Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:49   #48
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Atėherė, Fatimja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dogji njė copė rrogoz dhe hirin e saj ia vuri sipėr plagės dhe kėshtu u ndalua gjaku. Pastaj, erdhi Muhamed ibn Meslemeja (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me ca ujė tė mirė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) piu dhe iu lut Zotit qė t’i bėnte mirėsi atij. Ai e fali namazin e drekės (ylenė) ulur. Edhe myslimanėt e falėn ulur. Mė pas erdhėn gratė e muhaxhirėve dhe tė ensarėve, ndėr to: Aishja, Umu Ejmeni, Umu Sulejmi dhe Umu Seliti, tė cilat mbushnin ujė dhe u jepnin tė plagosurve (Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjitha ato!). Dialog dhe vendim Pasi u pėrgatitėn idhujtarėt plotėsisht pėr t’u kthyer, doli Ebu Sufjani nė malin e Uhudit dhe thirri me zė: “A ėshtė mes jush Muhamedi?” Myslimanėt nuk iu pėrgjigjėn. Ai pyeti pėrsėri: “A ėshtė mes jush biri i Ebu Kahafes (Ebu Bekri)?” Ata nuk iu pėrgjigjėn. Ebu Sufjani thirri pėrsėri: “A ėshtė mes jush Omer ibn Hatabi?” Myslimanėt nuk iu pėrgjigjėn, sepse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i lejoi tė pėrgjigjeshin. Atėherė, Ebu Sufjani thirri me zė: “Kėta qė pėrmenda paskan vdekur.” Atėherė, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) nuk e pėrmbajti dot veten, por u ēua dhe tha: “O armik i Allahut! Tė gjithė ata qė pėrmende ti, janė gjallė. Allahu la tė gjallė ata, prej tė cilėve ti do tė pikėllohesh.” Pastaj, Ebu Sufjani tha: “Disa nga tė vrarėt tuaj u masakruan e unė nuk e urdhėrova kėtė, prandaj nuk mė pikėllon.” Pastaj shtoi: “Lartėsohu, o Hebel!” Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mėsoi qė t’i pėrgjigjen atij kėshtu: “Allahu ėshtė mė i Lartėsuar dhe mė i Madhėruar.” “Ne kemi Uzanė,- foli Ebu Sufjani, ndėrsa ju nuk e keni atė.” Profeti i mėsoi ata kėshtu: “Allahu na ndihmon neve, ndėrsa ju askush.” Ebu Sufjani: “Sot qe dita jonė, nė Bedėr dita juaj dhe lufta vazhdon.” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ia ktheu: “Nuk jemi nė barazim. Tė vrarėt tanė janė nė Xhenet, ndėrsa tė vrarėt tuaj nė Zjarr.” Ebu Sufjani: “Kėshtu thoni ju. Vėrtet?! Atėherė ne qenkemi tė humbur e tė dėshtuar.42 Por mė thuaj, pėr Zotin, o Omer, a e kemi vrarė Muhamedin.” Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i tha: “Jo, tani ai po dėgjon fjalėt e tua.” Ebu Sufjani: “Ti je mė i ēiltėr dhe mė mirėbėrės pėr mua sesa ibn Kemia.” Pastaj Ebu Sufjani e ngriti zėrin dhe tha: “Vitin qė vjen le tė takohemi nė Bedėr.” Atėherė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi njė nga sahabėt qė t’i thoshte Ebu Sufjanit: “Po, le tė jetė ky njė premtim midis nesh dhe teje.” Idhujtarėt kthehen nė Mekė, kurse myslimanėt nė Uhud fillojnė tė kėrkojnė tė plagosurit dhe tė varrosin dėshmorėt Ebu Sufjani u kthye tek ushtria e vet dhe u nisėn. Ai kishte hipur nė deve dhe kalin e mbante anash. Kjo tregonte qė ata synonin tė ktheheshin nė Mekė. Qe mirėsi nga Allahu qė myslimanėve nuk u doli asnjėri nga idhujtarėt qė t’i ndalonin gjatė rrugės pėr nė Medine. Allahu i drejtoi idhujtarėt pėr nė Mekė. Vėrtet, Allahu ndėrhyn mes njeriut dhe zemrės sė tij. 42) Ebu Sufjani pėrpiqet tė vėrė nė lojė shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbin tė!). (shėnim i pėrkthyesit) Myslimanėt zbritėn nė fushėn e betejės. Ata kėrkonin tė plagosurit dhe tė vrarėt. Disa ēuan dėshmorė deri nė Medine, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė t’i kthenin ata pėrsėri te vendi, ku ishin vrarė. Ata u varrosėn atje, me rrobat e tyre, pa i larė dhe pa ua falur namazin e Xhenazes. Madje, janė futur edhe tre veta nė njė varr. Ka rastisur edhe qė dy dėshmorė i kanė mbėshtjellė me njė rrobė, por midis tyre kanė vėnė ca bar, ndėrsa nė varr kanė vėnė mė parė atė njeri, qė dinte mė shumė Kuran pėrmendsh, sepse Kurani do tė jetė dėshmues pėr ta nė Ditėn e Gjykimit. Ndėrkohė, gjetėn tabutin e Hadhal ibn Ebu Amirit, diku nė njė cep, i cili pikonte ujė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Me siguri, Atė po e lajnė melekėt.” Ngjarja e Hadhalit ėshtė kjo: “Hadhali, sapo ishte martuar. Njė herė, kur ishte me gruan e vet, dėgjoi thirrėsin qė i ftonte njerėzit pėr luftė. E la tė shoqen menjėherė dhe shkoi nė sheshin e betejės. Aty luftoi kundėr idhujtarėve, derisa u vra. Por ishte i palarė, se kishte fjetur me gruan e s’pati kohė tė lahej. Prandaj, pas vdekjes sė tij, e lanė melekėt. Dhe ai u quajt “I Lari nga Melekėt”. Qefini i Hamzait qe njė pelerinė. Kur i mbulonin kokėn, i dilnin kėmbėt jashtė; kur i mbulonin kėmbėt, i dukej koka. Prandaj mbi kėmbėt i vunė ca bar dhe me atė pelerinė e varrosėn. Po kėshtu vepruan edhe me Mus’ab ibn Umejrin. Kthimi nė Medine Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt mbaruan punė me varrimin e dėshmorėve dhe lutjet pėr ta, u kthyen pėrsėri nė Medine. Gratė, qė u ishin vrarė tė afėrmit e tyre dolėn nė rrugė dhe takuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai i ngushėlloi dhe iu lut Allahut pėr ta. Erdhi edhe njė grua nga fisi Benu Dinar, sė cilės i ishin vrarė burri, vėllai dhe babai i saj. Kur i treguan pėr njerėzit e vrarė, ajo pyeti si ishte i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata i thanė: “Mirė ėshtė, lavdėruar qoftė Allahu!” “Ma tregoni qė ta shikoj”,- iu drejtua ajo. Kur e pa Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Po tė jesh ti mirė, ēdo fatkeqėsi ėshtė e vogėl pėr mua.” Myslimanėt qėndruan nė gjendje shtetrrethimi. Ata ruanin Medinen dhe tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ishin tė dėrrmuar nga plagėt, nga lodhja, nga hidhėrimi dhe nga dhembja qė kishin. Megjithatė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pa tė domosdoshme qė tė ndiqeshin lėvizjet e armikut, qė po tė pėrpiqej t’i kthehej Medines, t’i dilnin pėrpara dhe ta asgjėsonin. Lufta e Hamraul Esedit Ditėn e nesėrme, nė mėngjes, u bė thirrje ndėr myslimanėt qė t’i dilnin pėrpara armikut. Por nuk duhet tė dilte askush, pėrveē atyre qė kishin marrė pjesė nė Uhud. Myslimanėt kėsaj thirrjeje iu pėrgjigjėn tė gjithė. U nisėn. Vazhduan marshimin deri nė Hamraul Esed, rreth trembėdhjetė kilometra larg Medines dhe atje vendosėn ēadrat. Idhujtarėt erdhėn deri nė Reuha, 58 kilometra larg Medines. Ata bėnin plane e kėshilloheshin me njėri-tjetrin qė t’i vėrsuleshin Medines. Por mjeroheshin, gjithashtu qė u doli nga dora rasti i volitshėm nė Luftėn e Uhudit, pėr t’i asgjėsuar myslimanėt. Nė Hamraul Esed shkoi Ma’bid ibn Ebu Ma’bid Huzaiu, i cili ishte dashamirės i tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai e ngushėlloi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr atė, qė pėsoi nė Uhud. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e porositi atė qė tė shkonte tek Ebu Sufjani dhe t’i thoshte se myslimanėt ishin tė fuqishėm. Ebu Ma’bidi shkoi dhe i takoi idhujtarėt nė Reuha, ku qenė tubuar pėr tė mėsyrė Medinen. “Mos shkoni andej,- u tha, se do tė humbisni me myslimanėt, sepse Muhamedi ka dalė me njė ushtri aq tė madhe, sa qė kurrė ndonjėherė nuk e kam parė. Ata janė tė egėrsuar tmerrėsisht kundėr jush. Prandaj, unė mendoj qė tė mos niseni pėr nė Medine, derisa pararoja e tyre tė dalė pėrpara kėtyre kodrave.” Kur idhujtarėt dėgjuan kėto fjalė, u thyen moralisht dhe u kthyen. Ebu Sufjani u mjaftua me njė luftė psikologjike. Ai caktoi njerėz qė t’u thonin myslimanėve: “(Idhujtarėt) kanė grumbulluar forca tė mėdha ndaj jush, prandaj kijini frikė ata.” Kėto fjalė tė rreme Ebu Sufjani i pėrhapi, qė myslimanėt tė mos e ndiqnin mė tej. Kėshtu, ai u nis me nxitim pėr nė Mekė. Myslimanėve nuk u bėri fare pėrshtypje ky kėrcėnim. Madje, pėrkundrazi atyre iu shtua besimi nė Allahun dhe thanė: “Ne na mjafton Allahu. Sa Mbrojtės i mirė ėshtė Ai!” Myslimanėt qėndruan nė Hamratul Esed deri ditėn e mėrkurė. Pastaj u kthyen pėr nė Medine. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Dhe ata (myslimanėt) u kthyen (pėr nė Medine), pa i gjetur asnjė e keqe dhe fituan begati e mirėsi tė mėdha nga Allahu, madje arritėn edhe kėnaqėsinė e Tij. Allahu ėshtė Dhurues i Madh.” (3:174)
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė