Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-04, 15:23   #11
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

E nderuara Barbaroza!
Gjithsesi nuk dua tė arsyetohem edhe njė herė pėr mospraninė time mė tė shpeshtė te Forumi nė pėrgjithėsi dhe rubrika Shėndeti nė veēanti. Por obligimet e pėrditshme e bėjnė tė veten. Megjithatė, e pashė pyetjen tėnde mbi AKNET, dhe gjeta pak kohė tė lirė tė pėrgjigjem shkurtimisht. Ēdo plotėsim nga dikush tjetėr ėshtė i mirėseardhur.

Aknet vėrtet mund tė paraqesin problem pėr njerėzit nėse gjenden tė pranishme nė shumicė. Ato nuk paraqesin vetėm problem estetik, por edhe ngarkesė tė madhe shpirtėrore pėr personin e kapluar nga to. Dhe nuk janė tė rralla madje as ndryshimet e personalitetit, tė manifestuara me agresivitet dhe ngacmueshmėri, nė njėrėn anė, apo depresion dhe tėrheqje nė vetmi, nė anėn tjetėr.
Aknet nuk janė vetėm sėmundje e lėkurės. Studimet tregojnė se shkaktarėt e tyre janė nė tėrė organizmin, madje edhe nė faktorėt trashėgues. Nėse tė dy prindėrit kanė akne, atėherė ėshtė pothuajse e sigurtė se edhe fėmijėt do t’i kenė, madje nė formė tė theksuar. Edhe pse ėshtė pak e besueshme se ushqimi mund tė ketė ndonjė lidhshmėri me sėmundjen, diku-diku mund tė vėrehet lidhshmėria me ushqimin e yndyrshėm, ėmbėlsirat etj.
Paraqitjes sė sėmundjes poashtu i kontribuon edhe klima e nxehtė dhe me lagėshti, ndėrsa mendohet se moment mė i rėndėsishėm etiologjik ėshtė faktori hormonal. Puna e sforcuar e gjendrave me tajitje tė brendshme ndikon nė punėn e gjendrave dhjamore. Pėr kėtė arsye edhe aknet mė sė shpeshti paraqiten nė moshėn e pubertetit apo pak mė herėt. Zakonisht ato qėndrojnė deri nė vitet e njėzeta, kur edhe vie te shėrimi spontan i tyre, edhe pse ka raste kur ato janė tė pranishme deri nė moshėn e vonshme.
Ėshtė e preferueshme qė mjekimi i akneve tė bėhet nė konsultim me mjekun dermatolog, ngase ngacmimi eventual mekanik i tyre, si pėr shembull shtypja e tyre, mund tė ketė pėr pasojė infektimin apo edhe lėnien e shenjave tė pahijshme.
Pėrndryshe, shėrimi i akneve ėshtė lokal dhe pėrmes antibiotikėve. Nė mėnyrė lokale shfrytėzohen kreme dhe losione pa pėrmbajtje yndyrore. Shpesh efekt tė madh shėrues ka edhe qėndrimi nė klimė tė nxehtė dhe tė thatė, i pėrcjellur me hidroterapi me ujė tė detit. Ndėrsa sa i pėrket antibiotikėve, preferohet marrja e anibiotikėve me spektėr tė gjerė nga rradhėt e tetraciklinėve.
Nuk ka ndonjė njohuri se ushqimi ka efekt nė paraqitjen e akneve, por nėse vėrehet se sėmundja keqėsohet pas ndonjė lloji tė ushqimit, atėherė mirė ėshtė qė ky ushqim tė braktiset.
Nė aspektin higjienik, ėshtė mirė qė lėkura tė lahet mėngjes e mbrėmje me ujė tė ngrohtė dhe sapun pėr larjen e fėmijėve.

Me respekt,
Albanam
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė