Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:21   #21
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Hixhreti nė Habeshe

Hapi i dytė: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha myslimanėve se pėr tė shpėtuar nga mundimet e Kurejshėve duhej qė tė emigronin nė Habeshe, pasi ishte siguruar, qė Nexhashiu13 ishte njeri i drejtė dhe tek ai nuk bėhej padrejtėsi. Nė vitin e pestė tė Profetėsisė, nė muajin Rexhep bėri hixhret grupi i parė i myslimanėve. Ata ishin 12 burra dhe 4 gra, me nė krye Othman ibn Affan Emeuijun (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), me gruan e vet, Rukijen, qė ishte e bija e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pra, Othman ibn Affan Emeuiju dhe Rukija janė e para familje, qė ka emigruar nė rrugėn e Allahut, pas Ibrahimit dhe Lutit (paqja qoftė mbi ta!). Sahabet dolėn fshehurazi, nė errėsirėn e natės nė drejtim tė Minasė, qė ndodhet nė jug tė Xhidas. Allahu kishte vendosur qė ata tė gjenin dy anije tregtare atje. Hipėn dhe shkuan nė Habeshe. Posa Kurejshėt morėn vesh pėr ikjen e tyre, u zemėruan e u tronditėn dhe u nisėn menjėherė pas gjurmėve tė tyre, pėr t’i kapur e kthyer nė Mekė e pastaj pėr t’i dėnuar dhe pėr t’i kthyer nga feja e Allahut. Mirėpo myslimanėt e kishin kaluar detin dhe kurejshėt, pasi kishin arritur deri nė breg, u kthyen mbrapsht tė dėshpėruar. Idhujtarėt u pajtuan me myslimanėt dhe ranė nė sexhde Nė muajin e Ramazanit, nė vitin e pestė tė Profetėsisė, afėrsisht dy muaj pas emigrimit tė myslimanėve nė Habeshe, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te Xhamia e Shenjtė. Rreth Qabes ishin shumė Kurejshė. Aty ishte edhe vetė paria e Kurejshėve. Nė atė kohė, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte zbritur surja “En Nexhm”. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ēua nė mesin e tyre dhe nisi ta kėndonte suren e zbritur. Ata kurrė ndonjėherė nuk kishin dėgjuar si ato fjalė tė mrekullueshme tė Kuranit. Prandaj u mahnitėn. Fjalėt i tėrhoqėn tė gjithė Kurejshėt dhe i bėnė tėrė sy e veshė. Ata mbetėn duke dėgjuar tė heshtur dhe tė habitur, derisa Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tek ajetet e fundit tė Sures, ku ka udhėzime e paralajmėrime. Nė fund tė sures, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi ajetin: “Pra, bini nė sexhde pėr Allahun dhe adhurojeni Atė!” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ra nė sexhde, ranė me tė edhe idhujtarėt e nuk mundėn tė pėrmbanin veten. Buhariu ka kumtuar se ibn Mes’udi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi suren “En Nexhm”. Kur arriti tek ajeti i fundit, bėri sexhde. Edhe nga ata qė ishin rrotull, nuk mbeti askush, pa bėrė sexhde. Dikush nga turma mori njė dorė guriēka ose dhé, e ngriti deri te fytyra dhe tha: “Kaq mė mjafton mua.” “Unė,- thotė Ibn Mes’udi, e kam parė atė njeri (qė nuk bėri sexhde, por ngriti dorėn me guriēka a dhč te fytyra) tė vritet i pafe.” Ai ishte Umeje ibn Halefi, i cili u vra nė luftėn e Bedėrit. Mėrgimtarėt kthehen nė Mekė Lajmi i sexhdes mbėrriti nė Habeshe, por jo ashtu siē ishte vėrtet. Nė Habeshe e morėn vesh se kurejshėt ishin bėrė myslimanė, prandaj mėrgimtarėt myslimanė u kthyen tė gėzuar pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės ata e morėn vesh tė vėrtetėn. Disa prej tyre u kthyen pėr nė Habeshe, kurse disa hynė fshehurazi nė Mekė, tė tjerė hynė nė besėn e ndonjėrit prej Kurejshėve. Myslimanėt mėrgojnė pėr nė Habeshe pėr tė dytėn herė Kurejshėt i shtuan torturat dhe mundimet ndaj myslimanėve. Ata u penduan, qė bėnė sexhde bashkė me ta. Kurejshėt vendosėn tė hakmerreshin kundėr myslimanėve, kur dėgjuan se Nexhashiu i kishte pritur mirė ata. Duke u nisur nga kėto kushte, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i udhėzoi shokėt e vet, qė tė emigronin pėrsėri nė Habeshe. Kėtė herė emigruan 82 (thuhet edhe 83) burra dhe 18 gra. Emigrimi i dytė qe edhe mė i vėshtirė se i pari. Kėtė radhė Kurejshėt ishin syhapėt dhe i ndiqnin hap pas hapi lėvizjet e myslimanėve. Por myslimanėt ishin edhe mė syhapėt dhe mė tė zgjuar se ata. Ata lėvizėn me zgjuarėsi dhe mundėn t’i kalonin tė gjitha vėshtirėsitė dhe arritėn nė Habeshe. Kurejshėt u ngrenė kurth mėrgimtarėve Idhujtarėve u erdhi rėndė qė myslimanėt u shpėtuan nga kthetrat dhe arritėn nė njė vend, ku kishin siguruar veten e tyre dhe besimin e tyre. Prandaj dėrguan dy burra nga paria e tyre nė Habeshe, qė tė kėrkonin kthimin e tyre nė Mekė. Dy burrat qė dėrguan ishin Amru ibn As dhe Abdullah ibn Rabia, tė cilėt nė atė kohė ishin idhujtarė. Tė dy burrat shkuan nė Habeshe me njė plan tė menduar mirė. Sė pari, u takuan me priftėrinjtė dhe u dhanė disa dhurata. Pastaj u treguan atyre qėllimin, pėr tė cilin kishin ardhur dhe argumentin pėrse donin t’i kthenin mėrgimtarėt nė Mekė. Priftėrinjtė u bindėn. Pastaj, shkuan te Nexhashiu, i paraqitėn dhuratat e i folėn: “O mbret! Nė vendin ku sundon ti, janė dukur disa djem mendjelehtė, tė cilėt kanė braktisur fenė e tyre dhe nuk e kanė pėrqafuar fenė tėnde. Ata kanė shpikur njė fe tjetėr, qė nuk e njohim as ne, as ti. Ne na kanė dėrguar tek ti njerėzit mė tė nderuar tė popullit tė tyre, prindėrit, xhaxhallarėt e tė afėrmit e tyre, qė t’ua kthesh atyre. Ata i njohin mė mirė kėta dhe e dinė mė mirė se pėr ēfarė i kanė turpėruar dhe se pėr ēfarė i kanė qortuar.” Ata i pėrkrahėn edhe priftėrinjtė, sipas planit tė pėrgatitur mė parė. Mirėpo Nexhashiu u rezervua pėr kėtė gjė. Ai e pa tė arsyeshme qė ta dėgjonte ēėshtjen nga tė dyja palėt, qė t’i dilte nė pah e vėrteta. Ai i thirri myslimanėt dhe i pyeti: “Cila ėshtė kjo fe, pėr shkak tė sė cilės keni braktisur popullin tuaj dhe nuk keni hyrė as nė fenė time dhe as nė fenė e askujt.” Fjalėn e mori Xhaferr ibn Ebu Talibi, nė emėr tė myslimanėve. Ai tha: “O mbret! Ne ishim njė popull i paditur, adhuronim idhujt, hanim ngordhėsira, bėnim punė tė turpshme, nuk shikonim farefisin dhe u bėnim keq fqinjėve. I forti prej nesh hante tė dobėtin. Kėshtu ishim, derisa Allahu ēoi te ne njė tė Dėrguar nga gjiri ynė, tė cilit ia njohim prejardhjen, ēiltėrinė, besnikėrinė dhe ndershmėrinė. Ai na ftoi ne tė besojmė vetėm Allahun, ta adhurojmė Atė dhe t’i braktisim ata, qė i adhuronim ne dhe baballarėt tanė: gurėt dhe putat. Ai na urdhėroi qė tė jemi tė drejtė nė fjalė, tė mbajmė amanetin, tė shikojmė farefisin, tė sillemi mirė me fqinjėt, tė largohemi nga gjėrat e ndaluara dhe nga gjakderdhja. Ai na ndaloi, gjithashtu tė bėjmė punė tė turpshme, na ndaloi tė gėnjejmė, tė hamė pasurinė e jetimit, tė shpifim ndaj grave tė ndershme. Ai na urdhėroi, qė tė adhurojmė vetėm Allahun e tė mos i bėjmė shok Atij. Ai urdhėroi qė tė falim namazin, tė japim zeqatin, tė agjėrojmė Ramazanin.” Kėshtu, Xhaferri ia numuroi atij ēėshtjet e Islamit. Pastaj tha: “Ne i besuam atij dhe i shkuam pas, pėr tė zbatuar atė, qė na solli nga feja e Allahut. Adhuruam vetėm Allahun dhe nuk i bėmė shok Atij. I ndaluam tė gjitha ato, qė nai ka ndaluar Allahu dhe i lejuam ato, qė nai ka lejuar Allahu. Pėr kėtė, njerėzit tanė na u bėnė armiq, na munduan dhe na vunė nė provė nė fenė tonė e bėnė ēmos qė tė na kthejnė tek adhurimi i putave, nė vend tė adhurimit tė Allahut. Ata deshėn qė tė na bėnin qė t’i quajmė tė lejuara punėt e fėlliqura. E pasi na poshtėruan, na bėnė padrejtėsi e na torturuan, pėr tė na larguar nga feja jonė, ne erdhėm nė vendin tuaj e tė zgjodhėm ty midis shumė tė tjerėve. Kėshtu, patėm dėshirė qė tė jemi nėn mbrojtjen tėnde e shpresojmė se ti nuk do tė na bėsh padrejtėsi, o Mbret.” Kur i dėgjoi Nexhashiu kėto fjalė, i kėrkoi Xhaferrit qė t’i kėndonte diēka nga Kurani dhe ai i kėndoi fillimin e sures “Merjem”. Mbreti u mallėngjye dhe qau. Qau aq shumė, sa iu lag mjekra. Qanė edhe priftėrinjtė, derisa i lagėn librat e tyre me lotė. Pastaj Nexhashiu tha: “Vėrtet, ky Libėr dhe ai, qė ka sjellė Isai, kanė dalė prej tė njėjtit burim.” Pastaj u foli dy delegatėve tė Kurejshėve: “Shkoni, se pėr Zotin, nuk ua dorėzoj juve dhe nuk lejoj qė ata tė cenohen.” Atėherė, tė dy kurejshėt dolėn. Ditėn e dytė, Amru ibn Asi sajoi njė truk tjetėr. Ai i tha Nexhashiut: “Ata thonė pėr Isanė njė fjalė tė madhe.” Atėherė, Nexhashiu i thirri dhe i pyeti ata pėr kėtė gjė. Xhaferri tha: “Ne themi pėr Isanė atė, qė na ka sjellė Profeti: “Isai (paqja qoftė mbi tė!) ėshtė rob i Allahut dhe i Dėrguari i Tij. Ai qe njė shpirt, tė cilin Allahu e nderoi14; ėshtė fjala, qė Allahu i Madhėruar zbriti mbi Merjemen virgjėreshė15.” Nexhashiu mori njė shkop nga toka dhe tha: “Pėr Zotin, ajo qė thoni ju, nuk ndryshon mė shumė se sa ky shkop nga ajo qė themi ne.” (Dhe tregoi shkopin qė kishte nė dorė)” Pastaj u tha: “Shkoni e rrini tė qetė nė vendin tim, jeni tė sigurt nga ēdo shqetėsim, jeni tė sigurt nga ēdo shqetėsim. Edhe sikur tė mė jepej njė mal me flori, nuk do ta mundoja asnjėrin nga ju.” Pastaj, Nexhashiu urdhėroi qė t’u ktheheshin mbrapsht dhuratat qė kishin sjellė dy delegatėt kurejshė. Kėshtu, tė dy Kurejshėt dolėn tė turpėruar, ndėrsa myslimanėt qėndruan nė njė vend tė mirė, me fqinj tė mirė. </SPAN>
Safijurrahman el-Mubarekfuri

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė