Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-02-12, 17:59   #25
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244

***

More,
paskan filluar te dyshojne dhe hamenden edhe ati shtete qe na kane njohur (ishalla s'bohen pishman...)
...se, po te vazhdojme te ecim mbrapsht, s'eshte per t'u cuditur qe dikush behet pishman (pendohet)...
...per arsye se e kane pranuar si shtet pa fussnote (demek cello durrzhave hesapi) e jo te gjymte me ne fund...



Citim:
1244 e pamundėson lobimin
Artan M. Haraqija | 20-02-2012 00:33 CET

Nėse qeveria e Kosovės vėrtet e ka pranuar rezolutėn 1244, atėherė kjo e bėn lobimin pėr pranimin e Kosovės pothuajse tė pamundshėm, vlerėson njė eurodeputet pėr “Zėrin”.

I shqetėsuar nga lajmi qė ka marrė tė dielėn se kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e ka pranuar pėrfaqėsimin e Kosovės edhe nė kuadėr tė rezolutės 1244, njė nga pjesėtarėt mė me ndikim i parlamentit tė BE-sė e ka kontaktuar “Zėrin” pėr ta konfirmuar nėse kjo ėshtė e vėrtetė apo jo?

Duke mos pranuar tė flasė zyrtarisht, ai kujton kohėn kur raportuesja pėr Kosovėn nė Parlamentin e BE-sė, Ulrike Lunacek, e kishte prezantuar rezolutėn e saj tė fundit pėr Kosovėn.

“Atėkohė eurodeputet socialistė grekė, rumunė e qipriotė, por edhe disa nga pėrfaqėsuesit e partive popullore (grupi mė i madh parlamentar) kėrkonin me ngulm pėrfshirjen nė kėtė dokument edhe tė rezolutės 1244. Kur ne qė vijmė nga shtete qė e kanė njohur Kosovėn nuk e lejuam kėtė gjė, ata na pyesnin, ‘ēka keni kundėr kėsaj rezolute’? Ne iu thamė, pėrderisa 22 vende e kanė pranuar Kosovėn shtet, rezolutė 1244 nuk ka mė. Tash, tė them tė drejtėn nuk e di se ēfarė do tė themi mė”, thotė ky eurodeputet qė ėshtė dhe njė nga pėrkrahėsit mė tė mėdhenj tė pavarėsisė sė Kosovės.

Ai kujton njė takim para pak ditėsh nė Strasburg me komisionerin pėr Zgjerim, Stefan Fyle, i cili ėshtė dukur i shqetėsuar nga kokėfortėsia e palės kosovare qė tė paraqiten patjetėr si Republikė dhe pa rezolutėn 1244.

“Ai ishte i shqetėsuar se po afrohej koha e takimit tė radhės, kur pritet t’i jepet Serbisė statusi i kandidatit, ndėrsa pala kosovare dukej se nuk do tė lėshonte pe. Tani besoj se edhe vetė Fyle ėshtė habitur me kėtė qėndrim krejt tė kundėrt. Ndoshta vizita e Burnsit ėshtė arsyeja pse ndryshoi qėndrimi kaq papritmas”.

***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė