Tema: Kurrizi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-11, 15:23   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kurrizi

Elina, lexo


Cfare eshte hernia diskale





Hernia diskale shpesh konsiderohet si e rende. Dhe sipas mjekut Erick Legrand, rumatolog ne CHU ne Angers, nje gje e tille eshte e gabuar. “Skaneri tregon se 15 per qind e personave nga 30 deri ne 50 vjec kane nje hernie qe nuk u shkakton dhimbje. Keto jane me te shpeshta sesa ato qe kane kriza”. E vendosur mes vertebrash, disku vertebror sherben si amortizues i shtylles kurrizore. “Cdo disk eshte i perbere nga nje unaze fibrash qe bashkohet me nje nyje qe eshte e perthyeshme. Keto fibra mund te konsumohen, te thyhen dhe te lene nyjen qe te levize mbrapa. Kjo hernie diskale me pas mund te shtype rrenjet e nervit, duke sjelle dhimbje”, sqaron mjeku.

Dhimbjet karakteristike

Presioni i shtypur nga hernia mbi rrenjen nervore sjell nje reaksion inflamator, gje e cila sjell dhe dhimbjet. Pacientet qe kishin nje hernie diskale ne fillim te dukshme u riekzaminuan nje vit pas sherimit te shiatikut dhe nje e treta e tyre nuk e kishin me hernien, ndersa ne nje te treten e tyre dhimbjet ishin pakesuar. Per pjesen qe mbetej dhimbjet ishin te njejta, cka do te thote se dhimbja mund te largohet, ndersa hernia jo.

Zakonisht hernia diskale ndodh mes dy vertebrave te fundit, atje ku dalin dhe rrenjet e nervit shiatik. Me rralle herniet qe prekin pjesen e fundit te shtylles kurrizore mund te sjellin me pak dhimbje. Pjesa e kurrizit nuk preket thuajse asnjehere, ndryshe nga vertebrat cervikale ku hernia disakle mund te sjelle edhe semundjet cervikale.

Dhimbja e shiatikut eshte shume specifike: kap pjesen nga mesi e poshte. Dhe ndjek trajektoren nga rrenja e nervit shiatik e deri te kembet. Kjo dhimbje karakteristike shoqerohet me nje ndjesi sikur te pershkruajne mizat ne trup dhe humbje te ndjeshmerise ne kete trajektore. Zakonisht shfaqet para moshes 60-vjecare dhe fillon me nje dhimbje te shpines pasi eshte bere nje pune e sforcuar dhe dhimbja zgjat edhe dy dite me pas. I vetmi faktor rreziku eshte kur ndonje i afermi juaj ka vuajtur nga nervi shiatik, sportet qe kane nje pergatitje te larte fizike dhe semundjet beninje te rritjes vertebrore, semundja Scheuermann. Kryesorja eshte nje predispozite familjare. Intensiteti i dhimbjes dhe trajektorja e tij e shpjegojne me mire nervin shiatik sesa nga analiza e skanerit. Ne 1 per qind te rasteve shiatiku mund te shoqerohet me nje paralize parciale te kembes apo edhe me rralle, probleme me urinimin. Ne te dy keta raste hernia duhet te operohet menjehere dhe mjeku do te kerkoje kryerjen e nje skaneri.

Dhimbjet

Dhimbja e shpines perfshin zakonisht 50-70 per qind te popullsise dhe nje gje e tille ndodh per shkak te punes. Nese ne 95 per qind te rasteve mund te sherohen pas nje mjekimi, 5 per qind te tjera avancojne dhe dhimbja mund t’ju largoje per disa muaj nga puna. Ketu ndikojne disa faktore fizike, psikologjike dhe sociale, qe jane te ndryshem nga nje paciente te nje tjeter. Shkaqet mund te jene nga probleme me diskun vertebral, por edhe nga mungesa e aktivitetit fizik, veshtiresi profesionale, depresion etj.

Mjeket thone se jane duke shqyrtuar jo vetem nje skaner, por nje individ ne gjithe kompleksitetin e tij. Nje person qe ka pasur nje aksident ne pune me nje shiatik te vertete, dhe qe ka probleme me shefin ne pune, do te sherohet me ngadale se sa nje tjeter pacient qe nuk e ka kete problem. Eshte e rendesishme te identifikohen se cilet jane faktoret psiko-sociale.

Trajtimi

Zakonisht per shiatikun dhe dhimbjet e tij perdoret nje paracetamol apo ndonje ilac edhe me i forte. Po keshtu edhe per dhimbjet e tij. Ky ilac, sipas mjekeve, duhet te pihet rregullisht jo vetem kur nisin dhimbjet dhe me doze maksimale per te stopuar nisjen e dhimbjeve.

Nese nuk do te kete nje permiresim gjate dy apo tri javeve, eshte mire nisja e kortikoideve ne epidural, mes dy vertebrave. Me shpesh ky trajtim mund t’i beje dhimbjet me te durueshme dhe te behet per rreth 3 muaj. Ky evolucion normal drejt normalizimit te dhimbjeje mund te vihet ne krahasim me rreptesine e disa nderhyrjeve. Por asnje element nuk mund te saktesoje se sa do te zgjasin dhimbjet. Megjithate, nderhyrja kirurgjikale duhet te behet ne rastin kur eshte shume e nevojshme.

Procesi i inflamacionit, i provokuar nga hernia, shoqerohet me nje reaksion degradimi. Herniet e medha me mire te kurohen me ilace sesa te operohen. Shiatiku zakonisht sherohet vete. Mjeku mund t’ju ndihmoje qe te ule dhimbjet e padurueshme. Trajtimi i pare behet me anti-inflamator apo me ilace kunder kontraktimit muskulor, qe i shtohet shiatikut. Shpesh nje gje e tille nuk mjafton, prandaj duhet te shoqerohet me kortikoide, qe kane njeheresh nje efekt qe ul dhimbjet dhe eshte shume anti-inflamator, duke lehtesuar shpinen me mbajtjen e nje korseje.

Ne pjesen me te madhe te rasteve, ky trajtim nuk mjafton. Kirurgjia mund te behet nese pas marrjen e ketyre ilaceve qe zgjasin ne 5-6 jave nuk kemi permiresim ose kur pacienti gjate kesaj kohe ka pasur perseritje te shiatikut. Por asnjehere nderhyrja kirurgjikale nuk behet per te parandaluar. Kjo nderhyrje behet pas konsultimit me specialistin, neurokirurgun ose kirurgun ortopedik. Kjo eshte teknika me e mire per te ulur kohen e sherimit. Por nderhyrja rrit dhe rrezikun e artrozes dhe te paqendrueshmerise se vertebrave.

Duhet te evitohen protezat diskale

Nderhyrja kirurgjikale mund te jete e kushtezuar dhe te heqe hernien pa prekur diskun. Zgjidhja e teknikes, ne kirurgjine klasike, hapet shtylla kurrizore apo behet nje kirurgji endoskopike. Te dyja keto lloj nderhyrjesh cojne thjesht ne zvogelimin e dhimbjeve.

Ndersa disa nga mjeket jane favorite me shume per kirurgjine endoskopike, e cila e ul mundesine per te prekur muskujt, ndryshe nga nderhyrja klasike. Shpesh here propozohet proteza diskale: por kjo mbetet nje trajtim eksperimental me nje rrezik te larte.

Nje tjeter menyre ka ngjallur interesin e shkencetareve, ulja kimike apo fizike e hernies nepermjet lekures, nen kontrollin e radiologut. Quhet nukleolize dhe behet nepermjet nje injeksion ne disk, ku futet nje enzime. Por nje gje e tille nuk behet qe nga vitit 2002, pasi kishte rrezik alergjik. Teknika te tjera, si futja e fibrave lazer, ozoni apo solucione alkoolike ne diskun vertebral, jane duke u perpunuar nga ekipe mjekesh radiologe, por ende nuk ka rezultate konkrete.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė