Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-12, 11:54   #17
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lutjet themelore

Engjėlli i Zotit

Engjėlli i Zotit iu fal Zojės Mari.
– E ajo ngjizi pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt.
(Tė falemi Mari…)
Ja shėrbėtorja e Hyjit.
– U bėftė me mua si ėshtė fjala jote.
(Tė falemi Mari…)
E Fjala u bė njeri.
– E banoi ndėr ne.
(Tė falemi Mari…)
Lutu pėr ne, o shenjtja Nėnė e Hyjit!
– Tė bėhemi tė denjė pėr premtimet e Jezu Krishtit.
Tė lutemi: Hirin tėnd, po tė lutemi, o Zot,
ndikoje nė shpirtin tonė, qė sikurse nė lajmėrimin e engjėllit
na e zbulove mishėrimin e Birit tėnd, Jezu Krishtit, nėpėr
mundime e kryq tė tij na udhėheq nė lavdinė e ringjalljes.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

(Shtohet tri herė: “Lavdi Atit…” dhe pėr shpirtra tė purgatorit njė “Ati ynė, Tė falemi Mari” dhe “Jepua, o Zot, pushimin e pasosur!”) Dhe i shndritė drita e pambaruar!
Pushofshin nė paqe! Amen.


Engjėlli i Zotit, i njohur mė gjerė si Angelus, lutet nė mėngjes, nė mesditė nė orėn dymbėdhjetė dhe nė mbrėmje. Nė kėto kohė rėndom bie kambana si thirrje pėr kėtė lutje, dhe kudo qė besimtarėt janė afėr ndonjė kishe do tė kenė mė lehtė tė bėhen me dije pėr lutjen e saj. Vetė papa e thotė kėtė lutje ēdo tė diel nė mesditė nė orėn dymbėdhjetė nga dritarja e banesės sė tij. Pėrmbajtja e saj shtjellon tė mishėruarit tė Jezusit nė kohė, e pėrgatitur pėrmes dialogut tė lajmėrimit nė mes tė engjėllit Gabriel dhe Marisė. Pas secilės prej tri fjalėve medituese thuhet njė Shenjta Mari, ndėrsa pėrfundon me lutje. Papa ia shton edhe tri: Lavdi Atit (Lavdithurjen e vogėl), pėrkujton tė vdekurit dhe pastaj jep bekimin. Nė kohėn e Pashkėve zėvendėsohet me lutjen “Mbretėreshė e qiellit”.



Mbretėreshė e qiellit

Mbretėreshė e qiellit, gėzohu, Aleluja!
– Se ai qė meritove pėr ta bartur, Aleluja!
U ngjall si pati thėnė, Aleluja!
– Lute pėr ne Hyjin, Aleluja!
Gėzohu e galdo, Virgjėra Mari, Aleluja!
– Zoti u ngjall me tė vėrtetė, Aleluja!
Tė lutemi: O Zot, qė nėpėr ngjalljen e Birit tėnd Jezu Krishtit
u denjove ta ngushėllosh botėn, bėj qė nėpėr Nėnėn e tij,
Virgjėrėn Mari, tė fitojmė ngushėllimet e jetės sė amshuar.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

Ėshtė njėra prej katėr antifonave tė Marisė dhe njihet si Regina Coeli. Kėndohet nė Liturgjinė e Orėve nė kohėn e Pashkėve pas mbrėmėsores. Nė kohėn e Pashkėve e zėvendėson lutjen Engjėlli i Zotit deri nė ditėn e Rrėshajėve. Teksti i saj dhe melodia kanė zėnė fill nė shekullin XII. Teksti i kėsaj lutjeje shpreh gėzimin dhe harenė pėr ringjalljen e Krishtit dhe Maria paraqitet si ndėrmjetėsja jonė.



Engjėlli i Zotit

Engjėlli i Zotit, qė je rojtari im, pasi Hyji, pėr mėshirė tė vet,
mė ka lėnė nėn mbrojtjen tėnde, ti sot mė shndrit, mė mbaj,
mė ruaj e mė sundo. Amen.

Kisha katolike na mėson se pėrpos forcave tė kėqija, ekzistojnė edhe forcat e mira; prandaj na i paraqet engjėjt si ndėrmjetės dhe mbrojtės. Vetė fjala engjėll do tė thotė: lajmėtar. Ata rrinė pranė Hyjit dhe i shėrbejmė atij. Vetė Zoti u urdhėron qė tė na ruajnė (Ps 91, 11); prandaj forcat e kėqija nuk mund tė mbizotėrojnė, sepse vetė Zoti pėrfundimisht ėshtė Zotėruesi i qiellit dhe i tokės (Zb 20, 7–14). Shkrimi i Shenjtė na flet pėr engjėjt dhe kryeengjėjt, kerubinėt dhe serafinėt, fronet dhe zotėruesit; tė gjithė i shėrbejnė Hyjit dhe i mbrojnė njerėzit.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė