Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-11, 22:05   #2
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Titulli: Islami nuk i ka bėrė padrejtėsi gruas. .

E DREJTA FETARE E GRUAS MUSLIMANE


Gruaja ėshtė e ngarkuar me tė gjitha adhurimet njėsoj si mashkulli. Ajo fal namazin, agjėron, jep zekatin, shkon nė haxh dhe shpėrblehet pėr tė gjitha adhurimet dhe nėnshtrimet ashtu siē shpėrblehet edhe burri dhe shpėrblimi pėr tė nuk ėshtė mė i vogėl sesa shpėrblimi i burrit. Duhet tė kemi parasysh faktin se Islami bile nė disa raste ia ka lehtėsuar disa obligime pėr shkak tė gjendjeve tė saj tė veēanta, qė janė tė natyrės sė ēdo gruaje, pėr shembull gruas me ciklin mujor I lejohet lėnia e namazit dhe nuk ngarkohet me kompensimin e namazit pas largimit tė ciklit mujor, sepse kompensimi i atij namazi do tė kishte qenė vėshtirėsi dhe ngarkesė e madhe pėr tė. Allahu thotė: "Ai ju ka zgjedhurdhe nuk ju ka vėnė asnjė barrė nė fenėtuaj.” Haxh 78
Ajo gjithashtu gjatė ciklit mujor ėshtė e liruar edhe nga agjėrimi, mirėpo e ka pėr detyrė kompensimin kur tė jetė e lirė, pėr arsye se kompensimi i agjėrimit nuk ka vėshtirėsi, ndryshe nga namazi. Tė njėjtin trajtim e kanė edhe gratė lehonė.

GRUAJA MUSLIMANE ĖSHTĖ E LIRĖ NĖ MARTESĖN E SAJ


Islami i ka dhėnė gruas tė drejta tė plota nė martesė; ajo e zgjedh vetė burrin dhe nuk I lejohet kujdestarit tė saj qė ta martojė atė pa lejen e saj tė qartė me shqiptim nėse ėshtė vejushė, pasi ajo e ka provuar mė parė jetėn bashkėshortore dhe nuk ka turp qė tė pėrgjigjet me "po" ose "jo". Kurse pėr lejen e beqares mjafton heshtja e saj, kur i kėrkohet leja. Pra, leja prej saj ėshtė e domosdoshme dhe nėse ndodh qė prindi i saj e fejon atė kur ajo ėshtė e papjekur, ajo ka tė drejtė ta refuzojė kėtė veprim kur tė bėhet e pjekur, apo tė pranojė nėse do. Ky ėshtė vendimi i Islamit rreth martesės, nė bazė tė fjalės sė tė Dėrguarit alejhis-selam nė“Sahihun” e Buhariut nga Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij: "Vejusha nuk martohet derisa tė kėrkohet deklarata e pranimit nga ajo, kurse beqarja nuk martohet derisa tė kėrkohet leje prej saj. E, leja e saj ėshtė edhe heshtja e saj."

TRASHĖGIMIA E GRUAS NĖ ISLAM

Pretenduesit e tė drejtave janė pėrqendruar shumė nė kėtė pikė dhe me mashtrimet e tyre kanė arritur tė devijojnė shumė muslimane tė pakujdesshme, pasi ua zbukuruan atyre idenė se kinse Islami e ka mbivlerėsuar mashkullin ndaj femrės, duke i dhėnė atij trashėgimi mė shumė sesa femrės, madje dyfish mė shumė. Cila ėshtė arsyeja? Pėrgjigjja ėshtė: Po, ėshtė e vėrtetė qė Islami i ka dhėnė trashėgimi dyfishin e gruas, mirė - po nga kjo mėnyrė e ndarjes sė tra shėgimisė nuk nėnkuptohet se Islami e ka mbivlerėsuar burrin ndaj gruas dhe nuk do tė thotė se gruaja ėshtė zhvlerėsuar. Pėrkundrazi, ndarja e trashėgimisė nė kėtė mėnyrė ėshtė dhėnie e drejtė dhe korrekte sepse Islami e ka ngarkuar burrin qė tė kujdeset e tė shpenzojė pėr familjen, gruan dhe fėmijėt, bile edhe pėr ēdo nevojtar nga tė afėrmit.
Islami nuk e ka ngarkuar gruan as pėr shpenzimet e saj, pasi shpenzimet e saj janė de ty rim i burrit tė saj, edhe nėse ndodh qė ajo tė jetė mė e pasur se ai, kurse para martesės shpenzimet e saj I takojnė familjes sė saj. Atėherė, a do tė kishte qenė e drejtė qė t'I jepej gruas nga trashėgimia njėsoj si mashkullit i cili shpenzon pėr tė, kurse ajo s'ėshtė e ngarkuar tė shpenzojė asgjė?!
Me siguri qė ēdo grua muslimane e drejtė do tė nxitonte nė pėrgjigje para burrave duke thėnė: Pa dyshim qė nėse ndodh kjo, nuk do tė kishte qenė e drejtė pėr burrin, pėrkundrazi, drejtėsi ėshtė ajo qė ka caktuar feja islame, e cila ka mbajtur drejtėsi nė kėtė ēėshtje edhe pėr burrin edhe pėr gruan dhe pėr kėtė falėnderimi i takon vetėm Allahut.

VENDIMI I ISLAMIT MBI UDHĖ TIMIN E GRUAS VETĖM

Njėra prej ēėshtjeve pėr tė cilėn flasin pretenduesit e lirisė sė grave ėshtė edhe udhėtimi i saj. Ata thonė: Islami nuk ia lejon asaj udhėtimin
ashtu siē ia lejon burrit, qoftė edhe pėr kryerjen e obligimit tė haxhit, pse?! Ėshtė e ēuditshme puna e tyre se si e shtrembėrojnė realitetin vetėm e vetėm qė t'i hutojnė njerėzit. Ata nėnēmimin e konsiderojnė respekt, kurse respektimin nėnēmim, tamam si nė kėtė ēėshtje. Fatkeqėsisht, gruaja muslimane injorante i pėrgjigjet thirrjes sė ēdo thirrėsi tė devijuar pėr shkak se nuk e njeh fenė e saj fare ose sepse ndonjėherė vepron me ndjenjat e saj.
Nė realitet, Islami nuk e ka ndaluar gruan nga udhėtimi i lejuar, mirėpo ia ka kushtėzuar asaj udhėtimin e saj me njė kusht. Dhe ky kusht nė realitet ėshtė respekt pėr tė dhe ruajtje e nderit tė saj, po ta kuptonin. Islami i ka vėnė kusht gruas qė nė udhėtimin e saj tė jetė e shoqėruar nga burri i saj apo ndonjėri nga tė afėrmit e saj, qė e kanė pėrgjithmonė tė ndaluar martesėn me tė, si pėr shembull babai apo vėllai i saj, sepse kėta janė nė gjendje tė sakrifikojnė qoftė edhe veten pėr ta ruajtur atė, nderin e saj, dhe "ujqit" mund tė arrijnė tek ajo vetėm duke kaluar mbi kufomat e tyre. Gjithashtu, ata janė nė shėrbim tė saj vazhdimisht gjatė udhėtimit
kur tė ketė nevojė pėr diēka qė ėshtė jashtė mundėsisė sė saj. Mirėpo, a thua vallė ky kusht i vėnė nga Islami mund tė konsiderohet nėnēmim i gruas apo ėshtė nderim i saj? Pa dyshim qė ky pretendim ėshtė mizori! Kėsaj pyetjeje le t’i pėrgjigjet vetė gruaja muslimane. Udhėtimin si udhėtim Islami nuk e ndalon, kėshtu qė gruaja udhėton pėr nė haxh, udhėton pėr tregti, pėr tė vizituar familjen e saj, tė afėrmit e saj, udhėton pėr kėrkimin e dijes dhe pėr arsye tė tjera, pėrderisa plotėsohet ai kusht, domethėnė prania e bashkėshortit apo e ndonjė mahremi tjetėr me tė.
Ky, pra, ėshtė vendimi i Islamit pėr udhėtimin e gruas, o ju muslimanė, duke u mbė - shtetur nė fjalėn e tė Dėrguarit tė Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Njė gruaje qėbeson nė Allahun dhe Ditėn e Gjykimit nuk ilejohet qė tė udhėtojė nė udhėtim njėditor veēse duke qenė e shoqėruar me njė burrė qė ėshtė mahrem pėr tė."
Ky hadith ka edhe fjalė tė tjera tė shumta nga transmetimet e ndryshme, dhe tė gjitha tregojnė se Islami ia ka kushtėzuar gruas qė nė udhėtimin e saj ta shoqėrojė burri apo ndokush qė e ka tė ndaluar pėrgjithmonė tė martohet me tė, qė quhet mahrem, dhe kjo ėshtė respekt dhe nderim pėr tė. E, suksesi vjen nga Allahu!
Shkėputur nga revista "Delirje&Edukim" nr. 8
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė