Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-13, 12:32   #45
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Martesa nė Islam

Nėse burri largohet nga gruaja ma gjatė se katėr muaj, ėshtė i obliguar tė ndahet prej saj


Burri mundet tė ndahet nga shtrati i bashkėshortes mė sė shumti katėr muaj. Nėse kjo periudhė zgjatė mė shumė, atėherė prej saj duhet tė ndahet. Allahu xh.sh, tėrheq vėrejtjen: “Ata qė betohen se do tė largohen prej grave tė tyre (tė mos bėjnė kontakt me to), afati i pritjes ėshtė katėr muaj. Nė qoftė se kthehen ata (heqin dorė nga betimi), s’ka dyshim Allahu bėn falje dhe mėshiron. E nė qoftė se ata kanė vendosur pėr shkurorėzim, Allahu dėgjon (fjalėt e tyre) dhe di (qėllimet e tyre).

Kufiri prej katėr muajve ėshtė afati pėrfundimtar qė gruaja moralisht tė mos devijojė dhe tė mos bie nė sprovė duke iu dorėzuar dikujt tjetėr e jo burrit tė saj. Transmetohet se Omer ibn Hattabi r.a. si halife, njė natė ėshtė shetitur nėpėr rrugėt e Medines, duke dashur tė dijė a ka nevojtarė pėr t’u ndihmuar. Nė kėtė shetitje, vonė nė mbrėmje, ka dėgjuar njė grua se si kėndon:

U zgjat kjo natė dhe ka ra terri
E unė e shtrirė ne krevat, e vetme pa njeri
Pasha Allahun, por tė mos ishte ndalesa e Tij,
E cila nuk ka ortaki,
Do tė dridheshin anėt e krevatit tim…

Tė nesėrmen Omeri r.a. e pyeti vajzėn e tij Hafsėn r.a. se sa mundet gruaja tė durojė pa burrė. Ajo i ėshtė pėrgjigjur se afati i fundit ėshtė gjashtė ose katėr muaj. Prej atėherė, Omeri r.a. askėnd nė xhihad nuk e ka mbajtur mė shumė se katėr muaj.



Nėse zhduket burri, a mund tė vijė deri te shkurorėzimi


Nėse burri zhduket dhe kjo gjendje zgjatė, gruaja ka tė drejtė qė tė shkurorėzohet dhe tė martohet pėr dikė tjetėr. Se’id el-Musejjeb pohon se gruaja duhet tė presė njė vit, prej momentit kur burri ka marrė pjesė nė luftė dhe ėshtė zhdukur.

Abdu-r-Rezzaku transmeton nga Davud ibn el Hindi nė tė cilin thuhet se burri duhet tė pritet njė vit, nėse ėshtė zhdukur nė luftė, ndėrsa katėr vjet nėse ėshtė zhdukur nė rrethana tė paqes.

Transmetohet prej Aliut dhe Abdullah ibn Mesudit r.a. se ata konsiderojnė se gruaja duhet tė presė burrin e zhdukur deri sa tė paraqitet!

Nėse pas martesės sė gruas paraqitet burri i saj, atėherė ēfarė tė bėhet? A do tė mbetet nė martesėn e dytė apo do t’i kthehet burrit tė parė. Ibn Haxher pėrmend qėndrimin e Aliut r.a. se do t’i takojė burrit tė parė, ndėrsa qėndrimi i Esh-Shabiut ėshtė se gruaja mund tė zgjedhė ndėrmjet tė parit dhe tė dytit.



Nė fund


Nga gjithė kjo tė cilėn e parashtruam qartė shihet se islami pėrdorė tė gjitha mekanizmat pėr pengimin e shkurorėzimit. Shkurorėzimi do tė bėhet vetėm nė raste tė domosdoshme, sepse nga ajo ēka ka dhėnė Allahu Fisnik, gjėja mė e urryer ėshtė shkurorėzimi, siē thotė i dėrguari Ynė, Muhamedi s.a.v.s. nė hadithin e Muadh b. Xhebelit r.a.: “Nga ajo tė cilėn Allahu e ka krijuar nė faqe tė tokės, mė e urryer ėshtė shkurorėzimi!”

Nga kėtu duhet gjetur modus si tė ruhet martesa. Ėshtė mirė tė shfrytėzohet kėshilla e sahabiut tė njohur Ebu Derdasė r.a. i cili ia tha gruas sė vet, duke e kėshilluar: “Nėse sheh se jam nervoz, pėrpiqu tė mė disponosh dhe qetėsosh, ndėrsa nėse unė shoh te ti zemėrim, do tė pėrpiqem tė tė disponoj dhe qetesoj.” Imam Zuhri i cili pėrcjell kėtė kėshillė tė tė Ebu Derdasė r.a. thotė: “Kėshtu veprojnė vėllezėrit e vėrtetė!”

Nėse respektohet kjo kėshillė, shumė martesa do tė ishin shpėtuar. Ėshtė e natyrshme qė burri dhe gruaja ndonjėherė tė jenė jo tė disponuar, ashtu siē ėshtė e natyrshme qė pas ditės sė bukur me diell, tė vijė deri te bubullima e vetėtima dhe reshje, mirėpo pėr kėtė ekzistojnė ombrellat dhe vendet ku njerėzit strehohen. Kėshtu edhe pas zjarrit tė zemėrimit tė njėrit prej bashkėshortėve, duhet pėrdorur ujin e qetėsimit, kėshtu qė nė mėnyrė tė mirė tė neutralizohet.

Pėrndryshe, bashkėshortėt duhet tė kenė kujdes pėr veprimet e tyre, kėshtu qė pas realizimit tė tyre tė mos vijė deri te pendimi. Islami lidhur me kėtė pėr burrin ka sjellė sanksione materiale, ndėrsa nėse vepron me aq mendjelehtėsi dhe gruan ta shkurorėzojė edh pėr sė treti herė, atėherė edhe psikologjikisht e dėnon nė atė mėnyrė, siē ėshtė cekur mė herėt, qė bashkėshortja tė martohet pėr burrė tjetėr dhe tė ketė marrėdhėnie intime me tė.

Mendjelehtėsia mund tė sjellė deri te ajo qė njeriu tė bėjė atė qė e ka bėrė njė arab, i cili pėrnjėherė ka shkurorėzuar pesė gra. Kur pėr kėtė dėgjoi Harun er-Rashidi, halifeja i njohur islam, pyeti nė mėnyrė tė ēuditshme: “Po si ka mundur tė ndahet prej pesė grave, kur nė bazė tė islamit, burri mund tė ketė vetėm katėr?!” Ka marrė kėtė pėrgjigje:
Njė ditė ai njeri ka ardhur nė shtėpi dhe ka takuar katėr gratė e tij se si po fjaloseshin. Pasi qė ishte nervoz, iu afrua gruas pėr tė cilėn mendoi se ka nxitur fjalosjen dhe i ka thėnė: Ti je e shkurorėzuar!
E dyta ka vėrejtur kėtė dhe ka thėnė: U ngute me shkurorėzimin. Mė mirė do tė ishte qė tė kishe vepruar nė mėnyrė edukative e jo ashtu!
Burri i tha: Edhe ti je e shkurorėzuar!
Gruaja e tretė, gjithashtu reagoi, dhe edhe asaj i ka thėnė: Edhe ti je e shkurorėzuar!
As e katėrta nuk mundi tė qėndrojė e qetė nė mendjelehtėsinė e tij, dhe i ka folur, ndėrsa ai i ka thėnė asaj: Edhe ti gjithashtu je e shkurorėzuar!

Njė fqinje krejt kėtė e ka parė nga dritarja e saj dhe ka reaguar nė shkurorėzimin e tij me tė katėr gratė pėr njė moment, kėshtu qė edhe asaj i ėshtė drejtuar me hidhėrim: Edhe ti je e shkurorėzuar nėse kėtė e lejon burri yt!
Burri i saj, i cili gjithashtu ka parė se ēfarė ka ndodhė, dhe me siguri mezi se ka pritur shkurorėzimin nga gruaja e tij, ka bėrtitur: Lejoj. Ti je e shkurorėzuar!

Kėshtu ai njeriu nervoz pėrnjėherė ka shkurorėzuar pesė gra!

Pėr kėtė burri duhet nė mėnyrė tė kthjellėt tė mendojė nė ēastin e sjelljes sė ndonjė vendimi tė tillė. Ai duhet tė kėrkojė ēdo imtėsirė e cila do t’ia ruajė martesėn, e jo tė kėrkojė detalet e imta tė cilat kontribuojnė nė shkurorėzim. Nė kėtė mėnyrė duhet tė na shėrbejė si shembull i mirė rasti i Hasan ibn Ali ibn Hasanit kur ka shkurorėzuar gruan e tij, Ajshen, vajzėn e Talhasė. Nė momentin e shkurorėzimit, ka thėnė: Gjėja (vendimi) ėshtė nė dorėn tėnde.

Nė kėtė Ajsheja i ėshtė pėrgjigjur: “Deri mė tani vendimi ka qenė dymbėdhjetė vjet nė duart e tua dhe nė mėnyrė tė mrekullueshme je pėrkujdesur dhe je ruajtur. Mos vallė do tė mė lejosh qė unė pėr njė moment tė shkatėrroj gjithė atė. Jo, unė kėtė vendim ta lėshoj ty
I ēuditur me kėtė tė kuptuar, pėrgjigje dhe lidhshmėrinė e gruas sė tij, Hasani ka hjekė dorė nga shkurorėzimi.



Shpresojmė se kėso lloj tė shembujve do tė ketė mė shumė nė mesin tonė, tė cilat do tė kontribuojnė me tė madhe nė martesėn stabile dhe nė forcimin e bashkėsisė martesore.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė