Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:03   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Shenjat dhe sihariqet
Me sa u pėrmend mė lart, duket qartė se ishte zgjeruar e ēara midis Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe popullit tė vet. Ai shqetėsohej kur i shikonte njerėzit nė punė tė kėqija dhe nė vuajtje dhe donte tė largohej prej tyre e tė qėndronte nė vetmi, pėr tė menduar njė rrugė qė mund t’i shpėtonte ata. Ky shqetėsim sa vinte e bėhej mė i madh dhe me pėrparimin e moshės iu forcua mė tepėr dėshira pėr t’i shpėtuar njerėzit nga shkatėrrimi. Dukej sikur dikush e thėrriste pėr tė qėndruar nė vetmi dhe pėr t’u shkėputur nga njerėzit. Prandaj, filloi tė shkonte nė shpellėn Hira6. Atje adhuronte Allahun sipas asaj qė kishte mbetur nga feja e Ibrahimit (paqja qoftė mbi tė!). Ai shkonte atje ēdo vit njė muaj, muajin e Ramazanit. Pasi kalonte koha e caktuar dhe plotėsohej plot njė muaj, kthehej nė Mekė nė mėngjes dhe bėnte tauaf rrotull Shtėpisė sė Shenjtė. Pastaj kthehej nė shtėpinė e vet. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdoi kėshtu tri vjet rresht. Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti moshėn 40 vjeē, qė ėshtė mosha e zhvillimit tė plotė tė njeriut, moshė nė tė cilėn u bėnė profetė edhe Profetėt para tij, nisėn t’i shfaqen shenjat e profetėsisė dhe sihariqet e lumturisė. Filloi tė shikonte ėndrra tė mira, tė cilat dilnin siē i shikonte. Shikonte ndriēimin dhe dėgjonte zėrin. Njė herė ai tha: “Unė di njė gur nė Mekė, qė mė pėrshėndeste me “Selam!”, para se tė bėhem Profet.” Zbritja e Zbulesės Ishte muaji i Ramazanit, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pati arritur moshėn 41 vjeē dhe ndodhej nė shpellėn Hira duke pėrmendur Allahun dhe duke e adhuruar Atė, kur papritmas i erdhi Xhebraili (paqja qoftė mbi tė!) me mesazhin profetik dhe Zbulesėn (Revalatėn). Pėr kėtė le tė dėgjojmė fjalėn e Aishes (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), e cila na e tregon hollėsisht kėtė ngjarje: “Nė fillim, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka marrė zbulesėn nė formė ėndrrash tė mira. Pra, sa herė qė ai shikonte ndonjė ėndėrr, i vinte njė ndriēim, ashtu siē shkėlqen kur zbardh agimi. Mė pas, atij i pėlqente tė rrinte nė vetmi. Prandaj, shkonte e rrinte i vetėm nė shpellėn Hira. Aty e adhuronte Allahun disa net dhe pėr kėtė merrte ushqim me vete. Pastaj kthehej te Hatixhja dhe i linte asaj ushqim dhe ēfarė i nevojitej. Vazhdoi kėshtu, derisa i erdhi e Vėrteta aty, nė Shpellėn Hira. Profeti ka thėnė,- vijoi Aishja: “Mė erdhi engjėlli Xhibril dhe mė tha: “Lexo!” Iu pėrgjigja: “Unė nuk di tė lexoj.” Engjėlli mė mori e mė shtrėngoi aq fort, sa mu zu fryma. Pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo!” Unė i thashė: “Nuk di tė lexoj.” Atėherė, engjėlli mė kapi e mė shtrėngoi pėrsėri sa desh mė mbyti. Pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo!” Unė i thashė: “Unė nuk di tė lexoj.” Ai mė shtrėngoi pėr tė tretėn herė, pastaj mė lėshoi dhe mė tha: “Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė pike gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari. Ai e mėsoi njeriun tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė, qė nuk e dinte.” Me kėto ajete, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthye, duke iu dridhur zemra dhe hyri te Hatixhja, bija e Huuejlidit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe i tha: “Mbulomė! Mbulomė!”. E mbuluan dhe ai qėndroi ashtu, derisa i kaloi frika. Pastaj i tregoi Hatixhes atė qė i kishte ndodhur. “Pata frikė se nuk mund ta kryeja kėtė detyrė”,- i tha ai Hatixhes. “Mos ki frikė,- i tha Hatixhja. Pėr Zotin, Allahu kurrė nuk do tė tė turpėrojė ty. Ti e shikon farefisin; ti i duron vėshtirėsitė; i jep atij, qė nuk ka; ti e mirėpret tė dobėtin; ti ndihmon qė tė vihet nė vend e drejta.” Pastaj Hatixhja shkoi te Uaraka ibn Esed ibn Abdu Uzza, biri i xhaxhait tė Hatixhes, i cili ishte i krishterė. Ai dinte ta shkruante Librin nė hebraishte. Nė atė kohė Uaraka ishte plakur dhe ishte verbuar. “O biri i xhaxhait tim!”,- i tha Hatixhja. Dėgjo nga biri i vėllait tėnd.” Uaraka i tha Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O biri i vėllait tim, ēfarė ke parė?” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi atė qė kishte parė nė shpellėn Hira. “Ai ėshtė Xhebraili, qė Allahu ia zbriti Musait”,- tha Uaraka. “Ah, sikur tė isha i fuqishėm! Ah, sikur tė isha gjallė, kur populli yt tė tė nxjerrin ty prej Mekės.” “Vėrtet, do tė mė nxjerrin mua ata?”,- pyeti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Po,- iu kthye Uaraka. Cdo njeri qė ka ardhur me atė qė vjen ti, ėshtė luftuar e nė qoftė se do tė isha gjallė kur tė vinte dita jote, do tė tė ndihmoja sa tė mundja.” Nuk kaloi shumė kohė dhe Uaraka vdiq. Ndėrkohė, Zbulesa u ndėrpre. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė