Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-13, 12:06   #35
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

A ėshtė e lejuar ruajtja nga shtazania?


Ėshtė e lejuar qė gjatė marrėdhėnieve intime, nėse ėshtė edhe gruaja e pajtimit, qė tė nxirret organi gjenital i mashkullit para ejakulimit, me qėllim tė ndalimit tė shtatzėnisė. Pėr kėtė kuptohet se duhet tė ketė arsyetim. Pėrndryshe, nė tė kundėrtėn, preferohet hedhja e spermės nė organin gjenital tė gruas dhe nxitja e lindjes, pėr tė cilin transmetohen shumė hadithe tė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s., aq sa ruajtja nga shtatzėnia nganjėherė quhet el-ved’ul-hafijj - vdekje e fshehtė.

Mirėpo, hadithet autentike nė mėnyrė tė prerė flasin pėr vetė lejimin e ndėrprerjes natyrore tė shtatzėnisė, nė atė mėnyrė qė sperma nė momentin e ejakulimit tė hedhet jashtė organit gjenital tė gruas, qė ėshtė edhe qėndrim i tė katėr shkollave juridike islame.

Xhabiri r.a. transmeton: “Jemi ruajtur prej shtatzėnisė nė kohėn e tė Dėrguarit s.a.v.s.” ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thotė: “Jemi ruajtur prej shtatzėnisė derisa ishte duke zbritur Kur’ani!”


A ėshtė e ndaluar t'i rrėfesh dikujt pėr marrėdhėnjet intime?


Ėshtė rreptėsisht e ndaluar qė tė tjerėve t’u tregosh atė qė pėrjeton gjatė marrėdhėnieve intime ose tė pėrshkruash vet aktin. Muhamedi s.a.v.s. nė njė hadith tė cilin e transmeton Ebu Se’id el-Hudriu r.a. kėtė qartė e tregon: “Me tė vėrtetė, njerėz me pozitė mė tė keqe tek Allahu nė Ditėn e Gjykimit janė ata qė bėjnė marrėdhėnie intime dhe e pėrhapin atė!”


Kultura e sjelljes sė burrit ndaj gruas!


Allahu i Lartėmadhėrishėm ēdo detaj tė jetės sė njeriut e ka pėrcaktuar qė tė jetė nė pajtim me ligjet e Tij. Duke e ditur natyrėn e njeriut, tė cilin edhe e ka krijuar, Ai ka caktuar rregulla tė cilat mundėsojnė qė njeriu tė ruajė dhe tė mbrojė natyrėn e tij. Pasi qė martesa ėshtė institucion qė ruan familjen, Islami i jep rėndėsi tė veēantė. Nga kjo, Allahu xh.sh. nė shumė ajete dhe nėpėrmjet tė Dėrguarit tė Tij, s.a.v.s. ka caktuar drejtime tė qarta se si tė veprojė njeriu nė atė segment tė jetės, me qėllim tė ruajtjes sė martesės, forcimit tė familjes dhe kėshtu tė shėrojė shoqėrinė nė tėrėsi.


Prej rreshtave nė vazhdim do tė shihni se Islami ka vendosur rregulla konkrete nė aspektin e respektimit tė ndėrsjellė tė bashkėshortėve. Bashkėshortėt janė tė obliguar tė jetojnė nė pajtim me ato rregulla, dhe nė kėtė mėnyrė, tė ruajnė familjen e shėndoshe dhe vitale, qė ėshtė parakusht pėr njė shoqėri tė shėndoshė dhe vitale.


Sjellja e mirė ndaj gruas


Burri, ndaj gruas obligohet me:

Burri duhet tė mundohet tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira ndaj gruas sė tij, sepse i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. kėtė e ka nxitur nė shumė thėnie tė tij. Kėshtu nė transmetimin e Ebu Hurejres r.a. Muhammedi a.s., ka thėnė: “Besimtari mė i plotė ėshtė ai i cili ka sjellje tė mirė, ndėrsa mė tė mirė nė mesin tuaj janė ata tė cilėt sillen mė sė miri ndaj grave tė tyre!”

Nė pėrmbledhjen e Ibn Maxhes pėrmenden dy transmetime tė pėrmbajtjes sė njėjtė. Nė transmetimin e Ibn Abbasit, i Dėrguari s.a.v.s. thotė: “Mė tė mirėt ndėr jush janė ata tė cilėt janė mė tė mirėt ndaj grave tė tyre, ndėrsa unė jam mė i miri ndaj grave tė mia!” Nė transmetimin e Abdullah ibn Amėr ibn Asit r.a. i Dėrguari s.a.v.s. thotė: “Mė tė mirėt ndėr jush janė ata tė cilėt janė mė tė mirė ndaj grave tė tyre!” Nė haxhin e lamtumirės Muhamedi, s.a.v.s. i ka porositur muslimanėt nė bazė tė transmetimit tė Amr ibn el-Ahvesit r.a.: “Dhe silluni mirė me gratė tuaja!”



Tė kuptosh nevojat dhee aspiratat e saj


Burri ėshtė i obliguar qė tė kuptojė gruan dhe nevojat e saj, dėshirat dhe aspiratat e saj. Pėr kėtė argument mė tė mirė gjejmė nė jetėn e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s. Nė tė vėrtetė, Ajsheja r.a. transmeton se ėshtė fejuar pėr tė Dėrguarin e Allahut, s.a.v.s. shumė e re dhe se ka pasur qejf tė luajė me shoqet e saj, dhe i Dėrguari s.a.v.s. i ka kėrkuar shoqet e saj dhe i ka nxitur qė tė vijnė dhe tė luajnė me tė (me Ajshen).

Ėshtė edhe njė transmetim i ngjashėm i Ajshes r.a. kur ka shikuar nė xhami vallen e abisinasve me shtiza, dhe i Dėrguari s.a.v.s. kėtė nuk ia ka ndaluar.

Ajsheja r.a. pohon se i Dėrguari s.a.v.s. ka bėrė gara me tė nė vrapim. Nganjėherė ajo ka fituar e nganjėherė ai.

Loja dhe zbavitja me gruan janė hobi tė lejuara me sheriat. Kėshtu, Xhabir ibn Abdullah r.a. thotė se njeriu do tė shpėrblehet vetėm pėr disa lloje tė hobive. Nė mesin e tyre janė edhe loja dhe zbavitja me gruan, dresimi (stėrvitja) i kuajve dhe mėsimi i notit.


Ti ndihmojė gruas nė punė


Burri duhet t’i ndihmojė gruas nė shumė punė tė shtėpisė, kur ajo nuk mund t’i mbėrrijė ato. El-Esvedi e ka pyetur Ajshen r.a.: “Ēka ka punuar i Dėrguari s.a.v.s. nė shtėpi? Ajo ėshtė pėrgjigjur: “I ndihmonte familjes, ndėrsa kur dėgjonte ezanin, shkonte.

Urve transmeton se e ka pyetur Aishen r.a. lidhur me atė se ēka ka punuar i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s. nė shtėpi, ndėrsa ajo i ėshtė pėrgjigjur: “Arnonte papuēet dhe rrobet e tij.”

Nė pyetjen se ēka ka punuar i Dėrguari s.a.v.s. nė shtėpi, Ajsheja r.a. njėherė ėshtė pėrgjigjur:
“Ishte njeri sikur tė tjerėt: ka arnuar rrobet e tij, ka mjelur delen dhe i ka shėrbyer vetvetes!”

Domethėnė, nuk do tė bėhet papuēexhi ai i cili i ndihmon gruas nė punėt e shtėpisė, kur ajo nuk ėshtė nė gjendje t’i bėjė vetė, mirėpo do tė jetė njė gjest i mirė i burrit i cili gjest do tė forconte edhe mė shumė dashurinė mes bashkėshortėve, siē ka vepruar Muhammedi s.a.v.s.



Tė sigurojė furnizimin


Burri ėshtė i obliguar nė bazė tė rregullave islame, qė tė mbajė gruan dhe tė gjejė mėnyra tė furnizojė familjen. Gruaja, edhe nėse ka mjete, nuk ėshtė e obliguar t’i shpenzojė pėr plotėsimin e nevojave familjare. Andaj mashkulli nė trashėgimi merr dy herė mė shumė, qė tė ketė mundėsi pėr kėtė. Ai ėshtė i obliguar pėr punėt jashtė shtėpisė me qėllim qė tė arrijė sigurimin e furnizimit.

Se sa ėshtė ngritur furnizimi i familjes nė fjalėt e Muhamedit s.a.v.s., mė sė miri do tė shohim nga hadithi tė cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a.: “Nga paratė qė i jep: nė rrugė tė Allahut, apo pėr lirimin e ndonjė robi, apo pėr ndihmėn e ndonjė tė varfėri, apo furnizimin e familjes tėnde, shpėrblimin mė tė madh do ta kesh pėr ato qė shpenzon pėr familjen.”

Nė hadithin e Ebu Mes’ud el-Bedriut r.a. i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. thotė: “Kur njeriu shpenzon para pėr mirėmbajtjen e familjes sė tij, duke pretenduar me kėtė kėnaqėsinė e Allahut, i shkruhet sikur ka ndarė sadaka!”

Nė transmetimin e Sa’d ibn Ebi Vekkasit r.a. i Dėrguari s.a.v.s. thotė: “Pėr ēdo dinar tė shpenzuar, duke dashur kėnaqėsinė e Allahut, do tė jesh me tė vėrtetė i shpėrblyer nga Allahu, madje edhe pėr kafshatėn tė cilėn e vendosė nė gojėn e gruas tėnde!”

Burri duhet posaēėrisht tė ketė kujdes se ajo me tė cilėn e furnizon gruan, gjegjėsisht familjen, tė jetė e fituar me hallall. Gratė e gjeneratės sė parė tė muslimanėve, i kanė nxitur burrat e tyre nė fitimin hallall duke u thėnė: “Ruajuni fitimit haram, sepse ne mund tė durojmė urinė dhe etjen por nuk mund tė durojmė zjarrin!”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 30-06-13 nė 12:12
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė