve tė boksit. Muriqi humbi me vendim tė ngushtė tė gjyqtarėve, por ishte shumė dinjitoz nė atė duel.


Krejt ndryshe ishte ndeshja e Woods me Tarver. Woods u mposht nga amerikani me lehtėsi dhe me rezultat tė thellė. Madje shumėkush i kėrkoi anglezit qė pas kėtij dueli tė tėrhiqej nga boksi.
"Nuk dihet se si ėshtė pėrgatitur Woods pėr ndeshjen me Tarver. Nuk dihet se ēfarė ka pasur nė mendje. Ai tani do tė boksojė nė Angli dhe unė e konsideroj se ėshtė nė maksimumin e tij", thotė Muriqi.


Pėr ironi Tarver ėshtė duke pėrdorur tė njejtėn palestėr me Muriqin pėr t'u pėrgatitur pėr duelin e tij kundėr Chad Dawson. Qė prej duelit tė tyre tė fundit Muriqi ka shėnuar edhe njė fitore me nokaut ndaj Jameel Wilson dhe mė pas ka pasur njė pauzė tė gjatė. Por ai nuk ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė. "Nuk ka arsye pėr shqetėsim. Ai nuk ka boksuar pėr 10 muaj, unė nuk kam boksuar pėr njė vit. Ai ėshtė 36-vjeēar, unė 29. Ai ka zhvilluar shumė luftėra, unė vetėm njė apo dy. Unė nuk kam pasur duele tė forta si ai, por njė ditė ai do tė thotė se me kaq mjafton"


Ėshtė e pamundur qė tė mos vėresh besimin qė Muriqi ka nė vete, sikur ai tė dijė diēka qė po e mban tė fshehtė. Askush nuk mund t'i thotė atij se nuk do tė dalė fitimtar nga dueli me Woods. Dhe askush nuk provon t'ia thotė kėtė.
Vetėbesimi i tij shihet nė mėnyrėn sesi flet, sesi ecėn.


"Nuk mendoj se ka ndonjė boksier tė kategorisė gjysmė tė rėndė nė botė qė mund tė mė mposhtė. Mė janė dashur 8 vite qė tė fitoj qetėsinė dhe profesionizmin qė kam tani. Ēdo situatė tė vėshtiė qė kam nė ndeshje apo sparing mė pėlqen. Asnjėherė nuk them qė nuk mund t'ia dal. Mė pėlqen tė luftoj".
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė