Tema: Platoni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-13, 14:54   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Platoni

PLATONI (greqishtja Πλάτων; latinisht Plato; origjinal "Aristokles"), emrin Platon, qė nė greqishte do tė thotė «i gjerė», e mori me siguri pėr shkak tė ndėrtimit ateltik tė trupit), filozof grek (427-347 p.e.r.). Athinas pėr nga lindja, bir i njė familjeje aristokrate tė pasur, nė rini merrrej me poezi dhe gjimnastikė. U shqua edhe si luftėtar, ndėrsa dy herė fitoi shpėrblimin nė Lojėrat Istimike. Filozofinė ia mėsoi heraklitiani Kratil, mirėpo ndikim vendimtar mbi tė pati vetėm Sokrati, tė cilin e njohu nė moshėn e tij 20 vjeēare dhe i mbeti 8 vjet (deri sa vdiq Sokrati) nxėnėsi mė besnik. Pastaj shkoi nė Megarė te Euklidi, mandej nė Egjipt dhe nė Kirenė. Pastaj tetė vjet veproi si mėsues nė Athinė dhe rreth vitit 388 shkoi nė Itali dhe nė Sicili, ku u njoh me pitagoristėt dhe arriti nė oborrin e Dionisit tė vjetėr. Mirėpo, sė shpejti Dionisi u mėrzit nga kėshillat e tij dhe - pasi Platoni provoi tė realizonte shtetin e tij ideal - ia dorzoi deputetit spartan Polisit, i cili si skllav e solli nė Egjinė pėr ta shitur. E bleu dhe e ēliroi kirenasi Aniqerid dhe e ktheu nė Athinė, ku Platoni themeloi shkollėn (Akademinė). Kur, pas vdekjes sė Dionisit tė Madh, Dioni e ftoi nė ekspedita te trashgimtari i tij, dhe pėrsėri nuk pati sukses te sunduesi, njėsoj sikurse mezi iku edhe pas udhėtimit tė tretė (nė vitin 361) nė Sicili. Nga tėrbimi i Dionisit dhe nga vdekja e shpėtuan tani miqtė e tij. Pasi u kthye nė Athinė, dha mėsim nė Akademi deri nė vdekje. Vdiq i famshėm si filozof i lavdėruar anembanė botės.








Nė filozofinė e Platonit, nocionet (tė cilat te Sokrati ende janė tė bazuara nė subjekt) marrin vlerėn e ideve tė veēanta ontologjikisht tė themeluara, autonome, tė pavarura, nga njeriu.Bota e dukshme e formave materiale dhe proceset janė vetėm pasqyrim i papėrsosur i botės mbifenomenale tė ideve. Kėtij koncepcioni fundamental idealist Platoni i nėnrendon edhe zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve tė tjera etike, gnoseologjike, antropologjike dhe estetike. Sipas Platonit, ēdo ide ėshtė e amshueshme dhe identike nė vete, shkak dhe moster pėr ēdo gjė fenomenale qė kurrė nuk mund tė arrijė vetė idenė. Objekt i studimit tė shkencės sė vėrtetė, objekt i diturisė, nuk mund tė bėhen format e ndryshueshme tė materies, por vetėm nocionet e kulluara abstrakte, pėrkatėsisht idetė. Dialektika ėshtė shkencė, e cila studion idetė, ajo ėshtė aftėsi qė maria e sendeve tė kuptohet si unitet dhe qė gjatė bisedės tė fitohet njohja e nocionit tė kulluar. Nga fenomenet dhe nga sendet sipėrfaqėsore me tė cilat takohen shqisat tona, ekziston universaliteti, ligjshmėria, qė nuk mund tė vėrehet me shqisa, por mund tė sqarohet nė mendje. Kėto ligje, nocione, pėrkatėsisht ide, janė mė tė qėndrueshme dhe andaj mė reale sesa tėrė pėrceptimi ndijor i sendeve; disa sende pėr shembull, qėndrojnė ose bien, mirėpo ligjet qė pėrcaktojnė se ēfarė trupash, kur dhe si do tė bien, nuk kanė fillim, por ekzistojnė gjithnjė.

Duke kritikuar Protagorėn, Heraklitin, Demokritin, madje edhe Anaksagoren, Platoni ua sheh pėr tė madhe preferimin e njohjes ndijore relative dhe paraqet tezėn e tij radikale mbi botėn e vetme substanciale tė ideve mbindijore, nė tė cilėn sendet ndijore vetėm mund tė participojnė. Idetė - dhe jo realiteti materiai - janė e vetmja qenie e botės, kėto janė format e amshueshme substanciale dhe shprehin atė qė ėshtė e pėrbashkėt, e pėrgjithshme, e vlefshme, identike dhe e qėndrueshme nė sendet e veēanta.Thelbi i vėrtetė i sendeve, i shprehur nė ide, mund tė njihet vetėm me arsye, dhe duhet dalluar nga fenomenet qė i perceptojmė me shqisa. Nė mesin ndėrmjet njohjes racionale tė ideve dhe perceptuarit shqisor qėndron mendimi matematik, tė cilin Platoni e konsideron pėrgatitje pėr filozofi.Format gjeometrike dhe numrat janė ndėrmjetės midis botės ndijore dhe botės sė ideve. Andaj, thonė, Platoni nė dyert e Akademisė sė vet shkroi kėto fjalė: «Le tė mos hyjė askush qė nuk di gjeometrinė».

Ideja e sė mirės ėshtė mė e larta nė mbretėrinė e ideve, sepse e mira nė vetvete, ėshtė e mirė absolute, pėrkatėsisht hyjnia, shkaku i gjithė ekzistimit dhe i njohjes. Pėrkundėr ideve, materia ėshtė diēka krejt e pacaktuar, e papėrsosur dhe e pakufizuar. Ajo ėshtė masė kaotike qė plotėson hapėsirėn, e cila vetėm nėpėrmjet ideve mund tė fitojė formėn, ndonėse u bėn rezistencė tė vazhdushme ideve si domosdoshmėri e verbėt, mekanike. Kjo materie e pakufizuar, e cila pikėrisht pėr kėtė shkak nuk mund tė njihet, ėshtė nė realitet - joqenie.
Njeriu ėshtė i ndarė nė trupin, i cili i takon botės kalimtare tė materies, dhe nė shpirtin, i cili ėshtė i pavdekshėm dhe i amshueshėm, kjo ishte dhe do tė jetė, andaj pėrfshihet nė botėn shpirtėrore tė ideve. Shpirti edhe para kėsaj jete ekzistonte njėsoj si ideja, si shpirti i kulluar pa trup, ndonėse nė formė njerėzore. Andaj edhe njohja e vėrtetė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse kujtimi i shpirtit pėr idetė tė cilat i kundroi nė parajetėn e vet.

Nga tė gjitha veprat e Platonit mė voluminoze dhe mė karakteristike pėr tė gjitha koncepcionet filozofike tė tij ėshtė Shteti (Republika, Politeja), nė tė cilėn pėrfshihet edhe metafizika edhe teologjia e tij, etika, psikologjia, pedagogjia, mėsimi mbi rregullimet shtetėrore, mbi artin e tė tjera. Drejtėsia ėshtė raporti midis individėve, mirėpo pikėrisht pėr kėtė shkak ajo varet nga organizimi i shoqėrisė, kėshtu qė mund tė studiohet si pjesė e qenėsishme e shtetit dhe jo si veēori e qėndrimit tė veēantė. Duke pėrshkruar nė mėnyrė kritike sistemet e ndryshme shoqėrore, Platoni do ta vlerėsojė negativisht edhe demokracinė antike. Parimi themelor i saj ėshtė e drejta e barabartė e tė gjithėve qė tė kryejnė tė gjitha shėrbimet dhe tė marrin pjesė nė zgjidhjen e problemeve shtetėrore. Ky, nė tė parė, rregullim i shkėlqyeshėm bėhet i keq pėr shkak se populli nuk ėshtė mjaft i arsimuar pėr t'i zgjedhur ata qė mė me urtėsi do ta udhėheqin shtetin. Andaj njė demokraci e tillė nė fund shpesh kalon nė tirani.

Kėshtu Platoni me idenė e tij grandioze dhe utopike tė shtetit (duke pėrfaqėsuar nė realitet pikėpamjet e klasės aristokrate) konsideron se filozofėt duhet tė sundojnė tėrė shtetin, domethėnė shtresėn e mesme «tė rojtarėve» dhe tė nėpunėsve, dhe me anėn e tyre zejtarėt, fshatarėt dhe skllevėrit. Shoqėri e pėrsosur do tė ishte ajo nė tė cilėn ēdo klasė dhe ēdo anėtar do tė punonin atė pėr tė cilėn pėr nga natyra dhe pėr nga talenti, janė mė tė aftė.
Letra e shtatė, Shteti, Shtetari dhe nė fund Ligjet e Platonit, janė jo vetėm vepra tejet ilustrative pėr koncepcionet e atėhershme filozofike dhe shtetėrore-juridike, por edhe dokumente tė thella dhe veēanėrisht interesante mbi synimet e pėrgjithshme, mundėsitė e anticipimit dhe idealet e shoqėrisė, tė cilat nė figurėn e njėrit nga filozofėt idealistė mė konsekuentė tė tė gjitha kohėve, nė figurėn e Platonit, marrin deri atėherė zgjidhjet mė radikale, mė sintetike dhe mė tė pjekura. Nė kėtė vėshtrim, Shteti paraqiste njė bashkėsi tė themeluar nė mėnyrė ideale, aq ideale, e guximshme, por edhe e parealizueshme, saqė - pavarėsisht nga intencat e Platonit, qė ta realizojė kėshtu ideale praktikisht dhe politikisht - mė vonė u detyrua edhe nė vetė idenė tė pėsojė disa korrigjime. Dinamika e gjallė e jetės dhe njeriu konkret me tė gjitha dobėsitė e veta, me tendencat dhe dėshirat individuale, madje edhe disa pėrvoja tė pikllueshme praktike-politike, rrėnuan idealet ėndėrruese tė Platonit mbi pronėn e pėrbashkėt, zgjedhjet e bashkėshortėve, bashkėsinė e grave dhe tė fėmijėve, mbi edukatėn shtetėrore tė ashpėr, si dhe mbi drejtėsinė e kulluar, hyjnore dhe tė madhėrishme nė pėrgjithėsi. Dhe ndonėse kjo «pastėrti» nė Shtetin dhe nė vetė sferėn teorike mbėshtetej megjithatė nė realitetin e vrazhdtė tė ekzistimit tė skllavėve (madje edhe tė kastave saktėsisht tė diferencuara tė zotėrinjve, tė cilėt duhet t'u pėrmbahen vetėm detyrave dhe tė drejtave tė tyre tė patejkalueshme), ndonėse, pra, ėshtė i qartė edhe karakteri klasor i saj, prapėseprapė ajo pėrmban edhe shumė elemente tė cilat mė vonė i shtynė edhe disa autorė socialistė (Maks Berin, Karl Kauckin) ta shpallin «bashkėsi komuniste» tė vėrtetė. Dhe njėmend, Politeja me tekstin e saj jashtėzakonisht tė bukur dhe artistikisht tė shkruar - sikurse, mė nė fund, edhe pjesa dėrmuese e dialogėve tė Platonit - dhe me pastėrtinė morale tė saj, me idenė e kolektivitetit, madje edhe me disa zgjidhje ekonomike, ka mundur tė shtjerė nė konkluzione tė tilla, nė thelb gjithsesi shumė tė guximshme.

Ideja e shtetit, nxjerrė nga ideja e drejtėsisė - ndonėse e ngarkuar nga tri dobėsi themelore tė Platonit: tė ndarjes nė mbretėrinė ideale dhe reale, nė botėn e ideve dhe nė hijen e ideve - paraqet njė krijim tė menduar nė mėnyrė logjike dhe konsekuente, qė teorikisht do tė thotė utopi shembullore tė bashkėsisė fatlume dhe, pėr atė kohė, tė pėrsosur. Platoni konsideron ekskluzivisht se vlera intelektuale dhe pjekuria morale e filozofėve ėshtė garanci e sigurt pėr tė drejtuarit e drejtė tė fateve njerėzore nė bashkėsinė e organizuar, kėshtu qė pėr formimin dhe ekzistimin e cilatdo enteve shtetėrore dhe tė gjitha veprimeve ndaj njerėzve nė pėrgjithėsi - nuk nevojitet asgjė tjetėr veēse shkaku i kulluar racional. Freskia e kėsaj vetėdijeje tė vetvetes racionale dhe synimi krenar dhe entuziast pėr realizimin e vlerave tė larta etike ndriēojnė pa dyshim nga teksti i Shtetit me forcėn e me sinqeritetin, si dhe me pėrkushtimin entuziast ndaj sė vėrtetės sė vet ideale, njėrit nga mjeshtrit mė gjenialė tė dialogėve tė tė gjitha kohėve. Nėse, pėr shembull, lexojmė atė pėrgėnjeshtrimin temperament, tė qetė dhe racional tė Trasimakut elokuent - si dhe tė njė seri bashkėbiseduesish tė tjerė tė Sokratit -do ta kuptojmė shpejt tėrė thellėsinė dhe fuqinė filozofike tė argumentit tė Platonit, tė bazuar nė vlerat e pėrhershme dhe nė synimin fisnik tė autorit qė tė vėrtetojė se si i drejti ėshtė edhe mė i urtė, edhe mė i lumtur se i padrejti.

Nga fundi i jetės Platoni megjithėkėtė - i dėshpėruar nga mossukseset reale, duke njohur mė mirė njėrėzit, psiken e atyre dhe tė metat e tyre, lakminė e tyre pėr pushtet, para dhe kėnaqėsi, duke u bindur se sundimi i filozofėve nuk do tė mund tė ishte me forcėn intelektuale tė tyre mjaft autoritativ pėr masat - kuptoi se Politeja ishte vetėm njė ide iluzore dhe se duhet t'u pėrshtatet mundėsive ekzistuese njerėzore dhe shoqėrore. Fryt i kėtyre pėrvojave tė mėvonshme janė Ligjet e tij.

Nė njė varg tė dialogėve mė tė njohur tė tij Platoni merret edhe me problematikėn estetike. Ai para sė gjithash, vėrtetoi, se, ndryshe nga objektet e bukura, nga veprimet e bukura, nga mendimet e bukura, ekziston ideja e sė bukurės, domethėnė e bukura nė vetvete, e cila gjithmonė ėshtė identike nė vetvete. Ēdo gjė qė ėshtė e bukur, pėrveē kėsaj njė - ideje, ėshtė e bukur nga shkaku se nė vete pėrmban njė pjesė tė kėsaj sė bukurės sė pėrgjithshme. Vetėm, pra, ai qė njeh idenė e sė bukurės mund tė konkludojė mbi shkallėn e sė bukurės edhe nė sendet e veēanta. Platoni, pra, konsideron se nuk do tė mund tė vėrtetohej ē'ėshtė e bukur sikur tė mos ekzistonte ndonjė masė, mostėr e pėrgjithshme, vlerė absolute, e cila sendet e bukura i bėn tė bukura. Nė Fedrin Platoni dėshiron tė tregojė sesi nė agimin e sė bukurės kujtojmė ato tė bukurat ideore tė vėrteta, qė i kemi pėrjetuar nė paraekzistencėn e mbretėrisė sė ideve, dhe kėshtu pikėrisht ky kujtim «i jep krah shpirtit» nė kontakt me tė bukurėn reale.

Mirėpo, metafizika e sė bukurės e Platonit - ngritja e tij e idesė tė sė bukurės midis tri ideve mė tė larta (sė bashku me tė mirėn dhe tė vėrtetėn) -i ėshtė kundėrvėnė teorisė sė tij mbi artin. Nė kėto shqyrtime mbi artin, Platoni ėshtė shumė konservativ dhe kėrkon qė artistėt tė krijojnė vetėm vepra didaktikisht tė vlefshme, tė cilat mund tė bėhen tė dobishme pėr shtetin. Tė gjithė artistėt e tjerė nxisin dhe trondisin pasionet, tė cilat «secili njeri i arsyeshėm do tė dėshironte t'i shuante, kėshtu qė ndikojnė negativisht nė pikėpamje edukative mbi masen». Andaj, nga shteti ideal i tij do ta dėbojė madje edhe «poetin mė tė pėrkryer dhe tragjikun e parė», tė pavdekshmin Homer. Mirėpo nėnēmimi i artit nga ana e Platonit nuk bazohet vetėm nė kėtė arsye pedagogjike-ideore dhe pragmatike, por, para sė gjithash, nė funksionin gnoseologjik tė pavlefshėm tė artistit. Ndėrkaq, nė bazėn e moskuptimit tė artit nga ai gjendet koncepcioni i tij estetik i mimezisit (imitimit). Pra, nėse arti duhet t'i imitojė sa mė besnikrisht objektet reale, e edhe kėto janė objekte reale, sipas skemės sė Platonit, pra edhe vetė hija e botės sė ideve, arti vėrtet nuk bėn gjė tetėr veēse imiton tė imituaren, ai ėshtė hije e hijes. Andaj, pėr Platonin tavolina reale ėshtė megjithatė mė e vlefshme se figura e tavolinės e cila e imiton. Mjeshtėria poetike nė tėrėsi nuk bazohet nė dituri, por vetėm nė frymėzimin, nė mendimin subjektiv, andaj nuk ka karakter objektiv tė tė menduarit racional, por ėshtė tejet emocionale, dhe shumė pak intelektuale dhe rigorozisht konceptuale.
Platoni tregon nė mėnyrė jashtėzakonisht konsekuente pėr tė gjitha pasojat e njė qėndrimi, i cili nuk gjen kurrfarė forme tjetėr tė njohjes pėrveē formės intelektuale. Ai konsideronte me tė drejtė se imitimi ndalet gjithmonė nė tė dhėnat natyrore dhe nuk arrin deri te nocionet, deri te e vėrteta logjike. Por ai njėkohėsisht konsideronte se jashtė intelektit, qė zbulon idetė, nuk ekziston asgjė tjetėr pėrveē sensualitetit e pasionit tė thjeshtė trupor tė ndytė. Vėrtet, ndjenja e tij e rafinuar estetike vėshtirė mund tė pajtohej me konkluzionet logjike rigoroze tė tij, qė e ulėn aq shumė vlerėn e artit. Njėherė edhe vetė tha se do ta ndiente veten tė lumtur sikur t'i tregonte kushdo e kurdoherė mėnyrėn me tė cilėn do ta justifikonte artin dhe do ta vendoste midis veprimtarisė sė madhėrishme njerėzore. Por meqė askush nuk mundi ta bindi nė jologjikshėmrinė e rezultateve tė tij dhe i dukej se arti me tė vėrtetėn e vet fiktive ishte nė kundėrshtim me ndėrgjegjen etike tė tij, kurse intelekti pėrcaktonte qė ta linte artin, ai dėgjoi nė mėnyrė konsekuente intelektin dhe ndėrgjegjen e vet.

Mirėpo, pavarėsisht nga kualitetet gnoseologjike dhe estetike tė dialogėve tė pavdekshėm tė Platonit, qė do tė mbesin gjithmonė ndėr veprat mė tė vlefshme dhe mė frymėzuese tė mendjes njerėzore nė thesarin e trashėgimit kulturor evropian, Platoni nuk e kapėrceu dualizmin e botės sė ideve dhe tė realitetit, dhe pėr kėtė arsye edhe ngeli nė suazėn e njė vargu kundėrthėniesh tė pazgjidhura, e qė ėshtė karakteristike edhe pėr shumė sisteme tė mėvonshme objektive-idealiste. Pėr disa nga kėto kundėrthėnie tregoi sheshit edhe nxėnėsi i tij Aristoteli i Stagires.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante