Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-11, 09:46   #24
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: "eulexi e vret deshmitarin X ne rasti kleēka" a'la fshatarēe

Misteri i Agimit (Video)
Agim Zogaj, i njohur si Dėshmitari X, ka vdekur mėngjesin e sė martės nė rrethana misterioze nė njė park nė Gjermani. Ai ishte njeriu kryesor nė procesin kundėr Fatmir Limajt dhe nėntė ish-ushtarėve tė UĒK’sė qė akuzohen pėr krime lufte. Familjarėt e tij rrėfejnė pėr Express momentet dhe telefonatat e fundit me Agimin. Ata akuzojnė EULEX’in se ua rrėmbeu djalin.
Nga Nexhmije Ahmeti & Nebih Maxhuni mė 29 shtator 2011 nė ora 08:10
Herėn e fundit qė kanė biseduar me tė, ishte dita e festės sė Bajramit tė Madh, gati njė muaj mė parė.
Nga ajo ditė, nuk di asgjė mė pėr tė.
Kėshtu sė paku thotė Idriz Zogaj, babai i Agim Zogajt, personit qė ndryshe njihet si “Dėshmitari X” nė procesin gjyqėsor “Kleēka”, ku njė prej tė akuzuarve ėshtė Fatmir Limaj.
Tash Idrizi, i shtyrė nė moshė, vetėm kujton zėrin e tė birit.
Tė mėrkurėn, Misioni i EULEX’it nė Kosovė konfirmoi se “Dėshmitari X” ėshtė gjetur i vdekur nė njė park diku nė Gjermani.
Idrizi tregon pėr Express nė shtėpinė e tij nė Prizren se, pavarėsisht telefonatave, kurrė nuk e ka ditur se nė cilin vend ndodhet djali i tij. Nė kėtė situatė ata ndodhen qė nga muaji mars i kėtij viti.
Kėshtu, babai i Agim Zogajt apo “Dėshmitarit X”, pėr tė cilin ende nuk dihet saktė nėse ėshtė vrarė, vetėvrarė apo si ka vdekur, pasi autoritetet gjermane janė duke kryer hetimet pėrkatėse, ka treguar nė detaje se si EULEX’i ia kishte marrė me zor tė birin pėr ta strehuar diku. Arsyetimi i Misionit Evropian pėr Sundimin e Ligjit nė vend, sipas Idrizit, ėshtė nė rrezik jeta e tij.
Por ky mision, edhe pse e ka konfirmuar pėr publikun vdekjen e “Dėshmitarit X”, babait tė tij, Idrizit, zyrtarisht nuk i ka treguar ende asgjė. Sė paku jo deri nė orėt e mbrėmjes tė sė mėrkurės. Krejt ēfarė di, ai thotė se e ka kuptuar nga mediat. Madje as familja e ngushtė e “Dėshmitarit X” nuk ėshtė njoftuar, gruaja e tij dhe fėmijėt.
“Unė pėr vdekjen e djalit tim kam kuptuar nga njerėzit e tjerė qė kanė ardhur te unė nė shtėpinė time nė Lipjan”, thotė Idrizi, i cili sapo ka kuptuar se ēfarė ka ndodhur ėshtė nisur drejt Prizrenit, pėr t’iu gjetur pranė gruas sė tė birit dhe fėmijėve tė tij.
Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė Express...
Mė poshtė po sjellim njė video ku shihet njė pjesė e dėshmisė sė Zogajt dhėnė EULEX-it.
__________________________________________________ _________________________________________________


http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,63787
__________________________________________________ _______________________
Babai i Agimit dhe familja e tij e ngushte jane te bindur se eulexi i marnhacut(ky shkavelli francez) dhe i biri shkines, ēetniku, daēiē, jane vrasesit e Agim Zogajt.
Lexone artikullin (nese dini shkrim-lexim) qe iu destinohet gjysmeanalfabeteve ( e di redaksia se te tille ka shume...)e nashta e kuptoni strategjine e udebes eulexiane.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė