Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-07-04, 16:12   #12
Honesty^uk.
KoordinatoR
 
Avatari i Honesty^uk.
 
Anėtarėsuar: 27-12-03
Vendndodhja: London - Uk
Postime: 12,423
Honesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėmHonesty^uk. i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Honesty^uk. Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Honesty^uk.
Gabim Celularėt, demtojne barrieren e trurit

Njė studim i ri vė nė dyshim tė gjitha rreziqet, sidomos pėr adoleshentėt, nga mbajtja afėr e celularit.



Efektet e telefonave celularė mbi shėndetin prek kohėsh kanė ngritur pikpyetje gjigande pėr shkencėn. Sė fundmi njė prej universiteteve mė tė njohura nė botė provon efektet negative tė celularit mbi shėndetin, sidomos nė tru. “Ky eksperimet ėshtė mė i rėndėsishmi qė kemi bėrė deri tani”,- konfirmon Leif Salford, neurokirurg i Universitetit Lund nė Zvicėr. Ai i referohet njė shifre prej 1.3 miliard njerėzish nė tė gjithė botėn, qė parreshtur komunikojnė nėpėrmjet celularit, duke emetuar pėr trurin valė tė dėmshme. Shkencėtari ka eksperimentuar fillimisht me kaviet dhe mė pas ka dalė nė pėrfundimin se ka shumė pasiguri mbi praninė e telefonit celular te njerėzit. Nė njė shkrim tė publikuar para pak kohėsh te “National Institute of Environmental Health Sciences”, shkencėtarėt, mes tė cilėve ishte dhe Salford, sugjeronin praninė nė nivele minimale tė radioaktivitetit qė emetonin aparatet e telefonisė celulare evropiane, duke dėmtuar dukshėm neuronet e trurit.


Barriera e trurit
Studimi i Salford-it, solli diēka pozitive, pasi avokatėt iu rikthyen gjykatės. Nė ndryshim me kėrkimet e tjera shkencore tė bėra deri mė sot, profesori dhe grupi i tij i punės nuk janė pėrqendruar mbi kancerin, por mbi tė ashtuquajturėn BBB (blood brain barrier), i cili e mbron trurin nga substancat kimike, toksina dhe proteina qė qarkullojnė nė gjak. Mė shumė sė 25 vjet mė parė, Louis Slesin, drejtor i revistės njujorkeze, “Microwale News”, botoi efektin e mikrovalėve nė tru, por ky shkrim pati kundėrshtime. Shkencėtarė tė rekrutuar nga qeveria amerikane kishin zbuluar se mikrovalė qė vinin nga telefonat depėrtonin deri nė BBB. “E gjithė kjo ėshtė e dukshme, por asnjėrit pėrfaqėsues i ndustrisė sė prodhimit tė telefonisė celulare nuk iu bė vonė pėr kėto tė dhėna”,- konfirmon Slesin, njė prej gazetarėve tė revistės. Pas kaq vitesh, tė gjithė janė tė shtrėnguar tė paktėn tė dėgjojnė pėr ndikimin e celularėve mbi shėndetin. Njė seri studimesh tė filluara nė vitin 1992, grupi i universitetit Lund ka dėshmuar se te kaviet ndikimi i valėve qė emetojnė telefonat celularė depėrtojnė deri te barriera e trurit. Kėto tė dhėna shkencore janė ripėrsėritur nė njė tjetėr laborator, ku vėrtetohet pėr herė tė parė se, kur albumina depėrton deri te BBB-ja, neuronet e trurit mund tė vdesin.



Kėshilla
Bėj telefonata sa mė tė shkurtra.
Ata qė vuajnė nga zemra tė mos mbajnė
apartin nė xhepin e majtė, rrezik infarkti.
__________________
“vetėdija e lartė e rėndon njeriun”
Honesty^uk. Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė