Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-10, 11:51   #25
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Viti 2! Refleksione mbi dhe per vetveten.


Festo! Kjo dite eshte nje nga ato me peshe per nje komb te tere! E tashmja trason rrugen e qendrueshme per te ardhmen e ndritur. Ka arsye te festohet! Thot zeri i pare.

Medito. Terhequr ne vete, kujto nga erdhem dhe ku shkojm. E tashmja me shum dhemb se sa ngjall optimizem. Thot zeri i dyte

Jan keta dy zera qe percjellin 17 Shkurtin tim te dyte me shtetesin kosovare.
Nje sy ne te qare e tjeterin ne gezim do thoshin njezit e shtetit ku jetoi.

S“me jan larguar nga mendja skenat kur perpeliteshim per te mbijetuar, pastaj klithjet ngazellyese qe vertetonin tejkalimin e humneres. Skenat e nje kohe kur perqesheshim per ambicjet tona kryeneqe para institucioneve te huaja per te pasur shtetesi! Fytyrat hutuese ne vendkalime kufitare kur legjitimoheshim me dokumenta udhetimi UN!
Pastaj rrenkellima historike te 17 Shkurtit!!
Jehone gezimi e hareje qe mbulonte ne tersi shijet e idhta qe hera heres ngritnin krye permes nje flamuri teknin, zyrtarizimeve qe dhimbnin e hutonin dhe pyetjes qe nuk deshironte ta shtronte askush nga ne. Per dreq; nje pyetje qe ngjante me ndjesin e keqe qe vetdija deshiron ta bej te paqen e nderdija e sjell rrotull por se humb. E ben gjitheher latente, duke e ruajtur me fanatizem.

Sa ka perberje shqiptare shteti zyrtare qe po linde?

Zeri i pare do thonte: shteti dhe shtetesija jan formale dhe perberjen a gjallerimin i japin qytetaret e tij me at qe karakterizohen! Kosova eshte e kosovareve dhe kosovaret jan mbi 90 shqiptare, se kendejmi edhe Kosova eshte shqiptare! Kauzalitet qe qendron.

E zeri i dyte pason: Vetekushtezimi teknik i shtetesis me gjithqka globalle dhe asgje kombetare prejudikon regjionalitetin dhe pamundeson autenticitetin nacional. Kosovaret mund te ndihen legjitimisht qytetare por jo edhe shqipetar. Te pakten jo zyrtarisht. As ne Fillimmars e as ne Nendore . Degradimi i zjarreve te marsit e flamurit te Nendorit ne manifestime jozyrtare (pasi qe joshteterore) dhemb dhe apstrahon shtetin zyrtare.

E zeri i pare thot: Vlera nacional buron nga individualizmi i secilit dhe duhet te ushqehet e promovohet nga secili. Shteti promovon qytetarin e secili nga ne promovon vlerat nacionale

E zeri i dyte kunderpergjigjet: pikerisht! Kjo teze nuk fuksionon asgjekundi; pse te funksionoi nder ne?! A s“kemi nje pasqyre gjat kesaj faze femirore te shtetesise c“far domethenje kann vetorientimi, ndergjegja dhe pergjegjesia. A s“kemi nje qartesi te mungeses se ndjesise institucionale?

I le dy zerat te ballafaqohen ne vazhdimesi dhe vet ike te ngrhe goten ne perulje ndaj atyre qe u udhehoqen nga motivet humane per interesa nacionale duke u flijuar ne altarin e lirise


pb, mynih, 17.02.2010, 19:20
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė