Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-03-10, 22:15   #29
Antika
 
Avatari i Antika
 
Anėtarėsuar: 05-03-09
Vendndodhja: ..n'kryeveni.
Postime: 1,909
Antika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėmAntika i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

SYTĖ LEXOHEN SI LIBRAT...

Sot gjatė gjithė kohės kam menduar pėr sytė...

Mė ka shtyrė njė shikim , qė ka qenė njė ēast vetėtime. Por, brenda atij ēasti jane mbledhur vetėtimat e tė gjithė qiejve. Ashtu siē janė mbledhur pėr njė ēast, janė zhdukur poashtu pėr njė ēast edhe mė tė shkurtėr mbase; dhe unė, nuk kam pasur kohė ta lexoj dhelpėrinė dhe zjarrin aq tinzar brenda tyre, qė natyrisht, kėtė fshehje, mund ta bėjnė vetėm sytė...

Eshtė ēudi me sytė. Ata, lexohen njėsoj sikurse edhe librat. Veēse edhe tė gjithė librat ne nuk dijmė t'i lexojmė. Prej disave nuk kuptojmė gjė. Jo pse nuk janė tė mira, por ne as qė kemi hyrė brenda. Ne po sillemi jashtė, pa mundur tė hyjmė brenda, dhe po trillojmė pėr ato qė gjenden nė Kėshtjellė...
Njėsoj si ato librat e pėrroit tė ndėrdijes janė edhe sytė. Kanė tekst, nėntekst, kontekst. Librat e pėrroit tė nderdijes, kuptohen jo nga gjithkush. Edhe sytė, poashtu, thjeshtė, nuk kuptohen nga gjithkush. Ka ēaste kur ne mashtrohemi se e kemi kuptuar nėntekstin e syve. Por, e qartė: shpeshherė gabojmė. Me depėrtimin tonė nė shtresen e parė tė mjegullės, ne kujtojme se kemi kuptuar gjithēka. Por, e vėrteta mund tė jetė e fshehur pas shumė e shumė muresh tė mjegullės.
Sytė janė si poezia. Kanė tė shprehur polidimensional. Interpretimi i njė shikimi mund tė jetė i llojllojshėm. Nė gjithė kėtė llojllojshmėri mund tė mungojė vetėm e vėrteta.
Sytė janė tė thellė dhe tė pakuptueshėm si nata. Ata fshehin pamjet nė shtresat mė tė thella tė ndėrdijes. Por, sytė e kanė frikė maestron qė di t' i lexojė, hiq mė pak se djallin.
Pavetėdija jonena tradhton ndonjėherė. Dhe ne, diēka qė nuk kemi dėshiruar ta themi kurrė, na shpėton. Por atė nuk e bėjnė asytė, por e bėn goja, natyrisht e urdhėruar nga pavetėdija. Pra nuk kemi mundur ta zhdukim...
Dihet se njeriu, edhe pėrkundėr dėshirės, pak tė vėrteta merr nė varr. Ai i thotė, nė rastet mė tė shpeshta, i thotė pėrmes syve, por thashė, sytė lexohen mė sė vėshtiri. Ata janė poetė tepėr modernė. Janė egoist dhe i fshehin gjėrat, njėsoj si poetėt e mėdhenj. Ta zėmė si Xhojsi e Kafka. E di se kėta janė prozator tė mėdhenj, por edhe proza ėshtė poezi. I gjithė arti i madh, i mire ėshtė poezi.
Por, s' ka dyshim, e vėrteta absolute ėshtė se ata, lexuesit tė mirė, nuk mund t'i fshehin gjė.Pra, Atij, lexuesit tė mirė, ia tregojnė edhe ato pamje, ato gjėra qė edhe vetė i patėn harruar diku nė skutat e hedhurinave...
__________________
Mendjet e mėdha diskutojne idetė,
Mendjet mesatare diskutojnė ngjarjet,
dhe Mendjet e vogla diskutojnė Njerėzit!!

..sidoqoftė,mirėdita jetė!
Antika Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė