Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-13, 15:58   #60
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Nė fillim tė fillores, pra kur kalonim nėpėr Istog pėr nė shkollė, menjėherė filluam tė dėgjojmė copėza-copėza ato histori tė tmerrshme. Erdhi edhe ajo koha e rėndė e aksionit tė armėve qė e kishte ndėrmarrė atėherė pushteti serb-komunist pėr tė “ disiplinuar” shqiptarėt. Njė burrė i familjes sonė, Imeri, ishte burgosur e torturuar shumė. Mė vonė ka qenė burgosur edhe Azemi. Imeri e ka mbijetuar atė torturė, por serbėt bashkė me bashkėshorten e tij, Mihanėn dhe gjashtė bashkėfamiljarė tė tjerė, i kanė vrarė e masakruar serbėt nė Kaliqan tė Istogut, mė 13 prill tė vitit 1999.

Rėnia heroike e Xhemė Sadrisė te Livadhet e Gjakut

Kam shkruar edhe njė herė mė parė nė “ Bota sot” se rajoni i Dukagjinit Verior, qė nga Malėsia e Mbishkodrės, Plava, Gucia, Rugova, Peja e Istogu, deri nė veri tė Mitrovicės e Llapi, ėshtė njė rajon strategjik, kufitar me Malin e Zi nė perėndim dhe me Serbinė nė veri. Nė kėto zona, prej Kongresit tė Berlinit e kėndej, vazhdimisht janė bėrė luftėra e gjaqe. Serbėt dhe malazeztė tė trimėruar me pėrkrahjen e Rusisė kanė tentuar vazhdimisht tė grabisin tokat shqiptare, e shqiptarėt vazhdimisht janė vėnė nė mbrojtje tė tyre. Sidomos nė zonat e brezit kufitar, siē ėshtė edhe treva e Rugovės, janė bėrė luftėra e gjaqe. Nė kėto kohė mė tė njohurat janė luftėrat pėr Nokshiqin, ato nė mbrojtje tė Plavės e Gucisė, lufta e Kacuberrit, Pazarit tė Ri, lufta e shqiptarėve pėr tė mbrojtur Rozhajėn, etj. Nė njė betejė tė tillė te Nokshiqi tash nė Mal tė Zi, kishin ndėrhyrė edhe rugovasit dhe ajo luftė ishte fituar nga shqiptarėt pėr tė kėnduar kėngėtari popullor nė stilin: “ Ē’janė kėto gjėmė qė po i bjen era, po luftojnė Rugova e Peja”, dhe “ Ē’ka Limi qė po vjen gjak, ra Rugova po marrin hak”, etj. Nė ato luftėra rugovasit kanė marrė pjesė pėrherė. Ndėr ata luftėtarė ka qenė edhe Xhemė Sadria i Sadri Elezit. Pėr Xhemėn janė pėrfolur disa ngjarje qė duken si legjendė. Si legjendė duket edhe vrasja dhe hakmarrja e tij ndaj malazezve. Xhema kishte qenė i ēalė nė njė kėmbė. Nuk ka lėnė pasardhės. Nė ditėn kur ėshtė vrarė mė 1 korrik tė vitit 1943, si ka shėnuar kronisti Fazli Muriqi, rugovasit paskan qenė nė tėrheqje e sipėr te Livadhet e Gjakut, andej Ēakorrit. Xhema i plagosur rėndė nuk paska mundur tė tėrhiqet dhe qenka vendosur nė njė kaēubė mali dhe e paska luajtur lojėn sikur ėshtė i vdekur. Pararoja malazeze paska menduar vėrtet se ishte i vdekur dhe i paska ftuar shokėt qė tė vijnė aty. Flitet se kur rreth tij kanė ardhur mė shumė malazez, Xhema e paska aktivizuar njė bombė dore dhe e ka copėtuar veten, bashkė me disa malazez. Kjo legjendė i ngjan legjendės sė vetėflijimit tė Oso Kukės nė kullėn e barutit te Liqeni i Shkodrės, nė Vraninė. Unė kisha dėgjuar edhe si fėmijė pėr trimėritė e Xhemė Sadrisė dhe e bėra njė gabim kur shkrova pėr tė nė librin tim ”Varret e pėrbashkėta”, mė 1996. Pata shkruar se trimėrive tė Xhemė Sadrisė u ka kėnduar edhe Fishta kur nė njė kėngė tė “ Lahutės” ka shkruar pėr ata tre trimat rugovas qė qenkan ngutur pushkė me shti, nė ata cubat e Mali tė Zi, Xhemė Sadria si arushė malit, etj. Por njė mik imi mė vonė kur e lexoi dorėshkrimin e atij libri ma kujtoi se Fishta kėngėt e “ Lahutės” i ka pėrmbyllur me ngjarjet historike tė mbledhjes sė Londrės qė ka ndodhur mė 1913 dhe pėr ngjarjet mė vonė nuk ka shkruar dhe aty u binda se Xhema i Fishtės ishte ndonjė trim tjetėr malėsor.

Rugova e qartėsoi toponimin “Istog”, se ėshtė nga shqipja e vjetėr

Ibra ka qenė ndėr tė parėt qė ka pasur nė dorė dorėshkrimin e librit tim “Varret e pėrbashkėta”. Ka qenė vjeshtė e 96-ės. Unė kisha bėrė njė dorėshkrim tė atij libri qė bėnte fjalė edhe pėr mizoritė serbe nė rrethin e Istogut qė nga viti 1912 e kėndej. Aty flitej edhe pėr vrasjen e gjyshit tonė dhe tė babait tė Ibrės, Ukės. Mė kujtohet kur hyra nė zyrėn e tij tė vogėl, nė selinė e LDK-sė atėherė aty afėr stadiumit tė futbollit tė Prishtinės. Ashtu si ishte gjithmonė i qetė, unė i thashė se kisha njė dėshirė tė flaktė qė ta hap temėn e mizorive tė pushtetit serb mbi shqiptarėt e pambrojtur pas luftėrave ballkanike e kėndej. Ai e mori dorėshkrimin, filloi qetazi ta shfletojė, nisi tė bėj ndonjė ndėrhyrje tė vogėl, p.sh. si ishte ndėrhyrja e tij pėr ta rregulluar gjuhėsisht toponimin “Podgurė”. Dukagjini verior, nė anėn e Istogut dhe andej kah burimi i Drinit tė Bardhė, tradicionalisht quhet “Podgurė”. Unė kisha shkruar gabim: “ Podgorė” , emėrtim ky i sllavizuar. Zumė ashtu bashkė tė shfletonim atė dorėshkrim, por nė ato vite Rugova ishte shumė i zėnė me aktivitete politike dhe e ndėrpremė shfletimin. Mė nuk ia kam afruar atė dorėshkrim, edhe pse isha shumė kureshtar qė ai ta lexonte dhe tė bėnte ndėrhyrjet e tij. Edhe vetėm njė njeri e ka parė atė dorėshkrim, para se tė botohej: Sabri Hamiti ( para recensentit tim, Xhevat Syla). Sabriu, gjithnjė me atė mendimin e tij tė prehtė pasi e shikoi pėrciptazi, ia vuri dorėn pėrmbi e mė tha: “Ruaje kėtė dorėshkrim, se e ke vepėr historike!” Shaka pra!

Sulmi i shqiptarėve nė Dobrushė

Unė, vėrtet kisha gabuar. Toponimi Istog, nuk ishte me prejardhje sllave. Mė vonė, nė njė tubim promovues tė LDK-sė nė Istog pas lufte, ndėgjova Rugovėn duke e qartėsuar prejardhjen e toponimit Istog nga shqipja e vjetėr, para ardhjes sė sllavėve nė Ballkan. Nė dorėshkrimin tim unė i ndikuar prej propagandas dhe librave serbe e ideologjike shqiptare atėherė, kisha shėnuar se toponimi Istog-Istok, rrjedhė nga sllavishtja e vjetėr, “ istoēnik”- burim, se nė burimi i lumit tė Istogut ėshtė kėtu, e mendjoa se vėrtet ėshėt ashtu. Ibra qė ishte gjithnjė njė studjues i thellė, nė atė tubim ku kishin ardhur mijėra- e mijėra njerėz, argumentoi tė kundėrtėn, se toponimi Istog, ėshtė fjalė e vjetėr shqipe.

Sulmi i shqiptarėve nė Dobrushė dhe vrasja e Ibish Sadrisė

Pra, kemi tė bėjmė me njė rajon qė gjendet nė trekėndėshin e kufijve tė tashėm administrativ: Shqipėri - Mali i Zi - Serbi. Nė ato kohėra Pejėn me Rrafshin e Kosovės e ka lidhur vetėm njė rrugė magjistrale, ajo Pejė - Mitrovicė, qė ka kaluar nėpėr Istog e Skėnderaj. Nuk ka ekzistuar rruga e tashme Pejė - Prishtinė nėpėr Kijevė. Rruga e trenit ėshtė ndėrtuar shumė mė vonė, nga mesi i viteve ‘30. Prandaj, nuk ėshtė ēudi se nėpėr kėtė rrugė kanė depėrtuar tė gjitha ushtritė e huaja, prej atyre serbe e malazeze, e deri te ato gjermane e italiane. Njė rrugė lokale ka qenė edhe ajo nėpėr Grykė tė Rugovės. Buzė kėtyre rrugėve ushtritė e huaja, mendojmė nė ato serbe dhe malazeze, i kanė bėrė krimet mė tė mėdha dhe sė paru buzė tyre kanė vendosur kolonėt. Njė fshat tė tillė kolonėsh malazezė pushteti atėherė ndėrmjet dy luftrave botėrore e kishte vendosur edhe nė Dobrushė tė Istogut, ndėrmjet Gurrakocit e Banjės. Ushtria jugosllave ishte tėrhequr nga Kosova nė prill tė vitit 1941, por malazeztė e Dobrushės e Vitomiricės, tash Arbreshi, me gjithė lutjet e parisė sė Pejės dhe tė Istogut nuk qenkan tėrhequr nga kishin ardhur mė pare nė tokat e shqiptarėve dhe nė tokat djerrina. Udhėheqja e atėhershme shqiptare paska vendosur tė bėhet njė sulm i improvizuar mbi Dobrushėn, pėr tė detyruar kolonėt qė tė shkojnė nėpėr Grykė tė Rugovės pėr nė Mal tė Zi. Sulmi i organizuar shqiptarė ishte bėrė njė natė tė vjeshtės sė vitit 1941. Malazeztė paskan pasur njė ēetė militarėsh tė organizuar e tė armatosur me njė pushkomitroloz. Pararoja shqiptare paska rėnė nė pritė tė atij pushkomitrolozi qė e paska poseduar njėfar Toma Zhariqi dhe aty ėshtė vrarė Ibish Sadri Rugova dhe njė fqinji i tij, po nga Cerrca, Nazif Fejza. Shqiptarėt pastaj qenkan organizuar dhe e kanė thyer rrezistencėn malazeze. Ėshtė interesant se pikėrisht ai Zhariqi, mė 1945 ėshtė kthyer nė Istog, por tash me brigadat partizane.

Hyrja e ēetnikėve nė brigadat partizane

...vazhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė