Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:47   #46
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Lufta e Uhudit
Ndėrkohė qė po pėrgatiteshin pėr hakmarrje kundėr myslimanėve pėr atė qė pėsuan nė luftėn e Bedėrit, kurejshėt pėsuan goditjen tjetėr, me humbjen e varganit nė Kirde. Ata u tėrbuan edhe mė keq. Prandaj, nxituan pėrgatitjet e tyre pėr tė grumbulluar vullnetarė. Mblodhėn zezakė dhe caktuan poetė pėr t’i nxitur njerėzit. Ushtria idhujtare prej tremijė luftėtarėsh, u pajis me tremijė deve, dyqind kuaj dhe shtatėqind parzmore. Kishin me vete edhe njė numėr tė konsiderueshėm grash, pėr tė nxitur dhe pėrhapur shpirtin e trimėrisė dhe tė entuziazmit. Komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė ishte Ebu Sufjani. Flamurin e mbanin trimat e fisit Benu Abdud Dar. Ushtria u nis me tėrė zemėrimin dhe mllefin qė kishte. Vazhdoi lėvizjen, derisa mbėrriti nė rrethinat e Medines dhe zuri vend nė Kanat, afėr maleve Ajnejn dhe Uhud. Ishte ditė e xhuma, mė 6 tė muajit Sheual, viti i tretė i Hixhretit. Njė javė para se tė shkonte atje ushtria kurejshe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh kėtė gjė. Prandaj, ai krijoi njėsitė ushtarake, pėr tė parapritur ēdo sulm tė mundshėm dhe pėr tė mbrojtur Medinen. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte mendimin qė myslimanėt tė mbroheshin brenda Medines: nėpėr rrugė tė luftonin burrat, sipėr shtėpive, gratė. Kėtė mendim e pranoi kryetari i dyfytyrakėve Abdulla ibn Ubeji. Ai synonte tė rrinte nė shtėpinė e vet e tė mos merrte pjesė nė luftime dhe tė mos akuzohej se kishte ikur nga lufta. Mirėpo, tė rinjtė e Medines kishin mendimin qė tė dilnin jashtė Medines dhe tė luftonin kundėr idhujtarėve hapur. Ata ishin shumė entuziastė dhe e kėrkuan kėtė me kėmbėngulje. Mendimi i tyre u pranua dhe ushtria myslimane u nda nė tre regjimente: regjimenti i parė, i pėrbėrė nga muhaxhirėt, flamurin e tė cilit e mbante Mus’ab ibn Umejri; regjimenti i dytė, i fisit Eus, flamurin e tė cilit e mbante Usejd ibn Hudari; regjimenti i tretė, i fisit Hazrexh, flamurin e tė cilit e mbante Habab ibn Mundhiri. Pas namazit tė pasdites (iqindisė) ushtria myslimane u drejtua nga mali i Uhudit. Tė vegjėlit u ndaluan tė merrnin pjesė nė luftė; u bė pėrjashtim vetėm me Rafia ibn Hadixhin, sepse ai ishte mjeshtėr nė qitjen me shigjetė. Mirėpo, Samura ibn Xhendebi tha: “Unė jam mė i fuqishėm se Rafiai. Unė e rrėzoj atė.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi djemtė qė tė bėnin mundje. Samura e rrėzoi Rafianin dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e lejoi edhe atė tė merrte pjesė nė luftė. Nė Shejhejnė ushtria fali namazin e akshamit (perėndimit) dhe tė jacisė (mbrėmjes). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qėndroi aty me gjithė ushtrinė. Por caktoi pesėdhjetė burra pėr tė ruajtur kampin. Nė fund tė natės, para se tė dilte drita, ushtria u nis. Namazin e agimit e falėn nė Shaut. Aty, Abdullah ibn Ubeju me 300 veta qė kishte me vete, tradhtoi dhe u kthyen mbrapsht. Pėr kėtė arsye filloi njėfarė tronditjeje dhe luhatjeje nė fiset Benu Selme dhe Benu Harithe. Edhe ata qenė gati duke u kthyer, por Allahu ua forcoi besimin dhe ata qėndruan. Nė fillim numri i myslimanėve ishte njė mijė, por pasi iku Abdullah ibn Ubeji me 300 veta, mbetėn 700. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bashkė me ushtrinė myslimane shkuan drejt malit Uhud, nga njė rrugė e shkurtėr, qė e linte armikun nė anėn e perėndimit. Qėndruan nė majėn, ku hynte gryka e njė pėrroi, duke i kthyer shpinėn luginės sė Uhudit. Nė kėtė mėnyrė, armiku mbeti si njė perde ndėrmjet myslimanėve dhe Medines. Atje Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) organizoi ushtrinė. Ai caktoi 50 burra me harqe qė tė qėndronin nė malin Ajnejn, i cili njihet me emrin Mali i Qitėsve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i urdhėroi ata qė tė mbronin malin dhe t’i mbronin myslimanėt nga prapa. U tha nė mėnyrė tė prerė qė tė mos e linin pozicionin e tyre, derisa tė vinte urdhri i tij, edhe po ta fitonin myslimanėt betejėn edhe po ta humbisnin atė. Komandant i tyre u caktua Abdullah ibn Xbubejr Ensariu. Edhe idhujtarėt e moblizuan ushtrinė e tyre dhe dolėn nė sheshin e betejės. Gratė e tyre i nxisnin burrat, duke hyrė midis rreshtave, duke u rėnė dajreve, duke u kėnduar heronjve e duke recituar vjersha: Pėrpara o burra, se do pėrqafohemi, Do tė shtrojmė jastėkėt e do tė gėzohemi; Nėse ikni mbrapsht, do tė ndahemi, Do tė ndahemi pėrgjithmonė e mė nuk do tė bashkohemi. Pėr komandantėt e ushtrisė gratė thoshin: Luftoni, o trimat e Abdud Darit ēdo mysliman, Sepse jeni tė mbrojtur nga ēdo anė Luftoni e godisni armiqtė pa mėshirė. Dueli dhe beteja Tė dyja ushtritė iu arfuan njėra-tjetrės. Doli Talha ibn Ebi Talha Abderiu, flamurtari i idhujtarėve dhe mė trimi i kalorėsve kurejshė, hipur mbi deve dhe bėri thirrje pėr duel. I doli pėrpara Zubejr ibn Auami (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe u vėrsul si luani e hipi mbi devenė e tij. E kapi, e pėrplasi nė tokė dhe e theri me shpatėn e vet. I Dėrguari i Allahu (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt thanė: “Allahu Ekber” (Allahu ėshtė mė i Madhi). Pastaj shpėrtheu beteja. Halid ibn Uelidi, qė ishte nga kalorėsit e idhujtarėve u mundua tri herė t’i godiste myslimanėt nga prapa, por e goditėn qitėsit qė kishte caktuar i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Myslimanėt e pėrforcuan sulmin e tyre kundėr flamurtarėve tė idhujtarėve, derisa i vranė tė gjithė. Ishin njėmbėdhjetė luftėtarė. Flamujt e tyre mbetėn pėr tokė. Myslimanėt e fuqizuan, gjithashtu sulmin e tyre edhe nė pikat e tjera, derisa i shpartalluan rreshtat e idhujtarėve. Gjatė betejės treguan trimėri tė rrallė Ebu Dexhxhaneja dhe Hamzai (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!). Gjatė kėtij sulmi u vra Hamza ibn Abdul Mutalibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), Luani i Allahut dhe Luani i tė Dėrguarit tė Tij (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atė e vrau Uahshi ibn Harbi, i cili ishte skllav abisinas, mjeshtėr nė goditjen me heshtė. Pronari i tij, Xhubejr ibn Mut'aimi i kishte premtuar se do ta lironte, po tė vriste Hamzanė, sepse Hamzai i kishte vrarė xhaxhanė, Tuajme ibn Adjin, njė vit mė parė, nė Bedėr. Uahshiu u fsheh prapa njė shkėmbi dhe priti tė kalonte Hamzai. Ndėrkohė, kur Hamzai i preu kokėn idhujtarit Suba ibn Arfitas, Uahshiu e goditi befasisht. Heshta e goditi nė bark dhe i doli midis kėmbėve. Hamzai (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ra nė tokė e nuk mundi tė ēohej mė derisa vdiq aty . Idhujtarėt u kthyen dhe nisėn tė iknin. Ikėn edhe gratė qė ishin me ta. Myslimanėt i ndoqėn pas; morėn armė e plaēkė lufte. Nė atė ēast qitėsit, qė pati caktuar Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė qėndronin roje dhe tė mbronin myslimanėt nga prapa, bėnė gabimin e rėndė. Dyzet veta prej tyre zbritėn nga qafa e malit dhe ranė nė sheshin e betejės pėr tė marrė plaēkė lufte, edhe pse ata kishin urdhėr tė prerė nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė qėndronin me ēdo kusht nė pozicionet e tyre. Halid ibn Uelidi shfrytėzoi rastin dhe i sulmoi ata dhjetė veta qė kishin mbetur nė Malin e Qitėsve dhe i vrau. Pastaj, i doli rrotull malit derisa u shkoi nė shpinė myslimanėve dhe nisi t’i rrethonte ata. Kalorėsit e Halidit lėshuan zė dhe idhujtarėt e tjerė e kuptuan dhe u kthyen pėrsėri kundėr myslimanėve. Flamurin e tyre e ngriti njė nga gratė idhujtare. Ata i mblodhėn forcat rreth flamurit pėr sulm kundėr myslimanėve. Kėshtu, myslimanėt u ndodhėn midis dy zjarresh. Sulmi i idhujtarėve kundėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe pėrhapja e lajmit pėr vrasjen e tij I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte nė prapavijėn e myslimanėve. Me tė ishin shtatė veta nga ensarėt dhe dy nga muhaxhirėt. Kur pa kalorėsit e Halidit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli prapa malit dhe i thirri shokėt e vet me zėrin e tij tė lartė: “O robtė e Allahut! Ejani tek unė!” Zėrin e tij e dėgjuan idhujtarėt, sepse ata, duket qenė mė afėr tij sesa myslimanėt.
vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante