Tema: Platoni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-13, 14:58   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Platoni

Mėsimdhėnja sekrete e Platonit


Nga filozofėt klasik mė tė mėdhenj, nxėnėsi mė i njohur i Sokratit dhe ndoshta mė i devotshmi ndaj mėsimdhėnjeve tė tij, me dhunti tė shumta, Platoni, rezultoi objekt studimi por edhe kritike tė ashpėr pėr pasardhėsit e tij. Shumė u mbėshtetėn nė mėsimdhėniet e tij pėr tė futur teori tė reja dhe sisteme filozofike qė shumė i pėrdorėn, zakonisht duke i pėrzier, qė tu shėrbenin pėr pėrfitime vetjake. Sido qė tė jetė, Platoni ka qėnė dhe mbetet njė nga filozofėt mė tė rėndėsishėm tė Greqisė klasike dhe nuk do tė pushoi asnjėherė sė u studjuari nga adhuruesit e filozofisė dhe jo vetėm. Por, edhe pse janė shkruajtur shumė pėr veprat dhe mėsimdhėnjet e tij, ekziston njė pjes qė nuk duket se i intereson shumė filologėve modern dhe kėrkuesve. Brėnda veprės tė platonit fshihen shumė dije tė thella brendėsore qė nuk dallohen nė sy tė parė. Dhe megjithatė Esoterizmi ėshtė elementi mbizotėrues nė veprėn e filozofit tė madh, i cili njohu tė gjitha qėndrat mė tė rėndėsishme tė dijes qė ekzistonin nė periudhėn e tij, brėnda dhe jashtė hapsirės Greke.

Pėr Njeriun.

Pėr sa i pėrket pėrbėrjes sė njeriut si qėnie, esoterizmi pėrmėnd se njeriu pėrbėhet nga dy element bazor: Shpirtin (e pavdekshėm) dhe personalitetin. Brėnda ciklit tė rimishėrimeve, ajo qė mbetet e pandryshueshme, e pashpėrbėrshme, e pėrjetėshme ėshtė Shpirti, i cili mishėrohet ēdo herė nė njė trup tė shpėrbėshėm qė ka karakteristika tė veēanta tė cilat pėrbėjnė personalitetin e ēdo individi. Personaliteti pėrbėhet nga katėr mbartės themelor: trupin fizik, energjia qė i jep jetė kėtij trupi- qė nė esoterizėm quhet prana- botėn tonė ndjesore dhe mėndjen egoiste, i cili mendohet dhe e drejton njeriun nė bazė tė dėshirave dhe qėllimeve tė tija personale. Kėto 4 mbartės lidhen me 4 elementėt krijues te botės: Tokė, Ujė, Ajėr, dhe Zjarr sipas rradhės.

Shpirti nga ana tjetėr ėshtė ai qė bėn pjesė tek esenca hyjnore, ėshtė pika e shenjtė e njeriut dhe pikėrisht pėr kėtė arsye pėrbėn njė urė e cila bashkon njeriun me Perėnditė. Pėrbėhet nga mėndja e pastėr dhe altruiste Manasi nė sanskritisht, “nga mbartėsi parandjesor Budi dhe nga shkėndia hyjnore e Vullnetit ose Atma, qė ėshtė qėnia e vėrtet e njeriut, shkaku i tė gjithė tė tjerėve, INDIVIDI.”

Tė gjithė kėta mbartės tė njeriut do tė mund tė kategorizoheshin edhe me njė mėnyrė tjetėr nė tre vėnde: Trup, Psikikė, Mėndje ose Shpirt, dhe psikia pėrbėrėse e urės midis Trupit dhe Shpirtit. Kėtė ndarje e gjemė nė menyrė shumė tė qartė tek Platoni ku thotė “Νουν μεν εν ψυχή, ψυχή δε εν σώματι ξυνιστάς το παν ξυνετεκταίντο” qė do tė thotė “Pasi vuri mėndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi (Krijuesi) ndėrtoi gjithēka qė ekziston.” Pėr tė njėjtėn gjė na flet Platoni kur i referohet shpirtit dhe pjesėve tė tij. Ai mendon se shpirti pėrbėhet fillimisht nga dy pjesė, njė tė vdekshėm dhe njė tė pavdekshėm. Pjesa e tij e pavdekshme ėshtė qė burgoset brėnda trupit tė vdekshėm – i cili ėshtė mishėrimi i Shpirtit brėnda botės materiale – ndėrsa ai i vdekshmi ėshtė mbartėsi ndjesor dhe mendor i personalitetit. Pjesėn e vdekshme ndanė Perėnditė nė dy tė tjerė, njė superior dhe njė inferior dhe midis tyre vendosėn “frenat”, qė ėshtė mėndja qė arsyeton, qė ėshtė intelekti fizik i njeriut. Platoni e quan pjesėn inferiore dėshirori dhe e lidh me instiktet si dhedėshirat e ulta, pjesėn superiore e quan zemėrori qė pėrfshin emocionet tona tė ndryshme tė cilat ndikojnė mbi gjėndjen tonė emocionale. E para bazohet tek qejfi dhe pėrmban fantazitė dhe dėshirat, ndėrsa e dyta bazohet afėr kokės.

Pėrsa i pėrket pjesės sė pavdekshme tė shpirtit, sipas filozofit tė madh quhet llogjiku. Qė tė ekzistoi harmoni dhe drejtėsi tek njeriu, duhet qė kjo pjesė e pavdekshme tė kontrollojė dhe tė mbizotėrojė mbi tė gjitha tė tjerat. Sipas esoterizmit, qė njeriu tė zhvillohet dhe tė pėrmirsohet vazhdimisht ėshtė i detyruar qė tė veprojė dhe tė jetojė duke u mbėshtetur mbi pjesėn e tij Shpirtėrore dhe duke kontrolluar personalitetin e tij.

Pėr Qytetin. Pėr Botėn.

Kėtė trepjeshmėri te shpirtit shtjellon Platoni nė veprėn e tij “Republika” dhe e lidh me drejtėsinė, si pėr sa i pėrket njeriut, ashtu edhe pėrsa i pėrket republikės, me caktimin e qytetarėve nė tre kasta. Kjo ndarje nuk bėhet nė bazė tė trashėgimisė, as sipas statusit ekonomik te qytetarėve por bėhet nė bazė tė zhvillimit brendėsor tė secilit dhe aftėsisė sė tij pėr tė pėrdorur llogjikun, duke kontrolluar personalitetin dhe pjesėt inferiore tė psikikės.

Kėto tre kastat e qytetarėve karakterizohen nga njė virtyt, gjithmonė nė pėrputhje me pjesėn e shpirtit qė dominon. Kėshtu pra, tek ata qė mbizotėron llogjiku – si rrjedhim janė mė tė zhvilluarit nga ana brendėsore dhe kontrollojnė mė mirė elementėt e mėposhtėm tė personalitetit – karakterizohen nga virtyti i diturisė dhe bėjnė pjesė tek kasta e Klerikėve. Janė ata tė cilėt, pasi e kanė zbatuar drejtėsin tek vetja e tyre, mund ta ushtrojnė nė qytet dhe tė udhėheqin drejtėsisht tė tjerėt.

Mė pas vijnė Rojtarėt, ku dominon pjesa e zėmėrorit tek psikika dhe karakterizohet nga virtyti i trimėrisė. Janė rojtarėt e qytetit, qė, nėpėrmjet stėrvitjes sė duhur mund tė pėrdorin pjesėn e zėmėrorit tė psikikės duke kultivuar pjesėt mė tė pastra dhe tė larta tė ndjenjave, ndėrkohė qė kanė kontrolluar dėshirorin inferior.

Dhe sė findmi kemi njerėzit qė kontrollohen nga dėshirori dhe karakterizohen nga virtyti i modestisė. Janė bujqrit dhe artizanėt e qytetit. Ndarja qė bėn Platoni, pėr arsye se bėhet nė bazė tė karakteristikave natyrale dhe jo nė bazė tė ndarjes klasore apo ekonomike nuk pėrmban asnjė llojė rracizmi. Tė gjithė janė tė dobishėm brėnda Republikės sė tij dhe tė gjithė janė tė nevojshėm. Por, qė republika tė funksionojė drejtėsisht dhe tė jet burim i zhvillimit pėr qytetarėt e saj, secili prej tyre duhet tė ketė vėndin qė i takon dhe tė kontribojė nė pėrputhje me mundėsitė dhe aftėsitė e tij tek tė gjithė tė tjerėt, gjithmonė me synimin e tė mirės sė pėrbashkėt.

Ky ėshtė revolucioni qė sjell Platoni nė tė dhėnat e epokės me rezultat pranimin e kritikave tė ashpra dhe dyshimeve tė shumta. Por duke studjuar dikush sidomos kėtė vepėr, “Republikėn”, vetėdijėsohet pėr kuptimin e saj nė mėnyrė shumė natyrale dhe kupton se tė gjitha kėto bazohen nė tė vėrteta shumė tė thella, tė cilat filozofi i zotėroi nga qėndrat e mistereve tė epokės sė tij tek tė cilat ishte initacionuar.

Pėr Botėn.

Tė dhėnat mė tė shumta pėr botėn dhe krijimin e saj i takojmė tek Timeo. Edhe pse bėhet fjalė pėr njė nga djalogėt e Platonit, tek kjo vepėr shprehet shumė pastėr njė Mėsimdhėnje Sekrete. “Nuk ėshtė rastėsore qė Platoni vendos njė Pitagorian, Timeo, qė ta rrėfejė, pasi Pitagorianėt shprehnin nė lashtėsi dijet mė tė thella tė filozofisė brendėsore. Pastaj shumė studjues mendojnė se tek Timeo pėrmbahen dije pitagoriane tė pastra, tė cilat i kishte nė zotėrim Platoni.”

Timeo e fillon me njė nga pyetjet mė tė rėndėsishme dhe filozofike tė tė gjitha kohrave dhe tė tė gjithave sistemeve filozofike: “Ēfarė ėshtė qėnia? Ēfarė ėshtė ajo qė ekziston gjithnjė por nuk lind asnjėherė dhe ēfarė ėshtė ajo qė gjithnjė lind por asnjėherė nuk ekziston?” Ėshtė pytja e pėrjetshme filozofike pėr “atė qė Ėshtė” dhe “ajo qė Ekziston”, bota e krijuar dhe ajo e pakrijuar, e shfaqura dhe e pashfaqura.

Qė tėk Republika, me an tė mitit tė shpellės, Platoni ndan tė shfaqurėn, botėn e ndryshueshme materjale tė iluzionit, Eterin, nga bota e vėrtet dhe e pandryshueshme e Arketipeve, botės sė Ideve, ajo qė ngelet e Njėjtė. Atje banojnė 4 Arketipe : Mirėsia, Drejtėsia, Bukuria, e Vėrteta, qė mishėrohen nė botėn materiale si Feja, Politika, Arti, dhe Shkenca.

Pėrsa i pėrket Krijimit fillestar, Platoni nėpėrmjet gojės sė Timeo thotė se nė fillim ishte kaosi, Por Krijuesi vendosi rregull ne atė kaos dhe formoi universin pasi vuri mėndje tek shpirti dhe shpirt tek trupi, duke pėrdorur analogjinė, tė cilėn e shtjellon matematikisht gjatė veprės.

Nė vazhdim pėrmend 4 elementėt, Tokė, Ujė, Ajėr, Zjarr nga tė cilat, duke u bashkuar sėbashku nėpėrmjet nje anlogjie harmonike, Perėndia formoi botėn e dukshme e tė shfaqur. Nga kėto katėr element krijoi edhe njeriun me 4 mbartėsit e tij tė personalitetit tė cilat pėrment Esoterizmi.

Shpirti i botės u krijua pėrpara se tė krijohej trupi i tij dhe u vendos fillimisht nė qendėr. Mė pas u zgjerua nė mėnyrė qė tė mbulonte tė gjithė botėn nga jashtė. “Kėtu, nė pėrputhje me analogjinė e strukturės sė njeriut sipas Esoterizmit, mund tė themi se Platoni i referohet Aurės sė Botės, diēka e paaritshme pėr trurin njerėzor.”

Nė vazhdim, lidh 4 elementėt me 4 στερεά, tė pėrbėrė nga trekėndėsha, tė cilėt kontraktohen nė krijimin e botės. Lidh pra Zjarrin me Piramidėn-me katėr faqe, Ajėrin me tetė faqe, Ujin me njėzet faqe, dhe tokėn me kubin. Me anė tė kombinimit tė kėtyre figurave gjeometrike Perėndia krijon botėn. Por ekziston edhe njė στερεό i pestė qė lidhet me elementin e pestė, Eterin. Ėshtė pesėkėndėshi me 12 faqe, i cili pėrmbahet nė format e botės sė padukshme, tek ekzistenca e tė cilave pėrfundonė llogjikisht, nėpėrmjet arsyetimeve matematike, aritmetike dhe gjeometrike. Tek e njėjta vepėr por edhe tek tė tjerat filozofi na flet pėr Atlantisin duke na dhėnė tė dhėna tė hollėsishme pėr strukturėn e saj dhe tė njerėzve gjithashtu, diēka tė cilėn Esoterizmi e pėrmend shpesh herė dhe gjerėsisht. Bėhet fjalė pėr njė fazė tė zhvillimit njerėzor qė quhet rraca e katėrt dhe banonte nė njė kontinet qė ndodhej nė oqeanin e sotėm Atlantik.

Janė kaq tė shumta mėsimdhėnjet brendėsore qė gjejmė nė veprat e Platonit pėr tė cilat do tė ishite e pamundur tė shpreheshin nė kėto pak rreshta. Lexuesi do tė mund tė endej mė shumė nė kėto mėsimdhėnje duke studjuar vetė filozofin dhe duke kėrkuar burimet e fshehta tė veprave tė tij, duke i krahasuar ato me tė vėrtetat filozofike tė Esoterizmit. Do tė zbulojė se nuk bėhet fjal thjesht pėr njė tjetėr filozof klasikė, por pėr nje personalitet shumė tė zhvilluar, njė njeri tė ndriēuar, njė Initacionant i Vėrtet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė