Tema: Kurrizi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 18:26   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kurrizi

GAFORRJA: Qejfi i ndryshueshėm, shėndeti jostabil

Gaforrja ujore hyn ndėr shenjat e ndjeshme edhe nė aspektin emocional dhe shėndetėsor. Nė fėmijėri shpesh sėmuren, nuk janė tė prirė as pėr aktivitete fizike dhe as pėr sport, e vetmja gjė qė i kėnaq nė kėtė drejtim ėshtė noti. Nė trupin e njeriut ėshtė "vendosur" nė pjesėn e parme tė gjoksit dhe tė lukthit, ndaj drejton organet qė ndodhen nė kėtė pjesė (stomakun e epėrm, daljen e poshtme tė lukthit, pankreasin). Megjithatė, pasi qė ėshtė shumė emocionale, bėn pjesė nė shenjat e ndjeshme psikike. Qejfin (mirakanden) e ka tė ndryshueshėm, ėshtė i brengosur dhe prirė pėr depresion, ndėrsa gjėja mė e ndjeshme pėr tė ėshtė familja.
Kjo shenjė dėshmon edhe se ēfarė ėshtė trashėgimia gjenetike, ndėrsa nė astrologji ėshtė e lidhur me mitrėn, ndaj nėn kontrollin e saj janė organet dhe funksionet trupore qė janė pjesė e mbarsjes, shtatzėnėsisė dhe periudhės sė paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lėmuar, rritja, ciklet reprodukuese, tė ushqyerit, shtatzėnėsia, tė dhėnėt gji foshnjės). Ėshtė i prirė pėr sėmundje tė lukthit, pankreasit, diabetit, ndezjes sė mėshikėzės, pėr telashe me shtatzėnėsinė, pengesa psikike, depresion tė paslindjes.
Shėndetin ia pėrmirėsojnė uji i burimit, ēaji dhe pemėt e primet, qė janė tė pasura me lėngje. Sallata e gjelbėr ėshtė bima e tij, kastraveci i gjelbėr dhe perimet e tjera tė paziera.
Aktiviteti trupor: Noti Pėr gaforret qė do tė dėshironin ta humbnin ndonjė kilogram peshe noti ėshtė sporti ideal. Nė rend tė parė, femrat e kėsaj shenje do tė kenė pėrfitime nė rast se vendosin qė kohėn e lirė ta kalojnė duke notuar nė pishinė, ndėrsa verės nė det dhe nė ujėra tė tjera. Edhe nėse nuk jeni mjeshtėr i notit, mos u shqetėsoni aspak. Kini parasysh faktin se "rekreativėt" me lėvizjet e tyre joharmonike harxhojnė shumė mė shumė kalori sesa profesionistėt.

LUANI: Robėruesi i zemrave
Luani i zjarrtė, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhėheqin funksionet vitale trupore – punėn e zemrės dhe qarkullimin e gjakut. Ėshtė me shėndet tė mirė, pėrplot energji, pjellor dhe i qėndrueshėm. Mirėpo, nuk e pėrballon mirė dhimbjen, posaēėrisht pritjen te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithėse duket plot vetėbesim dhe i fortė, nė situatat e rrezikshme bėhet mjaft frikacak.
Stresin e ka armikun mė tė madh, sikundėr edhe ushqimin e yndyrshėm dhe nikotinėn, e cila do t’i krijojė shtresa nė muret e venave. Te trupi i njeriut udhėheq punėn e zemrės, aortėn, venėn koronare, boshtin kurrizor, shpinėn dhe nervat.
Ėshtė i ndjeshėm ndaj problemeve tė zemrės, shtypjes sė lartė tė gjakut, aritmisė, mbylljes sė venave tė gjakut, infarktit, pikės nė tru, nxehtėsisė, qėndrimit nė diell, infektimit dhe ndezjes sė organeve seksuale. Do tė duhej qė kolesteroli tė kontrollohej nė kohėn e duhur, ndėrsa shumė herėt do tė duhej tė konstatohej edhe shtrembėrimi i boshtit kurrizor dhe si masė do tė duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt. Mund tė vuajė edhe nga telashet qė lidhen me boshtin kurrizor, ėshtė i prirė qė tė ketė ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndėrmjet shpatullave.
Nė racionet e tij do tė duhej tė ishte edhe peshku, madje peshku i kaltėr, pastaj gjėrat ushqimore tė pasura me vitaminat A dh C (bimėt e verdha dhe tė gjelbra, karotat, sardinat).
Aktiviteti trupor: Bodibildingu
Thuhet se bodibildingu ėshtė sport ideal pėr personat e lindur nė shenjėn e luanit. Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen pėr tė cilėn shumėkush ua ka lakmi. Pėr gjininė e bukur, pėrfaqėsueset e sė cilės nuk duan tė dėgjojnė pėr “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikė me pesha tė vogla. Kėshillė pėr pėrmirėsimin e pamjes sė gjinjve: shtrihuni me shpinė nė dysheme, me kėmbė tė lakuara nė gjunjė dhe me tabanė tė mbėshtetur fort pėr toke. Shtrijeni mirė shpinėn (dhe qafėn), pastaj nė duar merrni dy pesha tė vogla dhe ngadalė i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotėsisht tė shtrira. Ushtrimin pėrsėriteni tė paktėn njėzet herė pa ndėrprerė; pushoni dhe pastaj pėrsėriteni ushtrimin.


sdi a je luan a qka je ne horoskop, veq qeshtu po thojn :(


VIRGJĖRESHA: Brengosja pėr shėndetin
Shenja e dytė tokėsore, virgjėresha, sikurse edhe analogia e saj, shtėpia e gjashtė, nė astrologji ėshtė e ngarkuar me shėndetin dhe higjienėn. Kjo ėshtė shenjė qė synon pėrsosurinė dhe dėshiron t’ua bėj qejfin tė tjerėve, pėr ēka shpesh ėshtė e brengosur, e pasigurt dhe pasive. Ne lukthin dhe nė sistemin tretės tė personit me kėtė shenjė do tė reflektohen tė gjitha situatat nėpėr tė cilat kalon dhe ėshtė sė tepėrmi e ndjeshme kur ėshtė fjala pėr ushqimin. Brengosja mė e madhe e kėsaj shenje ėshtė brenga pėr shėndetin, por nėse ėshtė e tepruar kthehet nė hipokondri. Pjesėt e trupit dhe organet tė cilat i drejton janė: stomaku i poshtėm, mėlēia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor.
Virgjėresha shpreh manifestime trupore tė stresit, ndėrsa funksionet trupore tė cilat i udhėheq janė absorbimi i materieve ushqyese dhe lėvizja e muskujve tė barkut tė poshtėm. Mė sė shpeshti sėmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllėku, sėmundjet e zorrėve, mėlēisė dhe pankreasit.
Ushqimi pėr tė ėshtė pjesė e rėndėsishme nė jetė, por nuk do tė duhej ta lėrė anash as aktivitetin e rregullt fizik. Mė sė shumti do t’i pėrgjigjej vozitja me biēikletė, sepse do ta pėrmbushte nevojėn e tij pėr lėvizje praktike dhe tė kursyer. Po kėshtu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymėmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikė. Me rėndėsi ėshtė se ushqimi i pasur me pejza dhe drithėra tė shumėllojshme ndihmon nė tretjen mė tė mirė.
Aktiviteti trupor: Volejbolli nė rėrė
Virgjėreshat janė mjaft ngathėta nė pikėpamje tė shėndetit tė tyre, derisa nė aspektin intelektual gjithnjė janė tė gatshme pėr aksion. Pėr to sporti ideal ėshtė volejbolli dhe veēmas volejbolli nė rėrė, si njė lojė dinamike dhe argėtuese, e cila gjithnjė ofron shoqėri, argėtim dhe sport nė ajrin e freskėt. Ndėrsa ajo qė virgjėreshat me siguri i ngazėllen nė kėtė sport ėshtė komponenti mental, i cili nga to do tė kėrkojė vėmendje, pėrqendrim dhe reagim tė shpejtė.

PESHORJA: Baraspesha dhe emocioni i trupit

Peshorja simbolizon rregullin dhe baraspeshėn. Ka konstruksion tė mirė dhe mekanizėm tė fortė mbrojtės. Gjėja mė e rėndėsishme pėr tė nė jetė ėshtė dashuria dhe martesa e mirė dhe nėse nė kėtė pikė ėshtė e pakėnaqur do t’u nėnshtrohet stresit dhe sėmundjeve. Shumė vėmendje i kushton dukjes sė jashtme, i intereson qė tė duket e bukur dhe atraktive dhe nėse ėshtė nė modė zaifllėku, do tė durojė pa ngrėnė derisa ta arrijė peshėn e synuar. Pėr kėtė shkak ėshtė e prirė pėr telashe psikosomatike dhe ērregullimeve nė ushqim pėr tė cilat nė kohėt moderne flitet gjithnjė e mė shumė, buliminė dhe anoreksinė.
Nė Zodiak shtrihet nė pjesėn e tij tė mesme, ndėrsa nė trupin e njeriut udhėheq barkun (pjesėn e poshtme) dhe organet qė ndodhen aty – organet abdominale, ijėt, gjėndrat mbiveshkore, veshkat. Meqenėse ėshtė shenjė qė kujdeset pėr anėn e jashtme, asaj i takon edhe mbėshtjellėsi i trupit, lėkura dhe mishi. Ėshtė e prirė pėr alergji dhe telashe dermatovenerologjike, sėmundje nė kryqe, dhimbje koke, tretje problematike dhe mungesė baraspeshe hormonale e minerale. Ėshtė e ndjeshme edhe nė rrezet e diellit, ndaj ėshtė me rėndėsi qė t’i shmangė dhe qė rregullisht e me kujdes ta mirėmbajė lėkurėn. I rekomandohet vaj eterik i trumzės, shumė ujė burimi e pemė, si dhe ēaj uvini me qėllim tė pastrimit tė veshkave dhe tė kanaleve tė urinės.
Aktiviteti trupor: Joga Pėrfaqėsuesit e peshores bukur fort i ndiejnė pasojat e jetės dinamike, por qė tė funksionojnė normalisht kanė nevojė pėr baraspeshėn ndėrmjet trupit dhe shpirtit. Joga do t’u ndihmojė qė ta forcojnė trupin dhe qė me qartėsi ta shikojnė forcėn shpirtėrore qė fshihet nė ta. Pėr fillim ju rekomandohet njė ushtrim i shkurtėr i meditimit: rrini ēlirėt, uluni kėmbėkryq, shpinėn mbajeni drejt dhe mbyllni sytė. Pastaj provoni ta vizualizoni dhomėn, diellin qė krejtėsisht ngadalė paraqitet nė horizont dhe i cili gjithnjė e mė shumė e shndrit qiellin, duke e krijuar atmosferėn e qetėsisė hyjnore. Meditoni pėrditė nė njė kohė tė caktuar, mė sė miri nė mėngjes, ose nė mbrėmje.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė