Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-12-07, 20:21   #49
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Prijesa Ilire

PIRROJA
Mbret i Epirit ne vitet 307-302 dhe 297-272 para eres sone. Figura me e shquar ne historine e lashte te Epirit dhe nje nga komndantet ushtarake me ne ze qe ka njohur bota antike. Rridhte nga familja mbreterore e fisit ilir te Moloseve. Gjate sundimit te tij shteti epirot u fuqizua shume ekonomikisht e ushtarakisht e u be nja faktor i rendesishem ne arenen politike te botes mesdhetare te kohes. Lindi ne 319 p.e.s. Pirroja hipi ne fron ne vitin 307 p.e.s, kur ishte 12 vjec. Pasi e humbi fronin ne vitin 302 p.e.s, per shkak te nje nderhyrjeje maqedone ne Epir dhe e rifitoi ate perseri. Ai zbatoi nje politike te jashtme aktive. Eshte e njohur vecanerisht fushata e tij ne Italine e Jugut, ku i thirrur per ndihme nga Tarentasit, qe luftonin me Romen, zbarkoi ne vitin 280 p.e.s, ne krye te nje ushtrie te madhe te perbere nga 20.000 kembesore, 3000 kalores, 2000 varketare dhe 500 hobetare, duke pasur me vete dhe 200 elefante. Pirroja zhvilloi me romaket tri beteja te medha. Te paren e fitoi me lehtesi prane Heraklese ne vitin 280 p.e.s. Per here te pare perdori me sukses elefantet per carjen e rrethimi t romak. Ne betejen prane Auskulit, nje vit me vone Pirroja fitoi perseri por me humbje aq te medha, saqe fitore te tilla u be zakon te quhen " si fitorja e Pirros", kurse betejen e trete prane Beneventit ne vitin 275 p.e.s e humbi. Nje tjeter aspekt i rendesishem i tij ne politiken e jashtme eshte me Maqedonine. Perpara se te zbarkonte ne Itali i theu maqedonet dhe per nje kohe arriti te shpallej dhe mbret i tyre, por zoterimet ne Maqedoni qe i detyruar t'i ndante me sundimtarin e Trakise, Lisimaun, i cili nuk vonoi ta shtrengoje te hiqte dore prej tyre. Pas disfates me Romen, ne vitin 272 p.e.s Pirroja iu drejtua perseri Maqedonise, por gjate kesaj perpjekjeje te tij te re mbeti i vrare duke luftuar neper rruget e Argosit kunder forcave te bashkuara maqedone e spartane.. Pirroja mbeti ne histori nsi nje nga strateget me te medhenj te kohes, i dyti pas Aleksandrit te Madh, sipas vleresimit te komandantit te njohur kartagjenas, Hanibalit
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė