Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:25   #24
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pastaj Habbabi i tregoi Omerit, se i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndodhej nė shtėpinė e Erkamit dhe trokiti nė derė. Aty, njė burrė shikoi nga e ēara e derės Omerin me shpatėn nxjerrė nga milli. Ai njoftoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Myslimanėt u grumbulluan. Hamzai u ēua dhe tha: “Cfarė keni?” Ata iu pėrgjigjėn: “Ka ardhur Omeri!” Ai tha: “Omeri? Hapiani derėn: nėse ka ardhur pėr mirė, e pranojmė, nėse ka ardhur pėr sherr, do ta vrasim me shpatėn e vet.” Nė atė kohė, i Dėrguari i Allahut ishte brenda. Atij po i zbriste Kurani. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli vetė. E kapi Omerin prej rrobash dhe prej shpate, e tėrhoqi fort dhe i tha: “O Omer! Ende nuk ke hequr dorė? Do tė vazhdosh ashtu, derisa Allahu tė tė godasė me turp e dėnim, ashtu siē goditi Uelid ibn Mugiren?” Pastaj tha: “O Allahu im! Pėrforcoje Islamin me Omer ibn Hattabin!” Atėherė, Omeri tha: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se ti je i Dėrguari i Allahut.” Ata qė ishin nė shtėpi, thanė njėzėri “Allahu Ekber” (Allahu ėshtė mė i Madhi). Vendi ushtoi, aq sa e dėgjuan edhe ata, qė ishin te Qabja. Idhujtarėt i kundėrpėrgjigjen kthesės sė Omerit Omer ibn Hattabi ishte i pakrahasueshėm pėr forcė fizike. Kur u bė mysliman, ai shkoi tek armiku mė i egėr i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i myslimanėve - Ebu Xhehli. Trokiti nė derė. Doli Ebu Xhehlidhe i tha: “Mirėserdhe dhe ē’e mirė tė solli?” “Erdha tė tė them,- iu kthye Omeri, se unė i kam besuar Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, Muhamedit.” Ebu Xhehli ia pėrplasi derėn dhe i tha: “Allahu tė shėmtoftė ty dhe lajmin qė ke sjellė.” Pastaj Omeri shkoi tek daja i vet, As ibn Hashimi, e njoftoi ē’kishte ngjarė nė shtėpi. Pastaj, shkoi te Xhemil ibn Ma’mer Xhehmiu, i cili ishte njeriu qė i pėrhapte mė shumė fjalėt ndėr kurejshėt dhe e njoftoi se ishte bėrė mysliman. Atėherė, Xhemili thirri me zė tė lartė: “Omeri ėshtė bėrė i pafe.” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “Gėnjen! Unė kam pėrqafuar Islamin.” Atėherė, Kurejshėt iu vėrsulėn Omerit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Ata vazhduan tė ziheshin e tė vriteshin me njėri-tjetrin, derisa doli dielli mbi kokat e tyre. Pasi u kthye Omeri nė shtėpinė e vet, idhujtarėt u grumbulluan dhe u drejtuan pėr tek ai, qė ta vrisnin. Ata ishin aq shumė, sa dukeshin si lumė nė luginėn e Mekės. Aty erdhi edhe As ibn Sehmiu, qė ishte nga fisi Beni Sehm. Njerėzit e fisit tė tij ishin aleatė tė fisit Beni Adj, fisit tė Omerit. Asi ishte veshur mirė, me stoli dhe kėmishė mėndafshi. Posa erdhi te shtėpia e Omerit, i tha: “Cfarė ke, o Omer?” “A mos kujtuan njerėzit e fisit tėnd,- iu kthye Omeri, se do tė mė vrasin, sepse jam bėrė mysliman!” Asi iu pėrgjigj: “Jo, ata nuk do tė tė vrasin ty!” Pastaj doli nga shtėpia e Omerit, i pa njerėzit qė kishin vėrshuar dhe u tha: “Ku doni tė shkoni?” Ata i thanė: “Omer ibn Hattabi e ka lėnė fenė.” Asi u tha: “Jo, ju nuk do ta vrisni atė!” Atėherė ata u kthyen mbrapsht. Islami dhe myslimanėt lartėsohen me Omerin mysliman Pasi u bė mysliman Omer ibn Hattabi, myslimanėt u bėnė mė tė fortė. Mė parė ata e falnin namazin fshehurazi. Tani qė u bė mysliman, Omeri i tha tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! A nuk jemi njėlloj nė tė vėrtetė, edhe sikur tė vdesim edhe sikur tė rrojmė?” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Po.” “Atėherė, pėrse tė fshihemi,- e pyeti pėrsėri Omeri. Pėr Zotin, qė tė ka dėrguar ty me tė Vėrtetėn, ne do tė dalim hapur.” Dhe dolėn tė rreshtuar nė dy rreshta. Nė njėrin printe Hamzai, nė tjetrin Omeri. Tė ngjeshur me njėri-tjetrin, ata hynė nė Xhaminė e Shenjtė. Kur i shikuan kurejshėt ashtu, u hidhėruan si kurrė ndonjėherė. Omeri u quajt “Farruk” (ndarės- ai qė ndau tė keqen nga e mira). Ibn Mes’udi ka thėnė: “Ne u pėrforcuam shumė, kur Omer ibn Hattabi e pėrqafoi Islamin. Mė parė, ne nuk kishim mundėsi qė ta falnim namazin nė Qabe. Por, pasi u bė mysliman ai, shkuam dhe u falėm atje.” Edhe Suhejbi ka thėnė: “Kur u bė mysliman Omeri, u shfaq sheshit Islami dhe filloi thirrja pėr nė Islam haptazi. Kėshtu, ne u ulėm rreth Shtėpisė sė Shenjtė dhe bėmė tavaf rrotull saj. Filluam tė mbanim qėndrim ndaj atij, qė na kishte sulmuar dhe u dhamė njėfarė pėrgjigjeje armiqve tė Islamit.” Kurejshėt duan tė mashtrojnė me dhurata e propozime Kur idhujtarėt panė fuqinė e myslimanėve, kur u bėnė myslimanė Hamzai dhe Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!), u mblodhėn pėr t’u kėshilluar me njėri-tjetrin. Ata mendonin pėr hapin mė tė pėrshtatshėm qė do tė ndėrmernin kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėve. U ēua Utbe ibn Rebia Abshemiu, i cili ishte nga fisi Beni Abdu Shems ibn Abdu Menafi dhe kishte autoritet nė njerėzit e vet e u tha: “O kurejshė! Pse tė mos shkoj te Muhamedi, tė flas me tė dhe t’i paraqit atij ēėshtjet; ndoshta ai do t’i pranojė disa prej tyre dhe pastaj t’ia japim, qė tė na lėrė tė qetė.” Idhujtarėt thanė: “Pse jo, o Ebu Uelid? Shko tek ai dhe foli!” Atėherė Utbeja shkoi tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). E gjeti atė ulur, vetėm nė Xhaminė e Shenjtė dhe i tha: “O djali i vėllait tim! Ti, siē e di, je mė i miri ndėr ne, si nė prejardhje, ashtu edhe nė cilėsitė qė ke. Por, ti i ke prurė njė gjėmė shumė tė madhe popullit tėnd; ke pėrēarė bashkėsinė e tyre, ke ulur parinė e tyre, ke turpėruar zotat dhe fenė e tyre. Ti i ke quajtur tė pafe prindėrit e tyre. Prandaj, dėgjo nga unė. Unė do tė tė paraqes ty propozimet, ti shikoji ato, ndoshta do t’i pranosh disa prej tyre.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Fol, o Ebu Uelid! Unė po tė dėgjoj!” Utbeja i tha: “O djali i vėllait tim! Nė qoftė se ti, pėr kėtė qė bėn, do pasuri, ne do tė grumbullojmė pėr ty nga pasuritė tona, derisa tė bėhesh mė i pasuri ndėr ne. E nė se dėshiron tė kesh pozitė, nė do tė bėjmė ty udhėheqėsin tonė dhe nuk do tė bėjmė asgjė pa urdhrin tėnd. Nė qoftė se do qė tė bėhesh mbret, ne do tė tė emėrojmė ty mbret pėr ne. E nė qoftė se i dėshiron shumė femrat, zgjidh cilat tė duash nga femrat e kurejshėve dhe ne do tė tė martojmė ty me dhjetė prej tyre. Po qe se ajo qė tė vjen ty, ėshtė ngacmim nga xhindi dhe s’mundesh ta largosh, ne po kėrkojmė njė mjek pėr ty. Po shpenzojmė pasuritė tona pėr kėtė gjė, derisa tė tė shėrojmė ty, sepse ndodh qė xhindi e zapton njeriun dhe nuk i largohet, derisa ai tė mjekohet.” “A mbarove o Ebu Uelid,- iu kthye i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai i tha: “Po.” “Atėherė dėgjomė mua,- iu drejtua pėrsėri Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Fol,- i tha Utbeja. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėndoi kėtė pjesė tė Kuranit: “Me emrin e Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit. Ha, mim. (Kurani ėshtė) Zbritje prej tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit! (Kurani ėshtė) Libėr, ajetet e tė cilit janė tė shkoqitura, Kuran arabisht pėr njė popull qė di ta kuptojė. Eshtė pėrgėzues dhe qortues (paralajmėrues), por shumica e tyre ia kthyen shpinėn, prandaj ata nuk dėgjojnė. Ata thanė: “Zemrat tona janė tė mbyllura pėr atė qė ti na thėrret dhe nė veshėt tanė kemi shurdhim tė rėndė, kėshtu qė ndėrmjet nesh dhe ndėrmjet teje ekziston njė perde, prandaj ti vazhdo nė tėnden dhe ne tė vazhdojmė nė tonėn.” (41:1-5) I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonte t’i kėndonte dhe Utbeja dėgjonte me duar vėnė pas shpine dhe mbėshtetur mbi to. Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tek ajeti “Nė qoftė se nuk pėrgjigjen, ti thuaju: “Unė ju paralajmėrova ju pėr (dėnimin me) njė rrufe (dėnimi), si rrufeja e Adit dhe e Themudit,” Utbeja i vuri dorėn gojės sė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe iu lut pėr hir tė Allahut dhe tė farefisit tė mos kėndonte mė. Ai kishte frikė mos ajo qė tha, ndodhte vėrtet: “Mjaft!”,- i tha ai. Kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti tek ajeti i sexhdes, i tha Utbes: -A dėgjove o, Ebu Uelid? -Po. -Ti je ai, pėr tė cilin flet ky ajet. Utbeja u ēua dhe shkoi te shokėt e vet. Ata filluan t’i thonin njėri-tjetrit: “Betohemi pėr Allahun se Ebu Uelidi nuk ka ardhur me atė fytyrė qė ka shkuar.” Pasi erdhi dhe u ul aty, ata i thanė: “C’na fsheh, o Ebu Uelid?” Ai tha: “Unė dėgjova njė fjalė qė, pėr Zotin, nuk e kam dėgjuar kurrė ndonjėherė. Pėr Zotin, nuk ishte poezi, nuk ishte as magji, nuk ishte as fall. O kurejshė! Bindmuni mua dhe ma lini mua ta zgjidh. Lėreni atė (Muhamedin) dhe atė qė do tė bėjė ai. Mos e cenoni atė, sepse pėr Zotin, do tė ndodhė diēka e madhe, sipas asaj, qė unė dėgjova prej tij. Nė qoftė se Muhamedin e vrasin arabėt, jua heqin qafe, pa ndėrhyrė ju vetė e nė qoftė se ai i mund arabėt, mbretėria e tij do tė jetė edhe juaja dhe krenaria e tij do tė jetė edhe juaja. E kėshtu, ai do t’ju bėnte njerėzit mė tė lumtur.” Ata i thanė: “Pėr Zotin, tė paska bėrė magji o Ebu Uelid.” “Ky ėshtė mendimi im pėr tė, por ju bėni bėni si tė doni.”
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė