Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-04-10, 10:21   #109
Anti Hipokrizi
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Postime: 15
Anti Hipokrizi
Gabim Titulli: Kundertheniet Biblike

A numėron dot bibla?

Mė poshtė janė ca shembuj mbledhjesh tė rėndomta qė tregojnė kapacitetin "e lartė" matematik tė bibles psss


Citim:
Jozeu 15
33 Nė ultėsirė: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,
34 Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;
35 Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,
36 Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katėrmbėdhjetė qytete me gjithė fshatrat e tyre;
14 sipas Biblės, por fatkeqėsisht qenkan 15...


________
Tek Esdra 2 kapitulli flet pėr popullsinė e izraelitėve dhe pasi jepen tė gjithė numrat, nė fund sipas Biblės shuma ėsht 42'360 vetė. Fatkeqėsisht shuma del 29'818 vetė. Kjo quhet nė zhargon dhe "saktėsi zvicerane"...

Tek Nehemia 7 numėrohet e njėjta popullsi si mė lart e pas gjithė numrave, shuma sipas Biblės ėshtė 42,360. Kryeni mbledhjen reale. Shuma del 31'098.

Pėrveē gabimit nė mbledhje, kėto dy kapituj bien nė kundėrshtim pėrsa i pėrket dhe shumės reale tė popullsisė!
________


Kush e ka parė "zotin"?

Askush nuk e ka parė ndonjėherė "zotin" [1 e Gjonit 4:12]
Amosi e ka parė "zotin" [Amosi 7:7]
Isaia e ka parė zotin [Isaia 6:1]
Askush se ka parė "zotin" veē "zotit" [Gjoni 1:18]
Moisiu e ka parė "zotin" [Ligji i Pėrtėrirė 34:10] [Eksodi 33:11]
Moisiu e ka parė "zotin" dhe nga prapa... [Eksodi 33:22-23]
Askush s'e ka parė dhe s'mund ta shohė "zotin" [1 e Timoteut 6:16]
Abrahami e ka parė "zotin" [Zanafilla 18:1]
Jakobi e ka parė "zotin" dhe ėshtė ndeshur me tė [Zanafilla 32]
Moisiu, Aaroni, Nadabi, Abihu dhe 70 pleq e kane parė "zotin" dhe kanė ngrėnė e pirė me "zotin". [Eksodi 24]
_______________



Zoti asht paqesor?

Romakėve 15:33
Edhe Perėndia e paqes qoftė me ju tė gjithė. Amen.

Isaia 2:4
Ai do tė sigurojė drejtėsi midis kombeve dhe do tė qortojė shumė popuj. Do t'i farkėtojnė shpatat e tyre duke i kthyer nė plugje dhe heshtat e tyre nė drapinj; njė komb nuk ka pėr tė ngritur shpatėn kundėr njė kombi tjetėr dhe nuk do tė mėsojnė mė luftėn.

>>VS<<

Eksodi 15:3
Zoti ėshtė njė luftėtar, emri i tij ėshtė Zoti.

Joeli 3:9-10
Shpallni kėtė midis kombeve: "Pregatitni luftėn, zgjoni njerėzit trima, le tė afrohen, le tė dalin gjithė luftėtarėt!
Farkėtoni shpata me ploret tuaj dhe ushta me drapėrinjtė tuaj. I dobėti le tė thotė: "Jam i Fortė!"".

__________________


Mateu 19:26
Dhe Jezusi duke pėrqėndruar shikimin mbi ata tha: ''Pėr njerėzit kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur''.

Pra edhe nje Bibel e perkryer pa qindra kundershtimesh mes fjaleve te veta? Apo... a eshte e mundun Zoti me vullnetin e tij me e zhduk ekzistencen e dukurive qe e zhgenjejn para se me u pendu per krijimet e veta?

Se paku kjo do ishte e mundun nga Zoti qe krijoi gjith universin per 6 dite!

Gjyqtarėt 1:19
Kėshtu Zoti mbajti anėn e Judės, qė dėboi banorėt e krahinės malore, por nuk mundi tė dėbojė banorėt e fushės, sepse kishin qerre tė hekurta.

...Pra nuk kishte mundesi me i shmang qerret e hekurta?

Pse ne kete rast po?
Gjyqtarėt 4:
13 Kėshtu Sisera rreshtoi tėrė qerret e tij, njėqind qerre tė hekurta, dhe tėrė njerėzit qė ishin me tė, nga Haroshethi i kombeve deri nė pėrruan e Kishonit.

14 Atėherė Debora i tha Barakut: "Ēohu, sepse kjo ėshtė dita qė Zoti e dorėzoi Siseran nė dorėn tėnde. A nuk ka dalė vallė, Zoti para teje?". Kėshtu Baraku zbriti nga mali Tabor, i pasuar nga dhjetė mijė burra.

15 Zoti e mundi Siseran, tė gjitha qerret dhe tėrė ushtrinė e tij, qė u shfaros me shpatė pėrpara Barakut; por Sisera zbriti nga qerrja dhe iku me kėmbė.

16 Por Baraku i ndoqi qerret dhe ushtrinė deri nė Harosheth tė kombeve; dhe tėrė ushtria e Siseras u shkatėrrua nga goditjet me shpatė; nuk shpėtoi as edhe njė njeri.
______________
Anti Hipokrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė