Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-05-07, 18:35   #49
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)-vazhdim

Men dhel-ledhii jeshfeu indehu il-la bi-idhnihi
- Kush mund tė ndėrmjetėsojė tek Ai,
pos me lejen e Tij -

Nė kohėn e shpalljes sė Kur`anit si dhe gjatė gjithė jetės sa ishte gjallė Muhammedi a.s., por edhe pas vdekjes sė tij, pati nje*rėz qė besonin nė besėtytni dhe politeizėm. Ata shpiknin

zota tė tyre, luteshin e pėruleshin pranė tyre duke mohuar ekzistimin e njė Zoti tė Vetėm. Pėr t`ua bėrė atyre me dije se veprimet e tyre janė tė gabuara dhe nė kundėrshtim me besimin e shpallur hyjnor, Zoti xh.sh. e shpalli kėtė fjali tė kėtij ajeti pėr t`i qortuar dhe nė tė njetėn kohė pėr t`ua tėrhequr vėrejtjen atyre dhe gjeneratave qė vijnė mė pas, se janė duke praktikuar njė besim tė kotė, i cili nuk sjell as dėm e as dobi, qoftė nė kėtė botė, qoftė nė botėn tjetėr. Me kėtė sikur u thuhej: O njerėz! Vetėdijėsohuni pėr atė qė jeni duke bėrė. Nuk ka ndėrmjetėsim te Zoti dhe asgjė nuk arrin deri tek Ai pa lejen e Tij.

- “Ata pos Allahut adhurojnė ēdo gjė qė nuk u bėn atyre as dėm as dobi, e thonė: “Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė te Allahu!” Thuaj: “A po e informoni Allahun pėr diēka qė Ai nuk e di se ē`ka nė qiej dhe nė Tokė?”. I pastėr ėshtė ma*dhėria e Tij nga ata qė e shoqėrojnė!“[40]

- “Vini re adhurimi i sinqertė ėshtė vetėm ai pėr Allahun! Ndėrsa ata qė nė vend tė Tij adhurojnė miq tė tjerė (duke thėnė) ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr vetėm qė tė na ofro*jnė sa mė afėr Allahut, s`ka dyshim se Allahu do tė gjykojė mes tyre pėr se ata ishin nė kundėrshtim”.[41]

- Atė ditė nuk bėn dobi as ndėrmjetėsimi, pėrveē atij, tė cilin e ka lejuar i Gjithėmėshirshmi, ulen zėrat dhe nuk dėgjohet pos njė zė i ulėt”.[42]
Ditėn e gjykimit as engjėjt nuk do tė kenė mundėsi tė ndėr*mjetėsojnė pėr dikė tjetėr, pėrveē me lejen e tė Madhit Zot.

“E sa engjėj ka qė janė nė qiej, e qė ndėrmjetėsimi i tyre nuk bėn dobi asgjė, vetėm pasi Allahu tė japė leje pėr atė qė dėshiron dhe qė ėshtė i kėnaqur pėr tė”[43]

Tė drejtėn e ndėrmjetėsimit Ditėn e Kiametit pa lejėn e Zotit nuk do ta kenė as pejgamberėt, njerėzit mė tė zgjedhur tė Zotit nga bota njerėzore. Kėtė e ka vėrtetuar edhe vetė Pejgamberi a.s. duke thėnė se asnjė nga pejgamberėt nuk do tė gėzojė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit tek Zoti xh.sh., bile as ai vetė nuk do tė fillojė ndėrmjetėsimin pa lejen dhe urdhrin e Zotit.[44]

Je`alemu ma bejne ejdi-ihim ve ma halfehum
- E di tė tashmen qė ėshtė pranė tyre
dhe tė ardhmen -



Dija dhe njohuria e Zotit ėshtė gjithėpėrfshirėse, e papėrca*ktuar nė kohė dhe hapėsirė. Ai ėshtė i njohur pėr tė gjitha ndo*dhitė e sė kaluarės, tė sė tashmes dhe tė sė ardhmes.[45]

Njė studiues i mirėnjohur i islamistikės nė librin e tij “Fet-hul Bejjan” lidhur me domethėnien e kėsaj fjalie, thotė: “Dituria e Zotit pėrfshin tė gjitha informacionet, nga Ai nuk mund tė fshihet asgjė nga gjendja e gjithė krijesave tė Tij, bile as gjendja e bu*brrecit tė zi nė natėn e errėsuar nėn gurin e tokės sė pluhurosur, as lėvizja e atomit nė brendėsinė e qiellit, as shpendi nė ajėr dhe as peshku nė thellėsinė mė tė madhe tė ujit”.[46]

Pėremri lidhor “ma”, i cili nė kėtė rast ka formėn e trajtės sė pashquar jep tė kuptosh gjeneralizimin e njohurive tė Zotit pėr ēdo send, i vogėl qoftė ai a i madh.

Shumė ajete dėshmojnė pėr pėrthekueshmėrinė e njohurisė sė Zotit pėr tė gjitha krijesat dhe pėr tė gjitha kohėt:

-“Ai i di ato qė ishin para tyre dhe ato qė vijnė pas, po dija e tyre nuk mund tė pėrfshijė Atė”.[47]

- “Thuaj edhe nėse e fshehni ose e publikoni atė qė keni nė zemrat tuaja, Allahu e di atė, Ai di gjithēka ka nė qiej e ē`ka nė tokė, Allahu ėshtė i plotfuqishėm pėr ēdo send”.[48]

- “Ai e di ē`ka nė qiej e nė Tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse Allahu e di edhe atė qė e mbajnė nė zemrat”.[49]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė