Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 07:40   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E vėrteta e luftės civile nė Shqipėri

...vazhdim

Si u zhvilluan mė tej ngjarjet?

Nė njė letėr qė E.Hoxha i shkruante mė 5 tetor 1943 Koci Xoxes, qė drejtonte PK tė qarkut tė Korēės, e udhėzonte pėr asgjėsimin kudo tė ēetave tė ballit Kombėtar, kėshillat balliste dhe personalitetet nacionaliste: “Ballin duhet ta likujdojmė pa mėshirė nė ēdo anė qoftė. Ēetat e atjeshme tė Ballit tė likujdohen pa u grumbulluar dhe pa e marrė veten. Sa pėr bashkėpunimin me Fazlli Frashėrin, mos u gėnjeni. I bini, pra edhe Faslliut, edhe atij qė e ka bėrė Faslliun.”
“ Nė kėto momente, – udhėzon Koci Xoxe, krahu i djathtė i Hoxhės nė atė kohė, – pėrpara Ushtrisė Nacionalēlirimtare paraqitet urgjente marrja e pushtetit, duke zaptuar krahina e qytete.”


Nisja e luftės civile vėrtetohet edhe nga njė dokument i Shtabit tė Pėrgjithshėm NĒ: “Nė vjeshtė 1943 Partia Komuniste dhe Fronti NĒ u detyruan t’i shpallin luftė pėr vdekje Ballit Kombėtar” (Dokumente tė Shtabit tė Pėrgjithshėm NĒ)Mandej , nisi lufta kundėr Legalitetit nė Krujė, Mat dhe Dibėr dhe krerėve tė veriut, si edhe mėsymja ushtarake pėr tė nėnshtruar veriun antikomunist, qė pėrfundoi me gjakderdhje tė mėdha nė Shkodėr, Nalėsinė e Madhe, Dukagjin, NIkaj Mertur, Tropojė e malėsinė e Gjakovės, pėr tė kaluar mandej nė Kosovė e trevat e tjera shqiptare.

Nuk kemi tė bėjmė mė me luftime sporadike apo lokale. Lufta e armatosur ndėrmjet fuqive ushtarake tė Ballit Kombėtar dhe ushtrisė NĒ, tashmė ishte e organizuar dhe kishte dalė nė plan tė parė. Pėrveē tė vrarėve nė luftė, pasojnė tė pushkatuarit e robėrve tė luftės si edhe viktimat e shumta nga popullsia e pafajshme, grabitjet e pasurive, djegiet e shkatėrrimet.

Nė ballė tė kėsaj lufte civile tė pėrgjakshme u vu Brigata e Parė Sulmuese, e cila betejat e saj tė para i bėri kundėr forcave nacionaliste nė gjithė vendin. Njė nga ato qe lufta nė afėrsi tė Lushnjės, tek kodra e Cen Hasanit nė fshatin Golem, mė 21 tetor 1943 kundėr forcave nacionaliste. Mehmet Shehu shkruan:
“ U ramė befas dhe i shpartalluam tė 400 bashibozukėt ballista: 172 robėr dhe 10-15 tė vrarė”.

Pas betejės, Mehmet Shehu urdhėroi, nė kundėrshtim me ēdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robėrve , qė s’ishin tjetėr veēse luftėtarė tė thjeshtė e tė rinj tė pafajshėm nga fshatrat e Myzeqesė, qė nuk pranuan tė bashkoheshin me Brigadėn I Sulmuese (vetėm njėri pranoi) dhe nuk donin tė luftonin mė, po tė ktheheshin nė shtėpitė e tyre.

Ata qė nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshės, zėvendėskomisarit tė Brigadės me pseudonimin Salė. Atje nuk kishte as italianė, as gjermanė, kish vetėm shqiptarė qė luftonin kundėr njėri-tjetrit, kishte dhe njė tė huaj, njė komunist malazez qė ushtronte luftėn civile si njė zanat tė vjetėr.
Nė letrėn e datės 30.11.1943 Mugosha e qorton M. Shehun pėr moskordinimin si duhet tė forcave tė Brigadės I dhe i kėrkon atij qė forcat e kėsaj brigade tė jenė tė pamėshirshme “tue pėrdorė zjarrin mė tė tmerrshėm” kundėr nacionalistėve. Ai i kėrkon tė pėr me shkelė Dukatin, fshat nacionalist dhe me e zhdukė nga faqja e dheut.” Nė luftėn e Dukatit, mė 30 nėntor 1943 , u vranė dhjetra banorė tė pafajshėm tė fshatit, luftėtarė nacionalistė qė mbronin fshatin dhe dhjetra partizanė.



A nuk ishte kjo luftė civile?

Viti 1944 ishte viti i luftės civile nė gjithė hapėsirėn shqiptare, qė vazhdoi edhe nė vitin 1945 .

Mjafton tė pėrmendim luftrat kundėr forcave tė Muharrem Bajraktarit, luftėn kundėr forcave tė Kryezinjve, luftėn kundėr Preng Calit e kėshtu me radhė, tashmė tė dokumentuara. Lufta civile ėshtė ana e panjohur, pjesa vetvrasėse e Luftės sė Dytė Botėrore nė Shqipėri.
Duhet ta nxjerrim nga heshtja, ta njohim e tė reflektojmė ndaj saj, duke kapėrcyer mosmarrėveshjen, urrejtjen, shfaqjet e reminishencat e frikshme qė rezaton ende ajo luftė; duhet tė ēlirohemi nga pengu e tabutė e sė shkuarės, pėr tė kuptuar mė mirė gjendjen tonė tė sotme dhe pėr t’i bėrė ballė si njerėz plotėsisht tė lirė e me vetėdije tė qartė tė nesėrmes.

Shpirtrat e tronditur tė shqiptarėve, jo vetėm nga luftrat e vazhdueshme, traumat e mėnxyrat qė kanė pėrjetuar, por edhe nga mashtrimi i madh gjysmėshekullor dhe leximi i keq i historisė i cili vazhdon edhe sot, kanė nevojė mė sė shumti pėr tė vėrtetėn, drejtėsinė dhe paqen.


Cili ėshtė mendimi juaj pėr optikėn e historianit Paskal Milo ndaj kėsaj ēėshtjeje?

Historia ka nevojė tė korigjojė vetėveten. Historiani dhe politikani Paskal Milo, e mohon luftėn civile. Ai nuk ėshtė ndarė ende nga mendėsia komuniste, por edhe nga interesat elektorale tė tij. Natyrisht ai kėrkon tė mbrojė njė kauzė politike, njė deformim e mashtrim tė historiografisė sė kaluar, ku ka bėrė pjesė edhe vetė, por kėrkon tė marrė edhe vota, qė tė mbahet nė politikė.

Ai thotė se Uran Butka ėshtė ndikuar nga familja Butka (patriote, antifashiste dhe demokrate) dhe mua mė vjen mirė qė i kam mbetur besnik kėsaj tradite, si edhe tė vėrtetės historike.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė