Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-09, 02:29   #20
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Tė kesh, apo tė jesh?!
Kryesisht tek gjeneratat mė tė vjetra ėshtė bėrė e zakonshme tė dėgjohet "Dikur vėrtet nuk kishim..., po ishim". Demek kemi qenė mė tė lumtur, mė tė kėnaqur, mė tė dashur, mė tė bashkuar... thjeshtė kemi jetuar.

Gjithsesi kjo hyn tek dėshira e pavdekshme e njeriut "nė kėrkim tė lumturisė".

Sipas njė reviste amerikane, nė vitin 2008 janė shkruar 4000 libra me temė pėr lumturinė. Nė vitin 2000, vetėm 50. Pra, njė rritje mesatarisht prej 800% brenda 8 vjetėsh!

A po rritet numri i njerėzve tė dėshpėruar nė njė masė kaq drastike?
Apo ėshtė pasojė e trendit bashkėkohorė "Sa mė e keqe tė jetė gjendja, aq mė shumė kėrkohet nga ne qė tė jemi tė kėnaqur... aq mė shumė iu rritet vlera shkrimeve e fjalimeve qė tė rrisin moralin e vullnetin...".

Si pasojė e kėtij trendi, mendoj se, kjo kėmbėngulje pėr me i pa gjėrat veq me sy pozitiv, ėshtė kthyer nė njė optimizėm tė verbėr tek njerėzit. Disi po e hipnotizojmė veten me dėshirė, qė na bėn tė verbėr ndaj realitetit. E kemi ushtruar vetveten qė tė mendojmė se gjithēka mund tė arrihet, mjafton me ia mėsy ose me ia qitė vetes pėrpara si qėllim, dhe kjo po na shtyen tė synojmė gjithēka. Por kur zgjohemi nga hipnoza, dhe pėrballemi me realitetin, ja nisim e e fajėsojmė vetveten: "pse ai ose ajo ia arriti e unė jo"...
Realiteti duket se jo secili nga ne mund tė bėhet president, yll, fizikant e astronaut. Duket se njerėzit nuk janė tė pėrbėrė nga tė njėjta aftėsi dhe, rrjedhimisht, ndjenja. Prandaj mendoj se duhet tė fillojmė ta rivlersojmė se ēka do tė thotė lumturi pėr ne, pėr secilin veq e veq.

Sipas njė studimi, qė pėrfshinte njė panel nga tė gjitha shtresat e popullsisė sė BE-sė, ishin pyetur rreth 1 milion persona pėr momentet e tyre tė lumtura qė i kishin ndjerė gjatė plot 5 vjetėve, del qė:
"Paraja nuk e bėn njeriun tė lumtur", pėr mė tepėr ajo shkakton dy efekte:

1. Efektin e krahasimit (unė lumturohem sepse fitoj mė shumė se tė tjerėt),
2. Efektin e adaptimit (unė dikur mėsohem me nivelin e rrogės sime dhe vjen momenti qė as nuk nxehem as nuk ftofem nga kjo gjė).

Siē mund ta vėreni, efekti nėn 2 e anulon efektin nėn 1.

Kėto dy efekte mund tė aplikohen edhe tek shumė qėshtje tė tjera si puna, martesa, fėmijėt, besimi fetar, shėndeti etj.

- Puna e bėn njeriun tė lumtur poashtu nėse krahasohet me tė tjerėt, e papunėsia mė lehtė pėrballohet nėse krejt shteti vuan nga papunėsia. Por njeriu nuk po mund tė adaptohej me papunėsinė, sipas studimit.

- Martesa po tė bėnte tė lumtur para se tė martohesh, kurse divorci po tė bėnte tė lumtur pas ndarjes.

- Edhe fėmijėt po tė bėnin tė lumtur para se tė lindin, e kur tė lindin ta bijnė shpirtin me dalė... e po kėnaqeshe me ta nė moshėn kur po ia nisshin me tė dalė doresh :),

- Besimtarėt e fesė ishin mė tė lumtur se ateistėt, bile vetė atesitėt po preferojshin me banu nė lagjet ku ka mė shumė besimtarė.

- Aktivitetet shoqėrore po e bėjshin njerėzinė tė lumtur por dikur po u adaptojshin edhe s'po u bėnte pėrshtypje qaq.

- Njerėzit e sėmurė, dmth tė pashėndetshėm, po u ndijshin ma tė lumtur kur afėr tyre pėrreth kishin njerėz qė nuk ndihen mirė me shėndet.

Krejt kėto sipas rezultateve tė studimit...

Ėshtė interesant se pėr lirinė nuk kishin arritur ende ta gjejnė ndikimin e atyre dy efekteve: tė krahasimit dhe tė adaptimit.

Nė lidhje me kėtė ēėshtje ka shumė mendime tė ndryshme. Pėr shembull ka qė pėrmendin dilemėn "e pėrjetshme": "Ēka po tė vyen liria pa pare... ēka po tė vyen parja pa liri"... etj etj.

Ka qė thojnė si me ironi, edhe nuk e kanė hiq keq, qė tė lumtur nė kėtė botė janė vetėm ciganėt... demek nuk i qesin vetit shumė gajle nė kokė, nuk planifikojnė e nuk i qesin vetes qėllime tė mėdha nė jetė, rrjedhimisht i bie qė nuk kanė edhe se si ta njohin dėshtimin, shkaktarin e dėshpėrimit...

... e nejse.

...po ju, ēka mendoni?
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 10-12-09 nė 02:35
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė