Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-02-12, 11:22   #29
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Thaēi e pranon fusnotėn me Rezolutėn 1244

...vazhdon :

DPA: Fusnota e deklaron Kosovėn pjesė tė Serbisė
Publikuar: 21.02.2012 - 09:02
Berlin, 21 shkurt - Pas disa muajsh ndėrprerjeje kėtė tė martė do tė fillojnė negociatat mes Beogradit dhe Kosovės, e cila para 4 vjetėsh shpalli pavarėsinė. Nė njė analizė tė zhvillimeve tė fundit agjencia gjermane e lajmeve DPA shkruan se delegacionet e tė dyja palėve pritet tė gjejnė njė zgjidhje pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė konferencat ndėrkombėtare. Kompromisi pėr kėtė ēėshtje ėshtė kėrkesė qendrore e Bashkimit Evropian ndaj Beogradit, i cili deri mė tani ka bojkotuar tė gjitha takimet multinacionale, nėse nė to kanė marrė pjesė pėrfaqėsuesit e Prishtinės. Sipas DPA-sė, propozimi qė ka bėrė Bashkimi Evropian pėr zgjidhjen e problemit tė pėrfaqėsimit tė Kosovės paraqet njė kundėrthėnie nė vetvete. Nė tabelėn me emrin e Kosovės do tė ketė dy fusnota, njėra e deklaron Kosovėn si pjesė tė Serbisė, tjetra nėnvizon pavarėsinė e saj. DPA-ja nėnvizon se ndėrmjetėsi i BE-sė, Robert Cooper, deri mė tani ka njoftuar pėr disa kompromise, por menaxhimi i pėrbashkėt i kufijve mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė aq i komplikuar, saqė nuk do tė mund tė zbatohet edhe pėr njė kohė tė gjatė. Edhe qarkullimi i lirė i mallrave do tė mbetet njė ėndėrr.
DPA-ja shkruan mė tutje se Serbia nuk ka plotėsuar asnjė kėrkesė tė BE-sė qė nga samiti i dhjetorit, kur asaj iu refuzua statusi i kandidatit. “Praktikisht nuk ėshtė pėrmbushur asnjė kėrkesė, por janė ndėrtuar disa fshatra tė Potemkinit”. Qėllim i kėsaj politike tė Brukselit dhe tė shumė vendeve tė BE-sė, sipas DPA-sė, ėshtė qė Serbia tė marrė statusin e vendit kandidat. DPA-ja pėrkujton se ditėve tė fundit misioni i BE-sė nė Kosovė, EULEX, dhe trupat e NATO-s (KFOR) njoftuan se barrikadat e ngritura nga serbėt nė verė nė veri tė Kosovės tashmė janė hequr. Po ashtu, sipas kėtyre organizatave, pikėkalimet kufitare nė Jarinjė dhe Bėrnjak janė tė hapura. Lajmi erdhi tamam me kohė, sepse Brukseli kėrkon nga Beogradi tė mundėsojė qarkullimin e lirė tė KFOR-it dhe EULEX-it. Por, sipas DPA-sė, ata qė kanė ngritur barrikadat dhe autoritetet e komunave serbe nė veri tė Kosovės menjėherė i kanė pėrgėnjeshtruar kėto njoftime. Bllokimi i rrugėve vazhdon, shkruan DPA-ja.
Kjo agjenci po ashtu rikujton se Bashkimi Evropian kishte deklaruar se Serbia ka bėrė “hapa shumė tė mėdhenj” nė reformimin e sistemit tė korruptuar gjyqėsor. Por, sipas DPA-sė, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila nė fund tė dhjetorit citonte njė raport konfidencial tė ekspertėve juridikė tė Komisionit Evropian, ku pjesė tė reformės sė kryer nė Serbi quheshin “shembull shkollor pėr pėrqeshjen e drejtėsisė”. Nė kėtė raport po ashtu kritikohej ndikimi i politikės nė drejtėsinė serbe. Me gjithė kėto fakte, duket se BE-ja ėshtė e gatshme t’ia hapė portat Serbisė.
________________________________________________
http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,88701
__________________________________________________ _______________________________________
E shihni kush eshte kryeministri i Republikes se Kosoves : individ i inkriminuar dhe i akuzuar per trafikim organesh nga instanca nderkombetare meton te firmos shkaterrimin e shtetit tone dhe nxitjen e luftes vellavrasese brenda vendit tone.
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė