Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-13, 12:15   #44
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Kultura e sjelljes me rastin e shkurorėzimit



Vėmendje tė posaēme Islami i kushton martesės dhe marrėdhėnieve martesore, duke u kujdesur nė ruajtjen dhe mbrojtjen e harmonisė martesore dhe me shumė kujdes dhe takt pėrpiqet tė ruajė bashkėsinė martesore nga shkatėrrimi. Shkurorėzimi bėhet i lejuar vetėm nėse nuk ka kurrfarė mėnyre qė harmonia dhe pajtueshmėria martesore tė mbesin gjallė. Nėse, eventualisht vjen deri te shkurorėzimi i bashkėsisė martesore, islami nė mėnyrė precize ka rregulluar tė gjitha detalet nė lidhje me tė, me qėllim tė ruajtjes sė nderit tė dy bashkėshortėve.

Mė herėt theksuam se sipas rregullores islame tė sjelljes, gruaja ėshtė e obligueshme qė pas shkurorėzimit, nė intervalin kohor tė pritjes tė kalojė nė shtėpinė e burrit tė saj, ndėrsa burri ėshtė i obliguar qė ta mbajė, sikur tė jenė edhe mėtej nė kurorė, deri sa tė zgjasė periudha e pritjes (iddetit). Burri ėshtė i obliguar qė nė mundėsitė e tij materiale ta mbajė atė, siē thotė Allahu i Lartėsuar nė Kur’anin fisnik: “Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė Allahu, e Allahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa i ka dhėnė; mirėpo pas vėshtirėsisė Allahu sjell ēlirim (begati)”



Nėse janė me barrė, mbesin te buri derisa tė lindin


Ėshtė theksuar se shtatzėna, nėse vjen deri te shkurorėzimi, duhet tė qėndrojė nė shtėpinė e burrit tė saj deri sa tė lindė, ndėrsa burri ėshtė i obliguar qė nė atė periudhė ta mbajė, ashtu siē thotė Allahut i Lartėsuar nė Kur’an: “Nė qoftė se ato janė shtatzėna, atėherė furnizoni ato derisa tė heqin barrėn e tyre.”



Nėse i japin gji fėmijės, meitojnė shpėrblimin


Nėse gruaja i jep gji fėmijės, atėherė burri, nėse vjen deri te shkurorėzimi, ėshtė i obliguar t’i japė asaj njė shpėrblim tė caktuar pėr kėtė akt. Allahu xh.sh. kėtė shumė mirė e ka theksuar: “E nėse ato u japin gji fėmijėve tuaj, atėherė jepnu atyre shpėrblimin qė u takon dhe kini mirėkuptim nė mes jush ashtu si duhet, e nė qoftė se hasni nė vėshtirėsi ndėr vete, atėherė le tė kėrkojė pėr tė gjidhėnėse tjetėr.”

Le tė shikojmė se si Allahu i Mėshirshėm dėshiron qė me tė gjitha mėnyrat pritjen me rastin e shkurorėzimit, madje edhe pas tij, tė shfrytėzohet qė ish bashkėshortėt t’i kthehen martesės sė tyre dhe tė pėrtėrijnė bashkėsinė martesore. Me dhėnien gji fėmijės, nėna do tė jetė shumė mė e lidhur pėr atė fėmijė, ndėrsa shansat janė tė mėdha qė nė kėtė mėnyrė, tė lidhet edhe pėr babanė e atij fėmiu. Shikoni se si Allahu i Urtė i pėrdorė tė gjitha mekanizmat qė t’i lidhė bashkėshortėt me tė gjitha mėnyrat, dhe nėse vjen deri te shkurorėzimi, u ka mundėsuar qė nėpėrmjet kėsaj rregulloreje tė sjelljeve islame, t’u japė shansė tė veēantė qė sėrish tė afrohen dhe t’i kthehen lidhjes sė mėparshme?! Nėse analizojmė kėto propozime, do tė shohim se gjithēka ėshtė drejtuar kah kjo!

Pėrndryshe, udhėzimi i Allahut ėshtė qė gjidhėnia tė zgjasė dy vjet tė plota, ēka do tė thotė se kjo vlenė edhe pėr gratė e shkurorėzuara: “Nėnat, ato qe duan ta plotėsojnė gjidhėnien, janė tė obliguara t’u japin gji fėmijėve tė vet dy vjet tė plota. Allahu i Lartėsuar nuk lejon qė fėmija tė vuajė pėr shkak tė mospajtimeve tė prindėrve dhe ndarjes sė tyre.



Dėshmimi me rastin e shkurorėzimit ose kthimit


Burri ka tė drejtė, derisa e lėshuara ėshtė nė periudhėn e pritjes (iddetit), qė ta kthejė ose ta lėrė qė tė kalojė pritja dhe ajo tė ndahet prej tij. Nėse lejon qė koha e pritjes tė kalojė, atėherė duhet tė bėjė marrėveshje tė re me bashkėshorten e tij.

Me rastin e shkurorėzimit apo kthimit, kėrkohet dėshmimi i dy personave tė drejtė, me qėllim qė tė largohet ēdo dyshim, sepse mund tė ndodhė qė njerėzit tė dinė pėr shkurorėzimin, mirėpo nuk dinė pėr kthimin, dhe kjo mund tė ēojė nė spekulime dhe thashetheme. Nga kėtu Allahu Bujar, i Cili di gjithēka qė na nevojitet, thotė: “E kur t’i afrohen ato mbarimit tė afatit tė tyre, atėherė ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si ėshtė e udhės, e kėtė do ta dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj dhe dėshminė zbatojeni pėr hirė tė Allahut. Kėshtu kėshillohet ai qė i beson Allahut dhe Ditės sė Fundit, e kush iu pėrmbahet dispozitave tė Allahut, atij Ai i hapė rrugė”



Grave nuk duhet ndaluar kthimin e sėishėm pėr burrat e tyre


Nėse kalon koha e pritjes dhe vjen deri te shkurorėzimi, ndėrsa nė mesin e ish bashkėshortėve sėrish lind dashuria dhe dėshira qė sėrish tė themelojnė bashkėsinė martesore, ata kanė tė drejtė nė kėtė dhe tė tjerėt nuk duhet penguar kėtė.

Imam Buhariu thekson nga Hasan El-Basriu r.a, i cili transmeton se Ma’kal ibn Jesar r.a. ka martuar motrėn e tij pėr njė ensar gjatė kohės sė Muhamedit s.a.v.s., mirėpo ajo martesė rezultoi pas njė kohe me shkurorėzim. Kur kaloi afati i pritjes, ish burri i saj sėrish ndjeu dėshirė pėr tė por edhe ajo pėr tė, dhe sėrish e kėrkoi pėr grua. Mirėpo, vėllai i saj Ma’kal ka refuzuar qė ta japė pėr ish burrin e saj, dhe me kėtė rast Allahu i Lartėsuar ka shpallur: “Dhe kur i lėshoni gratė, e ato e pėrmbushin afatin e tyre (tė pritjes) nėse pėlqejnė mes vete ashtu si kėrkojnė rregullat, mos i pengoni qė tė martohen pėr burrat e tyre. Me kėtė kėshillohet ai qė prej jush e beson Allahun dhe botėn tjetėr, kjo ėshtė mė e dobishme pėr ju, mė e pastėr, se Allahu e di, e ju nuk e dini.” 132 Kur kėtė e dėgjoi Ma’kali r.a. pasi qė Muhamedi s.a.v.s. ia kėndoi kėtė ajet, ftoi ensariun dhe sėrish e martoi motrėn e tij!



Sa shkurorėzime lejohen me personin e njėjtė


Shkurorėzimi, pas tė cilit mundet sėrish tė fillojė jeta e pėrbashkėt, mund tė jetė vetėm dy herė. Pėr kėtė ekziston teksti i qartė kur’anor: “Lėshimi (pas sė cilit mund tė bėhet rikthimi) ėshtė dy herė, e (pastaj) ose jetė e njerėzishme (bashkėshortore) ose shkurorėzim me mirėkuptim.”



Ēka nėse vjen deri te shkurorėzimi i tretė


Theksohet se shkaktar kryesor i kufizimit tė shkurorėzimit me personin e njėjtė ka qenė pėr shkak se shkurorėzimi para Islamit nuk ka qenė i kufizuar. Burri ka pasė tė drejtė qė ta lėshojė gruan, dhe sėrish ta kthejė dhe kėtė e ka bėrė aq herė sa ka dashur.

Allahu i Lartėsuar shkurorėzimin e kufizon nė dy herė, sepse i pari ėshtė pasojė ndoshta e aktit jo mirė tė menduar mes bashkėshortėve, i dyti ėshtė testi i fundit pėr jetė tė pėrbashkėt ndėrsa shkurorėzimi i tretė tregon se ajo martesė nuk ėshtė nė rregull dhe nuk ka mundėsi tė vazhdimit.

Nėse vjen edhe te shkurorėzimi i tretė, atėherė burri nuk mundet ta kthejė bashkėshorten deri sa ajo tė mos martohet pėr dikė tjetėr, dhe nėse ai vdes ose vjen deri te shkurorėzimi me tė, ėshtė e mundur atėherė qė sėrish tė martohet pėr ish burrin e saj. Allahu Bujar nė kėtė ēėshtje ėshtė shumė i qartė, kur thotė: “E nė qoftė se ai (burri) e lėshon atė (pėr herė tė tretė), pas atij (lėshimi) nuk i lejohet mė derisa tė martohet ajo pėr njė burrė tjetėr. E nėse ai (burri i dytė) e lėshon atė, atėherė pėr ata tė dy, po qe se mendojnė se do t’i zbatojnė dispozitat e Allahut, nuk ka pengesė tė rikthehen (nė bashkėshortėsi).”

Kėtu sėrish vjen nė shprehje urtia e Allahut. Me kėtė rregullore burri i cili aq lehtė shkurorėzon gruan e tij bėhet serioz. Nėse nuk vie deri te ky ndryshim rigoroz, e ajo ėshtė qė ish gruaja e tij tė martohet pėr tjetėr, atėherė ai tėrė jetėn do tė shkurorėzohet dhe nuk do tė ndalet kurrė.

Nga ana tjetėr, nuk mundet qė gruaja tė martohet pėr tjetėr, e pastaj pa marrėdhėnie intime, tė shkurorėzohet nga ai me qėllim qė t’i kthehet burrit tė parė. Jo! Kėshtu nuk mundet! Ajo duhet tė ketė marrėdhėnie intime me burrin e ri, e mė pas tė shkurorėzohet dhe t’i kthehet burrit tė parė, me qėllim qė ai tė pėrjetojė leksionin e lojės me martesė (kurorė).

Ajsheja r.a. transmeton se Rifa’a el-Kuredhi, r.a. ėshtė martuar, e gruaja e tij pas shkurorėzimit ėshtė martuar pėr tjetėr. Pas njė kohe tė shkurtėr ajo erdhi te Muhamedi s.a.v.s. dhe i ėshtė ankuar se burri i ri nuk po i afrohet dhe se organi gjenital i ėshtė sikur pėlhurė. Muhamedi s.a.v.s. e ka kuptuar se ajo ėshtė bėrė pishman dhe dėshiron qė sėrish t’i kthehet Rifa’iut, dhe i tha se i ėshtė e ndaluar shkurorėzimi me burrin e ri derisa ajo tė mos e shijojė organin e tij dhe ai tė sajin, domethėnė deri sa tė vijė te marrėdhėniet intime!



Burri nuk duhet tė kėrkojė ti kthehen dhuratat e kurorės


Nėse vie deri te shkurorėzimi, burri nuk duhet tė kėrkojė dhuratėn e kurorės mbrapa (mehrin), tė cilėn ia ka dhėnė gruas me rastin e kurorėzimit. Gjithashtu, ai prej saj nuk duhet tė kėrkojė asgjė qė ka harxhuar nė mirėmbajtjen e saj gjatė martesės. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “E juve (burrave) nuk u lejohet t’u merrni asnjė send nga ajo qė u keni dhuruar (si niqah)…”



Grruaja do tė kthejė dhurratėn e kurorės nėse ajo ka kėrkuar shkuorėzimin


Nėse ndodhė qė gruaja tė mos e durojė burrin, tė mos ndjejė aspak dashuri ndaj tij, ose madje ndjenė urrejtje tė madhe ndaj tij, ndėrsa ai me asgjė nuk e ka nxitur nė kėto sjellje tė saj, dhe ajo kėrkon shkurorėzim, atėherė ėshtė e obliguar qė t’ia kthejė dhuratėn e kurorės burrit tė saj, me qėllim qė tė ruhet prej mėkateve, ashtu siē urdhėron Kur’ani: “E nėse keni frikė se ata tė dy nuk do tė mund t’i ruajnė dispozitat e Allahut, atėherė pėr atė, me ēka ajo bėn kompensim, pėr ata tė dy nuk ka mėkate.”

Abdullah ibn Abbasi r.a. transmeton se Habiba, vajza e Sehl el-Ensariut r.a. e cila ka qenė e martuar pėr Thabit ibn Kajsin, ka ardhur te Muhamedi s.a.v.s. dhe ka kėrkuar qė tė shkurorėzohet nga burri. I ka thėnė se nuk i pėlqen aspak, se ėshtė i keq dhe se nuk mund tė vazhdojė martesėn me tė. Muhamedi s.a.v.s. ka pyetur se a do t’ia kthente kopshtin tė cilėn ia ka dhėnė si dhuratė kurore, tė cilėn e pranoi me dėshirė, ia ktheu kopshtin dhe ai i shkurorėzoi!



Lėshimi i gruas para se tė kemi marrėdhėnje me tė


Nėse vie deri te shkurorėzimi pas fejesės dhe para hyrjes nė marrėdhėnie intime, burri do t’i japė gjysmėn e dhuratės sė kurorės. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se kjo do tė jetė njė goditje pėr gruan, dhe kjo dhuratė e burrit do tė ndikojė pozitivisht nė psikėn e gruas. Allahu pėr kėtė thotė: “Nuk ėshtė mėkat pėr ju nėse i lėshoni gratė pa pasur kontakt (martesė) me to dhe para se t’u caktoni atyre ndonjė caktim (kurorė-nikah), po pajisni ato (me ndonjė pajisje), pasaniku sipas mundėsisė sė tij dhe i varfėri sipas mundėsisė sė tij. Njė pajisje e zakonshme ėshtė obligim pėr bėmirėsit. E nėse i lėshoni ato para se tė kontaktoni, por u keni pas caktuar atyre njė caktimv(kurorės) atėherė duhet t’u jepni gjysmėn e asaj qė e keni caktuar, pėrveē nėse ato ju falin ose ju falė ai nė duart e tė cilit ėshtė lidhja e kurorės. E tė falni (burra ose gra) ėshtė mė afėr devotshmėrisė,e mos harroni bamirėsinė ndėrmjet jush. Vėrtet, Allahu sheh atė qė veproni.”



Bashkėshortėt le tė ndahen nėse akuzohen dhe betohen ndėrmjt veti


Nėse burrat akuzojnė gratė e tyre pėr amoralitet, ndėrsa nuk kanė dėshmitarė, do tė betohen para Allahut katėr herė se e flasin tė vėrtetėn ndėrsa tė pestėn herė do tė thėrrasin pėr vete mallkimin e Allahut nėse gėnjejnė, ndėrsa tė njėjtėn do ta bėjnė edhe gratė dhe pas kėsaj mund tė ndahen dhe kurrė nuk do tė kenė mundėsi pėr martesė.

Allahu i Lartėsuar thotė: “Ndėrsa ata tė cilėt shpifin pėr gra tė veta dhe nuk kanė dėshmitarė tjetėr pėrveē vetes dėshmimi i ēdonjėrit prej tyre ėshtė: tė betohen katėr herė nė Allahun se ai e thotė tė vėrtetė. E pesta (herė e betimit) ėshtė: mallkimi i Allahut qoftė mbi tė, nėse ai gėnjen. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dėnimi, nėse katėr herė betohet nė Allahun se ai (shpifėsi) gėnjen. E pesta herė e betimi tė jetė qė ta godis hidhėrimi i Allahut, atė (gruan) nėse ai, ka qenė i vėrtetė.”

Buhariu pėrmend njė transmetin tė Abdullah ibn Omerit r.a. nė tė cilėn thuhet se Muhamedi s.a.v.s. ka shkurorėzuar bashkėshortėt tė cilėt janė akuzuar mes veti dhe tė cilėt janė betuar se njėri prej tyre ka bėrė kurvėri me ndonjė person tjetėr!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė